Durrës. Në lidhje me një raportim të ardhur nga një qytetar në Portalin e Komisariatit Dixhital.

DurrësPolicia-durres

Në lidhje me një raportim të ardhur nga një qytetar në Portalin e Komisariatit Dixhital ku denoncon një shtetas, I cili përdor eksploziv, dinamit për gjueti të paligjshme në det, tek Kepi I Rodonit bëjnë me dije se:

U organizuan menjëherë Shërbimet  e Stacionit të Policisë Manëz në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë, Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin  Durrës, të cilët bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, konkretisht shtetasin J.SH  27 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Durrës.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik tip kallashnikov , të cilën e mbante pa leje.

Gjithashtu i'u sekuestrua edhe një mjet lundrues, varkë,  pa Çertifikatën e përdorimit të mjetit lundrues nga  Policia Kufitare dhe dokumentacion të rregullt.

Policia e Durrësit falenderon qytetarin në lidhje me denoncimin e bërë dhe fton çdo shtetas   që konstaton një fenomen të paligjshëm të denoncojë duke garantuar marrjen e masave nga ana jonë dhe vënien para përgjegjësisë penale çdo shkelës.


Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"   parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal dhe neneve 23 dhe 29, pika 1 I ligjit 8663 dt.18.09.2000" Zhvendosja ose përdorimi I mjetit pa autorizim".

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...