Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Gusht 2017


INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, tek tuneli i Krrabës, është riaktivizuar vatra e zjarrit. Janë dërguar shërbimet e policisë, emergjencat civile dhe zjarrfikëset. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, në fshatin Shkallë, Komuna Dajt, ka rënë zjarr në pyll. Në vendngjarje po shkojnë shërbimet zjarrfikës dhe shërbimet e policisë. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 07.08.2017, në fshatin Murth, në vendin e quajtur Lugj, ka rënë zjarr në shkurre, ku është djegur një sipërfaqe rreth 6 dynym me shkurre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shkau i zjarrit është aksidental, nga temperaturat e larta. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 06.08.2017, në fshatin Radë, Durrës, në vendin e quajtur “Kroi i Ri”, ka rënë zjarr në një sipërfaqe 10 ha me shkurre ku janë djegur 50 rrënjë ullinj e disa rrënjë hardhi. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, në fshatin Rrubjeke, Maminas në afërsi të varrezave, ka rënë zjarr ku po digjen ferra, shkurre dhe mbeturina. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe mjetet zjarrfikëse. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, në fshatin Rrubujke, Maminas ka rënë zjarr në afërsi të varrezave, ku po digjen ferra, shkurre dhe mbeturina, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe mjetet zjarrfikëse. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë  06.08.2017, në fshatin Halil, ka rënë zjarr në pronën e shtetasit D.B, vjeç 51, ku janë djegur 7 parcela me 102 rrënjë ullinj, i cili u fik. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 07.08.2017 në fshatin Kukur, në malin e Kumjanit, është riaktivizuar një vatër zjarri dhe është djegur një sipërfaqe prej 15 hektar me barë të thatë e shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, në malin e Goskovës, ka rënë zjarr. U njoftua shërbimi zjarrfikës dhe emergjenca civile. Nga puna e bërë zjarri u fik.

Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, mbi fshatin Barç, Bashkia Korçë, ka rënë zjarr. U njoftua shërbimi zjarrfikës dhe emergjenca civile. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, mbi fshatin Gështenjas, Bashkia Pogradec, ka rënë zjarr ku rrezikohet një zone e pyllëzuar me gështenjë. U njoftua shërbimi zjarrfikësit e emergjencat civile. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 07.08.2017, në lagjen nr. 4, ka rënë zjarr në kopshtin e shtetasit G.D, vjeç 69, ku i janë djegur disa pemë frutore dhe pjesërisht hardhi rrushi. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, në fshatin Çericë, Njësia Administrative Zhep, bashkia Skrapar, ka rënë zjarr në pyllin me pisha, ku janë dy banesa të rrezikuara. U njoftuan zjarrfikësja dhe Emergjenca Civile. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, në fshatin Visokë, Mallakastër, ka rënë zjarr në një parcelë tokë e mbjellë me ullinj, kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse e te policisë dhe banorët. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, në fshatin Rromës Mallakastër, në lagjen Hodaj, në afërsi të banesave, ka rënë zjarr ku po momentin digjen shkurre. Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017,  në fshatin Tragjas, në mal, është riaktivizuar një vatër e madhe zjarri, ku digjen shkurre dhe pisha. Janë njoftuar zjarrfikësja, emergjencat civile dhe shërbimet e policisë. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, në kodrat midis fshatrave Penkovë dhe Vezhdanisht, Njësia Administrative Vllahinë, Bashkia Selenicë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre por, rrezikohen edhe ullinj. U njoftuan zjarrfikësit dhe emergjenca civile. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 07.08.2017, në fshatin Turan, në vendin e quajtur “Zharrë”, Tepelenë, ka rënë zjarr ku janë djegur rreth 74 ha kullotë e shkurre si dhe janë dëmtuar 500 rrënjë ullinj, 500 rrënjë hardhi, 600 pemë bajame, 30 pemë arra, 30 pemë mollë dhe 30 shegë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.

