Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 06 Gusht 2017


 INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 05.08.2017, rreth orës 15:20, në fshatin Pëllumbas, është shfaqur një vatër zjarri. Punohet për fikjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:55, në fshatin Vrap, në luginën e Osmanëve, është riaktivizuar vatra e zjarrit, e cila është fikur dje. Punohet për fikjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 05.08.2017, rreth orës 20 :20, në fshatin Bulqesh, në Zall-Bastar, ka rënë zjarr në një pyll me gështenja. U njoftuan shërbimi zjarrfikës dhe emergjencave civile. Punohet për fikjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 05.08.2017, rreth orës 16:00, në fshatin Makaresh, Krujë, ka rënë zjarr e është djegur një  sipërfaqe e pyllëzuar dhe 200 rrënjë ullinj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, ora 19:30, në fshatin Radë, te “Kodra e Sallakëve”, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre e të mbjella me misër. Shërbimi zjarrfikës punon për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Informacion paraprak

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi më datë 31.07.2017, në fshatin Mbrakull, Poliçan, ka rënë zjarr, ku u dogjën rreth 1000 rrënjë ullinj, në pronësi të shtetasve V.M. 50 vjeç, M.M. 61 vjeç dhe A.D. 52 vjeç, të tre banues në Poliçan. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.Neni 151 i Kodit Penal.Më datë 06.08.2017, ora 01:15, në fshatin Drobonik, ka rënë zjarr në bllokun e qershive. Punohet për fikjen e zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Më datë 05.08.2017, rreth orës 12:45, në fshatin Ardenicë, në pyllin me pisha ka rënë zjarr, ku janë djegur 1 hektarë me pisha e shkurre. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga prekja e një dege pishe në telat e tensionit elektrik, i cili pas ndërhyrjes së mjeteve zjarrfikëse e banorëve u fik. Materialet u referuan në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Informacion paraprak.

Më datë 06.08.2017, ora 01:15, në fshatin Belishovë, Mallakastër, në pyll ka rënë zjarr, ku digjen shkurre. Forcat zjarrfikëse punojnë për fikjen e zjarrit. 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më  datë 04.08.201 rreth orës 14:00, në fushat e fshatit Ninat, Sarandë, ka rënë një vatër zjarri ku janë djegur 10 hektar shkurre dhe 30 rrënjë ullinj të shtetasit R.F., vjeç 41, banues në fshatin Metoq. Zjarri është fikur. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Më datë 05.08.2017, ora 14:10, në fshatin Markat, Konispol, në majë të malit, ka rënë zjarr, ku janë djegur 5 ha me shkurre e kullotë. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 05.08.2017, ora 14:10, në majë të malit nga ana e fshatit Zminec, Finiq, ka një zjarr masiv, aktualisht nuk përbën rrezik për njerëzit dhe banesat. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 05.08.2017, ora 16:40, në fshatin Tatzat, ka rënë zjarr, ku janë djegur 15 ha me shkurre. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Maë datë 05.08.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Blinisht, ka rënë zjarr në një kanal, ku janë djegur ferra dhe bimësi të ulëta, i cili u fik. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga hedhja e ndonjë bishti cigareje. Mterialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 05.08.2017, ora 20:25, në fshatin Mes, tek ish furra e gëlqeres, ka rënë zjarr dhe digjen shkurre. U dërguan zjarrfikëset, punohet për fikjen e zjarrit, për momentin nuk rrezikohen banesa, situata monitorohet nga shërbimet e policisë.  Informacion paraprak.

 VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:25, shtetasi F.Ç., vjeç 52, banues në Tiranë, i cili ka vuajtur nga zemra, sapo është futur në det, i ka rënë të fikët dhe në orën 15:00, ndërroi jetë në spital. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Informacion paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 05.08.2017, ora 17.30, u referuan materialet në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, pasi rreth orës 08.00, në lagjen “Ujë i Ftohtë‘‘, në plazhin e ri, shtetasit T.A., 45 vjeç, banues në Maqedoni, i kanë vjedhur çantën  ku ka patur një aparat celular, një palë syze optike dhe 150 euro, në vlerë të përgjithëshme 480 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  Kodit Penal.

