Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Gusht 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Tiranë.
Policia identifikon dhe ndalon autorin e djegies të mbi 5 hektar bimësi.
Më datë 11.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Vorë, në sajë të një pune të mirëfilltë hetimore kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore autorësinë e zjarrit në fshatin Kuç dhe kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
R.L., 16 vjeç, banues në fshatin Gjokaj (Bashkia Vorë), i proceduar më parë për veprën penale "Prerje e paligjshme e pyjeve", neni 205 i Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi më datë 09.08.2017, rreth orës 19 : 00, në kodrat e  fshatit Kuç, ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në sajë të një cigareje të hedhur në tokë, ku për pasojë janë djegur mbi 5 hektar bimësi (shkurre dhe ullinj).

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit i cili vazhdon prej 2 ditësh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartëpërmemdur për veprën penale "Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor, parashikur nga neni 206 / b i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, në fshatin Urë Shëngjergj, te vendi i quajtur “Shtog”, pranë stanit të “Ruçëve”, ka rënë zjarr dhe janë djegur një sipërfaqe pylli, me pemë të larta, barishte e shkurre dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga temperaturat e larta. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 11.08.2017, në fshatin Vëllazërim, afër banesës, në bahçen e shtetasit  A.Gj, vjeç 44, banues Shijak, ka rënë zjarr ku janë djegur 26 pemë frutore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin I.H, vjeç 70, banues në fshatin Cudhi, Krujë, pasi dyshohet se duke djegur disa shkurre në tokën e tij, ka shkaktuar djegien në mënyrë aksidentale, nga pakujdesia, në një sipërfaqe me  pisha dhe shkurre. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Informacion paraprak.
Më 11.08.2017, pranë liqenit të Zavalinës, Elbasan, është shfaqur një vatër zjarri ku po digjet pyll me ahë dhe bredh. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë, pasi zjarrfikësja nuk mund të futet pasi terreni është i vështirë. Fikja e zjarrit mund bëhet vetëm nga helikopterët.

Informacion paraprak.
Më 11.08.2017, në fshatin Polis Gurshpat, në vendin “Gropa e Zezë”, Librazhd, është shfaqur një vatër zjarri me përmasa të mëdha ku po digjet pyll me ah. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë, pasi zjarrfikësja nuk mund të futet pasi terreni është i vështirë. Fikja e zjarrit mund bëhet vetëm nga helikopterët.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 11.08.2017, mbi fshatin Stropckë, Dardhas, Pogradec, ka një vatër zjarri. Janë njoftuar shërbimit zjarrfikës, zyra e emergjencave civile pranë Prefekturës. Punohet për fikjen e zjarrit pasi rrezikohet një zonë e pyllëzuar me gështenje. Punohet për fikjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Informacion paraprak.
Më datë 11.08.2017, në pyllin e fshatit Corrush, Mallakastër, ka rënë zjarr ku për momentin digjen shkurre por në afërsi të fshatit, rrezikohen edhe disa banesat. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëse dhe ato të policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion paraprak.
Më datë 11.08.2017, në fshatin Bolenë, Himarë, në një kodër, ka rënë zjarr ku po digjen shkurre. Punohet për lokalizimin e fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak.
Më datë 11.08.2017, në fshatin Llakatundë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre, rrezikohen parcela me  ullinj. Punohet për lokalizimin e fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Informacion paraprak.
Më datë 11.08.2017, në orën 11:45, në mal mbi fshatin Dervician, Dërropull, në vendin e quajtur “Leftokare”, është shfaqur një vatër zjarri. Rrezikohet një stan bagëtish. Rreth orës 17:30, zjarri është spostuar drejt fshatit Terihat dhe rrezikon banesat. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë. Nuk ka rrugë për shërbimin zjarrfikës. Punohet nga banorët për shuarjen e zjarrit.

Informacion paraprak.