Më datë 07.08.2017, në fshatin Sopik, Bashkia Dropull, në faqen e malit është shfaqur një vatër zjarri, janë njoftuar shërbimi zjarrfikës, shërbimet policore dhe emergjencat civile. Po monitorohet nga shërbimet policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, tek ish poligoni i qitjes, në Laç, ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes se shërbimeve zjarrfikëse, zjarri është lokalizuar në një lartësi, ku nuk mund të ndërhyhet. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 07.08.2017, referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin T.Ll, vjeç 55, banues në Delbnisht, pasi dyshohet se në fshatin Delbnisht, për motive pronësie dyshohet se ka vënë zjarrin në një sipërfaqe toke të shtetasve V.Ll, Gj.Ll, A.Ll. dhe M.Ll, vjeç 74, 55, 53 e 51, ku janë djegur drurë frutor, rrush, ullinj, dardha e kumbulla. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, njoftohemi se, është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyjet e fshatit Sllatinë, njësia administrative Sllovë, janë njoftuar emergjencat civile në prefekturë, dhe shërbimet e policisë. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak.
Më datë 07.08.2017, në malin e fshatit Melan, ka rënë zjarr ku po digjet pylli me shkurre. Punohet për fikjen e tij.

Më datë 07.08.2017, në fshatin Qafë Murrë, Selisht Dibër, në vendin e quajtur “Balgjaj”, në zonën kullotë, ka rënë zjarr, ku janë djegur rreth 2 hektar kullote. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Dibër, për ngjarje aksidentale.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit M.Gj, dhe S.P, vjeç 32 e 40, banues në Tiranë e Berat, pasi dyshohet se Golem, tek një Bar-Restorant kanë goditur me grusht shtetasin Th.N, vjeç 41, banues në SHBA. Punohet për kapjen e M.Gj. dhe S.P. Neni 90 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit G.B. dhe E.E, vjeç 19 e 29, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në Velipojë, kanë goditur me sende të forta njëri - tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.R, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti tip “Range Rover”, rezulton i vjedhur në Itali, më datë 02.08.2016. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.P, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti tip “Range Rover”, rezulton i vjedhur në Kosovë, më datë 27.03.2016. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për pastrimin e parave
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit P.H. dhe S.H, vjeç 58 e 58 banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve kanë përvetësuar banesën e shtetases L.K, vjeç 64, banuese në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.L, vjeç 25, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Neni 186/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e punohet për kapjen e shtetasvet E.M. dhe K.F, vjeç 31 e 26, banuese në Tiranë e Korçë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetasit B.M, vjeç 61, banues në Tiranë, i kanë marrë një shumë lekësh. Nenet 143 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.08.2017, në fshatin Malvile, në Zall-Bastar, shtetasi H.H, vjeç 29, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar me vdekje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.M, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues S.M, vjeç 23, banues në Tiranë, i cili është aksidentuar dhe pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.Q, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Agush Gjergjevica”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 29, banues në Francë, pasi në autostradën Tiranë Durrës, pranë një firme duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me motori tip “Yinxiang”, me drejtues B.K, vjeç 56, banues në Tiranë, i cili është aksidentuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.08.2016, në I.E.V.P Fushë Krujë, gjatë  kontrollit në ambientet e dushit, janë konstatuar  dy qese celefoni me një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 283/1 dhe 324/b të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh, vjeç 53, banues në fshatin Sukth, Shijak, me leje drejtimi, pasi në rrugën e fshatit Rreth, Shijak, duke drejtuar mjetin kamion tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin H.H, vjeç 70, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.K dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin A.K, vjeç 17 e 54, banues në Durrës, Gj.K, pa leje drejtimi, pasi në rrugën Skëndërbej, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E.B, vjeç 31, dhe fëmijën e mitur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, kurse A.K, pas aksidentit ka goditur me grushte shtetasen N.B, vjeç 62, banuese në Librazhd. Neni 290, 291 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 07.008.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.H, vjeç26, banues në Serbi, me pushime në Malin e Robit Kavajë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën "Andon Naçi", duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, ka aksidentuar  fëmijën e mitur vjeç 6, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.T, vjeç 49, banues në Elbasan, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen 5 Maj, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me motorin tip “Piaxho”, me drejtues shtetasin B.O, vjeç 25, banues në Elbasan, me leje drejtimi, si pasojë është aksidentuar B.O, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.G, vjeç 16, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen 28 Nëntori, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Kapshticë
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".
Sekuestrohen 20.8 gr lëndë e dyshuar si narkotike Kokainë.
Arrestohet në flagrancë transportuesi.
