Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 05 Gusht 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 09:20, në fshatin Kërçuke, Ndroq, ka rënë zjarr i madh ku digjen shkurre. Nga zjarri rrezikohen disa banesa dhe një transformator që ndodhet në afërsi. Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëset ndodhen në vëndngjarje.

 

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 19:50, në malin e “Derjes”, afër fshatit Shëngjergj, në pyll, ka rënë zjarr me përmasa të mëdha për shkak të një shkëndije elektrike. Punohet për fikjen e zjarrit

.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 22:15, në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, ka rënë zjarr, ku po digjen ferra dhe shkurre. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 10:45, në malin e Skures, fshati Pishkash Veri, Bashkia Përrenjas, ka rënë zjarr ku po digjen shkurre. Zjarri është nën kontroll dhe punohet për fikjen e tij.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier pasi në datat 01.08-04.08.2017, në fshatin Metoh, Mallakastër, janë djegur 4 ha pyll me pisha. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 08:30, në shpatin e malit, në fshatin Kaninë, njësia administrative Qendër, Bashkia Vlorë, ka rënë zjarr ku digjen shkurre e bimësi. Punohet për fikjen e tij.

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 10:50, në malin e fshatit  Gjorm, Njësia administrative Brataj,  ka rënë zjarr ku digjen shkurre e kullotë dhe mund të përparoje në drejtim të fshatit Tragjas. Punohet për lokalizimin e shuarjen e tij.

 

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 11:20, në Karaburun, Bashkia Orikum, në afërsi të antenave ka rënë zjarr ku digjen shkurre e kullotë. Punohet për shuarjen e tij. 

 

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 19:00, në malin e fshati Tragjas, ka rënë zjarr me përmasa dhe rrezikohen disa stane me bagëti. Zjarrfikësit nuk mundë të veprojnë për shkak të terrenit malor. Janë njoftuar Zyra e Emergjencave në Prefekturë.

 

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 14:00, në fushat e fshatit Ninat, Sarandë, ka rënë zjarr ku po digjen shkurre dhe rrezikohen të digjen parcela me ullinj. Punohet për fikjen e zjarrit.

 

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 17:00, në fshatrat Dishat dhe Shalës, Sarandë, ka rënë një vatër zjarri, ku digjen shkurre, në anë të malit, deri tani janë djegur rreth 2 hektar shkurre (terreni i vështirë). Punohet për fikjen e zjarrit.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Më datë 04.08.20017, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Bozanë”, në fshatin Krahës 1, Bashkia Memaliaj, ka rënë zjarr, ku në 1.8 ha janë djegur rreth 130 rrënjë ullinj, pronë  e banorëve të këtij fshati. Nga veprimet e para hetimore, mendohet se zjarri mund të ketë qenë aksidental. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale. Neni 161 i Kodit Penal.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Më datë 04.08.2017, rreth orës 14:00, në fshatin Rranxa, në vendin e quajtur kodrat e Sumzit, Vua Dejes, ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur rreth 7 dylym kullotë e shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

 

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 15:00, në fshatin Rranxa, në kodra ka rënë zjarr, ku digjen shkurre. Punohet për fikjen e zjarrit.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2017, rreth orës 13:50, në Batër, Bulqizë, në sipërfaqen e minierës ka rënë zjarr ku rrezikohet një magazinë me lëndë plasëse “Dinamit”.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës (seksionin e të miturve), për shtetasin J.D, vjeç 16, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në plazhin e Kavajës, ka goditur me grusht, shtetasin O.A, vjeç 15, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Shkodër, për shtetasin J. K., vjeç 27, banues në fshatin Tarovicë, Lezhë, pasi dyshohet se në qendër të plazhit Velipojë, në një ambient publik, ka prishur rendin e qetësinë publike dhe ka goditur me mjete të forta shtetasin J. Z., vjeç 25, banues në Shkodër. Nenet 274 e 90 të Kodit Penal.

