Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09 Gusht 2017


INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 08.08.2017, ora 16:50, në Malin e Dajtit, në afërsi të antenave është riaktivizuar zjarri. Janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe emergjencat civile. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 08.08.2017, në fshatin Prush, pranë liqenit, janë djegur 3 ha me shkurre e pisha të buta në pronësi të Njësisë Administrative Vaqarr. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Informacion paraprak.
Më datë 08.08.2017, në fshatin Ishëm është riaktivizuar zjarri me intensitet të lartë, ku digjen shkurre në një zonë të pyllëzuar, por rrezikohen banesat. Forcat zjarrfikëse punojnë për shuarjen e zjarrit, por terreni malor nuk lejon shkuarjen e zjarrfikëseve në vend. 

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës e punohet për kapjen e shtetasit A.A, vjeç 46, banues në Ishëm, pasi dyshohet se më datë 07.08.2017, në fshatin Kërtushaj, ka vendosur zjarrin ku janë djegur 4 ha me pyje e shkurre. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 04.08.2017, ora 10:00, në pyllin  e fshatit Rjacë Sutaj, ka rënë zjarr ku janë djegur rreth 65 ha me  shkurre dhe dushk dhe më datë 08.08.2017, ora 13:00 u bë fikja e zjarrit. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe identifikimin e kapjen e autorit. Neni 150  i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017 ora 15:50, në pyllin  e fshatit Arrëz, Librazhd, te Gryka e Murrashit, ka rënë zjarr ku janë djegur 2 ha dëllinjë, shkozë, bush e ferra. Zjarri u fik me ndihmën e helikopterit. Nga veprimet hetimore, rezultoi se shkaku i zjarrit mund të jetë nga një shkëndi elektrike. Materialet i kaluan  Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Informacion paraprak
Më datë 08.08.2017, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, rrezikohen banesa dhe sipërfaqe me ullinj. Shërbimet zjarrfikëse në bashkëpunim me banorët punojnë për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak
Më datë 08.08.2017, në fshatin Havaleas, ka rënë zjarr, ku janë djegur 3 kavaleta me bar dhe rrezikohen disa banesa. Shërbimet zjarrfikëse në bashkëpunim me banorët punojnë për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak
Më datë 08.08.2017, në fshatin Rreth Libofshe, Fier, ka rënë zjarr me përmasa të mëdha në një pyll me pisha. Në vendngjarje janë shërbimet Zjarrfikëse, punonjësit e policisë dhe në bashkëpunim me banoret po punojnë për fikjen e zjarrit. Futja e mjeteve zjarrfikëse, për shkak te terrenit kodrinor, është e vështire.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 08.08.2017, orës 21:00, në nje faqe mali, në afërsi Muzinës, Sarandë, ka  një vatër zjarri ku digjen bar dhe shkurre. Nuk ka rrezik për banesat.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 08.08.2017, u ndalua  shtetasi E.I vjeç 27, banues në  fshatin Humelicë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka vendosur zjarr në parcelën që ka në përdorim, ku për pasojë është djegur një sipërfaqe toke prej 6 dynym. Neni 151 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 08.08.2017, në Qafa e Muzinës dhe në afërsi të fshatrave Krinë e Sarqinishtë, ka rënë zjarr si pasojë e një shkarkese atmosferike (rrufe). Kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse.

Informacion paraprak
Më datë 08.08.2017, në një kodër mbi fshatin Bulo, Bashkia Gjirokastër, ka një vatër zjarri, ku digjen barishte dhe ferra. Në vendngjarje janë shërbimet Zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë. Punohet per shuarjen e zjarrit.

Më datën 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.G, vjeç 71, banues në fshatin Jorgucat, Gjirokaster, pasi dyshohet se në malin mbi Jorgucat, në vendin e quajtur “Vuxho”, ka vendosur zjarr në kullotën që ka në përdorim, ku si pasojë është djegur 10 ha tokë. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 07.08.2017, në faqen e malit Sebaste, në lagjen nr 1, Laç, rreth 150 m larg banesave, ka rënë zjarr, në rreth 5 ha pyll me pisha. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, si ngjarje aksidentale.

