Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Gusht 2017.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 09.08.2017, ora 19:00, në Vorë, në kodrat e fshatit Gjokaj-Kuç, ka rënë zjarr në një sipërfaqe 2000 m² me shkurre. Punohet për fikjen e zjarrit megjithëse terreni është i vështirë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 206/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, ora 14:00, në fshatin Selb, ka rënë zjarr, ku janë djegur një sipërfaqe me pisha dhe shkurre. Nga veprimet paraprake mendohet se shkak i rënies së zjarrit është aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, ora 14:05, në Vaqarr, sipër repartit Ushtarak, ka rënë zjarr ku rrezikohen disa banesa. U dërgua shërbimet, zjarrfikëset dhe po marrin masa për fikjen e zjarrit.

Më datë 10.08.2017, ora 14:45, në fshatin Fortuzaj, ka rënë zjarr ku po digjen disa shkurre dhe pemë frutorë. U dërgua shërbimet, zjarrfikëset dhe të policisë, të cilat po marrin masa për fikjen e zjarrit. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 10.08.2017, ora 15:10, në fshatin Selb, ka rënë zjarr ku po digjen disa shkurre dhe ullinj. U dërgua shërbimet zjarrfikëse. Punohet për fikjen e zjarrit.

Tiranë.
Arrestohet 53 vjeçari për "Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".
Më datë 10.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 kanë bërë të mundur  arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.G, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi rreth orës 15:00, te Kodrat e Liqenit Artificial,  nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr duke hedhur në tokë një cigare, ku për pasojë janë djegur rreth 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penal " Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr të pyjeve dhe i mjedidit pyjor", parashikuar nga neni 206/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 10.08.2017, ora 17.35, ne lagjen 15 spitalle Porto Rromano,  ka rene zjarr ne dy parcela ku po digjen shkurre ferra dhe barishte, ne vendin e ngjarjes kane shkuar forcat e policisë dhe mjetet zjarrfikëse. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim, pasi dyshohet se më datë 03.08.2017, në malin e Kavajerës, Krujë, në zonë të pyllëzuara, ka rënë zjarr ku janë djegur 11 ha pyje. Punohet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 10.08.2017, ora 14:40 në fshatin Selit, Bashkia Cërrik, ka rënë zjarr, ku digjen shkurre e ferra, u dërguan shërbimet e zjarrfikës dhe të policisë. Punohet për fikjen e zjarrit.
Më datë 09.08.2017, ora 16:00, në fshatin Lëpushë, Përrenjas, në pyllin e tunelit, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe 1 ha pylli me ah. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 10.08.2017, ora 15:10, në fshatin Mbrakull, te reparti ushtarak ka rënë zjarr, ku digjen shkurre mare. U dërgua shërbimi zjarrfikës dhe i policisë. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 10.08.2017, ora 19:00, në fshatin Malinat, Velabisht,  ka rënë zjarr, ku digjen shkurre. U dërgua shërbimi zjarrfikës dhe i policisë. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 06.08.2017, ora 15:30, në fshatit Rroms, Mallakastër, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe 30 ha pyll me shkurre e ullinj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 07.08.2017, ora 05:30, në fshatit Belishovë, Mallakastër, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe 3 ha pyll me shkurre, ullinj dhe pemë frutor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, ora 12:10, në fshatit Gadurovë, Mallakastër, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe 8 ha pyll me pisha e shkurre. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 10.08.2017, ora 08:30, mbi fshatrat  Frashtan e Lugar, Dropull, në shpatin e malit  janë shfaqur 4 vatra zjarri, ku digjen barëra e shkurre. Shërbimi zjarrfikës e ka të vështirë ndërhyrjen. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 10.08.2017, ora 17:35 në fshatin Jorgucat  në afërsi të  depozitave të gazit, është shfaqur një vatër zjarri, po kështu edhe në fshatin Bulo, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Punohet për fikjen e zjarrit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 10.08.2017, ora 12:30, në fshatin Gallatë, Kurbin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe 11 dynym zonë e pyllëzuar me lisa. Për shkak të terrenit malor është e vështirë ndërhyrja nga shërbimi zjarrfikës dhe Emergjencat Civile. Zjarri vazhdon të përhapet. Dyshohet se zjarri ka rënë nga temperaturat e larta. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 10.08.2017, ora 15:00 ne fshatin Luarze, Velipojë Shkodër, ka rene zjarr ne një sipërfaqe me shkurre. Shërbimet zjarrfikëse e te policisë, punojnë për fikjen e zjarrit.

