Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Gusht 2017.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 08.08.2017, rreth orës 23:00,  në vendin e quajtur “Kodra e Prushit”, Vaqar, pranë liqenit, ka     rënë zjarr, ku është djegur një sipërfaqe prej 1 ha me shkurre dhe pisha të buta. Vatra e zjarrit u shua në orën 23:45 dhe nuk pati dëme në banesa. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.08.2017, në fshatin Maknor, në kodër është konstatuar një vatër zjarri në pyllin me pisha. Nuk ka rrezik për banorët dhe banesat. Punohet për fikjen e zjarrit.  

Më datë 09.08.2017, në fshatin Priskë e Vogël, po digjen disa shkurre dhe rrezikohen banesat. Punohet për fikjen e zjarrit.  

Më datë 08.09.2017, në Vorë, në fshatin Kuç, ka rënë zjarr në një kodër, ku po digjen shkurre dhe disa rrënjë ulliri. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 08.09.2017, te ish Uzina e Tankeve, ka rënë zjarr në një kodër, ku digjen shkurre dhe disa rrënjë ulliri. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 09.08.2017, në fshatin Dërstilë, në vendin e quajtur “Fierzë” është shfaqur një vatër zjarri, ku digjet pyll me pisha dhe ka përmasa. Tereni është i vështirë për mjetet zjarrfikëse. Punohet për shuarjen e zjarrit.
 
Në vijim të informacionit, zjarri në fshatin Dërstilë, ka marrë përmasa dhe aktualisht digjet një masiv me  pisha dhe ahe, ku mund të rrezikohen disa banesat që janë në afërsi. Zjarri është afruar 50 m pranë lokal “Sofra e Shpatit” dhe disa banesave. Terreni është malor dhe e pamundur lëvizja e mjeteve të MKZN. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë, shërbimet e mjetet zjarrfikës, shërbimi pyjor, të cilat punojnë për fikjen e zjarrit. U njoftua shtabi i emergjencave civile dhe është kërkuar mjet për ndërhyrje nga ajri.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 09.08.2017, në fshatin Neveçisht, është djegur banesa e shtetasit A.R, vjeç 55. Nga veprimet e kryera rezultoi se ngjarja është aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 09.08.2017, në fshatin Peshkëpi, Pogradec, si pasojë e një zjarri është djegur 2000 m2 pyll. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 09.08.2017, në fshatin Gadurovë, Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, rrezikohet një zonë me pisha. Në vendngjarje janë dërguar shërbimet zjarrfikëse. Punohet për izolimin, shuarjen e zjarrit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Më datë 09.08.2017, në fshatin Vajkan, Mbrostar Ura, në një sipërfaqe me shkurre e pisha, është riaktivizuar zjarri i fikur 4 ditë më parë. Në vendngjarje janë dërgua shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë. Punohet për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Më datë 09.08.2017, në fshatin Rreth Libofshë, ka rënë zjarr dhe është djegur rreth 20 hektar me shkurre, pisha dhe 70 rrënjë ullinj të shtetasit M.Sh, vjeç 39, banues në këtë fshat. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, në fshatin Karbunarë, Lushnje, ka rënë zjarr në një kodër, ku digjen shkurre e ferra, pas ndërhyrjes së mjeteve zjarrfikëse dhe banorëve u bë i mundur fikja e zjarrit. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Lushnje.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më  datë 09.08.2017, në fshatin Vanovë, Himarë, ka rënë zjarr, ku janë djegur 2 ha me pemë. Zjarri është përhapur në faqen e malit. Në vendngjarje janë shërbimet zjarrfikës dhe të policisë. Punohet për fikjen e zjarrit.  

Më datë 09.08.2017, në fshatin Zminec, Finiq, në vendin e quajtur “LEMI”, ka një vatër zjarri ku digjen bar e shkurre dhe disa koshere me bletë. Punohet për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 09.08.20117, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.Z, vjeç 83, banues në fshatin Gjorm, çoban, pasi dyshohet se në këtë fshat, në vendin e quajtur “Bregu i Quramidhes” , dyshohet se ka djegur 5 ha. tokë kullotë 100 rrënjë ullinj të shtetasit Rr.H. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 09.08.2017, mbi fshatin Jorgucat, në faqen e malit ka një vatër zjarri, janë njoftuar shërbimi zjarrfikës, forcat e armatosura të ushtrisë dhe emergjencat. Zjarri është në një largësi shumë të madhe, e cila vështirëson vajtjen e mjeteve dhe forcave njerëzore.