Më datë 11.08.2017, mbi fshatin Erind, Gjirokastër, në vendin e quajtur “Hosë”, ka një vatër zjarri. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.L, vjeç 58, banues në fshatin Kakoz Gjirokastër, i cili në fshatin  Labovë e Vogël, në Mavrambel, dyshohet se nga një bisht cigare, janë djegur pjesërisht një sipërfaqe prej 100 ha  pyll me bar e shkurre. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Informacion paraprak.
Më datë 11.08.2017, në fshatin Rreth i Epër, Njësia Administrative Rubik, Mirditë, në zonë të pyllëzuar me pisha, larg banesave, është shfaqur një vatër zjarri. Punohet nga shërbimet e zjarrfikëses, te policisë dhe të emergjencave civile për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Informacion paraprak.
Më datë 11.08.2017, në pyllin e fshatit Gurë i Zi, Lurë, ka rënë zjarr, ku po digjen pisha, kanë shkuar shërbimet e rendit. Punohet për fikje të zjarrit.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 10.08.2017, në plazhin e ”Ujit Ftohtë”, Vlorë, ka vdekur shtetasi L.B, vjeç 52, banues në Patos. Nga veprimet rezultoi se, vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E
RËNDA

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar
Sektori për Asetet Kriminale
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë për Krimet e Rënda, për shtetasin N.J, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka urdhëruar sekuestrimin e 5 apartamenteve banimi,  2 garazhe dhe 28.041.6 m² tokë arë, pyll e ullishte. Ligji nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin e goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.R, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Tiranë
Finalizohet operacioni "Ndërtimi"
Arrestohet një shtetas për ndërtim pa leje.
Arrestohen dhe dy Specialistë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë, për "Shpërdorim detyre"
Procedim  penal nga SH.Ç.B.A, dhe procedim disiplinor nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për katër punonjës Policie të Komisariatit të Policisë Nr 4 Tiranë për mos veprim.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin  e rasteve të ndërtimeve pa leje, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve dhe Ankesave (SH.Ç.B.A), Drejtorinë e Standarteve Profesionale pranë Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “NDËRTIMI” bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasve:
J.Gj, 47 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
A.D, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrë specialist pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së  Territorit, Bashkia Tiranë.
D.B, 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,. Me detyrë specialist pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, pasi  më datë 11.08.2017, në vëndin e quajtur rruga. “Xhanfize Keko”, pallati ML, shtetasi J. Gj ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente në një sipërfaqe ndërtimi (garazhi) prej 530 m2.
Sa më sipër nga ana e Inspektorëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje e kanë lejuar duke sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve (banorëve të pallatit), në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Në lidhje me këtë vepër penale nga SH.Ç.B.A janë kryer veprime proçeduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjsëve të policisë pranë Komisariatit nr.4, Tiranë, konkretisht punonjësit e policisë me iniciale Xh.M, Y.H, F.D dhe E.H, të cilët në përmbushje të detyrave funksionale të tyre janë  mjaftuar vetëm me komunikimin verbal të specialistëve të IMT. Gjithashtu ndaj punonjësve të Policisë ka nisur dhe procedimi disiplinor nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mos veprim.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a dhe 248-25 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit M.A, vjeç 33, banues në Tiranë, i dënuar, aktualisht në IEVP 313 Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Tiranë, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale të “Falsifikimit të pasaportave, letërnjoftimeve ose vizave. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Irfan Tomini“, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal Bar Kafe, nuk jepte faturat për mallin që tregëtonte. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.Ç, vjeç  59, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më anë të kompjuterit, ka falsifikuar adresën e shtetases B.Sh, vjeç  49 , banuese në Tiranë, me anë të të cilave, e kërcënon dhe dërgon video intime, personave të tjerë. Nenet 186/a e 121 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.I, vjeç 50, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.T, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Barrikadave”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “HM”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.T, vjeç 24, banues në  fshatin Luz i Vogël, Kavajë, pasi dyshohet se në unazën e Kavajës, duke drejtuar mjetin kamion tip “Benz”, në rrugë, është shkëputur çifti i gomave të krahut të majtë të mjetit dhe për pasojë ka goditur e dëmtuar këmbësoren D.J, vjeç 52, banuese në Kavajë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Ll, vjeç 26, banues në Kamëz, pasi dyshohet se tek “Bulevardi Blu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Z, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Imer Ndregjoni”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Tiranë.
