Devoll, Policia arreston në flagrancë dy shtetas, si edhe procedon penalisht dy të tjerë, për veprën penale: “Dhuna në familje”

Devolldrejtoria e policise korce

Policia arreston në flagrancë dy shtetas, si edhe procedon penalisht dy të tjerë (familjarë mes tyre) sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ushtruan dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P.SH 26 vjeç

A.SH 19 vjeç, (kushërinj).

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve I.Sh, 23 vjeç (vëllai i P.SH) dhe E.Sh 43 vjeç (babai i A.SH) të gjithë banues në Bilisht.

Pasi më datë 07.08.2017, në banesën e shtetasit E.Sh, dyshohet se shtetasit e lartpërmendur, pas një konflikti për motive te dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit duke u goditur me sende të forta.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...