Më datë 08.08.2017, në fshatin Gajush, ka rënë zjarr në 300 m2, me ferra dhe bimësi të ulëta, ku u rrezikua banesa e pabanueshme e shtetasit L.GJ, vjeç 78. Zjarri u shua me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 08.08.2017, në Malin e Rencit, Shëngjin, në një zone me pisha dhe shkurre, ka rënë zjarr në një sipërfaqe 2 ha, i cili u shua në ora 19:30, me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë,. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 08.08.2017, në fshati Dragovojë, në vendin e quajtur “Zalli i Postopojës”, ka rënë zjarr, ku janë djegur rreth 18 ha, me bimë medicinale dhe eterovajore, shërbelë dhe lavantë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Informacion paraprak
Më datë 08.08.2017, është aktivizuar një vatër zjarri e cila, nga fshati Peladhi, Bulqizë, është përhapur ne drejtim te malit te Bardhe ku po rrezikohen antenat e kompanisë vodafon.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 08.08.2017, shtetasi kosovar D.LL, vjeç 20, banues në Gjakovë, Kosovë, ka bërë kallëzim se, në çadër në plazh, Dhërmi, i kanë vjedhur portofolin me 210 euro dhe 500 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Himarë
U vjedh pushuesve sende të ndryshme, arrestohet në flagrancë nga policia.
Më datë 08.08.2017, Strukturat e Policisë Kufitare në Dhërmi në bashkëpunim me Strukturat e Krimit të Organizuar,Seksioni për Krimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur ''Perivoll'', në fshatin Dhërmi, kanë bërë të mundur kapjan dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
R.Dh., 17 vjeç, banues në Durrës.
Policia ka bërë ndalimin e tij pasi gjatë kontrollit që kanë ushtruar në shazllonin ku ky shtetas po qëndronte, i kanë gjetur dhe i kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
2 aparate celular “iphone” ; 1 orë dore, dhe 1 portofol, të cilat i përkisnin shtetasit A.Rr., 18 vjeç, banues në Kosovë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga policia i është gjendur edhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë prej 101 gramë.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprat penale ''Vjedhja'', dhe ''Prodhim dhe shitja e narkotikëve'' parashikuar nga neni 134 dhe 283/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Pasho Hysa”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka futur në vendin tonë, mjetin tip “BMV” i cili rezulton i vjedhur në Itali, më datë 11.10.2016. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.K vjeç 34, banuese në Tiranë, punonjëse e nje kompanie private telefonike pasi dyshohet se shtetasi E.M, vjeç 26, banues në Tiranë, kallëzon se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, E.K e ka bërë debitor pranë kësaj kompanie. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit italian O.M dhe A.R, vjeç 41 e 40,  banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi E.G, vjeç 37, banues në Tiranë, administrator i nje hoteli kallëzon se për një periudhë 6 mujore, nëpërmjet mashtrimit, nuk i kanë paguar për ditët e qëndrimit në hotel. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.L vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi Q.GJ vjeç 64, banues në Tiranë, kallëzon se në vitin 2011, M.L i ka marrë mallra të ndryshëm duke mos e  likujduar. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.A, vjeç 26 banues në Tiranë, pasi dyshohet se për t’u pajisur me pasaportë, ka aplikuar me të dhëna personale të falsifikuara.  Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 08.08.2017, shtetasja K.K, vjeç 50, banuese në Tiranë, kallëzon se për të blerë disa pjesë këmbimi, është mashtruar nëpërmjet një adrese e-maili në Hong Kong, duke i marrë një sasi dollarësh. Neni 143/b i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.XH, vjeç 34 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.A, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Iveco” ka aksidentuar shtetasen M.M, vjeç 48, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, në rrugën “Besim Alla”, një mjet ka aksidentuar biçiklistin, DH.L, vjeç 49, banues në Tiranë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. DH.L, pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal

