Vlorë, prish qetësinë publike si dhe kundërshton e godet punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

VlorëVlore Drejtoria Qarkut

Prish qetësinë publike si dhe kundërshton e godet punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë nga policia.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 01:10, në Sallë Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se, në lagjen ''Uji i Ftohtë'',  në një hotel , një shtetas i cili  ka qenë i akomoduar në hotel, ka shkaktuar  prishje të qetësisë së rendit publik.

Shërbimet e policisë kanë shkuar  menjëherë ku kanë konstatuar një shtetas i cili ka qenë nën efektin e alkoolit (në gjendje të dehur).

Shërbimet e policisë së Rendit Publik  kanë bërë  shoqërimin për  në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë një trajtim mjekësor,  shtetasin M.S., 29 vjeç, banues në Slloveni.

Gjatë kohës që merrte trajtimin mjekësor, ka krijuar një tjetër situatë duke thyer një xham, nga i cili ka mbetur i dëmtuar në krahë një punonjës i policisë.

Gjithashtu ky shtetas ka goditur me grusht edhe punonjësin tjetër të policisë i cili e mbante nën mbikëqyrje.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të policisë, për neutralizimin e tij.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur  për veprat penale ''Prishja e  qetësisë publike'' dhe ''Goditje për shkak të detyrës'', parashikuar nga nenet 274 dhe 237 e Kodit Penal

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...