Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 Gusht 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 05.08.2017, në fshatin Shpat-Vrap, në lagjen Osma, ka rënë zjarr në një pyll, ku si pasojë janë djegur 5 ha me pisha dhe 5 rrënjë ullinj. Materialet u referuan në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.08.2017, në Dajt, poshtë antenave, në krah të Krujës, është riaktivizuar një vatër zjarri. Janë njoftuar zjarrfikëset dhe emergjencat civile. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 05.08.2017, në faqen e kodrës të tunelit Tiranë-Elbasan, ka rënë zjarr, i cili ka marrë përmasa të mëdha dhe është duke iu afruar disa banesa në fshatin Mam, në Fushë Derr. Janë njoftuar zjarrfikëset dhe emergjencat civile. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 06.08.2017, në fshatin Mengaj, Helmas, Kavajë, në një pyll me pisha është shfaqur një vatër zjarri. Zjarrfikëset e kanë të vështirë ndërhyrjen. U njoftuan emergjencat. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 06.08.2017, në një pyll me pisha të fshatit Zallbastar, u konstatua një vatër zjarri. U njoftua shërbimi i zjarrfikëseve për fikjen e tij.

Më datë 06.08.2017, në fshatin Tapizë, në vendin e quajtur “Kodër Hoxhë”, ka rënë zjarr ku janë djegur ferra në anë të rrugës. Nga veprimet e kryera rezulton se, një i mitur, vjeç 11, banues në Tapizë, duke luajtur me fëmijë të tjerë, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarrin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.08.2017, në Kodër-Kuqe rruga “Halit Haxhia”, ka rënë zjarr në një kalçeto në ruajtje nga shtetasi J.H, vjeç 25, banues në Paskuqan, për pasojë është dëmtuar mbulesa rrethuese dhe tapeti plastik i fushës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.U, vjeç 22, banues në fshatin Krrabë, pasi dyshohet se, mbi tunelin e Krrabës, i ka vënë zjarrin pyllit ku janë djegur 15 ha bimësi. Me cilësinë e provës materiale u gjetën dhe bllokuan bidonë benzine dhe lëndës mishel. Neni 206/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 06.08.2017, në fshatin Halil, Krujë, ka rënë zjarr në pronën e shtetasit D.B, ku janë djegur 250 rrënjë ullinj. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe mjetet zjarrfikëse. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 06.08.2017, në fshatin Radë, ka rënë zjarr në kodër, në afërsi të lagjes Haxha, ku po digjen ferra, shkurre dhe ullinj, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe mjetet zjarrfikës. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 06.08.2017, në Njësi Administrative Poroçan, Gramsh, në një kodër me shkurre ka filluar një vatër zjarri. Janë dërguar shërbimet e Emergjencave, por terreni është  i vështirë për zjarrfikëset. Punohet për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 06.08.2017, në fashtin Rromës, Hekal, Mallakastër, në vendin e quajtur “Usnova”, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe rrezikohen të digjen ullinj. Në vendngjarje është dërguar zjarrfikësja. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 06.08.2017, në fshatin Zminec, Sarandë, pranë varrezave të fshatit, ka rënë një vatër zjarri ku digjen shkurre e barishte. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 06.08.2017, në malin e fshatit  Borsh, Himarë, kanë rënë dhe po përhapet një vatër zjarri, ku digjen bimësi e shkurre. Nga shërbimet e policisë me banorët, punohet për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 06.08.2017, në Rrasfik, Rubik, Mirditë, në afërsi të varrezave, në një zonë me shkurre ka rënë zjarr, kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, si dhe janë njoftuar emergjencës civile. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 06.08.2017, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gallatë, Milot, Kurbin, ka rënë zjarr, ku për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikës. Zjarri ka ardhur nga një zonë e Matit, vatër e cila është e aktivizuar prej tre ditësh. Nuk ka rrezik për banesat. U njoftuan Emergjencat Civile. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 03.08.2017, në mes të fshatrave Kaçinarë dhe Kushnen, në një zonë të pyllëzuar, ka rënë zjarr në rreth 3 ha me shkurre dhe pisha, zjarr i cili është shuar më datë 06.08.2017. Nga veprimet e kryera rezulton se në rreth 2 ha zjarri ka qenë sipërfaqësor ndërsa në 1 ha janë djegur një sasi pisha e dushk. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënjës së zjarrit, identifikimin e kapjen e autorit. Neni 206/a të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, në një zonë pyjore të fshatit Zhejë, Kurbin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe 1 ha, si pasojë ka patur dëm sipërfaqësore të shkurreve. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënjës së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 06.08.2017, në  faqen e malit në fshatin Vajush, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr, i cili i favorizuar nga era ka përparuar në malin e Podgores, Dragovojes dhe luginën e Egçit, ku digjen barishte. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Informacion paraprak
Më datë 05.08.2017, në fshatin Trodh, Njësia Ulëz, bashkia Mat, zjarri në malin e Madheshit, është pranë shtëpive të banimit.