Informacion paraprak

Më datë 05.08.2017, ora 21:45, në Ksamil, në Qendrën Shëndetësore, ka vdekur shtetasi polak, F. S., vjeç 66, i cili ka qenë me probleme kardiake. Mendohet vdekje nga infarkti kardiak. 


Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Më datë 05.08.2017, ora 14:30, në plazh Velipojë, aksidentalisht është mbytur në ujë fëmija me iniciale L,I, vjeç 13, banues në Mitrovicë, Kosovë, i cili ndërroi jetë në ambientet e Qendrës Shëndetësore, Plazh. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. I., vjeç 59 banues në Ersekë, pasi rreth orës 21:30, në rrugën “Ded Gjoluli”, duke drejtuar autobusin tip “Iveko” ka goditur nga pas autobusin tip “Scania” me drejtues A. T. vjeç 61, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. Xh., D. Z.,e Z. I., vjeç 51, 51 e 60 të cilët pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.


Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A., M., vjeç 57 banues në Tiranë, pasi në orën 00:30, në rrugën e Dajtit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. H., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi rreth orës 01:20, në rrugën e Dajtit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.


Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E. S., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi rreth orës 08:50, në rrugën “George Bush”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017,u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi rreth orës 09:20, në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka përplasur motorin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin S. R., vjeç 23, banues në Tiranë, me leje drejtimi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F. R., vjeç 28 banues në Durrës, pasi rreth orës 21:45, në rrugën “Ibrahim Rugova”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kymco”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M. B. 51 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Padovës Itali me Vendimin Nr.1025/2, datë 05.01.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, dënim i njohur nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës , për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.D., vjeç 26, banues në Durrës, pasi rreth orës 10:30, në rrugën “Aleksandër Goga”, duke drejtuar mjetin  tip “Fiat” është përplasur me një shtyllë të ndriçimi dhe me mjetin e parkuar tip “Volksëagen”, për pasojë është aksidentuar G.D, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Informacion Paraprak. Më datë 05.08.2017, rreth orës 05:30 në Thumanë, Krujë, shtetasi Z.T., 38 vjeç, banues në Kukës duke drejtuar mjetin "furgon mallrash" është përplasur me mjetin tip "BMV" me drejtues shtetasin V.M. 41 vjeç, banues në Maqedoni. Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit furgon, Z.T., i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë. Janë aksidentuar edhe shtetasit E.D. 34 vjeç, banues në Kukës, pasagjer në mjetin tip furgon, V. M. 12 vjeç, B. M. 9 vjeç(fëmijët e drejtuesit të mjetit tip BMË) dhe F. M. 63 vjeçe,(e ëma e drejtuesit të mjetit tip BMV) banuese në Maqedoni, pasagjere në mjetin tip BMV të cilët ndodhen ne Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen K.S., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi rreth orës 17:20, në rrugën Shkafanë-Maminas, duke drejtuar mjetin  tip “Hyundai” ka aksidentuar punonjësin e policisë në shërbim, efektiv i Stacionit të Policisë Manëz, shtetasin S. L., vjeç 50, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 05.08.2017 në lagjen "Emin Matraxhiu", një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli në pronësi të shtetasit A.Ç., 49 vjeç banues në Elbasan dhe më pas është larguar me shpejtësi me mjetin B.M.V, mjet i cili më vonë u gjet i djegur pjesërisht në lagjen "Haxhias". Në ambientet e brendshme të hotelit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një predhë armë zjarri e kalibrit 40 mm, e cila u ç’aktivizua nga njësia Anti-eksploziv, ndërsa në derën e mjetit u gjet një predhë armë zjarri me kalibër 7.62 mm. Mjeti është në pronësi të shtetasit A.D., 41 vjeç banues në Kamëz që është deklaruar i vjedhur në stacionin e policisë Golem me datë 13.07.2017. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 79/dh,22,278 dhe 150 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin G.A, 40 vjeç, pasi në fshatin Baban-Devoll, duke drejtuar mjetin motorr tip “Kembo”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.08.