Më datë 07.08.2017, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Dh.K, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar në mjetin tip “Mercedes-Benz” me të cilin ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
20.8 gram lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a e 22 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit A.P. A.S. dhe H. B, vjeç 50, 35 e 65 bazuar në nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.S, vjeç 48, banues në Divjakë, me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Divjakë-Çermë, tek një servis duke drejtuar mjetin autobus tip “Isuzi” është përplasur me mjetin tip “Ford Focus”, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Ford Fokus”, shtetasi G.P, vjeç 41, banues në Divjakë, i cili u ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin D.Sh, vjeç 35, banues në Naraç, Shkodër, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në Balldre, Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot”, i drejtuar nga shtetasi M.L, vjeç 32, banues në Napoli, Itali, me leje drejtimi dhe më pas është përplasur me mjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin boshnjak A.Ç, vjeç 28, banues në Mostar, Bosnje, me leje drejtimi, për pasojë janë aksidentuar pasagjeret P.Sh, P.Sh dhe një i mitur, vjeç 67, 24 e 3, banues në Naraç, e Laç-Vau i Dejës, Shkodër, të cilët ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin P.D, vjeç 70, banues në Mamurras, Kurbin, pasi dyshohet se në Drojë, Kurbin, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, është përplasur me mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues shtetasin P.D, vjeç 51, banues në Fushë Mamurras, me leje drejtimi, për pasojë është aksidentuar P.D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikuat për jetën. Nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin P.K, vjeç 50, banuese në Tiranë, administrator i një firme, pasi dyshohet se në rrugën e “Kombit”, tek nënkalimi i fshatit Kolsh, është kapur mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F.P, ngarkuar me mineral kromi, në pronësi të firmës, pa faturë malli. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 26, banues në Padova, Itali, pasi në fshatin Tregtan, Has, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Citroen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin E.H, vjeç 16, pasi dyshohet se  në rrugën “Shetitorja Has”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin J.Xh, vjeç 33, banues në fshatin Gjuras, Bulqizë, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Ura e Sebinit”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda” ka dalë nga rruga ku për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 291/2/3 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasen V.I, vjeç 42, bazuar në nenin 186 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka goditur me grusht në fytyrë shtetasin P.A, vjeç 20, banues në Kukës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Sh, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek Liqeni Artificial, pranë një hoteli ka goditur me sende të forta, shtetasin P.V, vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, shtetësia A.Xh, vjeç 35, banuese në Tiranë, kallëzon se rrugën “Ali Visha”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi turk M.Y, vjeç 32, banues në Tiranë, ka konstatuar disa orendi të dëmtuara. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në urën e “Shkozës”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua një dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, gjatë natës, në rrugën “Myrtezim Kelliçi”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur mjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit K.A, vjeç 24, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.S, vjeç 84, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Stavri Themeli”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.Q, vjeç 49, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, Sh.Q, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.08.2017, në vijim të komunikatës së datës 17.07.2017, e cila bën fjalë për vjedhjen e telefonit të shtetases M.M, më datë 07.08.2017, u ndalua shtetasi D.M, vjeç 29, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, në Unazë të Re, disa persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me gurë, e si pasojë është thyer xhami i kamionit, tip “Benz”, me drejtues L.N, vjeç 58, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases së mitur K.B, më datë 07.08.2017, u gjet e dorëzua familjarëve, e cila deklaroi se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 56, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se në Bulevardin “Zogu i Parë”, ka thyer xhamin e derës së një Zyre Përmbarimore. Neni 150 i Kodit Penal.

Tiranë.
Më datë 07.08.2017, rreth orës 14:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një kufomë të gjetur në një shkurre në rrugën "Lord Bajron".
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca e morgut, ku nga verifikimet e bëra dhe nga kqyrja e kufomës ka rezultuar se:
Kufoma i përket seksit mashkull, rreth moshës 40 vjeç, me një gjatësi rreth 170 cm.
Për shkak të stadeve të avancuara të dekompozimit të saj, nuk cilësohen të dhëna të tjera.
Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin kufomës së gjetur.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L, vjeç 28, banues në Fier, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur shtetasen E.K, vjeç 21, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e E.L. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.K,vjeç 65, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Arkitekt Sinani”, në ambientet e garazhit të tij, ka kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në fshatin Derie Shën Gjergj, janë gjetur të kultivuara 50 rrënjë bime, narkotike, të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Punohet për identifikimin e autorit/ve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.08.2017, shtetasja S.M, vjeç 40, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 06.08.2017, janë larguar nga banesa 2 djemtë e saj të mitur vjeç 12 e 10. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 07.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.L, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kunata L.L, vjeç 40, banuese në Tiranë, në mënyrë të vazhdueshme, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Krujë.
Policia zbardh dhe dokumenton një vjedhje të ndodhur rreth një muaj më parë.