 

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 04.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F. D., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kastriotët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G. A., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kastriotët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimimotorin tip “Lonxia”. Neni 291 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M. Sh., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Kastriotët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimimotorin tip “Sonix”. Neni 291 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Skuter”. Neni 291 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L. K., vjeç 26, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se në qendër Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I. H., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Laknas, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yingxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Narkotikët ndalojnë një shtetas i dënuar nga drejtësia Italiane me 10 vite burg për veprën penale" Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit: M.B 51 vjeç, banues në Durrës

Gjykata e Padovës Itali me Vendimin Nr.1025/2, datë 05.01.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, dënim i njohur nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës , për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 04.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi E. H.  20 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 13 Durrës pas një konflikti çasti ka goditur me biçak në shpinë shtetasin R. K.  19 vjeç,  banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës  jashtë rrezikut për jetën.Neni 88/1 i Kodit Penal.

 

Në vijim të komunikatës datë 03.08.2017, ku në Maminas, në një pikë karburanti një person dyshohet i armatosur ka marrë një sasi lekësh shitësit N.F. 56 vjeç, banues në Manëz, më datë 04.08.2017 është bërë kapja e shtetasit në kërkim A. P. (A. H. ) 41 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u bë edhe shoqërimi i shtetasi tjeter. Vazhdon puna për kryerjen e veprimeve proçeduriale në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda Tiranë pasi ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje me armë e dhunë në qytetin e Tiranës ,Fierit dhe Elbasanit. U shoqërua në Komisariatin e Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Rr., 59 vjeç banues në Elbasan  me detyrë Drejtor  pranë një firme Security, pasi  ky shtetas dyshohet të ketë  mashtruar  shtetasin S.Th., 48 vjeç  banues në Elbasan  duke mos i dhënë pagën për muajt  Maj dhe Qershor 2017. Neni 143/2  i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  F.L., 77 vjeç  banues  në fshatin  Rrajcë pasi dyshohet se në këtë fshat ushtronte  aktivitet  tregtar rritje dhe shitje peshku, i pa paisur me kasë fiskale. Nenet   180  dhe 181 të Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  B.T., 59 vjeç  banues në fshatin  Rrajcë pasi dyshohet se në këtë fshat, ushtronte  aktivitet  tregtar Lavazh , i pa pajisur me kasë fiskale. Nenet 180 e 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin L.T, 24 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në një lokal në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,si dhe një pajisje e vogël plastike që shërbente për grirjen e kësaj bime. Neni 283/1 i Kodit Penal. 

 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasi D. K., vjeç 76, banuese në Pogradec, administrator i një lokali, pasi dyshohet se nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se kanë ushtruar aktivitet pa dokumentacionin përkatës si dhe kishin  punonjës të pa siguruar. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasi U. Z., vjeç 54, banuese në Pogradec, administrator i një lokali në lagjen 2, pasi dyshohet se nga kontrolli u konstatua se kanë ushtruar aktivitet pa dokumentacionin përkatës si dhe kishin punonjës të pa siguruar. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për narkotikët

Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar "BYPASS".Sekuestrohen 75 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë pronarja e banesës ku u sekuestrua lënda narkotike, si dhe shpallet në kërkim djali i saj.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me "Delta" Forcën, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në një banesë në lagjen "Kushtrimi" mund të kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar "BYPASS".

Gjatë kontrollit të ushtruar  në lagjen ''Kushtrimi'', në banesën e shtetases L.K është  konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 5 bidona plastikë dhe në 4 thasë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen:L.K, 59 vjeçe, banuese në Vlorë, si poseduese e lëndës narkotike:

Gjithashtu  në vijim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim policor djali i saj, shtetasi: E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Vazhdojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e këtij të fundit, si i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të tyre, u referuan në Prokurori, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për narkotikët

Operacion antidrogë i koduar "LIMARI".

Sekuestrohen 107 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër zhvilluan operacionin antidrogë "LIMARI".

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur "Ferra e Kuqe", në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:P.K, 35 vjeç, (kryeplak i fshatit Limar), për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Moskallëzim i krimit".

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ku për arsye hetime sjepen të dhëna.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 04.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.  H., vjeç 41, banues në fshatin Salari, Tepelenë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët

Operacion i koduar "Nicaj".