Më datë 07.08.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 26 banues në fshatin Rinas, pasi dyshohet se në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin E.C, vjeç 27 banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar pasagjeret e mjetit, shtetasja S.C dhe foshnja e saj vjeç 25 e 4 muajsh, të cilat pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 27 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.M, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonxia” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, në rrugën ”Agim Qarri”, në Unazë të Re, shtetasi F.R, vjeç 44, duke drejtuar motorin tip “Piagio” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar duke u vetëdëmtuar dhe pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. për vlerësim.

Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.C, vjeç 29 banues në Tiranë, pasi në Qendër Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar te vijat e bardha, këmbësorët B.H, Z.P dhe M.P, vjeç 40, 60, 9, banues në Tiranë, të cilët pasi kanë marrë mjekimin në spital janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Cërrik
Kanos me armë zjarri një shtetas, arrestohet në flagrancë i dyshuari.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
L.A, 25 vjeç banues në Cërrik.
Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 07.08.2017 në Lagjen “Nr.2” Cërrik në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.K., 23 vjeç banues në Cërrik.
Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm që ka nisur për motive të dobëta.
Më pas shtetasi L.A në Lagjen “Nr.2” Cërrik në aksin rrugor Cërrik – Belsh, në afërsi të një karburanti duke drejtuar mjetin tip "BMW" i pa pajisur me leje drejtimi është përplasur me mjetin tip "Benz" drejtuar nga shtetasi A.K.
Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit tip "BMW" dhe pasagjeri i tij shtetasi L.F., 27 vjeç banues në Cërrik. Të dy shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në aksin rrugor Cërrik – Belsh , grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale;
Një fishekë model 54 kalibër 7.62 mm
Dy automjetet
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor", "Drejtimi i automjetit pa dëshmi", "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 290, 291, 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.08.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin F.V, vjeç 23, banues në Pogradec, administrator lokali në Pogradec, pasi dyshohet se nga kontrolli i ushtruar u konstatua se ushtronte aktivitet pa dokumentacion dhe pa leje. Nenet 180 e 197 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.08.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 40, banues në Pogradec, pasi në Pogradec, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë për shtetasin K.B, vjeç 33, banues në Porodinë, Korçë, pasi dyshohet se, në fshatin Çiflig, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe për pasojë  ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.S, vjeç 28, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, në fshatin Petovë, nga kontrolli në mjetin tip “Audi” iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Nga verifikimi që iu bë mjetit tip “Audi” dyshohet se është i trafikuar, i cili u bllokua. Nenet 283/1 e 141/a tëi Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit A.B, vjeç 34 banues në fshatin Libofshë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Libofshë-Agin, në fshatin Gozhdaras, duke drejtuar motomjetin tip “Jamaha”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M.S, vjeç 19, banues në fshatin Gozhdaras, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i motomjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.M, vjeç 34, banues në Vlorë, punonjës i OSHEE, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasja D.S, vjeç 44, banuese në Vlorë, se i ka kërkuar lekë në këmbim të lidhjes së energjisë elektrike. Neni 259 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.H, vjeç 65, banues në fshatin Dukat, pasi dyshohet se më datë 07.08.2017, në rrugën Orikum–Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” taksi, është përplasur me mjetin tip “Nisan” me drejtues B.K, vjeç 63, banues në Tiranë dhe me mjetin tip “Golf” me drejtues B.B, vjeç 27, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar drejtues P.H dhe pasagjerja në mjetin “Nisan”, M.SH, vjeç 67, banuese në Itali, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.M, vjeç 28, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në rrugën “Pelivan Leskaj”, duke drejtuar mjetin tip “Lançia”, ka aksidentuar shtetasin A.D, vjeç 55, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, në rrugën “Gjergj Kastrioti” një mjet ka aksidentuar shtetasin V.M, vjeç 67, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.H, vjeç 31 bazuar në nenin 248 i Kodit Penal. 

