Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Gusht 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 03.08.2017, në fshatin Sharrë, te Landfili, nga temperaturat e larta, ka rënë zjarr, si pasojë është djegur pjesërisht makineria e riciklimit të mbeturinave, me administrator K.E, vjeç 32, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për zjarrin e ndodhur sipër fshatit Tujan, në Parkun Kombëtar të Dajtit, më datë 03.08.2017, është riaktivizuar vatra e zjarrit, ku janë djegur disa shkurre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Tiranë.
Arrestohet 46- vjeçari për "Shkatërrim me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor”.
Më datë 04.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Numër 1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit:
V.U, 46 vjeç, banues në fshatin Shën Koll.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 03.08.2017, i ka vendosur zjarrin, masivit pyjor në fshatin Shën Koll, Njësia Administrative Baldushk, ku për pasojë janë djegur rreth 2 dynym sipërfaqe pyll.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale "Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor", parashikuar nga neni 206/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 03.08.2017, në fshatin Greps, Krujë, ka rënë zjarr në afërsi të banesave të fisit “Tema” ku u dogj një sipërfaqe 600 m² me shkurre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Informacion paraprak.
Më datë 03.08.2017, në malin e Cudhisë, në vendin e quajtur “Kavajere”, në një sipërfaqe të madhe me pisha dhe ah ka rënë zjarr me përmasa, terreni është i vështirë. Kërkohet ndihma e helikopterëve.

Informacion paraprak.
Më datë 03.08.2017, në kodrat e fshatit Ishëm, ka rënë zjarr, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe mjetet zjarrfikëse, dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk është shkaktuar asnjë dëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion paraprak.
Më datë 03.08.2017, në fshatin Kallarat, Njësia Administrative Vranisht, Bashkia Himarë, ka rënë zjarr ku rrezikohen shtëpitë e fshatit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e rendit dhe është lajmëruar reparti Zjarrfikës.

Informacion paraprak
Më datë 03.08.2017, në fshatin Kaninë, në Shashicë, Njësia Administrative qendër, Vlorë, në afërsi të antenave, ka rënë zjarr ku digjen barrëra dhe shkurre. Në vend kane shkuar reparti zjarrfikës dhe shërbimet e rendit.

Më datë 03.08.2017, u ndalua shtetasi A.A, vjeç 37, banues në fshatin Dukat, pasi dyshohet seështë autor i vendosjes së zjarrit në Karaburun, ku u dogj një sipërfaqe prej 7 dynym shkurre. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Informacion paraprak.
Më datë 03.08.2017, në fshatin Lazarat, në varrezat e fshatit, Gjirokastër, është shfaqur një vatër zjarri, ku digjen ferra e shkurre, kanë shkuar shërbimi zjarrfikës dhe ato të policisë. Punohet për fikjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Informacion paraprak
Më datë 03.08.2017, në bjeshkën e Kaçinarit, Mirditë, ka rënë zjarr, i cili po merr përmasa dhe terreni është tepër i thyer ku është e pamundur ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse. Janë njoftuar shërbimet e emergjencave dhe të pushtetit lokal të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit që të mos afrohet në afërsi të banesave.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Informacion paraprak
Më datë 03.08.2017, në pyllin e malit mbi fshatit Krajkë, njësia administrative Zerqan, Bulqizë, ka rënë zjarri ku po digjen shkurre dhe dushk. Punohet për fikjen e tij.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit G.V, vjeç 44, banues në Podujevë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, në plazh, në një hotel në recepsion,  ka vjedhur kasafortën  ku brenda ndodheshin një sasi lekësh, një sasi eurosh dhe dy pasaporta të shtetasve çek. Neni 134 Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

Drejtoria per Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet
Sektori për hetimin e krimeve kompjuterike

Me date 03.08.2017 u refeuan materialet  ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane pasi raportohet per sulme DDos (simulim trafiku) ne nje faqe zyrtare te nje institucioni. Neni 293 /c i Kodit Penal

