Vlorë, finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar "BYPASS".

Vlorëbypass 1

Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar "BYPASS". (për video kliko mbi link)

Sekuestrohen 75 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë pronarja e banesës ku u sekuestrua lënda narkotike, si dhe shpallet në kërkim djali i saj

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me "Delta" Forcën, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në një banesë në lagjen "Kushtrimi" mund të kishte një sasi të

konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar "BYPASS".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen ''Kushtrimi'', në banesën e shtetases L.K është konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 5 bidona plastikë dhe në 4 thasë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen:

L.K 59 vjeçe, banuese në Vlorë, si poseduese e lëndës narkotike:

Gjithashtu në vijim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim policor djali i saj, shtetasi:

-E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Vazhdojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e këtij të fundit, si i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të tyre, u referuan në Prokurori, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

bypass 1

bypass 2

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...