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 18, pasi në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, te kryqëzimi i urës së Leklit, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi” , nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H, vjeç 43, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Skenderbeg”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin RR.L vjeç 61, banues në Lezhë, i cili lëvizte me biçikletë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe me pas është larguar. Nenet 290/1, 291 dhe 273 tëi Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.Ç, vjeç 25, banues në Shkodër, pasi dyshohet se me datë 07.08.2017, nga kontrolli fizik ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin D.G, vjeç 16 banues në Kukës, pasi dyshohet se , në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.                

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar "KRRABA".
Arrestohen 3 shtetas, autorë të zjarrit mbi tunelin e Krrabës.
Më datë 08.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, pas një pune intesive hetimore disa ditore, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së zjarrit të rënë mbi tunelin e Krrabës.
Si rezultat i punës policore u bë e mundur arrestimi i shtetasve :
A.U 22 vjeç, banues në fshatin Krrabë.
O.D, 26 vjeç, banues në fshatin, Krrabë.
G.P, 17 vjeç, banues në fshatin Krrabë .
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, këta shtetas më datë 06.08.2017, mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).
Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale " Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor", parashikuar nga neni 206/b dhe 25 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, B.M, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.K, vjeç 64 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Shyri”, me vetëgjyqësi, nuk lejon të futet në banesë vëllain, A.K, vjeç 64, banues në Zvicër, me pretendimin se është banesa e saj. Neni 277 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.R, vjeç 35 banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.K, vjeç 44, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, M.K, vjeç 37. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Isuf Elezi”, ka goditur me grusht shtetasin R.T, vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 07.08.2017, në rrugën “Dritan Hoxha”, është djegur një kazan mbeturinash, pronë e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur për shkaqe aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 08.08.2017, shtetasi S.K, vjeç 74 banues në Tiranë, kallëzon se më datë 06.08.2017, i është larguar nga banesa djali, F.K, vjeç 37. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 07.08.2017, në rrugën “Hajredin Shtino”, tre persona kanë goditur me grusht dhe i kanë marrë celularin shtetasit R.V, vjeç 19, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 89 të Kodit Penal

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Durrësit”, në mënyrë të përsëritur, ka hedhur sende të ndryshme në banesën e shtetases I.L, vjeç 28. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.F vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Musa Shehu”, ka vjedhur banesën e shtetases L.K, vjeç 41, ku kanë marrë 1 laptop dhe 1 tablet si dhe në momentin e largimit, duke drejtuar mjetin tip “BMV” nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Nenet 134 e 242 të Kodit Penal

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për gjetjen e një kufome të dekompozuar, në afërsi tënje spitali, më datë 08.08.2017, është paraqitur shtetasja A.P, vjeç 58, banuese në Tiranë, e cila deklaron, se kufoma është i vëllai, N.P, vjeç 67, për të cilin ka bërë kallëzim për largim nga banesa. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Tiranë.
Plagos me mjet prerës 32 vjeçarin.
Arrestohet në flagrancë i biri dhe procedohet në gjendje të lirë i ati.
Më datë 08.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.4, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
H.T, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë i munduar pasi rreth orës 08:50 në rrugën e "Dibrës", së bashku me të atin, shtetasin A.T, 50 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin A.B, 32 vjeç, ku gjatë konfliktit shtetasi H.T, ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatullë, shtetasin A.B, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë, shtetasi A.T, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale, "Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.B, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se vjehrra, L.B, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.B, vjeç 52, pasi dyshohet se në banesë, po kryente punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.D, vjeç 69, banues në fshatin Kasallë, pasi dyshohet se pranë banesës, ka kryer një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur R.Sh, vjeç 15, pasi dyshohet se në autobusin e linjës Kamëz-Valias i Vjetër, dyshohet se i ka vjedhur celularin e markës “Samsung”, shtetasit A.K, vjeç 19, banues në Has. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Z, vjeç 59, banues në fshatin Ksallë, pasi dyshohet se në banesë, ka kryer një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të fëmijëve të mitur, vjeç 12 e 10, banues në Tiranë, më datë 08.08.2017, fëmijët u kthyen në banesë dhe nuk kanë probleme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.O, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi më datë 04.08.2017, te “Bregu i Lumit”, i ka vjedhur telefonin tip “Samsung”, shtetasit Sh.D, vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.A, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish vjehrra, V.A, e kërcënon vazhdimisht me anë të telefonit. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 08.08.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit M.Zh, A.P dhe J.Ç, vjeç 23, 26 e 38, banues në fshatin Qerret, Fier e Rrogozhinë, pasi dyshohet se më datë 06.08.2017, në fshatin Ballaj, J.Ç dhe M.Zh, (shofer) duke punuar me botin e ujit të një firme, tip “Benz”, për shkak të konkurrencës, kanë goditur me mjete të forta, A.P, shofer i botit të ujit të një firme “tip “Benz”, i cili ka goditur me mjete të forta Marion. Nenet 89 e 170/b/1 të Kodit Penal.

