Tiranë, finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Poker".

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Poker" (per video klikoni mbi link) poker 002

Zbardhet tentativa e vrasjes, e ndodhur te "Komuna e Parisit".

Arrestohet ekzekutori i tentativës së vrasjes së shtetasit M. H. dhe 3 bashkëpunëtorët e tij

Sekuestrohet një mjet dhe disa aparate celularë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në sajë të një hetimi të

mirëfilltë disa ditor, me metoda speciale të hetimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tentativës së vrasjes të ndodhur më datën 03.08.2017 në rrugën "Sulejman Delvina" te Komuna e Parisit, Tiranë.

Falë këtyre veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur lokalizimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë

Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zjvilluan operacionin policor të koduar "Poker", ku u bë arrestimi i shtetasve

të mëposhtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës dhe konkretisht:

- D. Rr.,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.

- K. K., ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.

- I. Q., ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.

- A. Xh., ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi:

Më datë datë 03.08.2017, rreth orës 19:40, në rrugën "Sulejman Delvina", shtetasi D. Rr., duke lëvizur me mjetin tip "BMW X5", së bashku me shtetasit K. K., dhe I. Q., për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Benz", ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi M. H., 25 vjeç, i njohur ndryshe si L. H, jashtë rrezikut për jetën.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
- Mjeti tip "BMW X5".
- 3 aparate celularë.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për shtetasit Dejvis Rrustemaj, K. K. dhe I. Q. për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe për shtetasin A. Xhl, për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit", parashikuar nga neni 302 i Kodit.

poker 001

poker 003

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...