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.L. 32 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur ‘’Fabrika e Miellit ‘’, duke drejtuar automjetin tip volkswagen në gjendje të dehur, ka marrë në mjetin e tij shtetsin A.M. 31 vjeç, banues në Berat dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij duke e goditur me mjete të forta. Gjithashtu në rrugën ‘’Tafil Skëndo’’, ka thyer me mjete të forta xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit I.G 48 vjeç, banues në Berat. Shtetasi R.L. në momentin që patrulla e policisë i ka bërë shenjë për të ndaluar nuk është bindur. Nenet 291, 150, 89 dhe 274 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.08.2017,u arrestua në flagrancë shtetasi, E.S., vjeç 27, banues në fshatin Kreshman, pasi rreth orës 16:50, tek “Qafa e Koshovicës” u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi Q-7”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datën 05.08.2017, nga seksioni për hetimin e narkotikëve, në një banesë në qytetin e Sarandës u bë kapja e personit në kërkim H.Ç, 48 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga D.V.P. Durrës dhe është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale ‘’Prodhim e shitje e narkotikëvë”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".
Më datë 05.08.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, u paraqit shtetasi M.B si pasagjer në një autobuz duke udhëtuar për në shtetin Grek. Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, në çantën e dorës si dhe në një çantë që kishte në bagazhin e autobuzit iu gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: M.B, 34 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin T. L. vjeç 26, banues në Durrës, administrator i një shoqërie. Ky shtetas dyshohet se duke pasur leje nga Këshilli i Basenit Ujor Mat, për rehabilitimin e shtratit të lumit Mat, u kap duke dërguar materiale inerte në impiant, pa faturë tatimore, ndërkohë që materialin inert duhej ta përdorte për sistemimin e rrjedhjes se lumit, mbushjen e gropave në dy krahët e lumit.Nenet 180 , 170/a dhe 150 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Informacion paraprak
Më datë 06.08.2017, ora 07:45, në rrugën Lezhë – Balldre, mjeti Golf me drejtues shtetasin Z.N. vjeç 64, banues në Lezhë, ka përplasur shtetasen këmbësore M. M,. vjeçe 64, banuese në Lezhë , e cila ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Lezhës. Po kryhen veprimet.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe u shpall në kërkim shtetasi L. M. vjeç 26, banues në Krujë. Më datë 05.08.2017, në superstradën Lezhë – Milot, në Kryqëzim të Gajushit, duke drejtuar mjetin tip “Audi A3 ”, është përplasur me mjetin tip “Audi A4 ”, të drejtuar nga shtetasi P.P. vjeç 44, banues në Lezhë. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit "Audi A4" , shtetaset Y.M. vjeç 54 banuese në Laç, e cila ndodhet në spitalin e Traumes Tiranë, jashtë rrezikut për jetën dhe V.D. vjeç 53 , banuese në Laç, e cila ndodhet në Spitalin e Lezhës, jashte rrezikut për jetën. Pas aksidentit drejtuesi L. M. është larguar nga vendi i ngjarjes. Neni 290/2 dhe 273 Kodit Penal në ngarkim të tij. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi B. I. vjeç 24, banues në Kurbin. Nenet 301 dhe 305/b të Kodit Penal në ngarkim të tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet hetimore Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasin L. Ll. 24 vjec, banues në Tiranë, Rruga Qemal Stafa, (i dënuar për përdorues droge) sepse në ora 07:00, në një banesë të një të afërmi të tij në fshatin Berdicë, Shkodër, gjatë kontrollit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një lëndë e bardhë, në formë kokrrize, pa aromë e cila pas peshimit rezultoi se është 0,2 gr, i cili deklaron se ka qenë përdorues dhe medikamentet i përdor në kohë krizash.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T. P, 52 vjec, banuesenë Velipojë, sepse në orën 21:00, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Velipojë plazh, rruga e Vilunit, në marketin në pronësi të këtij shtetasi është konstatuar se mbushte lëndë djegëse gaz, aktivitet për të cilin nuk është i rregjistruar në organet tatimore. Vepra penale "Fshehje e te ardhurave", Neni 180 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M. K., 24 e 26, banues në Tiranë, pasi rreth orës 02:30, në rrugën Golem-Kavajë, në mjetin tip “Renault”, në përdorim nga shtetasi M. K., në çantën e shpinës shtetasit A. P., ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 5.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 300 Kodit Penal.

