Pukë, në gjendje të dehur qëllon gjatë gjithë natës me armë, pas 4 orë rrethimi nga FNSH e Policia e Pukës, bëhet e mundur arrestimi i tij 9 Gusht 2017


Pukë.Drejtoria Shkoder

Në gjendje të dehur qëllon gjatë gjithë natës me armë zjarri në ajër.  (për video kliko mbi link)

Qëllon edhe pas thirrjes së Policisë së Pukës e FNSH-së.

Pas 4 orë rrethimi nga FNSH e Policia e Pukës, bëhet e mundur arrestimi i tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit "Kallashnikov", gëzhoja, e dy arka me municion me rreth 1400 fishekë luftarak.

Rreth orës 00.35, në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Policisë Pukë, ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Shkozë Njësia Administrative Gjegjan, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e Komisariatit Policisë Pukë, ku kanë konstatuar se në oborrin e banesës së tij shtetasi N.P po gjuante me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë Pukë pasi kanë vlerësuar situatën, kanë kërkuar ndihmën e forcave të Repartit FNSH Shkodër, për ndërhyrje, ku deri në mbërritjen e tyre është mbajtur në vëzhgim të pandërprerë banesa dhe personi.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur menjëherë ku kanë bërë rrethimin në një perimetër më të ngushtë duke marrë masa sigurie për efektivët.

Edhe pas thirrjeve të policisë, shtetasi Nikoll Prendi ka vijuar të qëllojë në ajër.

Rreth orës 07:15, në kushtet e ndriçimit të plotë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

N.P., 66 vjeç, banues në Shkozë, Pukë.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, gëzhoja, një armë zjarri kallashnikov dhe dy arka me rreth 1400 fishekë luftarakë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisё Pranё Gjykatёs së Shkallёs së Parё Pukë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 274 e 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...