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K.K, I.Q, D. R dhe L. R, vjeç 27, 26, 27 e 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, duke lëvizur me mjetin tip “BMV X5”, në bashkëpunim, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit B.H, dhe M.H, vjeç 30 e 25, banues në Bulqizë e Tiranë, për pasojë është plagosur M.H, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën të cilët kanë qenë duke lëvizur me mjetin tip “Benz”. Punohet për kapjen e K.K, I.Q, D.R, e L.R, dhe gjetjen e mjetit tip “BMV X5”. Nenet 78, 22 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 03.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2017, në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.B, vjeç 30, banues në Krujë, pasi dyshohet se në rrugën “Bulevardi Blu”, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka aksidentuar këmbësorin D.A, vjeç 21, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.I, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet sete rrethrrotullimi i sheshit “Wilson”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Jonvay”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D, vjeç 26, banues në Mat, pasi në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volsvagen”, ka aksidentuar këmbësoren S.S, vjeç 47, banuese në Shkodër, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.A, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në datë 03.08.2017, në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Sonik”. Neni 291 i Kodit Penal .

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në datë 03.08.2017, në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi më datë 03.08.2017, në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët shtetasit O.I, R. H, vjeç 28, 71 dhe shtetasit e mitur vjeç 7, 6 e 13, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Ç, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, përpara një restoranti, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin J.P, vjeç 38, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I. D, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën  “Fortuzi”, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Dayang”, është përplasur me mjetin tip “Suzuki”, me drejtuese shtetasen F.B, vjeç 32, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.G, vjeç 29, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, pranë një kolegji në autostradën Durrës-Tiranë, gjatë kontrollit në mjetin tip ”Golf”, janë gjetur disa mbetje bimore të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.R, vjeç 50, banues në Durrës bazuar në nenet 180 dhe 248 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen D.G, vjeç 41, banuese në Shkodër, administratore e një karburanti, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi H.A, vjeç 63, banues në Tiranë, se më datë 02.08.2017,  në autostradën Durrës-Tiranë, tek karburanti ka furnizuar mjetin i cili më pas ka pësuar defekt në motor për shkak të cilësisë së dobët e naftës. Neni 288/b i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Më datë 03.08.2017,në një pikë karburanti në Maminaz , një person nën kërcënimin e armës i ka marrë një sasi lekësh shitësit N. F. 56 vjeç, banues në fshatin Manëz.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete kalibër 7.62mm
Neni 140 e 278/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Rr, vjeç 59, banues në Elbasan, presidenti i një firme private pasi dyshohet se për periudhën  Maj-Qershor 2017, më anë të mashtrimit shtetasi V.M, vjeç 63, banues në Elbasan, nuk i ka dhënë pagën mujore. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.P, vjeç 48, banues në Pogradec, pasi dyshohet se mjeti në pronësi tip “BMV” X6, rezulton i vjedhur në Bosnjë Hercegovinë, më datë 16.01.2017. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.B, vjeç 24, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në subjektin në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 50 goma automjetesh të përdorura, të cilat dyshohen të jenë kontrabandë dhe nuk lejohet futja dhe tregtimi i tyre. Nenet 171 dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen A.Ç, vjeç 42, banuese në fshatin Vlashuk, Kuçovë, pasi dyshohet se në fshatin Vlashuk, është konstatuar në gjendje pune lokali Bar– Kafe, në pronësi të shtetasit K. G, i cili rezulton me status të pezulluar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal .

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.08.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi S.Gj, vjeç 55, banues në fshatin Moravë, Berat, pasi në rrugën Ura Vajgurore-Berat, në një hotel duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen Pasat”, me leje drejtimi, ka aksidentur shtetasen K.S, vjeç 40, banuese në Berat, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, vjeç 29, banues në Kuçovë, me leje drejtimi, pasi në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, duke drejtuar mjetin tip “Ford Focus”, është përplasur me motorin tip “Jamaha”, që drejtohej nga shtetasi H.A, 66 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është aksidentuar me vdekje. Neni 290/3 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit G.R, dhe A.Th, vjeç 39 e 42, banues në Vlorë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, një firme i kanë vjedhur 4 çadra, një bidon dhe një ftohës birre. Neni 143 i Kodit Penal.


Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 32, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, u kap duke drejtuar në gjendje i dehur automjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.D, vjeç 35, banues në fshatin Halilaj Fushë Krujë, pasi dyshohet se në lagjen “Guerrile”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T.M, vjeç 53, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Guerrile”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal .

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)


Komisariati Policisë Lushnje
Seksioni për krimet e rënda
Lushnje
Informacion paraprak
Në datën 02.08.2017, njoftohemi se në qendër të qytetit të Lushnjës, është tentuar të vidhet një dyqan floriri.
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe i janë vënë në ndjekje autorëve të dyshuar të cilët dyshohen se janë larguar me një fuoristradë ngjyrë gri në drejtin të fabrikës së plastmasit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.08.2017, në rrugën ”Qamil Guranjaku” është konstatuar se është vjedhur kasetofoni i mjetit tip “Renault”, pronë e shtetasit O.M, vjeç 25, banues në Tiranë, i cili kishte lënë xhamin hapur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.L, vjeç 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet senë mënyrë sistematike, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj vajzës së mitur vjeç 17, banuese në Tiranë. Neni 130 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.S, vjeç 53, banues në Farkë e Vogël, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.


Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.Q, vjeç 52, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Agush Gjergjevica”, ka kanosur shtetasen I.Gj, vjeç 41, banuese në Tiranë, Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e punohet për kapjen e shtetasit D.T, vjeç 24, banues në Tiranë, i dënuar, pasi dyshohet se më datë 02.08.20178, në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit E.C, vjeç 26, banues në Tiranë, i ka marrë orën, telefonin dhe një sasi lekësh dhe e ka goditur me grushte. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, gjatë natës, në rrugën “Prokop Mima”, është vjedhur pa thyerje banesa e shtetasit M.M, vjeç 42, ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Shyri”, me vetëgjyqësi, ka ndërruar fishekun e bravës së banesës, për të mos lejuar që të hyjë në banesë vëllai L.D, vjeç 60. Neni 277 i Kodit Penal .

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka kanosur shtetasin A.I, vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M. D, vjeç 24, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se në rrugën “Lord Bajron”, në ambientet e një spitali, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.08.2017, në morgun e IML Tiranë, është dërguar e vdekur nga QSUT, shtetasja L.C, vjeç 68, banuese në Brazil. Nga veprimet e kryera, rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, më datë 03.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim H. L, vjeç 67, banues në Tiranë. Neni 137 i Kodit Penal.


Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dervish Hekali”, ka fyer dhe goditur me grushte shtetasin E.K, vjeç 35, banues në Tiranë. Nenet 119 e 90 të Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 03.08.2017, është dërguar nga familjarët në spital shtetasja M.D, 73 vjeçe, e cila më datë 04.08.2017, ka vdekur, pasi kishte konsumuar një sasi fostoksinë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.08.2017, shtetasi N.H, vjeç 35, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 05.04.2017, i është larguar nga banesa i vëllai B.H, vjeç 38, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për largim nga banesa.

Më datë 03.08.2017, shtetasi A.M, vjeç 47, në Kuçovë, banues në Greqi, kallëzon se në vitin 2011, në rrugën “Gjeneva”, duke kryer punime ndërtimi në banesë, i është dëmtuar nga pakujdesia, aparati matës i energjisë elektrike, i cili i ka humbur. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 161 i Kodit Penal .

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh.M, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Monarkia Shqiptare“, në oborrin e banesës së shtetases F.A, vjeç  47, ka vjedhur matësin elektrik dhe një koshere bletësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit T. M, vjeç 43, banues në Kurbin, pasi dyshohet se në rrugën “Bulevardi Blu”, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.


Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Rr, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Halit Haxhija”, duke drejtuar një motoçikletë nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë, A.T, banues në Tiranë, për kontrolli e dokumentacionit. Punohet për kapjen e tij. Neni 242 i Kodit Penal .

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.K, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Nënë Tereza”, në banesë, u konstatua se ka kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal .

Më datë 03.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, A.M, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.P, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin “Babrru e Vjetër”, ka vjedhur tre lopë, pronë të shtetasit Y.Ç, vjeç 53, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, shtetasi E.H, vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se në një banesë të pabanuar, fëmija i mitur vjeç 11, banues në Tiranë, i ka marrë (për të luajtur) matësin e palidhur të energjisë elektrike. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 03.08.2017, në Kamëz, në banesë, në gjendje të dehur, ka përplasur kokën në tualet, shtetasi K.M, vjeç 46, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.08.2017, në urgjencën e spitalit në Kombinat, i shoqëruar nga familjaret, ka shkuar i vdekur shtetasi F.LL, vjeç 62, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezulton se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 03.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtje për shtetasen E.B, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se vjehrra M.B, vjeç 75, banuese në Tiranë, ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare",