Sekuestrohen armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore e municione luftarake. Sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në bazë të informacioneve policore të marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, se një shtetas në fshatin Nicaj dispononte armë zjarri, lëndë eksplozive, municione luftararake, dhe drogë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me   shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë zhvilluar operacionin e koduar "Nicaj".

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : V.L 41 vjeç, banues në fshatin Nicaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër,

pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 5 kilogramë e 258 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva e futur në një thes, 600 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, 3 fitila zjarrpërcjellës, 3 kapsolla detonatore, 1 granatë dore me gjithë ndezës, 1 armë zjarri pushkë, 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.  

 

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., vjeç 23, banues në fshatin Shtoj Vjetër, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, u  kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Peugot”,. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin G.H., vjeç 50, banues në Delvinë, pasi dyshohet se shtetasja K. Zh., vjeç 64, banuese në Delvinë, bërë kallëzim se ka falsifikuar dokumentet, për një sipërfaqe toke 2330 m2 në qytetin e Delvinës. Neni 186 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin P.M, vjeç 54, banues në Livadhja, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi I.K., vjeç 79, banues në Livadhja, se ka falsifikuar dokumentet për një sipërfaqe toke 1400 m2 në Livadhja. Neni 186 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin L.D., vjeç 72, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në Ksamil, ushtronte aktivitetin e parkimit të automjeteve me pagesë, i pa regjistruar në QKR dhe pa leje të ushtrimit të aktivitetit. Neni 180 i Kodit Penal.

 

                                                                                                                DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E. B., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi më datë 03.08.2017,  dyshohet se në rrugën “Vllazën Huta”, ka kanosur shtetasen P. M., vjeç 33, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen H. D., vjeç 57, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Haki Glina”, në banesë, u konstatuan punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. S., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek “Liqeni Artificial”, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetasen O. S., vjeç 51, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., vjeç 32, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi te shkallët e “Pallatit të Kulturës”, nga kontrolli fizik, i’u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. B., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në lagjen e Re, Sauk, në katin e parë të banesës, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 6 makineta elektronike, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

 

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. D., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 04.08.2017, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka goditur me grusht shtetasin O. Z., vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 04.08.2017, në rrugën “Donika Kastrioti”, u kap shtetasi në kërkim L. S., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja me ane të mashtrimit në shuma të mëdha”. Neni 143/3 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. A., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  me vetëgjyqësi, i ka bllokuar punimet, bashkëpunëtorit S. Ll., vjeç 42, banues në Tiranë, duke mos i dhënë çelësat e apartamenteve. Neni 277 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H. Sh., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, i ka marrë të atit, Sh. Sh., vjeç 61 nje sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

 

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases D. S., më datë 08.04.2017, u paraqit vetë në komisariat, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 04.08.2017, shtetasi M.  Sh., vjeç 70, banues në Tiranë, kallëzon se përpara 2 javësh, i është larguar nga banesa mbesa e mitur K.B., vjeç 16, banuese në Tiranë, Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 04.08.2017, në rrugën “Pandi Dardha”, shtetases F. D., vjeç 36, banuese në Tiranë, në mjetin tip “Volksvagen”i kanë thyer xhamin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150/a i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u kap shtetasi në kërkim F. P., vjeç 33, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

 

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 04.08.2017, u kap shtetasi në kërkim K. P., vjeç 24, banues në Fier. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

 

Më datë 05.08.2017, në rrugën “Mine Peza”, ka rënë zjarr, në banesat e shtetasve S. K. dhe S. B., vjeç 48 e 69. Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në çati. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

 

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 04.08.2017, në ambientet e IML Tiranë, u bë kqyrja e kufomës së shtetases M. D., vjeç 73, banuese në Tiranë, e cila ishte shtruar në reanimacionin e Q.S.U.T, më datë 03.08.2017, për shkak të komplikacioneve shëndetësore dhe ka ndërruar jetë rreth orës 03:00. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale ”Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, më datë 04.08.2017, u kap shtetasi në kërkim J. A., vjeç 19, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje’. Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit A. Ll. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