Më datë 09.08.2017, zjarri i shfaqur në malin mbi fshatin Jorgucat, Dropull, po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht banesat e fshatit. Shërbimet e policisë së bashku me banorët, punojnë për normalizimin e situatës, pasi zjarri rrezikon edhe banesat. Në orën 17:00, zjarri u fik. Ka vetëm dëme të vogla materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 09.08.2017, në fshatin Dajç, në një sipërfaqe me shkurre, ferra e barishte, ka rënë zjarr. Shërbimet zjarrfikëse dhe policisë, kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe punojnë për shuarjen e tij.

Më datë 09.08.2017, në fshatin Shëmri, Mamurras, në vendin e quajtur “Vilez”, në zonë me shkurre, janë shfaqur dy vatra zjarri. Shërbimi zjarrfikës, policisë dhe emergjencave civile, punojnë për shuarjen e zjarrit.

Më datë 09.08.2017, në fshatin Vinjoll, Kurbin, në vendin e quajtur “Mali i Skënderbeut” në një zonë të pyllëzuar me pisha e shkurre, larg banesave është shfaqur një vatër zjarri, e cila ka ardhur nga zona Ulzës, Burrelit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 09.08.2017, në fshatin Gruemirë, Malësia e Madhe, në afërsi të banesave, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte e shkurre. Dy mjetet të shërbimit zjarrfikës dhe shërbimet e policisë punojnë për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Më datë 09.08.2017, në bjeshkët e Koshaticës, Tropojë e Vjetër, është shfaqur një vatër zjarri. Janë njoftuar emergjenca dhe shërbimi zjarrfikës. Punohet për shuarjen e zjarrit.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.B, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi më datë 08.08.2017, në një qendër tregtare, nën kërcënimin e armës, ka marrë 38.000 lekë dhe gjatë kontrollit në motorin tip “Zongshen” iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.6 gr. lëndë narkotike Kokainë, 18.000 lekë, një celular dhe veshje. Nenet 283/1 e 139 të Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.L, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Bardhyl“, nga kontrolli në mjetin tip “Ford”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1.24 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.O, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.B, vjeç 27 e 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën e ”Kavajës“, nga kontrolli fizik iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 19 e 3.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 28, banues në Elbasan, pasi dyshohet se dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, motorin tip “Yamaha”, duke ndërhyrë në numrin e shasisë. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Tiranë.
Tenton të korruptojë punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, por arrestohet nga Policia.
Më datë 09.08.2018, rreth orës 08:30, punonjësit e qarkullimit rrugor, kanë konstatuar mjetin kamion tip "DAF", me drejtues shtetasin maqedonas Z. A., 41 vjeç dhe pasagjer shtetasin T. R., 32 vjeç, në një orar ku lëvizja e mjeteve të këtij lloji ishte e ndaluar.
Nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor është bërë ndalimi i mjetit, ku drejtuesit të mjetit i është komunikuar arsyeja e ndalimit dhe ndëshkimi me adminstrative. Gjatë kësaj kohe, pasagjeri që ndodhej në mjetin kamion tip "Daf", shtetasi T.R., i ka ofruar shumën prej 5 euro, punonjësit të qarkullimit rrugor në këmbim të mos vënies së masës administrative. Për pasojë në kushtet e flagrancës, është bërë arrestimi i menjëhershëm i shtetasit maqedonas:
T.R, 32 vjeç, banues në Maqedoni.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale "Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë Euro shtetasit K.B, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Gj, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Eshref Frashri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “ Yingxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.B, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yingang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Qelqit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin e modifikuar. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Asim Vokshi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda”.  Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.T, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi tek ura e Institutit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

      Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.E, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek ura e Institutit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

      Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Sh, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek ura e Institutit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “California”. Neni 291 i Kodit Penal.

      Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.J, vjeç 43, banues në fshatin Surrel, pasi në rrugën “Shyqyri Ishmi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

    Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Yzberisht, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

    Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Xh, vjeç 28, banues në Kashar, pasi dyshohet se në pranë një qendre tregtare, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

    Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.M, vjeç 49, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se në rrugën e “Qelqit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

    Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D, vjeç 32, banues në Durrës, pasi në Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Shunghun”, ka aksidentuar shtetasin Th.B, vjeç 76, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin O.B, vjeç 20, banues në Shijak, pasi dyshohet se në rrugën dytësore Manëz-Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues L.H, vjeç 26, banues në Shijak, për pasojë është dëmtuar drejtues L.H, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.Ç, vjeç 33, banues në fshatin Veliterrnë, Maliq, me leje drejtimi italiane, pasi dyshohet se në rrugën  Korçë-Pogradec, në fshatin Bulgarec, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin M.K, vjeç 67, banues në fshatin Shamoll, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.201, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin F.S, vjeç 25, banues në Korçë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën Korçë-Pogradec, në fshatin Sovjan, Maliq, duke drejtuar motorin tip “Suzuki”, ka aksidentuar shtetasen S.M, vjeç 24, banuese në Novoselë, Maliq, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 310 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasin C.Q, vjeç 40, banues në Poliçan, pasi dyshohet se në rrugën Berat-Ura Vajgurore, në fshatin Otllak, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin tip “Benz”, me drejtues B.A, vjeç 30, banues në Berat, për pasojë janë aksidentuar B.A e pasagjeri D.H, vjeç 64, banues në Poliçan.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasen V.M, vjeç 42, banuese në Farkë, Tiranë, pasi dyshohet se në ambientet e IEVP, iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 74.50 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283 e 324/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit  kompjuterik
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pasi dyshohet se shtetasja Zh.B, vjeç 32, banuese në Fier, ka kallëzuar se i kanë ndërhyrë në llogarinë e saj në rrjetet sociale, duke i cenuar privatësinë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 293/b i Kodit Penal.  

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetsasi A.Ç, vjeç 29 banues në Vlorë, pasi tek “Pushimi i shoferit”, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover ” ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri F.P, vjeç 18, banues në Divjakë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit R.M e A.Xh, vjeç 35 e 67, banues në Patos dhe fshatin Fermë Çlirim, pasi dyshohet se në rrugën Fier-Berat, në fshatin Zharrëz, duke drejtuar me leje drejtimi mjetet tip“Land Rover” e “Opel”, janë përplasur, për pasojë janë aksidentuar R.M dhe shtetasi A.O, vjeç 45, banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike
Sekuestrohen 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe asgjësohen 48 bimë narkotike.
Arrestohet në flagrancë autori.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në zbatim të  planit të masave për kontrollin e territorit në shkallë qarku, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëvë narkotike si edhe parandalimin dhe goditjen e prodhimit apo të shitjes së lëndës narkotike, ka goditur një tjetër rast të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve markotike.
Në vijim të këtyre kontrolleve të vazhdueshme të kryera nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Selenicë,  në banesën e shtetasit A.H policia ka konstatuar të mbjella 48 bimë narkotike të cilat i u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua edhe 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.H 52 vjeç, banues në Selenicë, si posedues i bimëve dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme  për veprat penale ''Kultivimi i bimëve narkotike'' dhe ''Prodhimi e shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 284 dhe 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.M, vjeç 39, banues në Shkodër, pasi dyshohet shtetasi L.L, vjeç 71, banues në Dhërmi, ka bërë kallëzim se me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ka aplikuar për legalizimin e një prone në Dhërmi. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.L, vjeç 42, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nga kontrolli në mjetin tip “Benz”, iu gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale një sasi mallrash ushqimor pa dokumentacion. Neni 174 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.V, vjeç 50, banues në Gjormë, Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, vjeç 30, banues në Shkodër, me leje drejtimi italiane, pasi në aksin rrugor Lezhë Shëngjin, në afërsi një lokali u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin K.K, vjeç 36, banues në Shkodër,  pasi dyshohet se në superstradë në Fushë Milot, Kurbin, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Audi A8”, ka goditur mjetin tip “Ford” dhe më pas mjetin tip “Benz”, me drejtues me leje drejtimi nga shtetasit K.Ll e Sh.J, vjeç 37 e 25, banues në Laç e Gjilan Kosovë, për pasojë janë aksidentuar Sh.J. dhe pasagjerja A.F, vjeç 24, banuese në Prishtinë, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.T, vjeç 26, banues në Kukës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Neni 290/4 i Kodit Penal.  

