Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako ka vizituar Policinë Rrugore të Tiranës dhe merr pjesë në ceremoninë e dhurimit të mbi 204 palë syzeve dielli për Policinë Rrugore të dhuruara nga kompania "Max Optika"

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako ka vizituar Policinë Rrugore të Tiranës dhe merr pjesë në ceremoninë e dhurimit të mbi 204 palë syzeve dielli për Policinë Rrugore të dhuruara nga kompania "Max Optika". (pr video kliko mbi link).syze 4

Gjatë paradites së sotme në Komisariatin e Policisë Rrugore është zhvilluar ceremonia e dhurimit të 204 palë syzeve dielli për punonjësit e Policisë të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Z. Haki Çako, gjatë fjalës së tij ka theksuar se nuk është këtu për të bërë reklamë ndaj kompanisë që ka ofruar këtë donacion, por për të vlerësuar këtë akt human, këtë vëmendje të shtuar ndaj punonjësve të Policisë të cilët sakrifikojnë edhe në kushte klimaterike ku temperaturat shkojnë në kufijtë e ekstremes.

Gjithashtu Z.Çako ka vlerësuar punën e Policisë Rrugore por edhe të Policisë në tërësi, të gjeneratës së re të Policisë, të Policisë së Rendit, të Policisë Kufitare, Forcat Operacioniale si dhe bashkëpunimin me Policitë Homologe të Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

" Besoj që është një shenjë një vlerë e jashtëzakonshme sidomos për vëmendjen që i kushton këtij lloji shërbimi pasi sot në këto orë piku të kulmit të verës, punonjësit e Policisë, të Policisë Rrugore janë nga më sakrifikueshmit në raport me shumë shërbime të tjera policore që natyrisht janë dhe ato aktive në krye të detyrës në zbatim të prioriteteve kryesore të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, qofshin këto për të siguruar jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen ata, por pikë së pari për të krijuar lehtësira dhe hapësira për të gjithë shtetasit shqiptarë që rikthehen në këto momente për të takuar të afërmit e vetë ose dhe për të shijuar plazhet shqiptare që tashmë janë bërë më atraktive sesa shumë vende të tjera.

Jam mëse i bindur që profesionalizmi i shtuar i tyre, por edhe kushtet e përmirësuara vitet e fundit lidhur me teknologjinë, me uniformën, me rritjen e nivelit arsimor pse jo dhe të shumë vajzave dhe të djemve që performojnë në mënyrë shumë herë më mirë se më parë në komunikimin me shtetas shqiptarë dhe të huaj, do ta rrisim ndjeshëm nivelin e shërbimit policor shqiptar".

Gjej rastin këtu të falenderoj dhe të përshëndes edhe punonjësit e policive të vendeve fqinje, me të cilët ne kemi realizuar marrëveshje bashkëpunimi qofshin me Policinë e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, ku ne kemi shkëmbyer punonjës policie në mënyrë reciproke".
Njëkohësisht Z.Çako ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të respektojnë punonjësit e Policisë si dhe të denoncojnë çdo shkelje, abuzim me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë.

Drejtori i Kompanisë Max Optika" Z.Sokol Luzi ka theksuar se ky është vetëm fillimi i këtij donacioni për Policinë e Shtetit, pasi ne do të vijojmë dhe në qarqet Durrës e Vlorë ku do t'i dhurojmë Policisë së Shtetit mbi 800 palë syze dielli.

Sikundër shteti ndihmon biznesin edhe biznesi duhet të ndihmojë shtetin e aq më tepër kur është fjala për Policinë e Shtetit duhet ta mbështesim fuqimisht.

Drejtori i Kompanisë Max Optika" Z.Luzi, nënvizoi se për ta është një nder që t’i shërbejnë Policisë së Shtetit me aq sa kanë mundësi, duke vënë në pah mbështetjen e kompanisë "Polar" në Itali e cila pranoi më kënaqësi të kontribuonte për Policinë e Shtetit.

" Është diçka që, pavarësisht të gjithë dëshirës së madhe që kemi, kemi dhe një mundësi shumë të madhe nga kompania "Polar" në Itali, e cila në momentin e parë që e propozuam ishte shumë e motivuar që këtë projekt ta fillonte.

Ashtu sikurse e deklaruam kjo është një parti e parë, nga e cila të gjithë do të kenë mundësi që të kuptojnë cilësinë dhe të paktën kohën e shërbimit ta kenë pak më të relaksuar gjatë procesit të tyre. Objektivi është që të vazhdojmë dhe me qarqet e tjera, siç është qarku i Durrësit, Vlorës, ku gjithmonë e më tepër ndjehet nevoja sidomos në periudhën e verës për të pasur një mbështetje; le të themi pak, por simbolike nga ana e syve që ato të mos kenë siklet gjatë shërbimit të tyre. Për ne është një nder që t’i shërbejmë Policisë së Shtetit me kaq sa kemi mundësi.

Është një thirrje që unë do i bëja çdo lloj biznesi që të ndihmojë, siç e ndihmon shteti biznesin dhe biznesi të ndihmojë shtetin bashkë me parteritetet e ndryshme që kemi për ta bërë punën më të mirë".

Fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako dhe të Drejtorit të Kompanisë "Max Optika" Z.Sokol Luzi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako:

"Besoj që kemi vend për të bërë një falenderim, jo për reklamë por për një falenderim për vëmendjen që ka kushtuar dhe momentin në të cilin "Max Optika", krijon mundësi për rritjen e performancës së shërbimeve të Policisë Rrugore në mënyrë të veçantë, si një nga shërbimet më të vështira në këto momente të veçanta, me një ngarkesë të jashtëzakonshme jo vetëm të kapacitetit të punëve por edhe për shkak të kushteve klimaterike të temperaturës së lartë.

Këtu unë gjej rastin që të falenderoj administratorin por edhe sponsorin e kësaj kategorie dhe një numri të konsiderueshëm syzesh për punonjësit e Policisë që kapin një vlerë të konsiderueshme.

Besoj që është një shenjë një vlerë e jashtëzakonshme sidomos për vëmendjen që i kushton këtij lloji shërbimi pasi sot në këto orë piku të kulmit të verës, punonjësit e Policisë, të Policisë Rrugore janë nga më sakrifikueshmit në raport me shumë shërbime të tjera policore që natyrisht janë dhe ato aktive në krye të detyrës në zbatim të prioriteteve kryesore të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, qofshin këto për të siguruar jetën shëndetin dhe pronën e qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen ata por pikë së pari për të krijuar lehtësira dhe hapësira për të gjithë shtetasit shqiptarë që rikthehen në këto momente për të takuar të afërmit e vetë ose dhe për të shijuar plazhet shqiptare që tashmë janë bërë më atraktive sesa shumë vende të tjera.

Kjo vërtetohet dhe është mëse e dukshme në saj të numrit të konsiderueshëm të shtetasve shqiptarë dhe shtetasve të huaj të futur në pikat e kalimit kufitar në Shqipëri dhe të frekuentimit të jashtëzakonshëm që kanë plazhet shqiptare por që tashmë falë edhe përmirësimit të ndjeshëm të infrastukturës rrugore por dhe kushteve të tjera në vendet turistike shqiptare jo vetëm ato të plazheve por edhe në vende të tjera të zonave malore ku frekuentohen konsiderueshëm si në Shkodër, në Berat, në Gjirokastër dhe në një sërë vendesh të tjera ndaj dhe kjo bëhet një domosdoshmëri duke marrë në konsideratë dhe orët e shtuara në pikun e diellit por edhe në shërbim nga gjithë punonjësit e Policisë.

Faleminderit Zoti Maksi.

Unë gjej rastin këtu të përshëndes të gjithë punonjësit e Policisë për sakrificën por edhe predispozicionin që kanë treguar në kryerjen e detyrës
Jam mëse i bindur që profesionalizmi i shtuar i tyre por edhe kushtet e përmirësuara vitet e fundit lidhur me teknologjinë, me uniformën, me rritjen e nivelit arsimor pse jo dhe të shumë vajzave dhe të djemve që performojnë në mënyrë shumë herë më mirë se më parë në komunikimin me shtetas shqiptarë dhe të huaj, do ta rrisim ndjeshëm nivelin e shërbimit policor shqiptar.

Gjej rastin këtu të falenderoj dhe të përshëndes edhe punonjësit e policive të vendeve fqinje, me të cilët ne kemi realizuar marrëveshje bashkëpunimi qofshin me Policinë e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, ku ne kemi shkëmbyer punonjës policie në mënyrë reciproke. Punonjës policie shqiptarë që shërbejnë në hapësirat ku pushojnë shtetas shqiptarë në vendet e rajonit, por edhe punonjës policie të vendeve të rajonit, të cilët në bashkëpunim me punonjësit tanë të shërbimeve të policisë iu gjenden pranë të gjithë pushuesve.

Faleminderit dhe suksese"!

Drejtori i Kompanisë "Max Optika" Z.Sokol Luzi:

"Në radhë të parë doja të falenderoja Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për mundësinë që na dha, që këto ide që ne kemi për të kontribuar me shoqërinë, me komunitetin e sidomos me institucionet që janë në shërbim të shoqërisë, të kemi mundësi t’i bëjmë realitete.

Është diçka që, pavarësisht të gjithë dëshirës së madhe që kemi, kemi dhe një mundësi shumë të madhe nga kompania "Polar" në Itali, e cila në momentin e parë që e propozuam ishte shumë e motivuar që këtë projekt ta fillonte. Ashtu sikurse e deklaruam kjo është një parti e parë, nga e cila të gjithë do të kenë mundësi që të kuptojnë cilësinë dhe të paktën kohën e shërbimit ta kenë pak më të relaksuar gjatë procesit të tyre.

Objektivi është që të vazhdojmë dhe me qarqet e tjera, siç është qarku i Durrësit, Vlorës, ku gjithmonë e më tepër ndjehet nevoja sidomos në periudhën e verës për të pasur një mbështetje ; le të themi pak, por simbolike nga ana e syve që ato të mos kenë siklet gjatë shërbimit të tyre. Për ne është një nder që t’i shërbejmë Policisë së Shtetit me kaq sa kemi mundësi.

Është një thirrje që unë do i bëja çdo lloj biznesi që të ndihmojë, siç e ndihmon shteti biznesin dhe biznesi të ndihmojë shtetin bashkë me parteritetet e ndryshme që kemi për ta bërë punën më të mirë".

syze 4

syze 2

syze 3

syze 5

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...