Tiranë. Arrestohet 53 vjeçari për "Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

Tiranëdrejtoria-e-policise-tirane

Arrestohet 53 vjeçari për "Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

Më datë 10.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 kanë bërë të mundur  arrestimin në flagrancë të shtetasit :

A.G, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi rreth orës 15:00, te Kodrat e Liqenit Artificial,  nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr duke hedhur në tokë një cigare, ku për pasojë janë djegur rreth 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penal " Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr të pyjeve dhe i mjedidit pyjor", parashikuar nga neni 206/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...