 

Në vijim të komunikatës me, e cila bën fjalë për veprën penale ”Dhuna në familje”, më datë 04.08.2017, u kap shtetasi në kërkim A. G., vjeç 33, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  A. G., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 17.07.2017, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, A. G., vjeç 39, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 130/a i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Nr. 5

Në vijim të komunikatës me, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T. M., vjeç 43, banues në Kurbin. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Në vijin të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin A. M., vjeç 47, banues në Greqi. Neni 161 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V. Gj., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, ka përndjekur dhe ka goditur me pëllëmbë shtetasen H. H., vjeç 22, banuese në Tiranë. Nenet 90 dhe 121/a të Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. K., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, tek kthesa e Kazmës, i ka vjedhur mjetin tip “Benz”, shtetasit N. V., vjeç 50, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e A.K. Neni 134 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G. E., vjeç 35, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se në Vorë, prej 1 viti, me anë të mashtrimit, ka porositur dhe prerë bileta udhëtimesh për jashtë shtetit, pa i shlyer. Punohet për kapjen e G.E. Neni 143 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E. T., vjeç 25, banues në Yrshek, pasi dyshohet se në aksin rrugor Qafa e Kasharit-Rinas, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”  ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.P, tashmë të kapur  nga ana e Policisë, pasi  dat 04.08.2017,  në aksin rrugor Rrogozhinë–Peqin, në Sinaballaj, i ka vjedhur me dhunë punëtorit të karburantit lekët e xhiros. Personi i arrestuar është shoqëruar në Komisariatin e Polciisë Lushnje për veprime të mëtejshme. Neni 139 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B. D., vjeç 25, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, me anë të një mesazhi në telefon, ka kanosur shtetasin Z. T., vjeç 49, banues në Kavajë. Neni 84 i K Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., vjeç 41, banues në Kavajë, pasi në afërsi të mbikalimit të Vorrozenit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMV”. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Neni 291 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit A. M., dhe S. R., vjeç 59 e 43, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 5, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin H. Ç., vjeç 20, banues në Kavajë, në vazhdim, pasi dyshohet se në bulevardin kryesor, në afërsi të stacionit të Trenit, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin Xh. B., vjeç 76, banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Durrës,për shtetasit A. Sh.  53 vjeç, banues në Shetaj ,Durrës dhe N.S. 57 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi dyshohet se në fshatin Shetaj janë kapur duke ndërtuar pa leje themelet e një objekti në tokën e shtetasit A. Sh. Neni 199/a dhe 199/b i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, në vijim të komunikatës së datës 04.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R. B.  51 vjeç,  banues në fshatin Katund Sukth, pasi dyshohet se më datë 03.08.2017, në banesë,  për motive të dobëta ,ka kanosur me fjalë vëllain  e tij, shtetasin H. B.  68 vjeç, banues Katund Sukth.Neni 130/a/2 i Kodit Penal.  

Më datë 04.08.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,për shtetasit H.B. 33 vjeç ,banues në Berat dhe  D. T.  23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjën Nr.11, Durrës për motive te dobëta kanë goditur me grushta dhe me një send hekuri shtetasin B. N. 19 vjeç, banues në Durrës. Neni 89 e 25, i Kodit Penal.

 

Në vijim të njoftimit të datës 02.08.2017  është ndaluar shtetasi A.G. 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.07.2017,në lagjen Nr.1 Durrës ka vjedhur mjetin tip Opel Corsa, më datë 04.08.2017,në lagjën Nr.18  Durrës,u gjet mjeti në gjëndje të rregullt dhe i pa dëmtuar.Neni 134 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A. D.  41 vjeçe,  pasi xhaxhai i saj, shtetasi R. B.  51 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006"Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

 

Më datë 04.08.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R. J.  24 vjeç,  pasi bashkëshorti  i saj, shtetasi A.J. 35 vjeç,  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006"Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

 

