Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Fuel thieves“

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Fuel thieves “ (per video klikoni mbi link)thieves001

Policia arreston grabitësin e disa karburanteve me armë e dhunë, të ndodhura ditët e fundit në disa qytete të vendit.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkërendim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durres, Fier, Berat dhe Elbasan, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor "Fuel thieves “ për zbulimin dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte me një automjet tip “HONDA”, të marrë me qera dhe nën kërcenimim e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente “Vjedhje me dhunë” dhe “Vjedhje me armë” kryesisht në pikat e karburantit në akset rrugore të këtyre qarqeve si dhe në dyqane bizhuterish, ku brenda 3 diteve të fundit arriti të kryente 7 (shtatë) vjedhje më armë e dhunë.

Pas një pune hetimore intensive dhe profesionale, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat tekniko shkencore për të vërtetuar veprimtarinë e tij kriminale, të kryer nga Komisariati i Policisë Lushnje, Kavajë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rëna në Policinë e Shtetit, u bë i mundur identifikimi dhe vendndodhja e personit të dyshuar si autor i këtyre ngjarjeve.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar në Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-A. P., 41 vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas është i njohur si person me precedente të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie.

Gjithashtu ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.

Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhë me armë një argjendari në qytetin e Lushnjes.

Konkretisht:

1.Në datën 01.08.2017, rreth orës 22:00, në fshatin Portëz, Fier, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

2.Në datën 02.08.2017, rreth orës 14:18, ka kryer vjedhjen me armë ( pistoletë ) të mbetur në tentativë të një argjendarie në qytetin e Lushnjes.

3.Në datën 02.08.2017, nën kërcënimin e një arme ( pistoletë) ka tentuar të vjedhë një pikë karburanti në qytetin e Cërrikut.

4.Në datën 03.08.2017, rreth orës 22:15, ka kryer vjedhje me armë ( pistoletë ) të një pike karburanti në Maminas, Durrës.

5.Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:08 në fshatin Bardhas, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

6. Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:12, në fshatin Karinë, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

7. Në datën 04.08.2017, në orën 05:25, në Rrogozhinë, ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një arme, një tjetër pikë karburanti.

Nga hetimet e kryera rezultoi se autori i këtyre veprave penale, në momentin e kryerjes së grabitjeve, targat e automjetit i mbulontë me shirit natriban me qëllim që të mos identifikohej para këtyre subjekteve.

Gjithashtu më datën 26 Qershor 2017 në Berat, ky shtetas së bashku me vëllain e tij kërcënojnë për marje pasurie një shtetas, (vepër për të cilën vëllai është arrestuar, ndarsa ky shtetas u shpall në kërkim).

Kapja e këtij personi është bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe më pas është transportuar për në Lushnje ku dhe janë kryer veprimet për arrestimin e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vprimtarie kriminale të këtij shtetasi.

Njëkohësisht po vijon puna në bashkëpunim me partnerët tanë në Itali, Belgjikë e Greqi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij personi.

thieves002

thieves003

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...