Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 09 Gusht 2017


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 23 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.
6 persona për Dhune ne familje, Vjedhje, Armëmbajtje pa leje dhe Narkotikët.


2 persona në kërkim.
3 person për veprën penale "Kanosja".
3 persona për veprën penale " Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor".
1 person për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr".
Janë sekuestruar rreth 64 bimë Cannabis Sativa, 2 armë zjarri si dhe 49 fishekë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 65 persona.

 

Gjithashtu gjatë 24 orëve është finalizuar operacioni i koduar, konkretisht:


Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar "KRRABA".
Arrestohen 3 shtetas, autorë të zjarrit mbi tunelin e Krrabës.


Më datë 08.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, pas një pune intesive hetimore disa ditore, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së zjarrit të rënë mbi tunelin e Krrabës.
Si rezultat i punës policore u bë e mundur arrestimi i shtetasve:


A.U 22 vjeç, banues në fshatin Krrabë.


O.D, 26 vjeç, banues në fshatin, Krrabë.


G.P, 17 vjeç, banues në fshatin Krrabë .


Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, këta shtetas më datë 06.08.2017, mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).

 

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...