Më date 06.08.2017, në fshatin Karice, njësia Baze, ka nisur një vatër e re zjarri ku digjen ferra e shkurre. Janë nisur zjarrfikësja drejtoria e shërbimit pyjor si dhe forcat e policisë. Punohet për shuarjen e zjarrit.


Më datë 06.08.2017, në pyjet ne malin e Benes, Klos, ka nisur një vatër e re zjarri, për shkak te terrenit nuk futet zjarrfikësja, shërbimi pyjor si dhe forcat e policisë janë nisur ne vendin e ngjarjes janë njoftuar dhe emergjencat civile. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 06.08.2017, në fshatin Vrenjt, Kastriot, në pronën e shtetasit N.Sh, vjeç 56, banues në Vrenjt, ka rënë zjarr, ku janë djegur 500 m² tokë e mbjell me misër. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë nga kushtet atmosferike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si ngjarje aksidentale.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 06.08.2017, gjatë natës në lagjen nr. 13 plazh, pranë banesës, shtetases C. P, vjeç 22, banuese në Goteborg, Suedi, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim, pasi dyshohet se më datë 05.08.2017, në Ksamil, në një banesë me qira, është gjetur nga familjarët i vdekur shtetasi polak V. Z, vjeç 66, banues në Poloni. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 06.08.2017, në lagjen ‘’28 Nëntori’’, në plazh rruga ‘’Dhimitër Konomi’’, shtetases V. L, vjeç 59, banuese në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin, një celular, një unazë floriri dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 06.08.2017,  u  arrestuan në flagrancë shtetasit K.M. e Xh.L, vjeç 26 e 29, banues në Udine, Itali e Shkodër, pasi në Plazh Velipojë, në hotel, kanë vjedhur një shumë lekësh në dhomën e shtetases M.P, vjeç 27, banuese në Tiranë. Neni 134/2 të Kodit Penal.

III. DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimet ndaj jetës
Tiranë.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Poker".
Zbardhet tentativa e vrasjes, e ndodhur te "Komuna e Parisit".
Arrestohet ekzekutori i tentativës së vrasjes së shtetsit L.H dhe 3 bashkëpunëtorët e tij.
Sekuestrohet një mjet dhe disa aparate celularë.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në sajë të një hetimi të mirëfilltë disa ditor, me metoda speciale të hetimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tentativës së vrasjes të ndodhur më datën 03.08.2017 në rrugën "Sulejman Delvina" te Komuna e Parisit, Tiranë.

Falë këtyre veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur lokalizimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zjvilluan operacionin policor të koduar "Poker", ku u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës dhe konkretisht :
D.Rr,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.
K.K, ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.
I.Q, ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.
A.XH ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi:
Më datë datë 03.08.2017, rreth orës 19:40, në rrugën "Sulejman Delvina", shtetasi D.Rr, duke lëvizur me mjetin tip "BMW X5", së bashku me shtetasit K.K, dhe I.Q, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Benz", ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi M.H, 25 vjeç, i njohur ndryshe si L.H, jashtë rrezikut për jetën.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
Mjeti tip "BMW X5".