Më datë 10.08.2017, ora 16:05, ne fshatin Bruçaj, njësia administrative Pult, Shkodër, se  ne një shpat mali ka një vatër zjarri ne një sipërfaqe me shkurre. Ne vendin e zjarrit ndodhen shërbimet zjarrfikëse e te policisë. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 10.08.2017, ora 15.30, në fshatin Vojnik, Maqellarë, në vendin e quajtur “Moranicë” afër urës Topojanit, ka rënë zjarr ku digjet pylli me shkurre. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe të policisë. Ora 21:00 zjarri u fik.

Më datë 10.08.2017, ora 17:45, në fshatin Vajkal, Bulqizë, po digjet shtëpia e pa banueshme e shtetasit Haziz Hoxha, ku ka vetëm dëme materiale. Punohet për fikjen e zjarrit.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 10.08.2017, në Golem, te një hotel shtetasit maqedonas A.M, vjeç 36, banues në Zvicër, në shazllon i kanë vjedhur çantën me 3 celularë, çelësat e mjetit, letërnjoftimin zviceran dhe 30 paund. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 10.08.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13 plazh, është vjedhur dyqani në pronësi të shtetasit P.K vjeç 55, banues në Sukth, ku kanë marrë 9 palë këpucë sportive. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se, në Ksamil, aksidentalisht ka rënë nga shkëmbinjtë e detit, shtetasja bullgare P.S, vjeç 41, banuese në Sofje, e cila u dërgua me helikopter në SQU, për mjekim më të specializuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për ngjarje aksidental.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlorë, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, në plazh në Dhërmi,shtetasit K.D, vjeç 23 banues në Tiranë, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 10.08.2017, gjatë natës, në Shëngjin, në afërsi të nje hoteli, shtetasit D.S, vjeç 28, banues në Zvicer, kanë tentuar për të vjedhur fenerin e mjetin tip “BMV X6”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134, 22 e 150 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim P.A, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.O, pasi dyshohet se në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka futur mjetin tip “BMV X6”, i cili rezulton i vjedhur më datë 29.12.2013, në Bosnjë Hercegovinë. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.D, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, në rrugën “Naim Frashëri”, në një zyrë këmbimi valutor, ka tentuar të shkëmbejë një kartëmonedhë 50 euro, që dyshohet e falsifikuar. Neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Yrshek, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave ka përfituar një sipërfaqe toke të shtetasit A.L vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.A, A.Q, H.A e G.S, vjeç 31, 32 e 32, banues në fshatin Borizan, Fushë-Krujë e Tiranë, pasi dyshohet se në Janar 2017, nëpërmjet falsifikimit të një akti noterial, kanë përfituar për shitblerjen e një mjeti. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.K, vjeç 34, banuese në Tiranë, punonjëse në nje kompani private telefonike,  pasi dyshohet se shtetasi A.K, vjeç 37, banues në Tiranë, kallëzon se E.K duke i falsifikuar firmën, e ka bërë debitor pranë kësaj kompanie. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin çek Z.K, banues në Messice, Çeki, pasi dyshohet se më datë 01.08.2017, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik në serverin në pronësi, ka hapur një faqe të përafërt për pjesë këmbimi për blerje online dhe i ka marrë nje sasi eurosh shtetases E.B, vjeç 31, banuese në Tiranë, administratore e një kompanie për pjesë këmbimi. Neni  143/b i Kodit Penal.  
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.N, vjeç 58, banues në Laç, pasi dyshohet se, në Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.P, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Qelqit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 18, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në Mëzes, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Suzuki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. H, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur E.V, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek ura e “Shkozës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Z,  vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe pa targa motorin e modifikuar. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.N, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Paskuqanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.D vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Paskuqan u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Zongshen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.C vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda”. Neni 291i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, te kthesa e Kazmës, shtetasi K.P, vjeç 19, banues në Tiranë, duke drejtuar biçikletën është rrëzuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Durrës.
Operacion antidrogë i koduar "Mbrëmja".
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Policinë e Shijakut.
Sekuestrohen Heroinë, peshore,  fishekë luftarakë e armë e ftohtë.
Sekuestrohet 447.5 gramë Heroinë,  peshore elektronike dhe mekanike, armë e ftohtë dhe 124 copë fishekë.
Shpallet në kërkim poseduesi i tyre.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi lënde narkotike të llojit Heroinë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar "Mbrëmja".
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.K. në Shijak u gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
447.5 gramë  lëndë narkotike e dyshuar  e llojit Heroinë;
një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;
një thikë me gjatësi 27 cm dhe
124 copë fishekë model 56.
Shtetasi B.K,  pronari i banesës, nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim ku vijon  puna për kapjen e tij