IV. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.08.2017, gjatë natës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kioskën e shtetases E. Q., vjeç 19, banuese në Tiranë, kanë vjedhur disa paketa dhe nje sasi lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, rreth orës 13:30, në rrugën “Bajram Curri”, në ambientet e  zyrave të një kompanie kanë vjedhur dy laptopë dhe një celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2.
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit e mitur me iniciale E. Sh dhe H. Gj, vjeç 16 e 15, banues në Tiranë, pasi më datë 04.08.2017, rreth orës 20:30, në rrugën “Babë Rrexha”, i kanë vjedhur portofolin shtetases M. K., vjeçe 52, banuese në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V. L.,vjeçe 44 banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti L. L. vjeç 51 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3.
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. P., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në orën 09:30, në rrugën “Josif Pashko”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës, 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, rreth orës 12 :45, në rrugën “Don Bosko”, në kompleksin e ndërtimit  me administrator shtetasin R. B., vjeç 57, banues në Tiranë, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një kontenier, ku janë djegur disa pajisje elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si ngjarje aksidentale. 

Më datë 04.08.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim M. H., vjeç 34 banues në fshatin Laknas, pasi Gjykata e Rrehit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e siguris “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

 Më datë 05.08.2017,  u kap shtetasi në kërkim E. J., 22 banues në Tiranë, pasi më datë 31.07.2017, është larguar nga banesa, i cili deklaron se ishte larguar me dëshirën e tij në Kosovë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia M. R., vjeçe 34, banuese në Kodër Kamëz, pasi  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës I. R.,28 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F. T., vjeçe 64, banuese në rrugën “Selaudin Zorba”, pasi në banesë, po kryente punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, rreth orës 13:00, shtetasi I.M., vjeç 52, banues në Tiranë, kallëzon se, i është larguar nga banesa nëna, E. M., vjeçe 83 e cila rreth orës 23:00, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. S., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në rrugën e “Saraçëve”, në mjetin tip “Nisan”, të shtetasit A. Q. 44 vjeç, banues në Tiranë, ka vjedhur kasetofonin. Punohet për kapjen e A. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Xh., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi më datë 03.08.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. Xh.,vjeçe 52, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Neni 130/a i Kodit Penal. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqër Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. K., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi rreth orës 21:40, në rrugën “4 Dëshmorët”, ka kanosur shtetasin E. H., vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes F. Sh., vjeçe 35, me arsim të lartë, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Neni 130/a i Kodit Penal. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Nr. 5.
Më datë 05.08.2017, rreth orës 15:00, në spital ka shkuar shtetasja B. S., vjeçe 30, banuese në Tiranë, e cila në gjendje depresioni, ka konsumuar medikamente mjekësore e ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D. P., vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi më datë 04.08.2017, rreth orës 21:00, në Kamëz, duke hedhur dru në oborrin e banesës, ka dëmtuar mjetin tip “Foristradë” të shtetasit G.P., vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. M., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi rreth orës 17:00, në Kamëz, ka kanosur me një pistoletë lodër, shtetasin D. O., vjeç 43 banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6.
Më datë 04.08.2017, rreth orës 09:05, në fshatin Ndroq, tek Kodra e Qelës, ka rënë zjarr në kabinën elektrike, për pasojë janë djegur pemë, shkurre dhe disa rrënjë ullinj që i përkasin banorëve të zonës. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë  05.08.2017, rreth orës 15:00, në bregun e lumit Erzen, poshtë Urës së Beshirit është gjetur pa jetë shtetasi B. I., vjeç 59, banues në Tiranë. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit GJyqësor Tiranë, për shtetasin F. A., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në bregun e lumit Erzen, ka vjedhur pompën e shtetasit E. D., vjeç 35, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, rreth orës 03:30, në rrugën Tiranë-Ndroq, pranë një lokali, ka marrë zjarr në ecje, mjeti tip “Volksvagen” i drejtuar nga shtetasi F. Sh. vjeç 23, banues në Tiranë, për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L. K., vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi rreth orës 12:30, në rrugën “Llazi Miho”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë Bashkiake për të liruar trotuarin. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, rreth orës 00:05, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “Volksëagen” të shtetasit B. A., vjeç 36, banues në Tiranë, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K. K., vjeç 35, pasi rreth orës 22:00, në Vorë, në një dyqan celularësh, ka goditur me shkop bejsbolli shtetasin Sh. Z., vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal. 