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 04.08.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.B. 29 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se më datë 03.08.2017 ,është konstatuar me një mjet të ngarkuar me dru në fshatin Qafshtamë, Cudhi,Krujë, nga Shërbimi Pyjor Krujë,i cili i ka hedhur drutë nga mjeti dhe është larguar, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin.Po punohet për identifikimin kapjen e mjetit.Neni 205 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 04.08.2017 në vijim të komunikatës datë 22.07.2015 u ndalua shtetasi në kërkim F. O., 37 vjeç, banues në Maminas, Shijak, pasi Gjykata e Apelit Durrës,me shkresën e datës 06.06.2017 e ka dënuar me 6 muaj burg.Neni.199/a/2, i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017  në Maminas ka rënë zjarr në automjetin tip Renault në pronësi të shtetases F. K. 52 vjeçe,  banuese në  Durrës. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkak i rënies së zjarrit ka qënë një difekt në sistemin  elektik, ku për pasojë ka pasur dëme materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.

 

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 03.08.2017, në lagjen 28 Nëntori, në një magazinë pranë oborrit të banesës së shtetases F.K., 57 vjeçe ka rënë zjarr, ku janë djegur materiale të përdorura. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

 

Më datë 04.08.2017, shtetasja F.G,  vjeç 36, me banim provizor  në Elbasan, kallëzon se më datë 03.08.2017, në afërsi të banesës, një djalë rreth 19 vjeç,  me fjale i ka kërkuar të kryejë marrëdhënie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor  Elbasan, për vlerësim.

 

Më datë 04.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi F.J., 29 vjeç  banues në Elbasan, pasi  në lagjen "Partizani"  dyshohet të ketë tentuar të vjedhë banesën e shtetasit E.K.,. Nenet  134 dhe 22 të Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 04.08.2017  u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin  I.D., 56 vjeç banues në Cërrik,  pasi dyshohet se gjatë  kontrollit të ushtruar nga specialistët e OSHEE-së Elbasan, në lokalin bar-kafe në pronësi të tij, u konstatua dëmtim të aparatit matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 04.08.2017 pranë banesës, shtetasit V.B., 44 vjeç dyshohet ti kenë vjedhur kasetofonin dhe dy pasqyrat në mjetin Benz. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017 në fshatin Letëm   në banesën e shtetasit K.L., 73 vjeç, ka rënë zjarr, ku janë djegur pajisjet shtëpiake të guzhinës. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.

 

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin N.Ç, 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh shtetases E.K, 39 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë dhe nuk ia kthen por e mashtron.Neni 143/1 i Kodit Penal.

 

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim : Z.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Bulgarec-Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim nr.42, datë 10.11.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal. Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat. 

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për ”Ngjarje aksidentale”, për shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Nizhavec-Maliq, pasi duke udhëtuar me një biçikletë në fshatin Lajthizë, ka rënë duke pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasit S.I, 22 vjeç dhe M.I, 27 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen 16, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin J.A, 36 vjeç, banues në Korçë.Neni 89 e 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin G.M, 32 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të përsëritur shtetasen F.M, 15 vjeçe.Neni 121/a i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 04.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.K, 68 vjeçe, pasi djali i saj shtetasi A.K, 45 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

 

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 04.08.2017, në fshatin Gështenjas-Pogradec, në banesë, është vetëhelmuar me pesticide shtetasi P.M, 53 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.Neni 99 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit F. B., vjeç 30, banues në Librazhd, pasi shtetasi E. B., vjeç 33, banues në Ersekë, ka bërë kallëzim se, në stanin ku punonte, në fshatin Luaras, i ka vjedhur dy qen stani, një aparat dixhital, një sasi lekësh, dhe disa këmborë. Neni 134 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.D. 49 vjeç, banues në  Kuçovë, pasi dyshohet se ka ndërtuar tre objekte në afërsi të njëri tjetrit pa lejet ndërtimi. Neni 199/a i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 04.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Z. Ç., vjeç 30, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Nenet 102 dhe 283/1 të Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Fier

Më datën 04.08.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen F.Z, 78 vjeçe, pasi nusja e djalit të saj, shtetasja Z.Z, 61 vjeçe, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

 

2.Më datë 04.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit: Xh.V, 55 vjeç dhe K.V, 15 vjeç, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, në fshatin Kuman, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin B.Ç, 37 vjeç.Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 04.08.2017, në aksin rrugor Lushnje–Tiranë, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Grabjanit", shtetasi M.S, 29 vjeç, banues në fshatin Syzezë, Berat, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin e drejtimit te mjetit dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë ka pësuar demtime vete drejtuesi i mjetit i cili pas marrjes se ndihmës së parë në Spitalin Lushnje është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për vlerësim.

