Kakavije, arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

Kakavije. kakavije001

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

Në datë 05.08.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije u paraqit shtetasi M. B. si pasagjer në një autobuz duke udhëtuar për në shtetin Grek

Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, në çantën e dorës si dhe në një çantë që kishte në bagazhin e autobuzit iu gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar

narkotike Cannabis Sativa.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. B., 34 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

 

kakavije002

kakavije003

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...