Maliq, sekuestrohen 2.2 Kg bimë narkotike në formë boçe të tharë si edhe 18 bimë (fidanë) të dyshuara si Cannabis Sativa.

Maliqmaliq 1

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 2.2 Kg bimë narkotike në formë boçe të tharë si edhe 18 bimë (fidanë) të dyshuara si Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetase.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës si edhe kontrolleve të ushtruara për të goditur rastet e prodhimit dhe shitjes por edhe kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases :

Firenca Dulellari, 57 vjeçe, banuese në fshatin Pirg.

Arrestimi i saj u bë pasi, nga informacionet të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së saj, iu gjetën të kultivuara dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale :

18 rrënjë bimë (fidanë) të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa si dhe

2.2 Kg bimë narkotike në formë boçe të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprat penale:“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283 e 284 të Kodit Penal.

maliq 1

maliq 2

maliq 3

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...