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar në nenet 283/1, 278/4 dhe 279 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.K, vjeç 18, pasi më datë 09.08.2017, në rrugën Fushë Krujë-Kamëz, në Arameras, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volsvagen”, i larguar nga vendi i aksidentit, është përplasur me motorin  tip “Kavasaki”, që drejtohej nga shtetasi I.B, vjeç 23 banues në fshatin Borizane, Krujë, i cili është aksidentuar dhe ka vdekur në spital. Neni 290, 291 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Z, vjeç 55, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në lagjen nr. 13, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Honday”, ka goditur mjetin tip “Volzvagen”, drejtuar me leje drejtimi nga shtetasi L.R vjeç 52, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar pasagjeret B.R, I.R e XH.R, vjeç 49, 24 e 21, banuese në Tiranë, të  cilat ndodhen në spital  jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi kosovar N.Ç, vjeç 33, banues në Francë, pasi më datë 10.08.2017, në lagjen nr. 15/1, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi e në gjendje të dehur, mjetin tip “Tiguran”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.Q, vjeç 26, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.   

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.M, vjeç 51, banues në fshatin Rrasë, Belsh, pasi dyshohet se në fshatin Shkozë, duke drejtuar biçikletën, ka dalë nga rruga, si pasoje është aksidentuar vetë dhe vajza e tij shtetasia A.M, vjeç 21, banuese në fshatin Rrasë, të cilët ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Maliq
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Sekuestrohen 2.2 Kg bimë narkotike në formë boçe të tharë si edhe 18 bimë (fidanë) të dyshuara si Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë një shtetase.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës si edhe kontrolleve të ushtruara për të goditur rastet e prodhimit dhe shitjes por edhe kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases :
F.D, 57 vjeçe, banuese në fshatin Pirg.

Arrestimi i saj u bë pasi, nga informacionet të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së saj, iu gjetën të kultivuara dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale :
18 rrënjë bimë (fidanë) të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa si dhe
2.2 Kg bimë narkotike në formë boçe të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprat penale:“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283 e 284 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin M.B, vjeç 22, banues në Banues, pasi dyshohet se  në fshatin Moravë, u kap në një pikë karburanti duke tregtuar karburant pa licence dhe 500 litra nafte dyshohet se është kontrabandë. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.T  vjeç 41, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në Kuçovë, lokalin e tij Bar-Kafe, subjekt me status të pezulluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ka vënë në punë duke shmangur pagimin e taksave. Nenet 180 e 181 të Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin D.K, vjeç 27, banues në Berat, pasi dyshohet se ka prodhuar dhe vënë në përdorim në shtetin e Belgjikës, një dokument leje drejtimi të falsifikuar. ‘Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin N.R vjeç 51, banues në Patos, pasi dyshohet se shtetasi H.V, vjeç 49, banues në Fier, kallëzon se me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ka regjistruar në emër tij, numër telefoni te nje kompani telefonike private. Nenet 186 e 143/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.T dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin B.T, vjeç 48 e 66, banues në Lushnjë e fshatin Barbullinjë, pasi në aksin rrugor Berat-Lushnjë, në fshatin Çukas, G.T duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, është përplasur me moto mjetin tip “Lifan”, drejtuar pa leje drejtimi nga B.T i, i cili ndodhet në  spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër pastrimit të parave
Vlorë
Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga
veprimtaria kriminale , në vitin 2017 është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën
penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit A.I.A.
Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, nga Sektori për hetimin e krimit ekonomik -
financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e
Rrethit Gjyqësor Vlorë , është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Vlorë , datë 09.08.2017 e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro
preventive mbi llogaritë bankarë të shtetasit A.I.A në një bankë të nivelit të dytë për shumën
531.031 USD.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas si edhe ka bërë të mundur ekzekutimin e
vendimit penal ndaj një tjetri.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin :
J.S 20 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është arrestuar nga policia sepse më datë 10.08.2017, në rrugën "Murat
Tërbaçi" duke drejtuar mjetin tip "BMW" në gjendje të dehur ka humbur kontrollin
dhë është përplasur, ku për pasojë janë dëmtuar lehtë, shtetaset K.B., dhe A.M., të
cilat ndodheshin pasagjere në mjet.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar A.J vjeç 17, pasi në PKK Muriqan, në mjetin tip “BMV”, iu gjet e bllokua nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.P  vjeç 33, banues në Shkodër, pasi dyshohet se me cilësinë e provës iu bllokua mjeti tip “Benz”, i cili rezulton i vjedhur jashtë vendit . Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.R vjeç 50, banues në Shkodër, pasi dyshohet se me cilësinë e provës iu bllokua mjeti tip “Benz”, i cili rezulton i vjedhur jashtë vendit . Neni 141/a i Kodit Penal