1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin L.B, vjeç 34, banues në Golem, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh, shtetases M.K, vjeç 52, banuese në Golem. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Pogradec
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasen gjermane, J.B, vjeç 26, banuese në Gjermani, pasi dyshohet se në S.P.K.M Qafë Thanë, iu gjet e bllokua një dozë lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin V.M, vjeç 50, banues në Ksamil, pasi dyshohet se në Ksamil, në lokal iu gjetën disa tavolina pa kupon tatimor. Neni 180 i Kodit Penal.

 DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vetëgjyqësi”, më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim A.A, vjeç 45, banues në Tiranë. Nenet 90 e 277 të Kodit Penal.  

Më datë 08.08.2017, shtetësia K.A, vjeç 57, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 07.08.2017, i është larguar nga banesa vajza K.A, vjeç 16. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Demi”, ka goditur me grusht shtetasin M.K, vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, në një kosh mbeturinash, u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 pushkë model 63. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, gjatë natës, në rrugën “Ali Demi”, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit Xh.Xh, vjeç 29, ku kanë marrë mallra të ndryshëm (cigare e pije). Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, në spital ka vdekur shtetasi R.B, vjeç 70, banues në fshatin Gurrë e Madhe, pasi në banesë, kishte pësuar një hemorragji cerebrale dhe ishte rrëzuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.C, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek një lokal ka goditur me grusht, shtetasin M.G, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.08.2017, në rrugën “Sami Frashëri”, është djegur kaseta elektrike e pallatit nr. 15. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkaku është amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.S, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Lekë Dukagjini”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.M, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek një lokal, ka goditur me grusht, të dashurën K.Q, vjeç 23, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit F.K, më datë 09.08.2017, është vetëparaqitur në komisariat dhe deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.B, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, Gj.B, vjeç 47, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.G, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë telefonin “Iphone 6” dhe nëpërmjet telefonit ka kanosur për të mos kallëzuar, shtetasen F.A, vjeç 25, banuese në Tiranë. Nenet 143 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, gjatë natës, në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, të shtetasit R.Gj, vjeç 43, banues në Tiranë, i cili është gjetur i parkuar në rrugën e Dajtit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ka shqetësuar shtetasen T.D, vjeç 39, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim, B.D, vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim, B.R, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.V, vjeç 63, banues në fshatin Çekrez, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.GJ,vjeç 44 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.K,vjeç 52, banues në Tiranë, (shofer autobusi), pasi dyshohet se, në rrugën “Teodor Keko”, në autobusin e linjës Tiranë e Re, ka goditur me grusht, shtetasin E.GJ,vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, M.K, vjeç 30, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, në Yrshek, pranë një restoranti shtetësia M.M ,vjeç 22, banuese në Tiranë kallëzon se është ndaluar nga një person i panjohur i cili ka tentuar ta ngacmojë seksualisht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 108/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.H ,vjeç 60, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në Rrogozhinë, ka shpërdoruar tokën pranë lumit Shkumbin. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin M.GJ,vjeç 27, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 1, ka kanosur me fjalë shtetasin R.SH vjeç 36, banues në Rrogozhinë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, në lagjen nr. 5, në banesë, shtetësia H.D ,vjeç 61, aksidentalisht ka përdorur mbidozë medikamente mjekësore, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Më datë 10.08.2017, në autostradë, tek “Bishti i Zhurit, shtetasi I.R,vjeç 40, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku pasagjer kanë qenë shtetasi A.J ,vjeç 48, banues në Tiranë dhe 2 shtetas të huaj, të cilët pas përplasjes janë larguar me një mjet të rastit për në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, nuk ka persona të dëmtuar. Punohet për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.SH,vjeç 27, banues në fshatin Shetaj, pasi në banesë, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale automatiku, pa leje. Neni 278 i  Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.B, vjeç 17, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 10 muaj burg për veprën penale ”Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë, më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin në kërkim A.A vjeç 74, banues në Durrës. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, në lagjen nr. 13, një pallat ka rënë zjarr dhe janë djegur 20 matës të energjisë elektrike. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në boksin e matësve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor  Durrës, për vlerësim.