Rreth orës 04:41, jemi njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat.
Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm
Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qëllim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertësh.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e këmbësorit S.S., rreth 53 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Në vijim të komunikatës më datë 20.07.2017 më datë 11.08.2017 u kap shtetësia gjermane në kërkim dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases M. M. 55 vjeçe, banuese në Gjermani pasi ka mashtruar me shumën prej 400 € shtetasen D. N. 20 vjeçe, banuese në Durrës duke mos paguar punonjsëit. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasen gjermane M. M. 55 vjeçe, ku ka bërë kallzim  shtetasi A.H. 22 vjeç, banues në  Durrës pasi e ka mashtruar duke mos i paguar qiranë prej 210 €. Neni 143  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z. 29 vjeç, banues në Shënavlash, pasi në fshatin Shënavlash duke drejtuar mjetin tip Benz kamion, pa leje drejtimi ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor E. P. 81 vjeç, banues në Shënavlash. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit N.M, A.K, A.Z dhe M.B, vjeç 46, 48, 55 e 50, banues në Korçë e Bilisht, pasi dyshohet se  në Korçë e Bilisht, në lokalet dhe dyqanet e tyre, iu gjetën e bllokuan pije, pa pullë fiskale. Neni 178 e 180 të Kodit Penal.

Kolonjë - Korçë.
Vijon puna për të evidentuar dhe goditur rastet flagrante të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Ndalohen dy shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë, dy të tjerë për veprat penale : "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve".
Konkretisht ndalohet specialisti i pyjeve dhe një punëtor i Agjensisë të Shëbimit Pyjor Ersekë.
Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë përgjegjësi i Sektorit Pyjor, si edhe administratori i një firme private.
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës  bënë ndalimin me iniciativë të  shtetasve:
F.K, 34 vjeç, banues në Starje-Ersekë (me detyrë inxhinier/specialist pyjesh në agjensinë e Shëbimit Pyjor Ersekë) dhe Q.C, 49 vjeç, banues në Taç-Ersekë.
Ndalimi i tyre u bë pasi shtetasi F.K, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar një leje shfrytëzimi, në mënyrë të kundërligjshme për prerjen e 20 drurëve (pishë), në kurorën e qytetit të Ersekës dhe shtetasi Q.C (punëtor) ka prerë në vazhdim 85 drurë, duke dëmtuar kurorën me pisha të mbjella në një largësi prej 1 km nga qyteti i Ersekës.
Gjithashtu po nga specialistët e kësaj strukture filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:
E.Ç, 31 vjeç, banues në Ersekë, (me detyrë Përgjegjës i Sektorit Pyjor Ersekë) dhe
E.G, 50 vjeç, banues në Ersekë,  (administrator i një  firme private).
Procedimi ndaj tyre filloi pasi shtetasi E.Ç, dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll ndaj subjektit privat të shtetasit E.G, e cila ka abuzuar me lejen e dhënë duke prerë një sasi lënde drusore të llojit ah në afërsi të fshatit Orgockë-Ersekë, duke shkelur ligjin për “Shpalljen e Moratoriumit të pyjeve”.
Gjatë kontrollit të këtij subjekti, një punonjës i tij, rezultoi i punësuar në mënyrë të paligjshme, i pasiguruar. 