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T.B vjeç 30, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në plazh Velipojë, u kap duke ushtruar aktivitet me motorë uji, i paregjistruar në organet tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.K, vjeç 31, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në plazh Velipojë, u kap duke ushtruar aktivitet me motorë uji, i paregjistruar në organet tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.V, vjeç 26, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në plazh Velipojë, u kap duke ushtruar aktivitet me motorë uji, i paregjistruar në organet tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.F., vjeç 45, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në plazh Velipojë, u kap duke ushtruar aktivitet me motorë uji, i paregjistruar në organet tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Më datë 10.08.2017, në ambientet e IEVP nr. 313, Tiranë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin SH.I vjeç 45, banues në Bulqizë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, e ka dënuar 1 vit, 11 muaj, 24 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja me armë” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 140, 25 e 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin F.S vjeç 37 banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se te kthesa e “Dovolanit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar bashkëshortja B.S dhe vajza F.S, vjeç 35 e 15, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.08.2017, në rrugën “Bilal Sina”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit E.M, vjeç 52. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.L, vjeç 46, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes A.L, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.T  vjeç 24, banues në Dibër, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Porche”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.XH vjeç 89,  banues në rrugën “Babë Rexha”, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, konstatuan vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.R, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Njazi Demi”, në nje lokal ka goditur me grusht banakieren A.S, vjeç 42 banuese në Tiranë.Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.G, vjeç 24, banues në Tiranë, përfaqësues i nje shoqerie private, pasi dyshohet se shtetasi A.V, vjeç 46, banues në Tiranë, kallëzon se te Komuna e Parisit, i ka marrë me qera një mjet dhe kur e ka dorëzuar, me vetëgjyqësi se ka dëmtuar mjetin, nuk i ka kthyer lekët që ka lënë si garanci. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasit Q.N e J.N, vjeç 60 e 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, djali e vëllai, J.N, vjeç 21, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, vjeç 27, banues në Mirditë, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, në rrugën “Studenti”, i ka vjedhur në mjet telefonin celular, shtetases E.H, vjeç 29, banuese në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua celulari. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhje me anë të mashtrimit të shtetasit E.P, më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen në kërkim XH.A, vjeç 25, banuese në Tiranë.

Më datë 10.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M.R, vjeç 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë kunati, A.R, vjeç 32 e ka sharë dhe ofenduar. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.N, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 09.08.2017, te “Zogu i Zi”, ka goditur me grushte shtetasin N.H, vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.S, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës, të dhënë për urdhër mbrojtje duke i shkuar në banesë shtetasit A.S, vjeç 66 banues në Tiranë. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D vjeç 54, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, gjatë një debati, i ka shkaktuar gjendje ankthi e frikë, bashkëjetueses A.P, vjeç 25, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u ndalua shtetasi A.D, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 27.07.2017, në rrugën e “Durrësit”, në nje dyqan privat me punonjës M.V, vjeç 20, banues në Tiranë, ka vjedhur një celularin “Iphone 5”, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.T, vjeç 42, i dënuar më parë, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes M.T e fëmijës M. T, vjeç 44 e 17. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.A, vjeç 21 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti I.A, vjeç 32, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.M, vjeç 56 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kol Xhumari”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.  