Më datë 09.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit I.A, E.H dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.K, vjeç 19, 18 e 16, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Taulantia”, i kanë vjedhur celularin shtetasit E.Q,vjeç 29, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.D,vjeç 15, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, në lagjen nr. 13, në lokal i ka vjedhur nje sasi eruosh dhe lekesh, shtetases  R.M 27, banuese në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, vjeç 35, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, shtetases J.Ç, vjeç 64. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit P.G, F.O dhe A.P, vjeç 22, 25 e 24, banues në fshatin Nangë, Kukës, pasi në rrugën “Taulantia”, në banesën e P.G, ju gjet nje sasi lëndë narkotike e llojit  Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 300 të Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Z, vjeç 30,banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 11, u kap me një celular të vjedhur në dyqanin e shtetasit Gj.M,vjeç 38, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.T,vjeç 22, banues në Manëz, pasi dyshohet se, në fshatin Sukth, ka goditur me grusht shtetasin K.M,vjeç 27, banues në Sukth. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 09.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.M, vjeç 63 banues në Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 09.08.2017, në rrugën Fushë Krujë- Kamzë, në fshatin Larushk shtetasi L.B, vjeç 23, duke drejtuar motorin tip “Malagi” është goditur nga një mjet, për pasojë ka gjetur vdekjen. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin XH.GJ,vjeç 22, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës V.M ,vjeç 40. Punohet për kapjen e XH.GJ. Neni 130/a i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;
O.A., 32 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij dyshohet të ketë kryer veprime të turpshme me  një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën "Vepra të turpshme" parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.08.2017, shtetësia L.H, vjeç 35, banuese në fshatin Skroskë, kallëzon se i është larguar nga banesa djali, I.H ,vjeç 21. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.C,vjeç 55, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait, shtetasit N.C,vjeç 52. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetaset K.T dhe D.LL, vjeç 56 e 50, banuese në Gramsh, pasi dyshohet se para disa ditësh, në fshatin Gurrë, me pretendim se është pronë e tyre, kanë ndërhyrë duke ndryshuar ambientet e ambulancës mjekësore. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.F ,vjeç 55, banues në fshatin Bulçar , pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka goditur me sende të forta, shtetasin R.Q,vjeç 52, banues në Bulçar. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin XH.B,vjeç 27, banues në Korçë, pasi dyshohet se  vëllai E.B, vjeç 32 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Devoll
Devoll
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen e
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
F.SH 39 vjeç.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 09.08.2017, në banesë, ky shtetas dyshohet se ka
ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Xh.Xh, 32 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Dhuna në
familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, në fshatin Tren, në hangarin e shtetasit M.T ,vjeç 66, nga një shkëndijë zjarri, është djegur baza ushqimore për  bagëti. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor  Korçë.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.Ç, vjeç 34, banues në fshatin Buçimas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.S vjeç 63, banues në fshatin Skrevan Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa  leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin V.T,vjeç 37, banues në fshatin Skrevan, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin R.T,vjeç 65, banues në fshatin Skrevan, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin G.Q ,vjeç 65, banues në fshatin Poshnje, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin P.T,vjeç 53, banues në fshatin Skrevan, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin G.K,vjeç 20, banues në fshatin Çiflik, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin tip “Fiat” nuk i qëndroi shërbimit të patrullës së përgjithshme në pikën e kontrollit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.Ç e E.Q, vjeç 30 e 20, banues në Kuçovë pasi dyshohet se në fshatin Kozare, i kanë vjedhur varësen dhe telefonin, shtetasit S.D vjeç 21, banues në Kuçovë, Nenet 134/2 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Y.C,vjeç 66, banues në fshatin Suk, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017 në këtë fshat, ka goditur me sende të forta shtetasin M.R,vjeç 35 banues në Suk. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.G vjeç 23, banuese në Fier, pasi dyshohet se ish bashkëjetuesi F.S,vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Z.A,vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshorti A.A vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.B,vjeç 24, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti E.C,vjeç 20, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.08.2017, në fshatin Sulaj, pranë banesës, është vetëvarur, shtetësia A.T,vjeç 59 e cila vuante nga depresioni mendor. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasin K.H,vjeç 35, pasi dyshohet se babai I.H,vjeç 63, i cili është me urdhër mbrojtje nga Gjykata, kallëzon se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin SH.K,vjeç 51, banues në fshatin Zhamë, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje.  Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin D.P,vjeç 24, banues në Divjakë, pasi dyshohet se në Divjakë, ka goditur me grusht, shtetasin E.T,vjeç 22, banues në Divjakë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 09.08.2017, shtetasi P.S,vjeç 63, banues në Ballsh, kallëzon se gjatë kohës që ka qenë me pushime, në banesë  i kanë vjedhur një televizor plazma, një Laptop dhe nje sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin
A.V,vjeç 31, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në mënyrë sistematike përndjek shtetasen V.T,vjeç 27 banuese në Vlorë, duke i kërkuar të fejohet. Neni 121 i Kodit Penal.