3 aparate celularë.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për shtetasit D.Rr, K.K dhe I.Q për veprën penale " Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe për shtetasin A.XH, për veprën penale " Përkrahje e autorit të krimit", parashikuar nga neni 302 i Kodit.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 27, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.Ll, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Mulletit”, shtetasi A.K, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur motorin tip “Kausaki”, drejtuar në gjendje të dehur nga F.Ll, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 06.08.2017, në Zallbastar, te ura e Cufalit, ka rënë një mjet në humnerë, si pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi H. H, 25 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 28, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi në lagjen nr. 15, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H, vjeç 18, banues në Durrës, pasi në në lagjen nr. 15, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Aprilla”. Neni 291 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.P, vjeç 66, banues në Durrës, pasi dyshohet se në rrugën Likesh-Hardhishte, Shijak, duke drejtuar me leje drejtimi motoçikletën tip “Lifan”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar vet dhe pasagjeri A.Gj, vjeç 53, banues në Durrës, të cilët  ndodhen në spital  jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Ç.U, vjeç 47, banues në Durrës, pasi dyshohet se  në lagjen nr. 15, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin  tip “Citroen”, ka aksidentuar këmbësorin F.H, vjeç 62, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin R.V, vjeç 36, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, u konstatua duke kryer aktivitet pa licencë, si dhe kishte një punonjës të pa siguruar. Me cilësinë e provës u bllokuan 680 syze të markave të ndryshme. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Sarandë, për shtetasin M.L, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ’’Ismail Qemali’’ duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip ‘’Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasen L.Ç, vjeç 60, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 27, banues në fshatin Tragjas, Orikum, pasi në rrugën Vlorë-Orikum, afër një hoteli restorant duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje shtetasin N.B, vjeç 67, banues në Vlorë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.K, vjeç 61, banues në Qeparo, Himarë, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, në rrugën Vlorë-Sarandë, në “Protopapë”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Honda”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.N, vjeç 64, banues në Balldre, pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, afër kryqëzimit të Shëngjinit, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Golf”, ka aksidentuar këmbësoren M.M, vjeç 65, banuese në Lezhë, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Neni 290/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.08.2017,u arrestua në flagrancë shtetasja S.N, vjeç, banues në Shkodër, pasi në lagjen “3 Herojt”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Land Rover”, ka goditur mjetin tip “Benz”, drejtuar me leje drejtimi nga shtetasi V.D, vjeç 27, banues në Shkodër, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.P, vjeç 24, banues në Krumë, pasi në rrugën Pla–Krumë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen Golf” është përplasur me mjetin tip “Volksvagen Pasat”, me drejtues shtetasin kosovar M. F, vjeç 39, banues në Gjakovë, për pasojë është aksidentuar vet dhe pasagjerët M.F, e S.K, vjeç 38 e 66, banuese në Gjakovë e fshatin Vlahën Has, të cilat ndodhen në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Zh, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi për një periudhë 2-javore, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur shtetasen E.K, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 121/a të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen shtetasit E.C, vjeç 28, banues në Berat, pasi dyshohet se në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, me vetëgjyqësi, është larguar pa paguar detyrimin e banesës me qira, pronë e shtetases M.H, vjeç 42, banuese në Tiranë. Neni 277 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.K, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë sistematike ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, vjeç 13. Neni 124/b të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.K dhe M.K, vjeç 25 e 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Xhezmi Delli”, kanë goditur me grushte shtetasit R.K dhe K.K, vjeç 54 e 56, banues në Tiranë. Neni  89 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjuqësor Tiranë, për shtetasin A.N, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, ka goditur me grusht shtetasin A.S, vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 06.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.S, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.S, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 22, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në rrugën “Arben Broci”, duke drejtuar mjetin tip ”BMV”, ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit U.P, vjeç 79. Neni 161 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit D.M. dhe L.N., vjeç 11 e 14, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në Kamëz, kanë vjedhur banesën e shtetasit I.C, vjeç 30, ku kanë marrë një varëse floriri, një orë flori, një magnetofon, dy stabilizator energjie, enët e kuzhinës dhe 50 ml kabull elektrik. Nenit 134/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.D, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 05.08.2017, në afërsi të një qendre tregtare, ka goditur me grusht, shtetasin A.M, vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 89 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset A.S dhe T.Gj, vjeç 45 e 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Qelqit”, kanë goditur me grushte njëra-tjetrën. Neni 90 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, në rrugën “Mikel Maruli”, kanë vjedhur lokalin e shtetases M.Sh, vjeç 53, banuese në Tiranë, ku i kanë marrë një sasi eurosh, një sasi lekësh dhe kartën e identitetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Ll, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në garazhin e një pallati rruga “Mikel Maruli”, ka vjedhur pasqyrat e mjeteve tip “Benz”, ”Audi”, “Volsvagen” e “Benz”, në pronësi të shtetaseve F.Q, L.K, E.L, K.Q. dhe G.E. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, shtetasi Gj.Sh, vjeç 57, banues në Tiranë, kallëzon se në Sharrë tek një lokal një person e kanë goditur me grusht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 06.08.2017, në spital, është dërguar në QSUT “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e  mjekëve, Sh.G, vjeç 64, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se në banesë, në depresion, ka konsumuar medikamente mjekësore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.M, vjeç 34, banues në Kodër Kamëz, pasi dyshohet se te Mali i Robit, ka rrethuar duke pushtuar një sipërfaqe tokë, pa leje. Neni 200 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, në rrugën e lagjes “Stan i Ri”, duke lëvizur me karrocë me gomar, shtetasi H.H, vjeç 55, banues në fshatin Qerret, është goditur nga një mjet i larguar nga vendngjarja dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.S, vjeç 32, banues në Durrës, pasi dyshohet se në rrugën “Bajram Curri”, ka goditur me grusht shtetasin E.I, vjeç 48, banues në Durrës. Neni 90 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin V.T, vjeç 29, banues në Vadardhë, Sukth, pasi dyshohet se në fshatin Vadardhë, Sukth, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A. M, vjeç 32, banues në Vadardhë, Sukth, pasi dyshohet se në fshatin Vadardhë, Sukth, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.H, vjeç 44, banues në Vadardhë, Sukth, pasi dyshohet se në në fshatin Vadardhë, Sukth, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 06.08.2017, në fshatin Borizanë Fushë-Krujë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja e mitur S.Q, vjeç 17, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Më datë 06.08.2017, u ndaluan shtetasit E.Xh, A.Xh, E.L. dhe punohet për kapjen e shtetasit A. Gj, vjeç 31, 26, 35 e 23, banues në fshatin Murqinë, Laç e Fushë Krujë, pasi dyshohet se më datë 30.07.2017, në Fushë Krujë, në bashkëpunim, kanë vjedhur 84 goma tek servisi i shtetasit K.B, vjeç 37, banues në Fushë Krujë, ku 12 goma u gjetën në Laç, në servisin e shtetasit E.L. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Nenet 134/2 e 287/b të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.M, vjeç  30, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi dyshohet se në fshatin Xhafzotaj, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.08.2017, gjatë natës, në lagjen “Beqir Dardha”, pranë banesës, së shtetasit R. N, vjeç 32, kanë tentuar t’i vjedhin pasqyrat e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet  134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 06.08.2017, u ndalua shtetasi A.H, vjeç 07.05.1976, banues në Cërrik, pasi dyshohet se, gjatë natës, në fshatin Pazhok, ka vjedhur motoçikletën tip “Modenas”, të shtetasit P.B, vjeç 30, dhe ia ka shitur shtetasit F.B, vjeç 30, banues në fshatin Ferras, Divjakë. Mjeti u gjet në kasollen e F.B dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.L, vjeç 62, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se në fshatin Rrajcë-Fushë, ka goditur me grushte  shtetasin  S.L, vjeç 61, banues në fshatin Rrajcë. Neni 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 06.08.2017, referuan materialet në Prokurorin e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin I.M, vjeç 19, banues në Zëmblak, pasi dyshohet se në Zëmblak, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm lojëra fatit. Me cilësinë e provës materiale iu gjetën e bllokuan katër makina elektronike. Neni 197 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin H.M, vjeç 61, banues në fshatin Shalës, pasi dyshohet se në Shalës, ka goditur me shkop shtetasin A.L, vjeç 43, banues në këtë fshat. Neni 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin S.K, vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi dyshohet se ka thyer xhamat e ndërtesës së Bashkisë Ura Vajgurore. Nenet 150 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Ll.Z, vjeç 19, banues në fshatin Tapi, pasi dyshohet se më datë 05.08.2017, në Tapi, ka goditur me grusht bashkëfshatarin A.Z, vjeç 46. Neni 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 48, banues në Patos, me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Fier-Patos, në lagjen “1 Maj”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, nuk u është bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 44,  banues në Vlorë, me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Levan, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, i larguar nga vendi i aksidentit, është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku ka patur vetëm dëme materiale. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen A.L, vjeç 48, banuese në Fier, pasi dyshohet se nusja e vëllait V.L, vjeç 49, banues në Fier, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, date 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H, vjeç 31,  banues në Patos, me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Levan–Fier, te “Qafa e Koshovicës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Mitsubish”. Neni 291 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin  F.H, vjeç 32, banuese ne fshatin Cakran, pasi dyshohet se në truallin në pronësi, ka ndërtuar një shesh me beton, pa leje. Neni 191/a/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Lushnje
Policia parandalon një ngjarje të rëndë brenda familjes.
