Tiranë. Tenton të korruptojë punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, por arrestohet nga Policia.

Tiranëtr korrupsion2

Tenton të korruptojë punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, por arrestohet nga Policia.

Më datë 09.08.2018, rreth orës 08:30,  punonjësit e qarkullimit rrugor, kanë konstatuar mjetin kamion tip "DAF", me drejtues shtetasin maqedonas Z. A., 41 vjeç dhe pasagjer shtetasin T.R., 32 vjeç, në një orar ku lëvizja e mjeteve të këtij lloji ishte e ndaluar.

Nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor është bërë ndalimi i mjetit, ku drejtuesit të mjetit i është komunikuar arsyeja e ndalimit dhe ndëshkimi me administrative. Gjatë kësaj kohe, pasagjeri që ndodhej në mjetin kamion tip "Daf", shtetasi T.R., i ka ofruar shumën prej 5 euro, punonjësit të qarkullimit rrugor në këmbim të mos vënies së masës administrative. Për pasojë në kushtet e flagrancës, është bërë arrestimi i menjëhershëm i shtetasit maqedonas

: T.R 32 vjeç, banues në Maqedoni.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale "Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

tr korrupsion2

tr korrupsion3

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...