Cërrik, kanos me armë zjarri një shtetas, arrestohet në flagrancë i dyshuari 9 Gusht 2017


CërrikDrejtoria Elbasan

Kanos me armë zjarri një shtetas, arrestohet në flagrancë i dyshuari

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L.A, 25 vjeç banues në Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 07.08.2017 në Lagjen “Nr.2” Cërrik në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.K., 23 vjeç banues në Cërrik.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm që ka nisur për motive të dobëta.

Më pas shtetasi L.A, në Lagjen “Nr.2” Cërrik në aksin rrugor Cërrik – Belsh, në afërsi të një karburanti duke drejtuar mjetin tip "BMW" , i pa pajisur me leje drejtimi është përplasur me mjetin tip "Benz" drejtuar nga shtetasi A.K.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit tip "BMW" dhe pasagjeri i tij shtetasi L.F., 27 vjeç banues në Cërrik. Të dy shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në aksin rrugor Cërrik – Belsh , grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale;

Një fishekë model 54 kalibër 7.62 mm

Dy automjetet

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor", "Drejtimi i automjetit pa dëshmi", "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 290, 291, 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...