Himarë, tentojnë të vjedhin një biznes privat, por kapen në flagrancë dhe ndalohen nga policia.

HimarëHM 1

Tentojnë të vjedhin një biznes privat, por kapen në flagrancë dhe ndalohen nga policia.

Arresohen në flagrancë tre shtetas.

Në kuadër të Planit të Masave që Policia ka nisur të vërë në zbatim me anë të metodave speciale të hetimit për zbulimin, kapjen dhe ndalimin e të gjithë autorëve të cilët kryejnë vepra penale të vjedhjes, strukturat e Policisë së Stacionit të Policisë të Himarës, kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- S.H., 25 vjeç banues në Vlorë.

- Gj.H., 20 vjeç, banues në Vlorë.

- K.A., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas janë kapur nga Policia më datë 03.08.2017, në një vend pranë Fushës së Sportit, në një biznes privat me prodhime brumi, në pronësi të shtetasit Dh.L., duke marrë (vjedhur) disa pajisje në magazinën e biznesit.

Vlera e të gjitha pajisjeve rezulton rreth 5 - 6 milion lekë.

Materialet ndaj tyre janë referuar në Prokurori, për veprën penale ''Vjedhja'', të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

 

 

HM 1

HM 2

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...