Vlorë, sekuestrohen 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe asgjësohen 48 bimë narkotike.

Vlorëvlore 2.10.08

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. (për link kliko mbi video).

Sekuestrohen 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe asgjësohen 48 bimë narkotike.

Arrestohet në flagrancë autori.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në zbatim të  planit të masave për kontrollin e territorit në shkallë qarku, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëvë narkotike si edhe parandalimin dhe goditjen e prodhimit apo të shitjes së lëndës narkotike, ka goditur një tjetër rast të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve markotike.

Në vijim të këtyre kontrolleve të vazhdueshme të kryera nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Selenicë,  në banesën e shtetasit A.H policia ka konstatuar të mbjella 48 bimë narkotike të cilat i u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua edhe 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.H 52 vjeç, banues në Selenicë, si posedues i bimëve dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme  për veprat penale ''Kultivimi i bimëve narkotike'' dhe ''Prodhimi e shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 284 dhe 283/1 i Kodit Penal.

vlore 2.10.08

vlore 1.10.08

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...