Vjedhin goma automjetesh të markave të ndryshme në një servis.
Ndalohen tre shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një vjedhje të ndodhur rreth një muaj më parë.
Kanë ndaluar shtetasit e mposhtëm, si autorë të dyshuar, konkretisht:
E.XH 31 vjeç, banues në Krujë;
A.XH 26 vjeç, banues në Krujë;
E.L 35 vjeç, banues në Laç.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
Gj. 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.07.2017, në Fushë-Krujë kanë vjedhur goma autoveturash të markave të ndryshme, në servisin e shtetasit K.B., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, ku disa prej gomave të vjedhura u gjetën në servisin e shtetasit E.L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale
" Vjedhja" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve E.XH, A.XH dhe A.Gj. parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal dhe" Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në ngarkim të shtetasit E.L parashikuar në nenin 287/b të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 07.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, banues në Kavajë, vjeç 60, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, në banesë, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Nenin 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin B.GJ vjeç 61, banues në Durrës, pasi dyshohet se djali A.GJ vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare

Më datë 07.08.2017, gjatën natës, në lagjen 14, Shkozet, është vjedhur me thyerje kabina elektrike ku kanë marrë transformatorin e energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, shtetasi K.A vjeç 66 banues në Durrës, kallëzon se nje Shoqëri Permbarimore i  ka shitur pronën e tij nje Shoqerie private dhe kjo ka vazhduar punimet  në pronën e tij, pasi me vendim Gjykate kjo pronë është e pezulluar. Neni 320 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.L, vjeç 25, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi V.L, vjeç 39 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë prerjes të paligjshme  të pyjeve, më datë 07.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin në kërkim S.B, vjeç 29, banues në fshatin Cudhi Kamp. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, në lagjen nr. 14, është vjedhur banesa e shtetasit A.K, vjeç 49, ku kanë marrë nje sasi eurosh dhe dy orë dore. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit F.S dhe B.Z, vjeç 61 e 50, banues  Hoxhe e Zim Zeneli, pasi dyshohet se në vendin e quajtur Krasë, janë kapur në flagrancë në një furrë gëlqereje duke djegur mbeturina dhe shkaktuar  ndotje të ajrit. Neni 201  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.K, vjeç 24, pasi dyshohet se, në qytetin e Shijakut, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë të rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 07.08.2017, shtetasja V.M, vjeç 32, ka bërë kallëzim se prej tre muajsh, një person e shqetëson nëpërmjet telefonit celular me numër të fshehtë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M.B, vjeç 56, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti P.B, vjeç 65, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 07.08.2017, gjatë natës, në fshatin Shtërmen, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit V.K, vjeç 62, ku kanë marrë një televizor dhe dy ora dore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 07.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M.K vjeç 42,pasi dyshohet se bashkëshorti P.K, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen V.E, vjeç 38 pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës, shtetases L.E vjeç 32. Neni 130/a/1  i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.B, vjeç 39, banues në Gramsh, pasi dyshohet se në lagjen “Sporti”, u konstatua se po ndërtonte një shtesë objekti pa leje. Neni 199/a/1  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.M, vjeç 52, banues në fshatin Vashtmi, pasi dyshohet se, në një lavazho të qytetit, i ka marë nga mjeti dy telefona shtetasit SH.K, vjeç 58, banues në Shkodër, rezident në Greqi. Neni 134 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 07.08.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin I.P, vjeç 86, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Gribec, ka kanosur me një levë, shtetasin A.P, vjeç 40 banues në Gribec. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Devoll
Policia arreston në flagrancë dy shtetas, si edhe procedon penalisht dy të tjerë (familjarë mes tyre) sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ushtruan dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P.SH 26 vjeç
A.SH 19 vjeç, (kushërinj).
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve I.Sh, 23 vjeç (vëllai i P.SH) dhe E.Sh 43 vjeç (babai i A.SH) të gjithë banues në Bilisht.