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Shpërdorimi i detyrës", "Prerja e paligjshme e pyjeve" dhe "Punësimi i paligjshëm" parashikuar nga nenet 248, 205 e 170/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 23, banues në Fier, pasi më datë 11.08.2017, në lagjen 16 Prilli, gjatë kontrollit të mjetit tip “Opel Korsa”, iu gjetën e  bllokuan rreth 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe mjeti është i trafikuar në Shqipëri nga jashtë shtetit. Neni 283/1 e 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasin E.Ll, vjeç 28, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi dyshohet se në fshatin Kreshpan, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, është përplasur me mjetin tip “Iveko që drejtohej nga shtetasi V.K, vjeç 52, banues në fshatin Cakran, për pasojë, janë dëmtuar  Q.A, vjeç 70 dhe një e mitur 8 vjeç, të cilat pas mjekimit në spital dhe u larguan për në banesë. Neni 290 i  Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.B, vjeç 20, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, pasi në fshatin Libofshë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Dacia”, si dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë të rendit. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H, vjeç 37, banues në fshatin Qerret i Vjetër, Lushnje, pasi në fshatin Jeta e Re, Lushnje, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lonçin”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për shtetasin T.H, vjeç 35, banues në Vlorë, kryeinspektor i IKTM-së Bashkia Selenicë, pasi dyshohet se ka urdhëruar prishjen e objektit të shtetasit S.S, vjeç 59, banues në Brataj, në mënyrë të kundërligjshme. Neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër pastrimit të parave
Gjirokastër.
I ofron ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative, arrestohet në flagrancë
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Ll.Z, 56 vjeç, banues në Kuçovë.
Ky shtetas u arrestua pasi në rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavije, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin  e dokumentacionit të mjetit.
Në momentin e ndalimit shtetasi i mësipërm i ka  ofruar një prerje 5 Euro punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar proçedurat administrative ndaj tij. (Shtetasi i mësipërm nuk ka licencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Mirditë
Tenton të vrasë me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga policia
Më datë 11.08.2017, nga Sektori për Krimet e Rënda pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Mirditë, u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit:
D.A. , 46 vjeç,   banues në “Zajs” Kurbnesh - Mirditë
Ky shtetas, në vendin e quajtur në afërsi të fshatit “Zajs” në Kurbnesh - Mirditë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin V.A. 52 vjeç, banues në fshatin “Zajs” në Kurbnesh - Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, midis tyre.
Materialet hetimore e proçeduriale do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Lezhë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76/22 dhe 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.B, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek kryqëzimi Piraj, duke drejtuar mjetin tip “Dacia”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin Ç.G, vjeç 33, banues në Dajç, Lezhë, për pasojë është dëmtuar L.B, i cili pas mjekimit në spital larguar në banese jashtë rreziku për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 11.08.2017, në PKK, Hani Hotit, u ekstradua nga Mali Zi dhe u dorëzua në Drejtorinë Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim Gj.N, vjeç 41, banues në fshatin Mgullë, Shkodër, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 13 vite burg, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. Nenet 140 e 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.08.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi E.C, vjeç 35, banues në Angli, pasi në fshatin Beltoje, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volsvagen”, me drejtues shtetasin A.H, vjeç  48, banues në Zvicër, për pasojë ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin me A.K, vjeç 15, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në rrugën “Liria”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.O, vjeç 20, banues në Shkodër, pasi tek Ura Bacallekut, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.H, vjeç 41, banues në Shkodër, pasi tek Ura Bacallëkut, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin N.X, vjeç 34, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në fshatin Luz i Vogël, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin V.T, vjeç 52, banues në Kavajë, pasi dyshohet se  në fshatin Rrakull, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Neni 197 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Pengime për ekzekutimin e urdhrit të gjykatës”, më datë 11.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.L, vjeç 46, banues në Tiranë. Nenet 130/a e 320 të Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Ç, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhabrahimi“, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 3 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Nenet 283 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.A, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kontrollit ne mjetin e tij tip “Benz”, iu gjet dhe bllokua një shufër metalike me mbishkrimin “Policia” dhe një thikë ngjyrë e zezë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 32, banues në fshatin Bërzhitë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës dhe bashkëshortes së tij, F.S dhe A.D, vjeç 45 e 24. Neni 130/a i Kodit Penal.

Tiranë.
Konfliktohen për motive pronësie me mjet prerës dhe sende të forta.
Policia arreston 2 shtetasit.
Më datë 11.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E.D, 41 vjeç, banues në Tiranë.