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.LL, vjeç 27, banues në Fan, Lezhë, pasi dyshohet se në rrugën nacionale Tiranë-Dajt, në parkimin e nje lokali ka tentuar të vjedh mjetin tip “Volksvagen Caddy” te pronari i lokalit K.A, vjeç 36, banues në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.A vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka kundërshtuar juristen e Ujësjellës Kanalizimeve, shtetasen J.O, vjeç 32 banuese në Tiranë. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, në rrugën “Fitnete Rexha”, ka kanosur me kaçavidë shtetasin F.K, vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.J, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, në rrugën “Sul Bega”, ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin E.I, vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.D, vjeç 29 banues në Kukës, pasi dyshohet se në Kamzë, në rrugën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” ju gjet e bllokua 1 thikë me dorezë plastike, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, në Kamëz, në një pikë inertesh, shtetasit A.P, vjeç 23 banues në Kamëz, i kanë vjedhur celularin “Galaxy S4”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit H.SH e D.SH, vjeç 59 e 34, banues në Valias i Ri, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, për motive pronësie, në bashkëpunim kanë plagosur rëndë me mjete të forta shtetasin N.LL, vjeç 55, banues në Valias i Ri, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.F, vjeç 20, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me masën e sigurisë “Arrest shëtpie”, pasi në datën 09.08.2017, në rrugën “Bardhyl”, u kap i larguar nga vendi dënimit. Neni 323 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Prush, tek një mobilieri, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, shtetasi B.T, vjeç 38, banues në Sharrë, kallëzon se para 2 ditësh, është larguar nga banesa mbesa M.T, vjeç 22. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.08.2017, në fshatin Fortuzaj, rruga “Arbanës”, ka marrë zjarr një sipërfaqe me pemë frutore, në pronësi të shtetasit L.A, vjeç 70, banues në Fortuzaj. Nga veprimet e kryera dyshohet se, autori mund të jetë shtetasi A.A, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi ka konflikte pronësie me të, i cili rezulton se është jashtë shtetit. Punohet për gjetjen e lidhjeve shoqërore dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin sirian A.F, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetaset O.Gj. e E.D, vjeç 25 e 29, banuese në Tiranë. Shtetases E.D, iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, si ish-bashkëjetuesja e A.F. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, në rrugën “Aleksandri i Madh”, në një lokal Bar-Kafe iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 2  njësi qendrore kompjuteri, 1 printer, televizor dhe bileta të printuara për lotari sportive, pa lejen përkatëse. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Dh.A, vjeç 51, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka fyer me qëllim ta largoi nga banesa, nënën Xh.D, vjeç 75. Neni 119 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin F.B, vjeç 45, banues në fshatin Momel, pasi dyshohet se, po në këtë fshat, në banesë u kap duke bërë  punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit H.Gj, V.Gj e S.Gj, vjeç 56, 50 e 22, pasi dyshohet se V.Gj ka penguar për të bashkëjetuar vajzën I.Xh, vjeç 22, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes dhe H.Gj e S.Gj, nuk janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Nenet 130 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u ndalua shtetasi F.H, vjeç 59, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nusen e djalit shtetasen E.H, vjeç 20. Neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, vjeç 32, banues në Helmas, pasi më datë 10.08.2017, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Nisan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.B, vjeç 64, pasi dyshohet se  djali A.B, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 21, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, i ka vjedhur aparatin telefonik celular,  shtetasit  S.D, vjeç 16, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit B.S, vjeç 47, banues në fshatin Gjuricaj Ishëm, pasi dyshohet se në Gjuricaj, pas një konflikti ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin F.S, vjeç 32, banues në këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal.  