Më datë 06.08.2017, gjatë natës, në lagjen “Qeriba Derri”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.RR,vjeç 62 ku kanë marrë 3 dyer duralumini. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u ndalua shtetasi D.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin G.E, vjeç 28 e 27, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 06.08.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjedhur një çadër në lokalin e shtetasit A.T,vjeç 54 banues në Vlorë. Punohet për kapjen e G.E. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.20117, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.B,vjeç 33, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, E.I,vjeç 43, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Informacion paraprak.
Më  datë 10.08.2017, lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi J.S,vjeç 20, banues në Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin, për pasojë është aksidentuar drejtuesi dhe pasagjerët A.C, A.M dhe K.B, vjeç 23, 21 e 21, banues në tre në Vlorë dhe një në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 09.08.2017, shtetasi F.H,vjeç 50, banues në fshatin Shalës, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza B.H vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen D.Q,vjeç 40, banuese në Delvinë, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, u kap duke bërë gërmime në shtratin e lumit. Neni 199 i Kodit Penal.  

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin D.B vjeç 46, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 07.08.2017, tek liqeni “Komatit”, i ka bllokuar rrugën patrullës së policisë kufitare, e cila ishte duke ndjekur mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Th.M,vjeç 38, banues në fshatin Nivicë. Nenet 242 e 293 të Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.B,vjeç 31, banues në Gumenicë, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.087.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.D,vjeç 45, banues në fshatin Mursi, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasin K.S,vjeç 40, banues në Mursi. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.20117, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Q,vjeç 60, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se djali, E.Q,29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Sarandë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare

Komisariati i Policisë Delvinë
Më  datë 09.08.2017, në fshatin Tatzat, njësia administrative Vergo, në vendin e quajtur Gjimadhe, në një terren të pyllëzuar, gjatë kontrollit të territorit u gjetën të mbjella 4 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.08.2017, në lagjen “Kodërmarlekaj”, në banesë ka vdekur shtetasi M.G,vjeç 38, i cili vuante e trajtohej nga tensioni. Nga veprimet e kryera rezultoi pa shenja dhune dhe vdekja është shkaktuar nga arresti kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 09.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.T,vjeç 46 banues në Fushë Mamurras, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, e ka dënuar 2 muaj burg për veprën penale ”Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.08.2017, në Laç, në banesë shtetësia A.P,vjeç 16, në gjendje depresioni ka konsumuar medikamente mjekësore e ndodhet në spital  jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.08.2017, gjatë natës, në fshatin Oblikë, në banesën e shtetasit F.P,vjeç 30, kanë vjedhur
nje sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Pukë.
Në gjendje të dehur qëllon gjatë gjithë natës me armë zjarri në ajër.
Qëllon edhe pas thirrjes së Policisë së Pukës e FNSH-së.
Pas 4 orë rrethimi nga FNSH e Policia e Pukës, bëhet e mundur arrestimi i tij.
Sekuestrohet arma e zjarrit "Kallashnikov", gëzhoja, e dy arka me municion me rreth 1400 fishekë luftarak.
Rreth orës 00.35,  në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Policisë Pukë, ka  mbritur një telefonatë  se në fshatin Shkozë Njësia Administrative Gjegjan, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e Komisariatit Policisë Pukë, ku kanë konstatuar se në oborrin e banesës së tij  shtetasi N.P po gjuante me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë Pukë  pasi kanë vlerësuar situatën, kanë  kërkuar ndihmën e forcave të Repartit FNSH Shkodër, për ndërhyrje,  ku deri në mbërritjen e tyre është mbajtur në vëzhgim të pandërprerë banesa dhe personi.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbritur menjëherë ku kanë bërë rrethimin në një perimetër më të ngushtë duke marrë masa sigurie për efektivët.
Edhe pas thirrjeve të policisë, shtetasi N.P ka vijuar të qëllojë në ajër.
Rreth orës  07:15, në kushtet e ndricimit të plotë  është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
N.P 66 vjeç, banues në Shkozë, Pukë.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,  gëzhoja, një armë zjarri kallashnikov  dhe dy arka me rreth 1400 fishekë luftarakë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisё  pranё Gjykatёs së  Shkallёs së Parё Pukë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 274 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, në fshatin Kalivare, në banesën e shtetasit V.GJ,vjeç 31, ka rënë zjarr, ku është djegur plotësisht banesa. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasit E.GJ, F.GJ, M.GJ dhe GJ.GJ, vjeç 35, 23, 19 e 23, banues në Fushë Arrsë, pasi dyshohet se në Fushë Arrës, kanë goditur me sende të forta, shtetasit B.GJ e D.GJ vjeç 19e 20, banues në Fushë Arrës. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.D,vjeç 26, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetases V.D,vjeç 14. Neni 130 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 09.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.T,vjeç 26, banues në Kukës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Neni 290/4 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për administratorin e nje kompanie private, shtetasin P.B, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të kryera nga kjo firmë, ka dëmtuar tubin e ujësjellësit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.H, vjeç 52, banues në fshatin Tomin, pasi dyshohet se më datë 04.08.2017, në banesë, nga punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve, është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.H,vjeç 39, banues në fshatin Tomin, pasi dyshohet se më datë 04.08.2017, në banesë, nga punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve, është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin R.H vjeç 43, banues në fshatin Tomin, pasi dyshohet se më datë 04.08.2017, në banesë, nga punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve, është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit R.K, A.K dhe I.K, vjeç 33, 60 e 30, banues në fshatin Tomin, pasi dyshohet se më datë 04.08.2017, në banesat e tyre, nga punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve, është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159/1 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 09.08.2017, shtetasi M.L,vjeç 44, banues në Durrës, administrator i nje firme private, që ndërton xhaminë në fshatin Fulqet, Klos, kallëzon se më datë 08.08.2017, gjatë natës, i kanë vjedhur materiale ndërtimi me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.B,vjeç 25 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, në P K K Rinas, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një Kartë Identiteti Italiane e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.SH,vjeç 49, banues në fshatin Shetaj, pasi dyshohet se te Kepi i Rodonit, u kap me një varkë me fuqi 4 kw, pa certifikatë përdorimi dhe pa dokumente. Neni 29, pika 1 e ligjit nr. 8663 datë 18.09.2000, “Zhvendosja ose përdorimi  i mjetit pa autorizim”.

Më  datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.T,vjeç 26, në banues në fshatin Shetaj, pasi dyshohet se te Kepi i Rodonit, u kap me një varkë me fuqi 25 kw, pa certifikatë përdorimi dhe pa dokumente. Neni 29, pika 1 e ligjit nr. 8663 datë 18.09.2000, “Zhvendosja ose përdorimi  i mjetit pa autorizim”.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.T vjeç 35, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 28.07.2017, në P K K Port, u kap mjeti tip “Fiat”, i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.M, vjeç 63,  banues në Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Neni 199/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasen gjermane J.B,vjeç 26 banuese në Gjermani, pasi dyshohet se në S P K M Qafë Thanë, nga kontrolli fizik ju gjetën 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.K,vjeç 52, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se në S P K Kakavijë, ju bllokua me cilësinë e provës materiale mjeti tip “Honda” pasi rezulton i vjedhur në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, në S P K M Kakavijë,  u kap shtetësia në kërkim XH.A,vjeç 25 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 31.07.2017, në Tiranë, nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur nje sasi eurosh, shtetasit E.P. Neni 143 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 09.08.2017, në S P K Qafë Morinë, u bllokua mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R.Ç vjeç 31, banues në Krujë, në pronësi të shtetasit I.Ç, pasi dyshohet se dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Private, kërkon bllokimin e mjetit për mos tjetërsimin e tij.  

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 09.08.2017, në P K K Bllatë, u kap shtetasi në kërkim, B.D vjeç 28, banues në Tiranë,  i cili rezulton autor i dyshuar i dëmtimit të mjetit tip “Toyota”. Neni 150 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...