S.O, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi, në Sauk janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi S.O, ndërsa shtetasi E.D, është dëmtuar me sende të forta në kokë. Të dy shtetasit e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 89 dhe 279 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017,, në rrugën “Agush Gjergjevica”, në gjendje të dehur ka hypur në shtyllë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi A.M, vjeç 30, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Informacion paraprak.
Më datë 12.08.2017, rreth orës 04:45, në rrugën “Murat Toptani”, tek një lokal ka patur një konflikt dhe janë shoqëruar 10 persona dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Sh.H, vjeç 53, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në afërsi të një bari, në një objekt në pronësi, u konstatua duke kryer ndërim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.V, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  gjatë natës, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka vjedhur me thyerje kioskën e shtetasit M.F, vjeç 24, banues në Tiranë, ku ka marrë disa steka cigare dhe një shumë lekësh. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç  54, banues në Tiranë, pasi në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”, punonjësit e OSHEE-së, konstatuan vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.M, vjeç 85, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen V.J, vjeç 59, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, është konstatuar duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.X, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Vaso Pasha”, ka dëmtuar mjetin, në pronësi të shtetasit F.S, vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, gjatë ditës, në rrugën “Margarita Tutulani”, është vjedhur banesa e shtetasit G.I, vjeç 44, banues në Tiranë, ku janë marr një shumë vlerash monetare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 10.08.2017, në rrugën “Sami Frashëri”, në një lokal, ku punonte si kamarier, ka gjetur në një tavolinë një orë dore, që ishte harruar nga shtetasia I.T, vjeç 57, banuese në Tiranë, të cilën nuk e ka dorzuar në banak, por e ka hedhur në koshin e mbeturinave. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 11.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen G.B, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish- bashkëshorti F.M, vjeç 30, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të  menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin K.K, vjeç 73, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  nipi i tij, Gj.M, vjeç 31, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.M, vjeç 27, banues në Tiranë, i dënuar, pasi dyshohet se në rrugën e “Durrësit”,  i ka thyer telefonin ish-të dashurës E.D,  vjeç 25, banuese në Tiranë, dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur. Nenet 150 e 121/a/2 të Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, shtetasi S.S, vjeç 17, banuese në Tiranë, kallëzon se tek fusha e sportit, Laprakë, ka konstatuar se i kishin vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 11.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.R, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëshorti E.R, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.B, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  xhaxhai A.B, vjeç 59, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Azem Galica”, Kamëz, ka kanosur shtetasin E.A, vjeç 37, banues në Kamëz. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit R.K, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Belul Hatibi”, ka dëmtuar reklamat e një lokali, në pronësi të shtetasit H.M, vjeç 53, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.H, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulseve telefonike". Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, shtetësia Sh.L, vjeç 44, banuese në Kamëz, ka bërë kallëzim se, para tre ditësh i është larguar nga banesa djali I.A, vjeç 19, banues në Kamëz. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.K, vjeç 50, banuese në Paskuqan nr. 2, pasi dyshohet se në banesë është konstatuar duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 11.08.2017, në rrugën “3 Dëshmorët”, në fshatin Mëzez, mjeti tip “Daimler Chrysler”, pronë e shtetasit A.Z, vjeç 34, banues në Tiranë, ka marrë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga një masë në sistemin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 11.08. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin N.M, vjeç 36, banues në Tiranë, shofer në një kompani pasi dyshohet se më datë 01.08.2017, ka vjedhur bojra printeri në magazinën e kësaj kompanie. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.Sh, vjeç 48, pasi dyshohet se në banesë sistematikisht ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes L.Sh, vjeç 45, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet do t’i kalojnë Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në mardhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen L.Z, vjeç 46, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se tek një kompleks, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar motorin tip “Lifan”, drejtuar nga shtetasi Xh.Sh, vjeç 55, banues në Kavajë, i cili ndodhet së spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.V, vjeç 37, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, konstatuan vjedhje të energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B. M., banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, punonjësen V.J.  vjeç 46, banuese në Rrogozhinë. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.M, E.M dhe A.M, vjeç 25, 34 e 32, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 02.00, tek një kompleks, në Golem, kanë prishur rendin e qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 11.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin G.L, vjeç 56, banues në Durrës, pasi vëllai B.L, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për  masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 11.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.R, vjeç 36, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr .1228,  datë 17.12.2015,  e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.R, vjeç 38, banues në Durrës, pasi  më datë 10.08.2017, në lagjen Nr. 7, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka  goditur me grushte shtetasin B.P, vjeç 50, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit D.L, vjeç 30, banues në Priskë, Tiranë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, tek Shkëmbi i  Kavajës, duke parkuar mjetin tip “Peugeot ”, dhe ka thyer xhamin e automjetit furgon. Neni 150 Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.N, 63 vjeç si dhe u referuan materialet Prokurorisë  për shtetasin J.Ll, 33 vjeç, banues në Sukth, pasi më datë 11.08.2017, në fshatin Lalëz Ishëm, shtetasi Q.N, është kapur në pyll duke drejtuar mjetin Furgon, pa leje drejtimi, dhe mjeti ishte i ngarkuar me lëndë drusore nga shtetasi Q.N, dhe ku pasagjer ka qenë J.Ll. Nenet 291 e 205 të Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.D, vjeç 37, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ish- bashkëjetuesi S.P, vjeç 49, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datën 12.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.A dhe A.A, vjeç 17 e 18, banues në Durrës e Sukth, pasi dyshohet se kanë goditur me shkelma shtetasin B.K, vjeç 17, banues në Shijak. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.Z, vjeç 59, banues në Durrës,  pasi më datë 11.08.2017, në lagjen nr. 4, tek Stacioni i Trenit, në gjendje të dehur, ka prishur qetësinë publike duke përdorur fjalë fyese dhe duke thyer shishe. Gjatë shoqërimit në polici ka kundërshtuar me dhunë patrullën e policisë. Neni 236/2 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 11.08.2017, iu referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.P, vjeç  29, banues në Ardhishtë, Shijak, pasi dyshohet se në fshatin Pjezë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shkelma dhe grushte në trup shtetasin R.Gj, vjeç 58, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.08.2017, shtetësia T.J, vjeç 54, banuese në Elbasan, ka bërë kallëzim se në vitin 1997, i është larguar nga banesa vëllai i saj, B.J, vjeç 59. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 10.08.2017, në fshatin Aspiras, Njësia Administrative Pajovë, është vjedhur banesa e shtetasit V.Sh, vjeç 51, ku kanë marrë në kasafortë një shumë lekësh dhe disa dokumente familjare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Neni 134 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për shtetasin A.Sh, vjeç 27, banues në fshatin Qukës Shkumbin, Bashkia Prrenjas, pasi dyshohet se në këtë fshat, në afërsi të banesës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet  të  ketë  ofenduar dhe kanosur me fjalë shtetasen V.Sh, vjeç 30. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Informacion paraprak. 
Më datë 11.08.2017, në lagjen nr. 10, shtetasin A.B, 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjeti tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen N.Gj, 67 vjeçe, banuese në Korçë, e cila në spital nën kujdesin e mjekut. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit J.R, L.R dhe A.M, vjeç 34, 19 dhe 20, banues në Maliq, pasi dyshohet se në ambientet e ish-kombinatit të sheqerit Maliq, u kapën duke vjedhur një shinë metalike. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit S.M, R.H, R.J dhe B.R, vjeç 23, 20, 19 dhe 19, banues në Maliq, pasi dyshohet se  në ambientet e ish-kombinatit të sheqerit Maliq, kanë tentuar të vjedhin materiale skrap hekuri. Neni 134/2 e 22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin I.H, vjeç 66, banues në fshatin Petrushë, pasi dyshohet se  më datë 10.08.2017, në Petrushë, ka kanosur me  fjalë shtetasen M.H, vjeç 44, banues në Petrushë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 11.08.2017, shtetasi Xh.D, vjeç 57, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore, ka bërë kallëzim se më datë 08.08.2017, ka konstatuar se tek serat, i kishin vjedhur pompën e ujit. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.M, vjeç 50, banues në Berat, pasi dyshohet se  u kap duke ndërtuar një banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 11.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.H, vjeç 22, pasi dyshohet se  bashkëshorti M.H, vjeç 36, ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Z, vjeç 31, banues në fshatin Koplik, të Malësisë së Madhe, Shkodër, pasi dyshohet se  gjatë natës, në lagjen 11 Janari, në banesën e shtetasit K.B, vjeç 35, ka vjedhur një lavatriçe dhe një sobë gatimi. Nenet 134/1 të Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.A, vjeç 56,  banues në Fier, pasi dyshohet se  më datë 11.08.2017, nga pakujdesia, i ka dalë jashtë kontrollit flaka e bomblës së gazit dhe është djegur pjesërisht banesa e tij. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, është djegur banesa e shtetasit A.K, vjeç 55, banues në lagjen Banaj, Patos, ku si pasojë është djegur çatia e katit të dytë. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike. Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnje 
Më datë 11.08.2017, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasja N.D, vjeç 24, e cila  ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vlerësim.