 

Më datë 04.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për shtetasin O.I, 20 vjeç, banues në fshatin në Luz i Madh, Kavajë, pasi dyshohet se në fshatin Mizë, Divjakë duke drejtuar mjetin tip, Pezho, është përfshirë në një aksident me një motomjet tip YAMAHA, pa targa që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi P.P, 57 vjeç, banues në fshatin Remas ,Divjakë , i cili është shtruar në spitalin Lusnjë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Nga kontrolli që iu bë shtetasit P.P rezultoi në gjëndje të dehur. Nenet 291,290 të Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 04.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje për shtetasin S.D, 74 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar sekualisht shtetasen L.S, 41 vjeçe, e cila ka qënë duke ecur në rrugë.Neni 108/a i Kodit Penal.

 

2.Më datë 04.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin D.Gj, 24 vjeç, banues në Divjakë, pasi nëpërmjet telefonit ka kërcënuar vazhdimisht shtetasin E.B, 25 vjeç, banues në Divjakë. Neni 275 i Kodit Penal.  

 

Komisariati i Policisë Vlorë

Prish qetësinë publike si dhe kundërshton e godet punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë nga policia.

Më datë 04.08.2017, në Sallë Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se, në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në një hotel , një shtetas i cili ka qenë i akomoduar në hotel, ka shkaktuar prishje të qetësisë së rendit publik.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë ku kanë konstatuar një shtetas i cili ka qenë nën efektin e alkoolit (në gjendje të dehur).

Shërbimet e policisë së Rendit Publik kanë bërë shoqërimin për në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë një trajtim mjekësor, shtetasin M.S., 29 vjeç, banues në Slloveni.

Gjatë kohës që merrte trajtimin mjekësor, ka krijuar një tjetër situatë duke thyer një xham, nga i cili ka mbetur i dëmtuar në krahë një punonjës i policisë.

Gjithashtu ky shtetas ka goditur me grusht edhe punonjësin tjetër të policisë i cili e mbante nën mbikëqyrje.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të policisë, për neutralizimin e tij.

 

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ''Prishja e qetësisë publike'' dhe ''Goditje për shkak të detyrës'', parashikuar nga nenet 274 dhe 237 e Kodit Penal.

2.Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Q.M., vjeç 66, banues në Lukovë, Himarë, pasi dyshohet se në datën 01.08.2017, u konstatua se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

 

3.Më datë 04.08.2017, në lagjen “1 Maji”, u konstatua se është vjedhur banesa e shtetasit L.Rr., vjeç 20, banues në këtë lagje, ku janë marë dy televizorë . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

4.Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin H.R., vjeç 54, banues në Himarë, pasi dyshohet se në fshatin Potam, ka pushtuar tokën e shtetasit J. R., vjeç 66, banues në Himarë. Neni 200 i Kodit Penal.

5.Më datë 04.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Q.N., vjeç 60, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesë, gjatë kontrollit nga punonjësit e OSHEE, është konstatuar dëmtimi i aparatit matës të energjisë elektrike. Neni 137 i i Kodit Penal.

 

6.Më datë 31.07.2017, në vendin e quajtur Llaman, Himarë, është vjedhur navigatori i mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetases M. K., vjeç 33, banuese në Himarë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

7.Më datë 04.08.2017, shtetasi K.T., vjeç 33, banues në Tiranë, me një pajisje sportive vetjake, është ngritur në fluturim dhe në lartësinë 8 m, rrëzohet mbi një çadër, duke pësuar vetë dëmtime të lehta, pa problem për jetën. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për vlerësim.

