Vlorë, Policia ndalon Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për "Goditje për shkak të detyrës".

Vlorë


Policia ndalon Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës". (për video kliko mbi link) Vlore Drejtoria Qarkut

 

Më datë 10.08.2017 Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit:

E.H, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

 

Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017, ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin E. H me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B., gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.

 

Kryeinspektor E. H ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se pse s'ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat.

Më pas E.H është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...