Më datë 05.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.B., vjeç 34, pasi e kunata V. B., vjeçe 51 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G. S., vjeç 23 banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës S. S., vjeçe 19,  të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Punohet për kapjen e G. Neni 130/a i Kodit Penal. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqër Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R. B., vjeç 36, banues në Kavajë, pasi, në ambientet e spitalit, për shkak të detyrës ka kanosur mjekun A. B., vjeç 47, banues në Kavajë. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasit K.K., e A.K., vjeç 24 e 19, banues në fshatin Gosë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj shtetasit F. K., vjeç 27, banues në fshatin Gosë. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Durrës,për shtetasit A. Sh. 53 vjeç, banues në Shetaj, Durrës dhe N.S. 57 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi në fshatin Shetaj janë kapur duke ndërtuar pa leje themelet e një objekti në tokën e shtetasit A. Sh. Neni 199/a dhe 199/b i Kodit Penal.

Me datë 04.08.2017, në vijim të komunikatës së datës 04.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R. B., 51 vjeç, banues në fshatin Katund, Sukth, pasi më datë 03.08.2017, në banesë, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë vëllain e tij, shtetasin H. B. 68 vjeç, banues Katund Sukth. Neni 130/a/2 i K.P.

Më datë 04.08.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit H.B.33 vjeç, banues në Berat dhe D. T. 23 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.11, Durrës për motive te dobëta kanë goditur me grushta dhe me një send hekuri, shtetasin B. N., 19 vjeç, banues në Durrës. Neni 89 e 25, i Kodit Penal.

Në vijim të njoftimit të datës 02.08.2017, është ndaluar shtetasi A.G. 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.1 Durrës ka vjedhur mjetin tip Opel Corsa. Më datë 04.08.2017, në lagjën Nr.18 Durrës, u gjet mjeti në gjëndje të rregullt dhe i pa dëmtuar. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A. D. 41 vjeçe, banuese Katund i Ri, Durrës, pasi xhaxhai i saj, shtetasi R. B. 51 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Më datë 04.08.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R. J., 24 vjeç, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj, shtetasi A.J. 35 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Komisariati i Policisë Krujë
Informacion Paraprak
Më datë 05.08.2017, rreth orës 04:00, në Burgun e Zaharisë, shtetasi i dënuar, I.R. 69 vjeç, nuk është ndier mirë në frymëmarrje dhe është çuar për ndihmë mjëkësore në Krujë, ku ka ndërruar jetë.

Më datë 05.08.2017, ora 11:30, shtetësia V.P, vjeçe 47, banuese në fshatin Miliska, pasi rreth orës 05:00, i është larguar nga banesa vajza D.P, vjeçe 13, e cila rreth orës 17:00, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan

 Më datë 06.08.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.L., 32 vjeç banues në Kamëz pasi më datë 05.08.2017 në lagjen "28 Nentori", është prezantuar me një dokument policie i cili nuk është i rregullt. Neni 247 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 05.08.2017, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, shtetasja B.B., 25 vjeçe banuese në Cërrik, larguar nga banesa më datë 17.06.2016, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 05.08.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.Xh., 42 vjeç banues në fshatin Spathar, pasi më datë 04.08.2017, në fshatin Spathar, dyshohet të ketë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin S.M., 32 vjeç banues në fshatin Spathar.Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 05.08.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S. Sh., 33 vjeç banues në fshatin Kokël, pasi dyshohet të ketë plagosur lehtë me grusht për motive të dobëta shtetasin N.M., 52 vjeç, banues në fshatin Kokël. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.08.2017, në aksin rrugor Korçë- Bilisht, në afërsi të fshatit Belortajë, në ecje e sipër ka marrë zjarr mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin A.B, 49 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë nga një masë në sistemin elektrik të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë për "Ngjarje aksidentale".