Ushtroi dhunë fizike e psikologjike si edhe kanosi me thikë djalin e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Gjithashtu sekuestrohet dhe një armë zjarri tip pistoletë.
Më datën 06.08.2017, gjatë natës, në Lushnje, ka patur një konflikt në familje.

Menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë të cilët bëjnë të mundur shuarjen e konfliktit dhe parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D.M, 74 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë), djalin e tij, shtetasin A.M, 45 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga Nenet 130/a/4 dhe 278 të Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 06.08.2017, në lagjen “18 Tetori”, në banesën e shtetasit R.A, ka rënë zjarr dhe janë djegur orenditë e njërës dhomë. Punohet për rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit K.N, vjeç 26, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës V.N, vjeç 60. Neni 130/a të Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Seksioni i të Miturve, për shtetasin A.B, vjeç 16, pasi dyshohet se më datë 06.08.2017, në Ballsh te agjencia e vjetër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.Xh, vjeç 35, banues në Nartë, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin R.K, vjeç 74, banues në Nartë. Neni 89 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.S, vjeç 44, banues në Vlorë, pasi dyshohet se shtetasja L.S, vjeç 39, ka bërë kallëzim më datë 03.08.2017, se e ka kanosur me fjalë disa herë, kur kalon para servisit. Neni 121/a të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, shtetases B.K, vjeç 25, banuese në Vlorë, i kanë vjedhur një aparat celulari i markës “Vico”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Më  datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Perivolo të fshatit Dhërmi, Himarë, iu gjet në çantë dy doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.R, vjeç 38, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se vjehrra S.R, vjeç 65, banuese në Vlorë, pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, nga Materialet i kaluan Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.R, vjeç 65, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se nusja e djalit shtetasja V.R, vjeç 38, banuese në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.A, vjeç 26, banues në fshatin Lukovë, Himarë, pasi dyshohet se në Lukovë, ka dëmtuar pajisjet e muzikës së lokalit të shtetasit A.V, vjeç 44, banues në Sarandë. Neni 150 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, në spital ka vdekur shtetasi P.M, vjeç 59, banues në Vlorë, i goditur me mjet në Triport, më datë 04.07.2017 nga shtetasi R.O, banues në Tiranë, vjeç 28, i arrestuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Informacion paraprak
Më datë 06.08.2017, në fshatin Mifol, është mbytur në lumin Vjosë shtetasi A.N, 40 vjeç, banues në fshatin Aliban, Novoselë.
Informacion shtesë
Lidhur me ngjarjen e datës 06.08.2017, ku në lumin Vjosë, në fshatin Mifol, është
mbytur një shtetas, njoftojmë se shërbimet e policisë me ndihmën e grupit të
polumbarëve kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit A.N., 40
vjeç.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të
ngjarjes.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndaj shtetasit M.B, vjeç 60, banues në fshatin Bajkaj, pasi dyshohet se rreth në fshatin Bajkaj, ka goditur me sende të forta, shtetasin B.Sh, vjeç 57, banues në këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin G.Ç, vjeç 29, banues në Sarandë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 05.08.2017, në rrugën ‘’Baba Rexhepi’’, duke drejtuar motorin ‘’Piagio’’, është aksidentuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volsvagen Golf”, të shtetasit T.B, vjeç 29, banues në Kumanovë, Maqedoni. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, në urgjencën e spitalit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit Dh.J e A.D të vjeç 24 e 23, banues në Athinë e Sarandë, të cilët në Sarandë, pranë një hoteli, kanë dalë me mjet nga rruga. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Komisariati i Policisë Përmet
Përmet.
Ndalohet një shtetas për veprën penale "Vjedhje", si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet 
u bë ndalimi i shtetasit :
D.Ç, 28 vjeç, banues në Përmet.