Më datë 08.08.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.K, vjeç 21, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në rrugën Rrakëll-Karpen, pranë një karburanti , duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë jashtë rruge e për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi dhe pasagjeri A.H, vjeç 38, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen Z.S, vjeç 51, pasi dyshohet se vëllai B.L, vjeç 54, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 08.08.2017, ka bërë kallëzim shtetasi Xh.Xh, vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 07.08.2017, ka konstatuar vjedhjen e banesës ku janë marrë një televizor, një telefon dhe dy unaza floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, në  lagjen Nr. 13, tek Shkëmbi i Kavajës, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetases E.M, vjeç 36, ku janë marrë një orë dore, bizhuteri floriri, një shumë eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.B, vjeç 55, pasi dyshohet se në fshatin Koçan, në tokën e tij, ka ndërtuar një objekt banimi, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.R, vjeç 45, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.R, vjeç 40. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 08.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.M, vjeç 34, pasi dyshohet se bashkëshorti, B.M, vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Maliq
Më datë 08.08.2017, gjatë natës, në fshatin Drithas-Maliq, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me thyerje zyrat e fabrikës në pronësi të shtetasit F.L, 54 vjeç, ku kanë mundur të marrin një sasi lekësh, një njësi kompjuterike si edhe automjetin në pronësi të këtij shtetasi tip “Mercedes-Benz”.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Policia kap një shtetas të shpallur në kërkim, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes së ndodhur para pesë ditësh, në fshatin Tushemisht.
Në vijim të informacionit paraprak datë 03.08.2017, i cili bën fjalë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri në fshatin Tushemisht-Pogradec, iu bëjmë me dije se:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:
A.P, 25 vjeç, banues në Pogradec.
Më datë 03.08.2017 shtetasi i mësipërm, në fshatin Tushemisht-Pogradec, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta me shtetasit  G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec dhe E.Xh, 38 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër) dyshohet se ka marrë një armë zjarri në banesën e tij dhe i ka ndjekur këta të fundit, duke i kanosur si dhe prishur rendin e qetësinë publike.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kanosja”; “Prishja e qetësisë publike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84, 274, 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 08.08.2017, gjatë natës, në lagjen Uznovë, në oborrin e banesës, shtetasit Sh.D, vjeç 34, i kanë vjedhur pompën e ujit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin S.A, vjeç 31, banues në fshatin Çiflik, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Çiflik, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin M.D, vjeç 69, banues në fshatin Qamicë, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Qamicë, ka ndërtuar një  objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.Q, vjeç 67, banues në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Poshnje, ka ndërtuar një  objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.M, vjeç 47, banues në fshatin Çiflik, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Çiflik, ka ndërtuar një  objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.Sh, vjeç 22, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 06.08.2017, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases E.E, vjeç 15. Punohet për kapjen e A.Sh. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 03.01.2017, më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin e arrestuar, A.P, vjeç 41, banues në Berat. Nenet 139 e 25 tëi Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.Ç, vjeç 67, banues në fshatin Vlosh, Roskovec, pasi dyshohet se në banesë, nga kontrolli i punonjësve të OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrrestuan në
flagrancë shtetasin:
I.N, 30 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike
ndaj nënës së tij, shtetases L.H, 59 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për
veprën penale “Dhunë në familje”; parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 08.08.2017, gjatë natës, në fshatin Radhimë, është vjedhur banesa e shtetasit K.Ç, vjeç 67, ku i kanë marrë portofolin, me kartën e identitetit, një kartë banke dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, para pallatit,  shtetasit E.D, vjeç 35, i kanë vjedhur pasqyrat e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.B, vjeç 52, banues në fshatin Mifol, pasi dyshohet se pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, në lagjen “Isa Boletini”, është tentuar për të vjedhur banesa e shtetasit F.S, vjeç 43. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, në lagjen “29 Nëntori”, u konstatua se është vjedhur banesa e shtetasit E.M, vjeç 73, ku janë marrë 2 televizorë dhe një aparat Ipad. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 08.08.2017, në lagjen “Hajro Çakërri”, u konstatua se është vjedhur banesa e shtetasit E.R, vjeç 48, ku janë marë sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datën 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për shtetasit L.S, L.S dhe G.S, vjeç 54, 41 e 26, banues në fshatin  Babicë, pasi  më datën 07.08.2017, në rrugën e Babicës, kanë kanosur me fjalë shtetasin L.S, vjeç 44, banuese në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.08.2017, në fshatin Mesopotam, është vjedhur banesa e shtetasit N.R, vjeç 46, ku kanë marrë disa vegla pune e kuzhine. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.H, vjeç 27, banues në fshatin Lulëzim, Tepelenë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Tepelenë–Uji Ftohtë, tek “Ura e Leklit”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë në postbllok, për të ndaluar. Neni 242 i  Kodit Penal.