Më datë 05.08.2017, në fshatin Pustec, Korçë, në afërsi të një kishe, shtetasi S.A, 44 vjeç, ka gjetur një armë automatik, si edhe 420 copë fishekë. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, në lagjen nr 3 në Korçë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases E.N, 34 vjeçe, ku persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, në lagjen nr 3 në Korçë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin disa kabllo elektrike në një kishë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, në fshatin Boboshticë, Korçë, është tentuar të vidhet me thyerje banesa e shtetasit N.P, 66 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.08.2017, në Spitalin e Pogradecit është çuar nga familjarët i vetëhelmuar me pesticide, shtetasi H.C, 72 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen E.Z. 26 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në banesën e shtetases S.M. 29 vjeçe, banuese në Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 05.08.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.I. 29 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit B.I. 59 vjeç, banues në Kuçovë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.08.2017, ora 08:15, në fshatin Suk 2, Rroskovec, në vendin e quajtur “Rruga e argjinaturës”, shtetasi Rr.H, 76 vjeç, banues në fshatin Suk 2, duke udhëtuar me një karrocë e tërhequr nga kafshë(gomar), aksidentalisht ka rënë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 05.07.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi A.G, 43 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, pasi në banesë, në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.D, 29 vjeçe. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017 ora 18.30, ka vdekur në banesë shtetasi A.B, 40 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier, pasi nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka rënë në kontakt me korentin duke rregulluar pompën e ujit në banesë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, 27 vjeç, banues në fshatin Kreshman, Fier, pasi në aksin rrugor Fier - Vlorë në vendin e quajtur qafa e Koshovicës u kap duke drejtuar mjetin tip Audi Q-7, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, u referuan matrialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin L.L, 63 vjeç, banues në lagjen “Naftëtari”, Patos, pasi në fshatin Verri, në ofiçinën e tij është aksidentuar duke salduar shtetasi Gj.M, 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” Fier. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Fuel thieves “. Policia arreston grabitësin e disa karburanteve me armë e dhunë, të ndodhura ditët e fundit në disa qytete të vendit. Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkërendim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Fier, Berat dhe Elbasan, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor "Fuel thieves “ për zbulimin dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte me një automjet tip “HONDA”, të marrë me qera dhe nën kërcenimim e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente “Vjedhje me dhunë” dhe “Vjedhje me armë” kryesisht në pikat e karburantit në akset rrugore të këtyre qarqeve si dhe në dyqane bizhuterish, ku brenda 3 diteve të fundit arriti të kryente 7 (shtatë) vjedhje më armë e dhunë. Pas një pune hetimore intensive dhe profesionale, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat tekniko shkencore për të vërtetuar veprimtarinë e tij kriminale, të kryer nga Komisariati i Policisë Lushnje, Kavajë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, u bë i mundur identifikimi dhe vendndodhja e personit të dyshuar si autor i këtyre ngjarjeve.Si rezultat i operacionit të zhvilluar në Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
A.P, 41 vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas është i njohur si person me precedente të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie. Gjithashtu ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.

Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhë me armë një argjendari në qytetin e Lushnjës. Konkretisht:

Në datën 01.08.2017, rreth orës 22:00, në fshatin Portëz, Fier, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

Në datën 02.08.2017, rreth orës 14:18, ka kryer vjedhjen me armë (pistoletë) të mbetur në tentativë të një argjendarie në qytetin e Lushnjës.

Në datën 02.08.2017, nën kërcënimin e një arme (pistoletë) ka tentuar të vjedhë një pikë karburanti në qytetin e Cërrikut.

Në datën 03.08.2017, rreth orës 22:15, ka kryer vjedhje me armë (pistoletë) të një pike karburanti në Maminas, Durrës.

Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:08 në fshatin Bardhas, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:12, në fshatin Karinë, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

Në datën 04.08.2017, në orën 05:25, në Rrogozhinë, ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një arme, një tjetër pikë karburanti.

Nga hetimet e kryera rezultoi se autori i këtyre veprave penale, në momentin e kryerjes së grabitjeve, targat e automjetit i mbulontë me shirit natriban me qëllim që të mos identifikohej para këtyre subjekteve.

Gjithashtu më datën 26 Qershor 2017 në Berat, ky shtetas së bashku me vëllain e tij kërcënojnë për marje pasurie një shtetas, (vepër për të cilën vëllai është arrestuar, ndërsa ky shtetas u shpall në kërkim).

Kapja e këtij personi është bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe më pas është transportuar për në Lushnjë ku dhe janë kryer veprimet për arrestimin e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtij shtetasi.