U bë shpallja në kërkim e shtetasit:
A.Z, 39 vjeç, banues në Përmet, pasi:
Në datën 06.08.2017, në lagjen “Mejden”, Përmet, në banesën e shtetasit F.F, kanë vjedhur një sasi lekësh, eurosh dhe katër orë të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 06.08.2017, në Ishull, Lezhë, është konstatuar se është vjedhur banesa e shtetases V.N, vjeç 59, banuese në Ishull, Lezhë, ku kanë marrë një televizor, një laptop, një freskuese, një motokorrëse bari, një valixhe me rroba edhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin e autorëve. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, e shoqëruar nga familjarët ka ardhur në spitalin Lezhë, e vdekur shtetësja D.D, vjeç 61, banuese në Tale 2. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka qenë natyrale. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 06.08.2017, u plotësua kërkesë-padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen B.K, vjeç 25, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se e ka kanosur me fjalë bashkëshorti M.K, vjeç 24. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 6996, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.08.2017, shtetasi kosovar F.H, vjeç 47, banues në Gjermani, ka bërë kallëzim se në parkingun e një pallati në rrugën Kunes-Shëngjin, ka konstatuar gërvishtje të lehta në derën e mjetit tip “Volsvagen Tuareg”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.Q, vjeç 21, banues në Lezhë, pasi në rrugën Lezhë-Shëngjin, tek kryqëzimi i Lapidarit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Renault”. Neni 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen S.N, vjeç 23, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Skënderbeg”, në ambientet e spitalit rajonal, ka kanosur shtetasin S.Z, vjeç 40 banues në Shkodër. Neni 84 të Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.M, vjeç 18, banues në Kavajë, pa arsim, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, u kap duke vjedhur biçikletën e shtetases M.N, vjeç 30, banuese në Shkodër. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Shkodër
Dokumentohet dhe zbardhet ngjarja ku mbeti i plagosur një 20-vjeçar.
Policia arreston 2 nga autorët e dyshuar dhe shpall në kërkim një tjetër.
Shërbimet e Policisë Vendore pasi morën njoftim dhe vlerësuan situatën, në bazë të informacioneve arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.L, 25 vjeç, banues në lagjen '10 Korriku', Shkodër,
S.L, 27 vjeç, banues në lagjen '10 Korriku'
Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit
S. L, 20 vjeç, banues në lagjen '10 Korriku'.

Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 6 gusht 2017 në vendin e quajtur në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobeta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë me mjet prerës thikë shtetasin N.L.
Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftofta, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 84, 89, 278 , 279 e 25 , të Kodit Penal.

Shkodër
Më datë 07.08.2017, rreth orës 04:00, në urgjencën e spitalit Shkodër, është paraqitur i plagosur me mjet prerës shtetasi E. E, 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu në orën 04:16, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në pjesën e kokës, me mjete të forta, shtetasi G. B, 19 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Po kryhen veprimet me grup hetimor, dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të cilët këta shtetas do procedohen në gjëndje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Dibër
Informacion paraprak
Rreth orës 10.15, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Peshkopi, se është sjellë nga familjarët pa shenja jete në spital një fëmijë 6 vjeçar.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në ambientet e spitalit, ku ka rezultuar se nga këqyrja paraprake e trupit të fëmijës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor janë konstatuar dëmtime fizike në kokë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija A.S, 6 vjeç, njësia administrative Fushë-Çidhën, Dibër, kishte shkuar tek shtëpia e dajës së vet në fshatin Blliçe-Dibër, dhe duke luajtur në oborr me portën e hekurit me shina është shembur porta duke e goditur në kokë fëmijën 6-vjeçar.
Si pasojë e goditjes fëmija A.S, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 06.08.2017, SPK Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim A.M, vjeç 46, banues në Tiranë, kthyer deportiv nga pala greke, pasi dyshohet se më datë 09.01.2017, babai S.M, ka kallëzuar se është larguar nga banesa në muajin shtator 2015 dhe është i sëmur me probleme mendore.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 06.08.2017, te kthesa e “Kordhoces”, u kapën shtetasit algjerian M.Y, T.L,  M.M, I. B, dhe A.L, vjeç 29, 28, 29, 31 e 27. Në përfundim të intervistimit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...