Gjirokastër.
Asgjësohen 64 bimë të kultivuara, të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.
Ndalohet një shtetas.
Në datë 08.08.2017, në fshatin Taroninë, në vendin e quajtur “Burimi i Norre”, në një ambjent të hapur, nga shërbimet e Komisariatit Gjirokastër u gjetën të kultivuara 64 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u ndalua shtetasi :
B.B, 65 vjeç, banues në Taroninë, Gjirokastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin R.M, vjeç 33, banues në fshatin Karjan, pasi dyshohet se më datë 07.08.2017, në fshatin Karjan, ka goditur me grusht e shqelma shtetasin P.K, vjeç 64, banues në fshatin Karjan.  Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, dhe për kapjen e shtetasve I.I, M.I dhe G.L, vjeç 28, 31 e 26, banuese në Tepelenë, pasi dyshohet se  pas një konflikti që kanë pasur me shtetasit D.B dhe G.B, vjeç 19 e 25, banues në Fier, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt.  Neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.08.2017, është vjedhur banesa e shtetasit M.P, vjeç 52, banues në Ishull Shëngjin, kanë marë një shumë eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin K.H, vjeç 41, banues në Laç, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka fyer e kanosur ish-bashkëshorten, A.H, vjeç 35, banuese në Laç. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.D,  vjeç 14, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në lagjen “Skenderbeg”, ka qëlluar me armë zhurmuese, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. U sekuestrua arma zhurmuese e markës “Blow Magnum” dhe një krehër me 9 fishekë. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasit F.K. dhe A.K, vjeç 29 e 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  tek një lokal në fshatin Gjorem, kanë goditur me grushte shtetasin L.K, vjeç 42, banues në Gjorem, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin M.N, vjeç 42, banues në Laç, pasi dyshohet se në rrugën e Kishës së Shna Ndout, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasit P.Sh, vjeç 49, banues Laç, pasi dyshohet se në lagjen nr. 6, i ka bllokuar rrugën shtetasit A.K, vjeç 39, banues në Laç, me pretendim se është prona e tij. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 07.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.Gj, vjeç 30, banues në Shtuf, pasi më datë 06.08.2017, në fshatin Shtuf, ka kanosur duke qëlluar me armë zjarri, shtetasin L. M, vjeç 24, banues në Shtuf. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale, 3 gëzhoja si dhe u gjet arma, automatik AK-47, me një krehër dhe një çantë me 48 fishekë model 56. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, gjatë natës, në fshatin Rreth i Eper, pranë banesës, shtetasit P.G, vjeç 25, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.K, vjeç 33, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se e kunata, shtetasja R.K, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve të mitur. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.B, vjeç 22, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 07.08.2017, në qytet, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 50, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Ahmet Haxhija”, në oborrin e banesës, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pushkë model 63 dhe 18 fishekë, pa leje. Neni 278/4 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, në fshatin Vilu, Velipojë, në një lokal, i ka rënë parainfrakt gjatë lëvizjes për në Qendrën Shëndetësore, ka vdekur shtetasi Z.P, vjeç 67, banues në fshatin Mushan. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vdekje natyrale.