Njëkohësisht po vijon puna në bashkëpunim me partnerët tanë në Itali, Belgjikë e Greqi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij personi.


Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 05.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin J.H, 29 vjeç, banues në Divjakë pasi në fshatin Xeng, Divjakë, u kap duke ndërtuar pa leje në katin e dytë të lokalit në pronësi të tij. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë, Vlorë
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.K, vjeç 74, banues në Vlorë, pasi rreth në orën 14:00, në lagjen ‘’Bashkimi’’, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.G., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi rreth orës 04. 30, në lagjen Nr. 1, Sarandë është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.G., 21 vjeçe, dhe vjehrrit të tij, E.G., 48 vjeç, banues në Prishtinë, gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Zh., 17 vjeç, banus në Breme,  Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta shtetasin D.G., 54 vjeç, banus në Prishtinë si  dhe shtetasin A.G., 26 vjeç, banus në Obiliq Kosovë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë. Neni 130/a/1, 89 Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, sepse më datë 04.08.2017, ora 14.00, në fushat e fshatit Ninat, Bashkia Konispol, ka rënë një vatër zjarri ku janë djegur rreth 10 hektarë tokë me shkurre e barishte si dhe janë dëmtuar 30 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit R.H., 41 vjeç, banues në Sarandë, dhe zjarri është fikur. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Më datë 05.08.2017, në qëndrën shëndetësore Ksamil është shoqëruar nga familjarët  shtetasi polak F.S., 66 vjeç i cili ka qënë me probleme kardiake ku ka ndërruar jetë.

Më datë 06.08.2017, njoftohet për një vatër zjarri në fshatin Shalës, Bashkia Konispol, lagjia “Barçe” ku digjen bar dhe shkurre.

Më  datën  05.08.2017,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  S.S., 26 vjeç, banues në  Xarrë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij i markës në rrugën Markat, “Ura e Shalësit”, Konispol ju gjetën 5 gr. lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Sarandë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, sepse në datë 05.08.2017, rreth orës 02.05, në fshatin Metoq, Sarandë në afërsi të kishës, shtetasi G.K., 53 vjeç, banues ne fshatin Metoq, Sarandë, ka goditur me sende të forta vjerrin e tij shtetasin Sh.A., 69 vjeç, banues në Gjirokastër. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  A.Rr., 19 vjeç, Sarandë, sepse më datën 05.08.2017, në lagjen Nr.4, në rrugën “Baba Rexhepi" është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Mercedes Benz". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.  Neni 291  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi në datën 05.08.2017, ora 16.40, në Njësinë Administrative Vergo, në fshatin Tatëzat, “Mali i Lucës” ka rënë zjarr, ku janë djegur rreth 15 ha me shkurre. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Informacion Paraprak: Rreth orës 18:15, në spitalin e Gjirokastrës, është paraqitur e shoqëruar nga familjarët për ndimë mjeksore shtetasja F.Gj, 23 vjeç, banuese në Gjirokastër e cila ka konsumar një sasi medikamentesh, për momentin është jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Tepelenë
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen V.Sh, 55 vjeçe, banuese në fshatin Krahës 1, Memaliaj, pasi:
Në datën 04.08.2017, duke djegur disa barishte pranë ullinjëve të saj, si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj të banorëve të tjerë. Neni 161 i Kodit Penal.

Në datë 05.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pasi shtetasi Sh.M, 53 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj, ka bërë kallëzim se në datën 05.08.2015, tre persona të maskuar dhe të pa indetifikuar duke u hequr si të njohur, i kanë hyrë në banesë pa pëlqimin e tij duke kontrolluar dhe pastaj janë larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Në datën 05.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin K.B, 19 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se ka prerë kabllot e sistemit të ndriçimit të lulishtets së qytetit në disa kuti shpërndarëse. Neni 150 i Kodit Penal.

Në datë 05.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasit T.M, 50 vjeç dhe F.B, 33 vjeç, banues në fshatin Rapckë, Përmet, pasi rreth ores 07:30, në qëndër të fshatit, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta.Neni 90 i Kodit Penal.