Më datë 02.08.2017, në S.Q.U, ka ndërruar jetë shtetasja E.SH, vjeç 80, banuese në Tiranë, e cila është dëmtuar pasi në banesë, është rrëzuar nga shkallët. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.B, vjeç 79, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Rreshat Baxhaj”, në banesë, u konstatua ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.S vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Fushë Mëzes, i ka vjedhur nga xhepi nje shume lekesh, djalit të tezes shtetasit XH.H, vjeç 63, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e B.S. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 03.08.2017, në numrin 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi Xh.D., i cili pretendon se në hyrje të Repartit ushtarak, i kanë gjuajtur me armë. Nuk është i dëmtuar. Janë dërguar shërbimet, punohet për sqarimin e rrethanave.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetaset T.S dhe D.A, vjeç 35 e 31, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se T.S ka kanosur me fjalë për jetën D.A, e cila i ka kapur nga flokët vajzën e mitur vjeç 11. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.T, vjeç 24, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, në lumin Shkumbin, shfrytëzonte shtatin e lumit, për nxjerrjen e materialeve inerte me mjete të rënda. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.N, vjeç 71 banues në Amerikë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në rrugën dytësore Golem-Plepa, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur këmbësoren N.G, vjeç 56, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.Vdhe A.GJ vjeç 46 e 22, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr 14, për shkak të detyrës, kanë penguar punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Q.XH, vjeç 56,pasi dyshohet se djali, shtetasi E. Xh, vjeç 14, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.08.2017, ka bërë kallëzim shtetasja L.H, vjeç 36, banuese në Durrës, se më datë 17.07.2017,  bashkëshorti, shtetasi K.H, vjeç 40, i ka marrë të dy fëmijët K.H dhe A.H, vjeç 10 dhe 7, pa lejen e saj dhe është larguar  për në Greqi. Neni 127 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u plotësua kërkesë-padia,për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme,për shtetasen A.S, vjeç 49, banues në Durres, pasi dyshohet se ish bashkëshorti R.I, vjeç 52 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj  saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  në kërkim R.B, vjeç 51, pasi dyshohet se në banesë , ka kanosur vëllain H.B dhe vajzën A.D vjeç 68 e 41. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit XH.SH vjeç 58, pasi dyshohet se në vazhdimësi, nëpërmjet telefonit, ka kanosur duke duke ushtruar dhune psikologjike ndaj bashkëshortes E.SH, vjeç 44. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.Ç, vjeç 29, banues në fshatin Gjergjan , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale të vjedhjes. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen G.B, vjeç 44, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi P.B, vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
XH.D 38 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit personal të ushtruar në lagjen “Dyli Haxhire”, në xhep i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një pako e mbështjellë me natriban brenda në të cilën ndodhej një sasi prej 33.5 gr lëndë eksplozive e dyshuar me atë të llojit TNT (Tritol) e montuar së bashku me një kapsolle detonatore me gjatësi 2.9 cm si dhe një copë fitili zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit M.B dhe A.B vjeç 24 e 30, banues në Gramsh, pasi dyshohet se më datë 03.08.2017, në shëtitoren  e Gramshit, kanë goditur me grushte  shtetasin  V.S,  vjeç 33, banues në Gramsh. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.K vjeç 80, banues në lagjen 10, pasi dyshohet se në lagjen 10, duke djegur disa barishte, janë djegur dhe dy kasolle që mbanin rreth 10 m³ dru zjarri, në pronësi të shtetasve F.H dhe E.F, vjeç 80 dhe 30, banues në lagjen 10. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.R, vjeç 23 banues në Drithas, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, ka vjedhur një troko në tunelin e HEC Moglicë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 03.08.2017, gjatë natës, në lagjen 2, shtetasit I.E, vjeç 41, banues në Pogradec, në mjetin tip “Rover” i kanë vjedhur kasetofonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Pogradec
Informacion paraprak.
Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri.
Më datë 03.08.2017, jemi njoftuar se në fshatin Tushemisht, janë konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta shtetasit A.P, 25 vjeç dhe shtetasi G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec.
Pas këtij konflikti dyshohet se shtetasi A.P, ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht dhe ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, me qëllim që të ndiqte personin me të cilin ishte konfliktuar.
Reagimi në kohë i Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit midis këtyre dy shtetasve, pikërisht në një lokal në fshatin Tushemisht, ku shtetasi A.P, pasi kishte marrë armën, kishte hyrë në ambjentet e tij për të kërkuar shtetasin G.Xh.
Porsa ka parë shërbimet e Policisë ky i fundit, është larguar me shpejtësi.
Nga ana e Policisë, janë ngritur grupe kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.K, vjeç 29, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, në fshatin Lapardha, ka kanosur shtetasit I.K dhe E.K, vjeç 55 e 29. Neni 84 i Kodit Penal.

