Pogradec, kapet shtetasi në kërkim, autori i ngjarjes së ndodhur para pesë ditësh, në Tushemisht

 

Policia kap një shtetas të shpallur në kërkim, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes së ndodhur para pesë ditësh, në fshatin Tushemisht.drejtoria e policise korce

Në vijim të informacionit paraprak datë 03.08.2017, i cili bën fjalë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri në fshatin Tushemisht-Pogradec, ju bëjmë me dije se:

 

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

 

A.P, 25 vjeç, banues në Pogradec.

 

Më datë 03.08.2017 shtetasi i mësipërm, në fshatin Tushemisht-Pogradec, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta me shtetasit  G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec dhe E.Xh, 38 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër) dyshohet se ka marrë një armë zjarri në banesën e tij dhe i ka ndjekur këta të fundit, duke i kanosur si dhe prishur rendin e qetësinë publike.

 

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kanosja”; “Prishja e qetësisë publike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84, 274, 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...