Më datë 09.08.2017, shtetasi L.B, vjeç 49, banues në Shkodër, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetasja A.B, vjeç 33. Punohet për gjetjen e saj.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.Gj, vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi dyshohet se në fshatin Stajkë, ka ndërtuar një shtesë objekti pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 08.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A. D, vjeç 49, banues në fshatin Mgull, pasi dyshohet se më datë 07.08.2017, në këtë fshat, me pretekstin se rruga është e tij, nuk ka lejuar të kaloj me mjet (zetor), shtetasin G.Ç, vjeç 41, banues në Mgull. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2016, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për të miturin vjeç 11, pasi dyshohet se babai, S.H, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kukës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Has
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin S.S, vjeç 54, banues në Bathore, Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.08.2017, në fshatin Nikoliq, në banesë, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.Ç, vjeç 21, banues në fshatin Zahrisht, pasi dyshohet se  në rrugën Golaj-Krumë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit A.K. dhe Xh.Sh, vjeç 21 e 51, banues në fshatin Trajak e Brest i Epër, pasi dyshohet se në rrugën e spitalit Peshkopi, janë konfliktuar e goditur me grushte me njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 08.08.2017, në Bulqizë, është vënë zjarr në lokalin Bar Kafe të shtetasit M.B, vjeç 51, ku janë djegur pajisjet e lokalit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat dhe punohet për kapjen e shtetasit S.M, vjeç 52, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës, B.M, vjeç 35. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 08.08.2017, në lumin Drin, shtetasja F.D, vjeç 61, për të shpëtuar nga mbytja në lum mbesat 4 dhe 8 vjeçe, ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për ngjarje aksidentale.


DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 08.08.2017, në PKK Rinas, u ekstradua për në Francë shtetasi në kërkim ndërkombëtar B.K, vjeç 27, banues në Kosovë,  pasi më datë 18.06.2015, Gjykata e Savoies, Francë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Rrëmbim” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga Kodit Penal francez.

Më datë 08.08.2017, në PKK Rinas, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim A.B, vjeç 21, banues në Vlorë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin S.K, vjeç 22, banues në Laç, pasi dyshohet se më datë 11.04.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 08.08.2017, në PKK Porti Durrës, u kap shtetasi në kërkim G.Ç, vjeç 26, banues në fshatin Sukth i Ri, Durrës, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm”. Neni 199/b i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 08.08.2017, në aksin rrugor Jorgucat–Gjirokastër, shërbimet e SPK Kakavijë, kanë kapur 4 shtetas algjerian dhe 2 maroken. Në përfundim u procedua me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...