Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 11 Gusht 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 33 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 11 drejtues mjetesh.

6 persona për Dhune ne familje, Vjedhje dhe Narkotikët.

5 persona në kërkim.

2 persona për veprën penale "Plagosje".

1 person për veprën penale " Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor".

1 person për veprën penale "Veprime të turpshme".

5 persona "Goditje për shkak të detyrës".

1 person për veprën penale "Largim nga vendi i qëndrimit".

1 person për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit".

Janë sekuestruar rreth 2.2 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 447.5 gr Heroinë, 120 bimë Cannabis Sativa, 2 armë të ftohta (thikë) si dhe 124 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 87 persona.

Gjithashtu gjatë 24 orëve është finalizuar operacioni i koduar, konkretisht:

Tiranë.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Mbrëmja".

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Policinë e Shijakut.

Sekuestrohen Heroinë, peshore, fishekë luftarakë e armë e ftohtë.

Sekuestrohet 447.5 gramë Heroinë, peshore elektronike dhe mekanike, armë e ftohtë dhe 124 copë fishekë.

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi lënde narkotike të llojit Heroinë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar "Mbrëmja".

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...