Himarë, u vjedh pushuesve sende të ndryshme, arrestohet në flagrancë nga policia 09 Gusht 2017


Himarë.Himare 2 09.08.2017

U vjedh pushuesve sende të ndryshme, arrestohet në flagrancë nga policia

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Gjithashtu autorit i gjendet dhe një sasi prej 101 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Më datë 08.08.2017, Strukturat e Policisë Kufitare në Dhërmi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur ''Perivoll'', në fshatin Dhërmi, kanë bërë të mundur kapjan dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- R.Dh., 17 vjeç, banues në Durrës.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi dyshohej se ky shtetas kryente vjedhje të sendeve personale të pushuesve në plazh.

Gjatë kontrollit që kanë ushtruar nga policia në shazllonin ku ky shtetas po qëndronte, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 2 aparate celularë “Iphone” ; 1 orë dore dhe 1 portofol, të cilat i përkisnin shtetasit A.Rr., 18 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga policia i është gjendur edhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë prej 101 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprat penale ''Vjedhja'', dhe ''Prodhim dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 134 dhe 283/1 i Kodit Penal.

 

 

Himare 2 09.08.2017

Himarë 1 09.08.2017

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...