Më datë 10.08.2017, gjatë natës, në fshatin Arapaj, kanë vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases V.B, vjeç 47. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, në fshatin Arapaj, në banesë, është vetëhelmuar me qetësues me shumicë shtetasja A.P, vjeç 26, e cila ndodhet në QSUT “Nënë Tereza”, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.B, vjeç 41, pasi dyshohet se  kunati i saj V.B dhe djali tij A.B, vjeç 51 e 26,, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.08.2017, në fshatin Shieze, Njësia Administrative Cudhi, Bashkia Krujë, në një vend të shpyllëzuar, ambient i hapur, në malësinë e Krujës, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara 86 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.Ç, vjeç 30, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka shkuar tek banesa e ish-bashkëshortes, shtetases Xh.Sh, vjeç 24 dhe ka marrë djalin 5 vjeç, në kundërshtim  me  vendimin e Gjykatës. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin  N.T, vjeç 63, pasi dyshohet se gjatë  kontrollit, në banesën tij, u konstatua dëmtim të aparatit matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin S.S, vjeç 43, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën tij, u konstatua dëmtim të aparatit matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, shtetasi A.B, vjeç 58, banues në fshatin Trojas, bashkia Belsh, ka bërë kallëzim se më datë 08.08.2017, pranë banesës i kanë vjedhur motorin tip “Kavasaki”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit A.K dhe D.Z, vjeç 46 e 66, banues në fshatin Përrenjas Fshat, pasi dyshohet se  në fshatin Përrenjas Fshat, D.Z , i ka prerë pemë në pronësi të A.K, kurse A.K, ka dëmtuar gjithashtu pemë frutore në pronësi D.Z. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit J.F, vjeç 29 , banues në fshatin Spathar, pasi dyshohet se në pyllin e fshatit te “Ligatat e Luzit”, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 16 fidanë bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Nenet 284 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasve I.K. e B.A, vjeç 19 e 18, banues në fshatin Zdrajsh, pasi dyshohet se  shtetasi  N.K, vjeç 33, banues në fshatin Marinaj, , ka bërë kallëzim se më datë 09.08.2017, pranë banesës, kanë tentuar t’i vjedhin kosheret e bletëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.Xh, vjeç 72, pasi dyshohet se bashkëshorti T.Xh, vjeç 70 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetases :
A.Sh, 19 vjeçe, banuese në Korçë.
Procedimi ndaj saj filloi pasi, më datë 10.08.2017, në lagjen nr 4 në Korçë, dyshohet se kjo shtetase ka braktisur djalin e saj të mitur 3 vjeç, i cili aktualisht është strehuar në “Shtëpinë e Foshnjës” në Korçë, ku ndodhet nën kujdesin e punonjësve social.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Mosdhënia e mjeteve për jetesë” parashikuar nga nenet 124 dhe 125 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili kundërshtoi me dhunë për shkak të detyrës,
punonjësit e Policisë së Rendit.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
B.SH 44 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.08.2017, ky shtetas në qytetin e Pogradecit, për shkak të
detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit, gjatë shoqërimit të tij në
ambjentet e Komisariatit, për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ky i fundit ishte
përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi dyshohet se më datë 09.08.2017, në lagjen ‘’Çlirim’’, kanë qëlluar me automatik në ajër. Me cilësinë e provave materiale u bllokuan 5 gëzhoja model 56, me kalibër 7.62. mm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni  278/4/5 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin H.B, vjeç 61, banues në Ura Vajgurore,, pasi dyshohet se në fshatin Moravë, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin P.A, vjeç 46, banues në lagjen “Uznovë”,, pasi dyshohet se u kap duk ndërtuar një shtesë kati në banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.K, vjeç 49, banues në Patos, me leje drejtimi, pasi në rrugën Fier-Levan, te ish dogana, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyndai”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit F.S, vjeç 23, pasi dyshohet se shtetasja M.G, vjeç 21, ka bërë kallëzim se në vazhdimësi, e përndjek dhe e ka kanosur për të bashkëjetuar. Neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetaset L.T dhe shtetasen E.T, vjeç 46 e 22, banues në fshatin Marinëz, Rroskovec, pasi dyshohet se në spitalin Fier, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë Neni 236/2 i Kodit Penal.


Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit E.H e A.T, vjeç 23 e 45, banues në fshatin Kuman, Roskovec, pasi dyshohet se më datë 09.08.2017, në Marinëz, E.H punonjës tek një SHRSF, ka plagosur lehtë me grusht A.T, i cili ka ndezur një zjarr në pronën e tij dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke iu afruar 10 metra depozitave të gazit të një kompanie. Nenet 89 e 151 të Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.Y, vjeç 52, pasi dyshohet se në oborrin e banesës së përbashkët, për motive pronësie, ka kanosur vëllanë Sh.Y, vjeç 55, i cili është me Urdhër mbrojtje nga Gjykata. Neni 321 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 11.08.2017, në lagjen “Kastriot”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.A, për pasojë zjarri ka përfshirë edhe banesën ngjitur me çati të përbashkët. Dyshohet se zjarri ka rënë nga një bombol e vogël gazi. Nuk ka dëme në njerëz dhe zjarri është vënë në kontroll. Punohet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.


Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin P.S, vjeç 55, banues në Divjakë, pasi dyshohet se më datë 10.08.2017, shtetasja I.P, vjeç 45, banuese në Lushnje, kallëzon se P.S, për motive pronësie, e ka goditur me grusht. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin B.K, vjeç 54, banues në fshatin Ferras, pasi dyshohet se ka plagosur lehtë me grusht, shtetasin G.Q, vjeç 56, banuese në fshatin Mërtish. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasen Z.K, vjeç 53, banuese në Divjakë, pasi dyshohet se ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasen N.N, vjeç 55, banuese në fshatin Gorre, Lushnje. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin Gj.L, vjeç 76, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka goditur me mjete të forta, bashkëshorten V.L, vjeç 72. Neni 130/a i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.M, vjeç  23, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjinë elektrike, e ndërprerë për mospagim. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit D.M, vjeç 50, pasi dyshohet se në datën 09.08.2017, ka ushtruar dhunë fizike ndaj baxhanakut F.Ç, vjeç 57, banues në Vlorë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2017, gjatë natës, në Himarë, janë vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Toyota”, pronë e shtetasit P.P, vjeç 56, banues në Himarë. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia 3”, është vjedhur një dyqan, pronë e shtetases J.Gj, vjeç 31, banuese në Vlorë, ku kanë marrë disa aparate celularë. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë
Policia ndalon Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës".
Më datë 10.08.2017 Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit:
E.H, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.
Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017, ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin E. H me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B.,  gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.
Kryeinspektor E. H ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se pse s'ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat.
Më pas E.H është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera.
Materialet  i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës",  parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.I, vjeç 37, pasi dyshohet se ish bashkëshorti Z.I, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2017, në Dhërmi zona e kampit, shtetasit J.A, J.V, I.M e A.N, vjeç 21, 25, 19 e 24, banues në Tiranë, Tiranë, Fier e Patos, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  

Informacion paraprak.  
Vlorë
Më datë 10.08.2017, rreth orës 15.40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në vendin e quajtur “Kalaja” , në Ujë të Ftohtë, një shtetas ka qënë duke kërkuar ndihmë në det.
Nga pushues të rastit i është dhënë ndihma e parë dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg.
Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca por edhe pse i është dhënë ndihma e parë edhe prej tyre shtetasi ka ndëruar jetë.
Nga verifikimi paraprak i policisë rezulton të jetë shtetasi L.B, 52 vjeç, banues në Patos.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak.
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga
Spitali Rajonal Vlorë se shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka
kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni
mjekësor që i është shfaqur.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për
zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak.  
Më datë 10.08.2017, në spitalin rajonal, është dërguar një shtetas i gjetur shtrirë në tokë, pa shenja dhune, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet paraprakisht për probleme shëndetësore. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e tij.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin L.I, vjeç 61, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, pranë Portit, ka ndërtuar një tendë druri me lartësi 2.5 m, pa leje. Neni 199/1/a i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, ndalua shtetasi në kërkim shtetasin E.A, vjeç 40 banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen A.M, vjeç 49, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se në Bërdënesh, në objektin bar-kafe e hotel në pronësi, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin P.K, vjeç 60, banues në fshatin Valare Gjirokastër, pasi dyshohet se  më datën 09.08.2017, ka ndërhyrë në aparatin matës së ujësjellësit në banesën e tij. Nenet 159 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 10.08.2017, në fshatin Zhapokikë, në banesën e shtetasit A.C, vjeç 35, ka rënë zjarr si pajojë e shpërthimit të një bombole gazi nga ku ka marrë djegie të lehta në trup një e  mitur, vjeç 7, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë djegur disa pajisje shtëpiake. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit L.G, vjeç 4, banues në Gjadër, pasi dyshohet se në Gjadër, ka pushtuar 3250 m² tokë në pronësi të bashkëfshatarit P.H, vjeç 59. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen T.M, vjeç 43, pasi dyshohet se ish-bashkëjetuesi E.M, vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.Gj, vjeç 36, ka bërë kallëzim pasi dyshohet se bashkëshorti A.Gj, ish-bashkëshortja e tij M.Gj dhe shtetasja V.Gj, vjeç 53, 44, e 22, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.08.2017, rrugës për tek spitali “Nënë Tereza”, në Tiranë, ka vdekur shtetasi Xh.P, vjeç 74, banues në Laç. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin M.L, vjeç 53, banues në Fushë Milot, pasi dyshohet se bashkëshortja L.L, vjeç 24, banuese në Laç, e cila është me Urdhër mbrojtje nga Gjykata, ka bërë kallëzim se në disa raste, e ka shqetësuar te puna dhe banesa e prindërve. Neni 320 i Kodit Penal.

