Tiranë, grabit nën kërcënimin e armës një shumë lekësh në një kazino, arrestohet në kohë rekord nga policia. 09 Gusht 2017


Tiranë.Tirane 09.08.2017

Grabit nën kërcënimin e armës një shumë lekësh në një kazino, identifikohet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia.

Gjatë arrestimit i gjenden dhe 6 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë, pas një pune efikase dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit:

- D.B, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Më datë 08.08.2017, rreth orës 17:50, në një kazino në autostradën Durrës -Tiranë, nën kërcënimin e një arme tip pistoletë i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinos dhe më pas është larguar me një motor pa targa.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motor tip "Zongshen", iu gjetën 6 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë si dhe një shumë prej 18.000 lekë të reja.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- Mjeti motorr tip "Zongshen".

- 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

- 18 000 lekë të reja.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Vjedhje me dhunë" dhe "Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike".

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...