Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 10 Gusht 2017.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.Stema Policia

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 37 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 9 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e strukturave të Drejtorive Vendore janë arrestuar 8 persona për Narkotikët dhe Krimin Ekonomik e Financiar.

8 persona për Dhunë në familje, Vjedhje si dhe Armëmbajtje pa leje.

10 persona në kërkim.

1 person për veprën penale "Veprime të turpshme".
1 person për veprën penale "Prishje e e qetësisë publike".

Janë sekuestruar rreth 3.5 kg Cannabis Sativa, 52 bimë Cannabis Sativa, 3 armë zjarri si dhe 1400 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 82 persona.

Gjithashtu finalizohet operacion i përbashkët, konkretisht:

Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen në portin e Barit nga Guardia di Finanza e portit te Barit 922,9 gr, vaj hashashi dhe 10.114,2 gr marijuanë.

Lënda narkotike  transportohej nga shtetasi Italian, G.M, 50 vjeç,  e fshehur në bagazhin e një automjeti me targa italiane.

Falë një analize risku të ndarë bashkërisht dhe një shkëmbimi intensiv informacionesh me Guardia di Finanza, Policinë e Kufirit Durrës  dhe Policinë Kriminale Italiane në Shqiperi  u bë e mundur të ndalohet në Bari, Itali.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...