Tiranë. finalizohet operacioni policor i koduar "KRRABA", arrestohen 3 shtetas, autorë të zjarrit mbi tunelin e Krrabës

Tiranë.Krrabe 1

Finalizohet operacioni policor i koduar "KRRABA".

Arrestohen 3 shtetas, autorë të zjarrit mbi tunelin e Krrabës.

Më datë 08.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, pas një pune intesive hetimore disa ditore, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së zjarrit të rënë mbi tunelin e Krrabës.

Si rezultat i punës policore u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

- A.U, 22 vjeç, banues në fshatin Krrabë.

- O.D, 26 vjeç, banues në fshatin, Krrabë.

- G.P, 17 vjeç, banues në fshatin Krrabë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, këta shtetas më datë 06.08.2017, mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe Forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale " Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor", parashikuar nga neni 206/b dhe 25 i Kodit Penal.

Krrabe 1

Krrabe 2

Krrabe 3

krrabe 4

Krrabe 5

Krrabe 6

Krrabe 7

 

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...