Kurbin
Më datë 10.08.2017, rreth orës 13:10 , është marrë njoftim te Salla e Komandimit Kurbin , se te banesa e shtetasit J.T. 34 vjeç, banues në fshatin Skuraj në Kurbin , ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore , ku kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi E.Gj. në bashkëpunim me shtetasin Gj.Gj. pas një konflikti për motive pronësie, kanë qëlluar me armë zjarri në afërsi  të banesës  së shtetasit J.T. dhe më pas  janë larguar.
Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin, u bë e mundur kapja e shtetasit Gj.Gj. së bashku me mjetin e tij tip Nissan e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.
Shtetasi Gj.Gj. 17 vjeç , banues në Kurbin u proçedua penalisht në gjendje të lirë për veprat  penale " Kanosja" e kryer në bashkëpunim' , "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga nenet 84 - 25 dhe 274 të Kodit Penal.
Ndërsa shtetasi E.Gj. 18 vjeç, banues në Kurbin , u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij, i dyshuar  për veprat penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Kanosja" e kryer në bashkëpunim' dhe "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga nenet 278, 84 -25, dhe 274 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.08.2017, gjatë natës, në fshatin Muriqan, është vjedhur dyqani i shtetasit K. L, vjeç 54, ku kanë marrë mallra të ndryshme e një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, shtetësia A.Z, vjeç 47, banuese në Shkodër, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa nëna M.B, vjeç 69, banuese në fshatin Dobraç. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Rr, vjeç 20, banues në Shkodër, pasi më datë 10.07.2017, në spitalin rajonal, për shkak të detyrës, ka kanosur e goditur infermieren e shërbimit D.P, vjeç 56, banues në Shkodër. Nenet 238 e 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Kukës.
Godet për shkak të detyrës, punonjësin e ujësjellësit si dhe dëmton rrjetin e ujësjellësit, arrestohet nga Policia.
Më datë 10.08.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës,  arrestuan në flagrancë shtetasin;
P.O, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës, ka goditur punonjësin e ujësjellësit shtetasin K.Sh., 35  vjeç, banues fshatin Shtiqën, si dhe ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit.  
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale " Goditje për shkak të detyrës", dhe "Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit", parashikuar nga nenet 237 dhe 159 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin U.N, vjeç 42, banues në fshatin Kërçisht, Maqellarë, pasi dyshohet se, në banesë, për shkak të mosmarrëveshjeve për një tub uji, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës M.N, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin E.Rr, vjeç 22, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se më datë 09.08.2017, në qytet, ka goditur me grusht shtetasin B.D, vjeç 32 , banues në Bulqizë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B, vjeç 28, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se shtetasi L.Ç, vjeç 35, banues në Fullqet, Klos, punonjës në SHRSF ka bërë kallëzim se më datë 09.08.2017, në ambientet e një firme, ku shërbente si roje, e ka kapur duke vjedhur disa materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 10.08.2017, në një firme, gjatë punës është dëmtuar shtetasi F.N, 32 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.D, vjeç 18, banues në Luzni, Dibër, pasi në aeroport në dalje, iu gjet një pasaportë e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.B, vjeç 24, banues në Elbasan, pasi dyshohet se u kap në PKK Rinas, pasi më datë  25.04.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, në PKK Rinas në dalje, u kap shtetasi ukrainas në kërkim O.K, vjeç 43, banues në Ukrainë, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal. 


Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 10.08.2017, në PPK Kapshticë, në dalje, u kap shtetasja në kërkim M.B vjeç 37, banuese në Tiranë,  pasi dyshohet se  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar 3 muaj burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”. Neni 273 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 10.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar A.J, vjeç 17, banues në Podujevë, pasi dyshohet se  gjatë kontrollit PPK, Muriqan, iu gjetën e bllokuan 4 doza bime narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...