Pasi më datë 07.08.2017, në banesën e shtetasit E.Sh, dyshohet se shtetasit e lartpërmendur, pas një konflikti për motive te dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit duke u goditur me sende të forta.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 07.08.2017,  në spitalin e Pogradecit, është çuar nga familjarët e vetëhelmuar me pesticide shtetasja F.R, vjeç 45, banuese në fshatin Buzaishtë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasen P.M, vjeç 29, banuese në  fshatin Tushemisht, pasi dyshohet se, në fshat,  ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasen K.G, vjeç 37, banuese në Pogradec. Neni 90/2  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasin F.V, vjeç 51, banues në Berat, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasja L.H vjeç 53 banuese në Berat, se në vendin e quajtur ‘’Pedonalja’’, duke ecur me një qen prej dore, ja ka mar qenin me pretendimin se e ka të tijin dhe i ishte larguar nga shtëpia para njëzet ditësh.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen M.M, vjeç 43, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Drenovicë, mbi objektin ekzistues ka ndërtuar katin e dytë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.M, vjeç 48, banues në fshatin Drenovicë Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Drenovicë, ka ndërtuar një objekt banimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.M, vjeç 61, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Drenovicë, ka ndërtuar një  objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin N.K, vjeç 47, banuese në Berat, pasi dyshohet se djali M.K, vjeç 22, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.K, vjeç 53, banuese në Berat, pasi dyshohet se bashkëshorti N.K, vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.S, vjeç 44, banues në fshatin Goriçani, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Goriçan, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi N.K, vjeç 47, banues në Berat, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.K, vjeç 53. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 07.08.2017, shtetasi V.D, vjeç 49, banues në Kuçovë, kallëzon se, te numri i tij i telefonit është telefonuar nga një numer privat, i cili nëpërmjet telefonit e ka fyer e ka kanosur. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 07.08.2017, në lagjen “20 Tetori”, në banesën e shtetasit H.A, vjeç 38, i cili familjarisht banon jashtë shtetit, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për  shtetasin D.H, vjeç 26, pasi dyshohet se, ka bërë kallëzim nusja e xhaxhait, shtetasja M.H, vjeç 58, se e ka kërcënuar dhe goditur me grusht.  Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Në vijim të informacionit datë 06.08.2017, që bënë fjalë për veprën penale të “Dhuna në familje”, më datë 07.08.2017, u ndalua shtetasi K.N, vjeç 26, banues ne Ballsh. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.08.2017, gjatë natës, në fshatin Babicë e Madhe, pranë banesës, shtetases V.Ç, vjeç 43 i kanë marrë 30 krerë bagëti të imta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.S, vjeç 39, banues në fshatin Babicë e Madhe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, në parkingun e një pallati, janë dëmtuar mjetet tip “Benz” dhe “Ford” në pronësi të shtetasve A.H dhe P.L, vjeç 61 e 60 banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, gjatë natës, në fshatin Rromës, është vjedhur banesa e shtetasit L.K, vjeç 56, banues në Vlorë, ku kanë marrë sende të ndryshme dhe vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.R, vjeç 57, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Ujë i Ftohtë”, u konstatua duke ndërtuar katër plinte pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, gjatë natës, në fshatin Dukat, Llogora, është vjedhur nje lokal, në pronësi të shtetasit A.H, vjeç 44, banues në fshatin Dukat, ku kanë marrë mallra me vlerë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen L.N vjeç 67, banuese në Radhimë, pasi dyshohet se në Radhimë, në banesë, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, shtetasi N.N., 81 vjeç, ka bërë kallëzim se gjatë mbrëmjes së datës 06.07.2017, i kanë hyrë në banesën e tij shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kanë tentuar ti vjedhin banesën duke përdorur dhunë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139,22 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, shtetasi GJ.S, vjeç 51, banues në Vlorë, kallëzon se, më datë 04.08.2017, i janë futur në banesë, ku i kanë vrarë me armë zjarri një qen të rracës bóxer. Punohet për identifikimin e gjetjen e autorit. Neni 150 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen A.B vjeç 34, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti E.I, vjeç 43, kallëzon se, kjo shtetase ka braktisur djalin e saj të mitur 3 vjeç. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 08.08..2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.M, vjeç 35, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti R.M, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.P, vjeç 35, banues në Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim ish bashkëshortja, shtetasja G.D, vjeç 30 banues në Gjirokastër, se nuk i jep detyrimin për jetesë për djalin e tyre. Neni 125  i Kodit Penal.
Gjirokastër.
Ushtronte dhunë fizike ndaj babait, arrestohet në flagrancë djali.