Berat
Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti
Sekuestrohet një armë zjarri
Arrestohet në flagrancë një shtetas
Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policiasë Berat, ka arrestua në flagrancë shtetasin:
A.B 60 vjeç, banues në fshatin Veterik, Berat.
Më datë 03.08.2017, jemi njoftuar se në fshatin Veterik po ndodh një konflikt.
Menjëherë sapo është marrë njoftimi në vendngjarje janë nisur forcat e policisë të cilat pasi kanë ndërhyrë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis shtetasit A.B dhe vëllait të tij shtetasin J.B. 48 vjeç, banues në Berat.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri automatik, model 56,
3 krehera, kalibër 7.62 mm,
2633 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278/4/5 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 03.08.2017, shtetasi A.P, vjeç 60, banues në Fier, ka bërë kallëzim se, në fshatin Vadhiz, në tokat në pronësi, i kanë vjedhur një pompë uji dhe një transformator të O.SH.E, i cili ndodhej në pronën e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.M, vjeç 57 banues në fshatin Kurjan, Rroskovec, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike, më mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit G.XH, P.H dhe J.F, vjeç 61, 61 e 55 banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Kastrioti”,  u kapën duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/b i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasi A.Y, vjeç 52 banues në Fier, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke thyer urdhrin e mbrojtjes për vëllanë SH.Y, vjeç 55, banues në Fier. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 03.08.2017, në Levan, në hyrje të pallatit të tij, është goditur me sende të forta shtetasi E.M, vjeç 40, i ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin F.B, vjeç 52, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, ka bere  kallëzim  shtetasja L.Ç, vjeç 30, se i ka prishur 27 m mur ndarës të ndërtuar me blloqe.  Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Rrapëz, shtetasja  O.I, vjeç 32, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me zetorin dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja O.I e cili mori mjekim në spital dhe u largua për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 03.08.2017, në fshatin Jaxhias, shtetasi M.B, vjeç 23, banues në fshatin Gjocaj, Peqin, duke drejtuar motorin tip “Yinxiang, është përplasur me mjetin tip “Porchhe”, të drejtuar nga shtetasja maqedonase S.S, vjeç 32, banuese në Shkup Maqedoni, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar M.B, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim

Komisariati i Policisë Mallakastër
Informacion paraprak
Më datë 03.08.2017, në lagjen Gllavanicë, në banesë, është vet’helmuar me fotoksinë shtetasja L.P 40 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.08.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për shtetasin G.K vjeç 53, banues në lagjen “Partizani”, pasi  më datën 30.07.2017, ka kanosur me fjalë shtetasit Z.D dhe F.M, vjeç 50 e 59, banues në këtë lagje. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasit G.R dhe A.TH, vjeç 39 e 42, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja E.V, vjeç 34, banuese në Tiranë, se i kanë marrë me anë të mashtrimit, 4 çadra, një bidon dhe një ftohës birre, pronë e nje firme private. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.B, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 04.06.2017, është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijën e mitur 10 vjeç. Punohet për kapjen e saj. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u arrestuan shtetasit S.H, K.A dhe GJ.H vjeç 25, 18 e 20, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë natës, në Himarë, kanë vjedhur magazinën e shtetasit DH.L, vjeç 93, banues në Himarë, ku kanë marrë pajisje të ndryshme elektroshtëpiake. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, gjatë natës, në Orikum, në mjetin tip “Benz”, pronë e shtetasit B.M, vjeç 39, banues në Orikum, i kanë kanë marrë kasetofonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëvë narkotike.
Asgjësohen 127 bimë narkotike, Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Në vijim të zbatimit të planeve të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin si edhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëvë narkotike Cannabis Sattiva, policia ka vijuar kontrollet edhe në fshatin Rexhepaj.
Strukturat e Policisë të Komisariatit Vlorë, më datë 03.08.2017, gjatë kontrollit të territorit që kanë ushtruar në fshatin Rexhepaj, Selenicë, në vendin e quajtur ''Korija e madhe'', kanë konstatuar të kultivura 2 parcela me bimë narkotike Cannabis Sativa, me rreth 127 bimë.
Nga verifikimet dhe hetimet e kryera nga specialistët e hetimit të narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë si posedues të kultivimit të këtyre bimëve narkotike shtetasin :
R.M 42 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë.
Pas komunikimit që është bërë me Prokurorinë, këto bimë janë asgjësuar me anë të shkuljes dhe djegjes.
Materialet janë referuar në Prokurori ndaj tij për veprën penale '' Kultivim i bimëve narkotike'' , parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.H, vjeç 85, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “Lef Sallata”, ka goditur me mjete të forta shtetasin F.ZH, vjeç 57, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Himarë
Më datë 03.08.2017, në Sallën e informacionit të Komisariatit Himarë ka ardhur një
telefonatë se në Plazhin e Qeparoit, Himarë, rreth orës 19:00, një shtetas ka qënë
duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë.
Pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar.
Kanë njoftuar stafin mjekësor të Spitalit të Himarës, të cilët kanë shkuar menjëherë
për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore.
Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të
specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndëruar jetë.
Nga verifikimi paraprak rezulton të jetë shtetasi I.R., 79 vjeç banues në Tiranë, dhe
pushues në Qeparo, Himarë.
Shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij iu gjetën nga policia
disa medikamente tensioni.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 02.08.2017, në fshatin Tatzat, në Malin e ”Luces”, është gjetur i vdekur shtetasi R.Ç vjeç 68, banues ne fshatin Bajkaj. Nga veprimet rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.08.2017, shtetasi SH.A, vjeç 54, banues në fshatin Xarrë, kallëzon se, më datë 29.07.2017, në fshatin Xarrë, në kullotë, i kanë humbur 20 krerë dele dhe 2 krerë dele i ka gjetur në tufën e shtetasit S.M, vjeç 59, banues në Xarrë, i cili ka deklaruar se 2 delet e Shefqet, i janë bashkuar tufës së tij në kullotë. Materjalet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.K, vjeç 38, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në plazh, në lagjen Nr. 4, në det, ka ndërtuar një platformë me dru, pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.A vjeç 58 banuese në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.A, vjeç 63, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datën 03.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.B, vjeç 78, pasi dyshohet se djali, shtetasi J.B, vjeç 49, banues në Greqi, (emigrant), ka ushtruar dhunë psikologjike. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Gjirokastër.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhje".
Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
E.D 33 vjeç, banues në Berat, pasi:
Në datë 16.07.2017 shtetasi i mësipërm ka vjedhur një sasi lekësh dhe një laptop në banesën e shtetases M.B, banuese në Gjirokastër.
