Bashkëpunim i suksesshëm mes Policisë Shqiptare dhe asaj Maqedonase

Bashkëpunim i suksesshëm mes Policisë Shqiptare dhe asaj Maqedonase  (për video kliko mbi link)Stema Policia

 

Në kuadrin e zbatimit të Protokollit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë përgjatë sezonit turistik, protokoll ky, i cili është firmosur më datë 5 shtator 2014, në Sarandë dhe në Strugë po kryejnë shërbim punonjës të dy policive përkatëse.

 

Ky bashkëpunim ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në të dy vendet, shkëmbimin e përvojave mes dy policive për përballimin e flukseve turistike, krijimin e një impakti pozitiv tek qytetarët respektivë, si dhe ardhjen në ndihhmë të turistëve dhe pushuesve nga të dy vendet.

 

Zbatimi i këtij protokolli ka dhënë frytet e para ku qytetarët e të dy vendeve janë shprehur të kënaqur nga prezenca e Policisë së vendit të tyre duke u ndjerë më të sigurt. Kjo tregon se ky bashkëpunim duhet të shtrihet përgjatë gjithë vitit, kryesisht në zonat turistike.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...