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull u arrestua në flagrancë  shtetasi :
J.B., 49 vjeç, banues në fshatin Koshovicë, Bashkia Dropull, pasi :
Ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit S.B, 78 vjeç, banues në fshatin Koshovicë, Dropull.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.08.2017, në Shëngjin, në afërsi të nje hoteli dy persona të paidentifikuar, kanë goditur me grushte shtetasit E.B dhe R.L, vjeç 20 e 20, banues në Lezhë e Laç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin J.N vjeç 21, pasi dyshohet se me datë 06.07.2017, tek agjencia turistike, e regjistruar në emër të vëllait, A.N, i pajisur me urdhër mbrojte, ka shitur dy bileta për jashtë shtetit 54 euro dhe nuk ia ka dhenë babait, P.N, vjeç 45, banuese në Lezhë, ndaj të cilit ka ushtruar dhunë psikologjike dhe që iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Lezhë
Informacion paraprak
Më datë 08.08.2017, rreth orës 00: 30, është marrë njoftim se në lagjen “Skënderbeg”, në një magazinë jofunksionale në pronësi të shtetasit K.C. 60 vjeç, banues në Lezhë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertët xhenier, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 07.08.2017, në fshatin Gorre, dy persona me mjetin tip “Reno Clio”, nuk u janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë, janë larguar duke braktisur mjetin pranë banesës së shtetasit  F.N. Nga kontrolli i këtij mjeti nuk u gjetën sende të kundërligjshme, si dhe u bë verifikimi i mjetit dhe rezultoi se ishte me targë të falsifikuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, në lagjen nr. 4 Laç, parkuar pas pallatit, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F.S vjeç 53. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Nenit 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.S, vjeç 40, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin A.N, vjeç 28, banues në fshatin Dajç. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 07.08.2017, gjatë natës, në fshatin Boriç i Madh, është vjedhur banesa e shtetasit I.V, vjeç 71, ku janë marë një laptop dhe dy telefona celular. Punohet për identifikimin e kapjen autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 07.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.H, vjeç 49, banues në Rahovec, Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, e ka dënuar me 15 ditë burg për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”. Neni 172 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin H.K, vjeç 21, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se më datë 05.07.2017, në afërsi të PKK, Kakavijë,  ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 07.08.2017, në afërsi të P.K.K, Rrips, në zonën “Komat”, janë konstatuar dy mjete tip “Benz”, që drejtoheshin nga shtetasi TH.M dhe D.B, të cilët u larguan me shpejtësi në drejtim të fshatit  Merkos, mjeti u gjet  i braktisur tek  ura e vjetër përballë Kalasë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Sarandë
Policia ka kapur shtetasin e shpallur në kërkim:
D.Q 23 vjeç, banues në Shkodër.
Më datë 07.08.2017 ky shtetas është paraqitur në Sportelet e Pikës Kufitare të Sarandës, dhe nga verifikimi që i është bërë në sistemin Tims, ka rezultuar person në kërkim nga DVP Shkodër.
Nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër është caktuar ndaj këtij shtetasi me Vendim Penal Nr. 935 datë 14.11.2015, masa e dënimit me 3 vjet e katër muaj burg, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Shtetasi i lartëpërmendur iu dorëzua DVP Shkodër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proçeduriale.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 07.08.2017, në  aksin rrugor  Gjirokastër-Kakavijë,  te “Ura e Lumit“, u kapën shtetasit algjerian A.O dhe O.A, vjeç 17 e 17, të  cilët kanë  kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri, për të cilët u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 07.08.2017, në afërsi të ish Postës së Mullirit, shërbimet e SPK Kakavijë, kanë kapur 3 shtetas  algjerian. Në përfundim u procedua me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar

Më datë 07.08.2017, në  afërsi të nje hoteli, u kapën shtetasit algjerian e sirian H.CH dhe B.S, vjeç 28 e 18, banues në Algjeri e Siri, të  cilët kanë  kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme, për të cilët u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 07.08.2017, në P.K.K Muriqan, në dalje, u kap shtetasi në kërkim J.A vjeç 19, banues në Tiranë, pasi më datë 28.07.2017, Drejtoria Vendore Tiranë, e ka shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, në Sektorin e Kufirit të Gjelbër, Muriqan, u kapën 3 shtetas sirian. Në përfundim të procedurave, kërkuan azil në vendin tonë dhe u dërguan në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, Babrru, Tiranë.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 07.08.2017, në P.K.K, Morinë, në hyrje, u kap shtetasi kosovar në kërkim I.H, vjeç 49,  banues në Rahovec-Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, e ka dënuar me 15 dite burg, për  "Kontrabandë me mallra që u paguhet akciza". Neni 172 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin  B.S, vjeç 31, banues në  Kukës, pasi dyshohet se  në PKK, Morinë, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...