Tiranë, plagos me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë. 09 Gusht 2017

Tiranë.drejtoria-e-policise-tirane

Plagos me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë i ati i autorit.

Më datë 08.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.4, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- H.T, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën e "Dibrës", së bashku me të atin, shtetasin A.T, 50 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin A. B, 32 vjeç, ku gjatë konfliktit shtetasi H.T, ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatull, shtetasin A. B, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi A. T., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale, "Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...