Nga kontrolli personal i shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan dy mjete prerëse (thika).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 03.08.2017, gjatë natës, në lagjen “Kala”, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit B.Ç, vjeç 57, banues Tepelenë, Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 03.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M, vjeç 52, banues në Përmet, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen J.O, vjeç 29, banues në Përmet, e cila është me probleme shëndetësore. Neni 103 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.08.2017, në lagjen “Gurra”, në banesë, ka gjetur vdekjen shtetasja F.V, vjeç 56. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si rezultat i atakut kardiak. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin S.ZH, vjeç 30, pasi dyshohet se, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë patrullës së përgjithshme, per të larguar mjetin tip “Audi” të parkuar në kundërshtim me rregullat dhe nuk i ka dhënë dokumentet e mjetit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasen G.H, vjeç 34,  emigrantë në Greçi, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, ka marre fëmijët K.H dhe B.H, 15 e 7 vjeç dhe ka shkuar në Greqi, pa autorizimin e bashkëshortit P.H, vjeç 41. Neni 127 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.N, vjeç 43, banues në Kaçinar, Kryeplak i fshatit Kaçinar, pasi dyshohet se, në fshatin Kaçinar, në territorin e Bashkisë Mirditë, Njësia Administrative Kaçinar, në një shpat mali, pronë publike, në dy parcela u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan përkatësisht nga 87 dhe 114 bimë të narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kultivimit. Nenet 284 e 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen M.M vjeç 49, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në plazhin Velipojë, me vetëgjyqësi, i ka marre shtetases L.F vjeç 55, banuese Luarez, një çantë dore me sende personale. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen L.M, vjeç 61, banuese në fshatin Gomsiqe, pasi dyshohet se, në Pulaj, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, në Pulaj, Velipojë, ne rruga nr. 3, është konstatuar se është ndërtuar një objekt pa leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.08.207, u arrestua në flagrancë shtetasi O.P vjeç 18, pasi dyshohet se, në ambientet e Komisariatit Policisë Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar, goditur e kanosur punonjësit e policisë të rendit. Neni 236/2, 237 e 238 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 03.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Ç, vjeç 51, banues në fshatin Konaj, pasi dyshohet se në rrugën e fshatit Konaj, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, gjatë natës, në Kryebushat, pranë rrugës, shtetasit I.M, vjeç 34, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 02.08.2017, ka bërë kallëzim shtetasi T.M, vjeç 41, banues në fshatin Berishe, se në banesë i kanë vjedhur nje shume  lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 03.08.2017, në lagjen “Llazan”, në banesën e shtetases V.H, vjeç 42, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga një shkëndije në pajisjet elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit F.Q, SH.M, M.M, S.V, S.V, XH.H dhe K.V, vjeç 45, 49, 43, 36, 32, 29 e 32, banues në Lojme, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kanë bllokuar punimet e firmës në Ujësjellësin Kukës si dhe kanë fyer shtetasin E.Q, vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 277 e 119 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin I.B, vjeç 61, banues në fshatin Bicaj, pasi dyshohet se, në fshatin Bicaj, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin V.H, vjeç 38, banues në fshatin Bicaj, pasi dyshohet se në fshatin Bicaj, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 03.08.2017, në minierën e kromit Bulqizë, gjatë punës, nga pakujdesia është rrëzuar dhe ka thyer këmbën shtetasi N.A, vjeç 35, banues në Dushaj, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin S.M, vjeç 64, banues në fshatin Kete, njësia administrative Xibër, Bashkia Klos, kryeplak i fshatit Kete, pasi dyshohet se gjatë kontrollit në fshatin Kete, në teritorin e “Malit të Kollshit”, në “Kollsh”, në pyel, pronë publike, territor i Komisariatit Mat, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 51 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të lartesi 30-85 cm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni Neni 300 e 284 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.GJ, vjeç 23, banuese në Pukë, pasi dyshohet se, në P.K.K, Rinas, u kap duke udhëtuar me dokumente të falsifikuara. Neni 189 i  Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u ekstradua në hyrje me njoftim paraprak nga Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi në kërkim GJ.B, vjeç 49, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Apelit Korçë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale ”Korrupsion pasiv i funksionareve të lartë ose të zgjedhureve vendor”. Neni 260 i Kodit Penal. I dënuari iu dorëzua Drejtorisë se Burgjeve.

Më datë 03.08.2017, u bë ekstradimi nga Zvicra dhe iu dorëzua patrullës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shtetasi F.B,  vjeç 33,  banues në Tirane, pasi Gjykatat Zvicerane, e kanë dënuar me 9 vjet burg, për veprën pënale Trafikimi lendeve narkotike.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 03.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit I.H dhe M.H, vjeç 58 dhe 23, banues në  Prizren, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, në PKK Port Durrës, shtetases M.H, i është kapur e sekuestruar një pasaportë dhe kartë identiteti bullgare e falsifikuar, të cilat ia ka siguruar I.H. Nenet 189  dhe 298 të Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.B, vjeç 24, banues në Gradishtë, Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, në PKK Port Durrës, i është kapur e sekuestruar pasaporta e një shtetasi tjetër, të cilën ka tentuar ta përdorë për të udhëtuar drejtë Italisë. Neni 189  i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 03.08.2017, në  PKK, Kakavije, u kapën 2 shtetasit sirianë A.Z dhe Y.B, vjeç  25 e 26 lindur në Siri, të cilët kishin kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbert nga “Ura e Glines”, në mënyrë të paligjshme. Në përfundim u proceduam me urdhra largimi vullnetar.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...