Tiranë, shkatërron me zjarr një sipërfaqe toke, policia arreston autorin 11 Gusht 2017


Tiranë.

Shkatërron me zjarr një sipërfaqe toke.Vaqarr 1

Policia arreston autorin.

Më datë 11.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :

- F.T, 42 vjeç, banues në fshatin Vaqarr.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi më datë 10.08.2017, rreth orës 14:00 në fshatin Kodër Shkretë, Njësia Administrative Vaqarr, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku për pasojë janë djegur rreth 3 dynym tokë (shkurre, lis, dushk) në pronësi të shtetasit M.M., 62 vjeç, banues në fshatin Vaqarr.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr" , parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

 

 

Vaqarr 1

Vaqarr 2

Vaqarr 3

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...