Kukës. Godet për shkak të detyrës, punonjësin e ujësjellësit si dhe dëmton rrjetin e ujësjellësit, arrestohet nga Policia.

KukësDrejtoria Kukes

Godet për shkak të detyrës, punonjësin e ujësjellësit si dhe dëmton rrjetin e ujësjellësit, arrestohet nga Policia.

Më datë 10.08.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës,  arrestuan në flagrancë shtetasin;

P.O 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës, ka goditur punonjësin e ujësjellësit shtetasin K.Sh., 35  vjeç, banues fshatin Shtiqën, si dhe ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale " Goditje për shkak të detyrës", dhe "Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit", parashikuar nga nenet 237 dhe 159 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...