Informacion Paraprak.
Në datë 06.08.2017, në fshatin Kutal, Përmet në banesën e shtetases R.G ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe ai zjarrfikës të cilët bënë të mundur fikjen e tij. Nga këqyrja e vëndit të ngjarjes u konstatua se shkaku i rënies së zjarrit ishte rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit dhe për pasojë në kuzhinë pati dëme materiale në pajisje dhe orendi.

Komisariati i Policisë Lezhë
Me datë 05.08.2017, në Balldre, Lezhë, në banesë, shtetësia A.P.(N.), vjeç 25, ka konsumuar 15 tableta Paracetomol dhe ndodhet në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 05.08.2017, në Lezhë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasja D.K. vjeç 57, e cila ndodhet në spitalin Toksikologjik Tiranë, jashte rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 05.08.2017, ora 18:00, në fshatin Blinisht - Lezhë, ka rënë zjarr në një kanal, ku ka patur ferra dhe bimësi të ulta. Më ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës zjarri është shuar pa dëme në kultura bujqesore dhe banesa. Nga veprimet e kryera rezulton se shkaku i rënies së zjarrit, nuk ka qënë i qëllimshëm. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Gj.P. vjeç 64, banues në Lezhë, sepse për motive pronësie toke, ka kanosur me fjalë shtetasin N.Ç. vjeç 53, banues në Balldre. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin L.S. vjeç 37, banues në Laç. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 05.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.Ll., vjeç 29, banues në Mirditë, sepse vëllai B.Ll. vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe punohet për identifikimin e kapjen autorëve, sepse me datë 04.08.2017, gjatë natës kanë vjedhur banesat e shtetasve E. B. 50 vjec, A.B. 31 vjec, të dy banues në lagjen Ahmet Haxhija. Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se janë vjedhur bizhuteri si dhe një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L. Ll. 24, banues në Tirane, sepse  shtetasja A. S. 49 vjece, banuese në Gjermani, ka bërë kallzim, ku dyshon se nipi i saj i ka vjedhur banesën në fshatin Berdicë, Shkodër, ku ata qëndrojnë sëbashku, ku i ka marrë shumen prej 50 Euro, 3000 lekë të reja, dy çanta, një fshesë me korent. Neni 134 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L. Ll. në gjendje të lirë.

Më datë 05.08.2017, në vendin e quajtur plazh Velipojë, Njesia Velipojë, Shkodër, ka gjetur vdekjen duke u mbytur në det, shtetasi L. I. 13 vjec, lindur e banues në Mitrovicë, Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme për këtë ngjarje aksidentale.

Më datë 05.08.2017, në fshatin Hot i Ri, njësia administrative Rrethina, Shkodër, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi K. Ç. 18 vjec, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen S. N, 23 vjece, banuese në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, sepse pranë spitalit rajonal Shkodër, lagjia “Skënderbeg”, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin S.Z, 40 vjec, banues në lagjen “Tre Heronjtë” Shkodër. Neni 84 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin P.G., vjeç 35, banues në fshatin Nangë, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin H.M., vjeç 39, banues në fshatin Renxë, pasi rreth orës 12:30, nga grupi i kontrollit të Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizimeve Dibër, u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme në tubacionin e ujësjellësit të qytetit. Neni 159/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 05.08.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë Rrethi Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Z.V., vjeç 40, banuese në Tiranë pasi në P. K. K. Rinas, në  dalje, iu gjet një kartë identiteti dhe një kartë sanitare italiane, që dyshohen të falsifikuara. Neni 189/2 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 05.08.2017, në P K K Kapshticë, u kap shtetasi P.N., vjeç 47, banues në Qerret, Pukë, pasi më datë 20.01.2017, është larguar nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 05.08.2017, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Kakavijë - Gjirokastër, afër kthesës  së fshatit  Kordhoc, janë kapur shtetasit sirianë nga vendet “mena”, A. H.,  A. A., M. A., e A.S., vjeç 30, 27, 18, 32 e 29, të cilët më datë 04.08.2017, te “Mulliri”, kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të intervistimit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 05.08.2018, u kap shtetasi M.B.,  vjeç 34, banues në Shënkoll Lezhë, pasi në P K K Kakavijë, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 1.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/a  i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, ora 22:25, në afërsi të ish Postës së Mullirit, shërbimet e S P K Kakavijë, kanë kapur 3 shtetas të huaj, 2 algjerianë dhe 1 sirian, të cilët u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...