 

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin V.B, vjeç 42, banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se më datë 03.08.2017,  në fshatin Metoq, duke drejtuar biçikletën, ka goditur mjetin  tip “Renault” me drejtues shtetasin E. B., vjeç 30, banues në Elbasan, për pasojë është dëmtuar drejtuesi biçikletës, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Neni 290 i i Kodit Penal.

 

Kundërshton dhe ushtron dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë nga policia.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të  shtetasit I.S., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi më datë 04.08.2017, në Ksamil,  ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë, i cili kishte shkuar për të zgjidhur një konflikt lidhur me një plazh publik midis shtetasit D.Z. dhe I.S.(kunati i shtetasit D.Z.) me  shtetasin F.P.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ''Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik'', parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 03.08.2017, në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar fëmija i mitur 6 muajsh, banues në Shëngjin - Lezhë, i cili ka qenë në një karrocë për fëmijë dhe gjatë lëvizjes për në banesë ka rrëshqitur. Aktualisht ndodhet në Q.S.U.T Tiranë jashtë rreziku për jeten. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim.

 

2. Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.S 47 vjeç , banues në Mërqi - Lezhë. Është konstatuar që po ndërtonte katin e dytë të shtëpisë , pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Gj.D. 76 vjeç , banues në Lezhë. Është konstatuar që po ndërtonte një çati , pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

 

4.Me datë 04.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.N. 38 vjeçe, banuese në Lezhë, sepse bashkëshorti shtetasi E.N. 44 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

 

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 04.08.2017, gjatë natës, në Kurbin, është vjedhur me thyerje lokali i  shtetasit A.K. 26 vjeç ,  ku kanë marrë 5 televizorë  dhe një shumë monetare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017, tek ish magazinat e tregtisë Mamurras - Kurbin, ka rënë zjarr në ferra e shkurre, dhe pas fikjes së zjarrit nga shërbimet zjarrëfikse,  janë konstatuar dy arka me 680 fishekë. Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 278/2 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë,  pasi ka bërë kallëzim shtetasi P.D. 78 vjeç,  banues në Mirditë , se persona të paidentifikuar i kanë dëmtuar murin rrethues. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Neni 150 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit P.M. 58 vjeç,  banues në Laç. Gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e OSHEE-së, është konstatuar se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.  Neni 137 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A. B, 50 vjec, banues në lagjen « Salo Halili », Shkodër, pasi në lagjen « Tre Herojte » Shkodër, gjate vendosjes se një tende lavashi, janë demtuar në pune duke rënë në kontakt me rrymen elektrike, punonjesit e tij, shtetasit A. H, 22 vjec, banues në lagjen « Perash », Shkoder, i cili ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut pë jetën dhe S. Sh, 21 vjec, banues në lagjen « Manush Alimani », Shkoder, i cili ndodhet në spital në gjendje të rënde. Neni 289 i Kodit Penal, në gjendje të lirë për shtetasin A. B.

 

Në vijim të komunikatës të datës 03.08.2017, për largimin nga banesa të shtetases S. G, 29 vjece , banuese në lagjen Perash, Shkodër, me datë 04.08.2017, ka shkuar në lumin Drin dhe ka tentuar të vetmbytet në ujë, me ndërhyrjen e menjehershme nga policia u bë e mundur të shpëtohet, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër.

 

