Durrës, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Durrës, më 05.08.2017.Policia-durres

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Narkotikët ndalojnë një shtetas I dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg për veprën penale" Trafikimi  i narkotikëve e kryer në bashkëpunim".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

• M.B 51 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Padovës Itali me Vendimin Nr.1025/2, datë 05.01.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, dënim I njohur nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës , për veprën penale
"Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

Arkiva

Janar 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...