Vlorë. Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale 11 Gusht 2017

Vlorëdrejtoria-e-policise-vlore

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale!

Ndalohet shtetasi i cili kishte përgatitur kushtet e nevojshme për të kryer një vepër penale!

Më datë 10.08.2017, rreth orës 08:40, policia ka marrë informacion në rrugë operative se në lagjen ''Kushtrimi'', shtetasi R.A., (i armatosur), ka qënë duke pritur  një tjetër shtetas (të paidentifikuar nga policia), të cilët e kishin lënë të takoheshin në këtë ambient për tu sqaruar lidhur me një konflikt për motive të dobëta që kishin patur një ditë më parë.

Policia ka shkuar menjeherë në vendngjarje dhe gjatë kontrollit që i kanë ushtruar i kanë  konstatuar në trup (në xhep), një armë të ftohtë (thikë), të cilën do ta përdorte kundrejt shtetasit tjetër.

Në këto kushte, pasi rezultoi se kishte përgatitur kushtet e nevojshme për kryerjen e një vepre penale,  policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrance të shtetasit:

R.A, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ''Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vepër penale'', parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...