Në vijim të komunikatës datë 25.07.2017, i cili bën fjalë për shpalljen në kerkim të shtetasit B. H 30 vjec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëshortes së tij, shtetases R. K. 36 vjece.Më datë 04.08.2017, u bë kapja e këtij shtetasi i cili u la në gjendje të lirë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë  04.08.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi A. N, 42 vjec, banues në lagjen Kiras, Shkoder, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Vukaj, e ka djegur në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, mjetin Mitsubishi, në pronësi të vellait tije shtetasit Gj. N, 46 vjec, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.  Nenet 134 dhe 151 të Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G. S, 50 vjec, banues në fshatin Linaj, Malësi e Madhe, pasi shtetasi I.Xh, 68 vjec, B. S, 59 vjec, banues në fshatin Linaj, ka bërë kallzim se ju ka vendosur një shteg për rrugën këmbesore duke përdorur vetgjyqesi. Neni 277 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen L.Z., 40 vjeçe, banuese në Kukës, pasi ka bërë kallzim shtetasi F.B., 45 vjeç, banues në Kukës, se bashkëshortja e tij shtetasja L.Z., ka dhjetë muaj që është larguar së bashku me vajzën e tij shtetasen F.B., jashtë territorit të Shqipërisë pa dëshirën e tij, dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e tyre. Neni 127 i Kodit Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.L., 49 vjeç, banues në Bushtricë, pasi dyshohet se po ndërtonte një objekt, pa leje në tokën e tij. Neni 199/a i K.Penal.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin F.P., 61 vjeç, banues në fshatin Bushtricë, Kukës, pasi dyshohet se po ndërtonte katin e dytë të një objekti, pa leje të organeve kompetente. Neni 199/a i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 04.08.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për ngjarje aksidentale, pasi shtetasja R.H, 30 vjeçe banuese në Dibër, dyshohet se është vetëhelmuar duke pirë helm në banesën e saj. Pasi i është dhënë ndihma e  parë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit  Peshkopi, është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për veprën penale të “Vjedhjes”, neni 134 i Kodit Penal, pasi në njësinë administrative Tomin, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një pompë uji të shtetasit K.S, 51 vjeç, banues në Peshkopi, i cili e kishte vendosur në kanalin vaditës për vaditje. Po punohet për identifikimi dhe kapjen e autorëve.

 

3.Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për veprën penale të “Vjedhjes”, neni 134 i Kodit Penal, pasi gjatë natës, në lagjen “Dobrovë” Peshkopi, është vjedhur  me thyerje shkolla 9 vjeçare,  ku është marrë një njësi kompjuterike . Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Më datë 04.08.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për veprën penale ”Përdorim me keqdashje i thirjeve telefonike”, neni 275 i Kodit Penal, për shtetasin B.T, 31 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit,  në mënyrë të përsëritur ka fyer e kanosur shtetasin L.P, 61 vjeç, banues në Dibër.

 

5.Më datë 05.08.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale  "Shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit”, neni 159/1, i Kodit Penal, për shtetasin H.M, 39 vjeç, banues në Dibër, pasi nga grupi i kontrollit të ndërmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Bashkisë Dibër është konstatuar lidhje e paligjshme nga puseta e komandimit, i cili me anë të një tubi plastik merrte ujë  për nevojat e banesës së tij.

Komisariati i Policisë Mat

 

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat , për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, neni 90 i Kodit Penal, për shtetasin K.Q, 19 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se në qytetin e Burrelit, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me grusht shtetasen M.M, 41 vjeçe, banuese në Durrës.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 04.08.2017, u  ekstradua nga Italia për në Shqipëri, shtetasi në kërkim Sh. I., vjeç 45, banues në Shupenzë, Bulqizë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, e ka dënuar me 1 vit, 11 muaj e 24 dite burg, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 140, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

 

Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R. Xh., vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi në PKK Rinas, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti bullgare e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

 

Më datë 05.08.2017, në PKK Qafë Thanë, u kap shtetasja në kërkim B.B., vjeç 25, banuese në Cërrik, shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Cërrik, pasi më datë 17.06.2016, është larguar nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë

 

Më datë 04.08.2017, në P K K Port, u kap shtetasi në kërkim,  Ë (J.) L., vjeç  17,  banues ne Bari Itali, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

 

Më datë 04.08.2017,  në SPK Kakavijë, shërbimet e kufiritkapën 3 shtetas të huaj, që tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes nga Specialisti për Migracionin, shtetasit u proceduam me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

 

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 04.08.2017, në  P K K Morinë, u kap shtetasi  E.J., vjeç 22,  banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për largim nga banesa.

 

Më datë 04.08.2017, në P KKMorinë, u kap shtetasi  në kërkim, K.P., vjeç 24, banues në Fier, pasi më datë  06.06.2017, në rrugën Mine Peza”, me anë të mashtrimit, për blerjen e një makine, i ka marrë nje sasi eurosh shtetasit  S.M,. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...