Gjirokastër I ofron ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative, por arrestohet në flagrancë 11 Gusht 2017

Gjirokastërgjirokaster 11.08

I ofron ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative, por arrestohet në flagrancë.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

LL.Z, 56 vjeç, banues në Kuçovë.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Në Rrugen nacionale Gjirokastër- Kakavije, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin  e dokumentacionit të mjetit.

Në momentin e ndalimit shtetasi i mësipërm i ka  ofruar një prerje 5 Euro punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar proçedurat administrative ndaj tij. (Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

 

gjirokaster 11.08

 

Arkiva

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...