Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës 07 Gusht 2017

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.Stema Policia

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 77 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 22 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 6 persona për narkotikët dhe Krimin Ekonomik e Financiar.

20 persona në flagrancë për Vjedhje, Dhunë në familje, Kundërshtim punonjësi të Policisë dhe Prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Janë kapur 21 persona në kërkim.
7 persona per Krime ndaj personit.
1 person për veprën penale "Përndjekja".

Janë sekuestruar rreth 189 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 3 armë zjarri, 430 fishekë, 3 kapsolla detonatore, 1 granatë me ndezës, 1 predhë arme zjarri, 600 gr lëndë plasëse (tritol) si dhe 3 fitila zjarrpërcjellës.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 149 persona.

Po gjatë fundjavës janë finalizuar operacionet e mëposhtme:
1- Vlorë
Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar "BYPASS".
Sekuestrohen 75 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë pronarja e banesës ku u sekuestrua lënda narkotike, si dhe shpallet në kërkim djali i saj
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me "Delta" Forcën, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në një banesë në lagjen "Kushtrimi" mund të kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar "BYPASS".

2-Këlcyrë, Përmet
Operacion antidrogë i koduar "LIMARI".
Sekuestrohen 107 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Shpallen në kërkim policor dy persona.
Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër zhvilluan operacionin antidrogë "LIMARI".
Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur "Ferra e Kuqe", në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

3-Shkodër
Operacion i koduar "Nicaj"
Sekuestrohen armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore e municione luftarake.
Sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Në bazë të informacioneve policore të marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjëshme, se një shtetas në fshatin Nicaj dispononte armë zjarri, lëndë eksplozive, municione luftararake, dhe drogë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë zhvilluar operacionin e koduar "Nicaj".

4- Policia e Shtetit
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Fuel thieves “
Policia arreston grabitësin e disa karburanteve me armë e dhunë, të ndodhura ditët e fundit në disa qytete të vendit.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkërendim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durres, Fier, Berat dhe Elbasan, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor "Fuel thieves “ për zbulimin dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte me një automjet tip “HONDA”, të marrë me qera dhe nën kërcenimim e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente “Vjedhje me dhunë” dhe “Vjedhje me armë” kryesisht në pikat e karburantit në akset rrugore të këtyre qarqeve si dhe në dyqane bizhuterish, ku brenda 3 diteve të fundit arriti të kryente 7 (shtatë) vjedhje më armë e dhunë.
Pas një pune hetimore intensive dhe profesionale, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat tekniko shkencore për të vërtetuar veprimtarinë e tij kriminale, të kryer nga Komisariati i Policisë Lushnje, Kavajë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rëna në Policinë e Shtetit, u bë i mundur identifikimi dhe vendndodhja e personit të dyshuar si autor i këtyre ngjarjeve.

5-Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Poker"
Zbardhet tentativa e vrasjes, e ndodhur te "Komuna e Parisit".
Arrestohet ekzekutori i tentativës së vrasjes së shtetasit M. H. dhe 3 bashkëpunëtorët e tij
Sekuestrohet një mjet dhe disa aparate celularë.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në sajë të një hetimi të mirëfilltë disa ditor, me metoda speciale të hetimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tentativës së vrasjes të ndodhur më datën 03.08.2017 në rrugën "Sulejman Delvina" te Komuna e Parisit, Tiranë.
Falë këtyre veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur lokalizimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë
Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zjvilluan operacionin policor të koduar "Poker", ku u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...