Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 04 Gusht 2017.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 21 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 6 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 3 persona për Narkotikët dhe Krimin Ekonomik e Financiar.

1 person në kërkim.

8 persona për veprat penale Vjedhja, Ndërtim pa leje, Kundërshtim punonjësi të Policisë.

2 persona për veprën penale "Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

1 person për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur".

Janë sekuestruar 379 bimë, 1 armë zjarri, 2 armë të ftohta (thikë), 3 krehëra, 2633 fishekë, 33.5 gr tritol, 1 kapsollë detonatore si dhe fitil zjarrpërcjellës.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 74 persona

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...