Krujë, Policia zbardh dhe dokumenton një vjedhje të ndodhur rreth një muaj më parë.

Krujëkruje 8.08 1

Policia zbardh dhe dokumenton një vjedhje të ndodhur rreth një muaj më parë.

Vjedhin goma automjetesh të markave të ndryshme në një servis.

Ndalohen tre shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një vjedhje të ndodhur rreth një muaj më parë.

Kanë ndaluar shtetasit e mposhtëm, si autorë të dyshuar, konkretisht:

E.XH 31 vjeç, banues në Krujë;

A.XH 26 vjeç, banues në Krujë;

E.L 35 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

A. Gj. 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.07.2017, në Fushë-Krujë kanë vjedhur goma autoveturash të markave të ndryshme, në servisin e shtetasit K.B., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, ku disa prej gomave të vjedhura u gjetën në servisin e shtetasit E.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale.

" Vjedhja" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve E.XH, A.XH dhe A.Gj. parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal dhe" Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në ngarkim të shtetasit E.L parashikuar në nenin 287/b të Kodit Penal.

kruje 8.08 1

kruje 8.08 2

kruje 8.08 3

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...