Mirditë, kanos me armë zjarri automatik një shtetas, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar.

Mirditë

Policia parandlezhe 8.08alon një ngjarje kriminale

Kanos me armë zjarri automatik një shtetas, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar

I sekuestrohet arma e zjarrit automatik dhe 48 fishekë

Më datë 06.08.2017, në orët e vona të darkës, është marrë njoftim te Salla e Komandimit Mirditë , se te banesa e shtetasit L.M. 24 vjeç , në fshatin Shtuf , në Kaçinar - Mirditë , një shtetas po qëllon me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore , ku kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes e kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi V.GJ 30 vjeç , banues në fshatin Shtuf, në Kaçinar - Mirditë , pas një konflikti verbal e më pas fizik , për motive të dobëta me shtetasin L.M. , ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës së këtij të fundit , dhe më pas është larguar duke u fshehur.

Në vijim të një pune policore të bazuar në informata të marra në rrugë policore për lokalizimin e autorit , si dhe një operacioni të mirëorganizuar krehje zone , me datë 07.08.2017, bë i mundur kapja në flagrancë e shtetasit V.GJ, së bashku me armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një krehër dhe 48 fishekë.

Shtetasi V.GJ , u arrestua në flagrancë për veprat penale " Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 84 dhe 278 te Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

lezhe 8.08

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...