Në vijim të informacionit të datë 08.08.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 11.08.2017, u ndalua shtetasi I.N, vjeç 30, banues në Lushnje. Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 11.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.V, vjeç 32, banues në fshatin Lofkend, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Neni 110/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.08.2017, shtetasi P.Ç, vjeç 54, banues në Fier, kallëzon se më datë 07.08.2017, gjatë natës, në Potam, Himarë, i kanë vjedhur pjesën e navigatorit  në mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, shtetasja Xh.R, vjeç 23, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 08.08.2017, gjatë natës, në Lukovë, Himarë, i kanë vjedhur celularin. Punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për  shtetasin E.A, vjeç 55, banues në Vlorë, pasi më datë 10.08.2017, ka dëmtuar traun metalik të parkingut të mjeteve, në pronësi të shtetasit T.Xh, vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.08.2017, në lagjen “24 Maji”, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetases D.H, vjeç 62, ku janë marë një televizor plazma dhe disa sende shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.08.2017, në fshatin Sherishtë, është vjedhur banesa e shtetasit P.H, vjeç 56, ku kanë marrë një shumë eurosh. Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, iu referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.Sh, vjeç 63, banues në Vlorë, me profesion mjek gjinekolog, pasi më datë 10.08.2017, në maternitetin e Vlorës, pas lindjes së fëmijës, ka gjetur vdekjen shtetasja A.B, vjeç 35, banuese në Vranisht dhe dyshohet për mjekim të pakujdesshëm. Neni 96 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 11.08.2017 që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Ford Fiesta”,  pronë e shtetases I.S, më datë 11.08.2017, u ndalua shtetasi N.Z, vjeç 51, banues në qytetin e Selenicës, të cilit iu kap në përdorim. Neni 287/b i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 11.08.2017, në Llogara, në ngjitje dhe në ecje ka marrë flakë një mjeti tip “Volvo”, me drejtues shtetasin çek B.V, vjeç 48, banues në Çeki ku ka vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 11.08.2017, u  rreferuan  materialet  në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin F.Q, vjeç 50, banues në Sarandë, pasi dyshohet se  në lagjen nr. 4, në lokalin me qira, u konstatuan ndërhyrje në matësin e elegjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Më datë 11.08.2017, në lagjen nr. 2, shtetasit R.M, vjeç 58, i kanë thyer xhamin e mjetit tip Benz, dhe i kanë vjedhur kasetofonin. Punohet për identifikin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 11.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Zh.P, vjeç 63, pasi dyshohet se ish -dhëndëri K.K, vjeç 37, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 11.08.2017, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim M.V,  vjeç 32, banues në fshatin Lofkend,  Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”. Neni 100/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 11.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.Xh, vjeç 71, pasi dyshohet se vajza e kunatit T.R, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Lezhë, për shtetasen M.F, vjeç 48, banuese në Shëngjin, pasi dyshohet se  i ka thyer xhamin e derës së banesës dhe pjatat ish-bashkëshortit, shtetasit P.N, vjeç 55, banues në Shëngjin. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 11.08.2017, gjatë natës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit B.K, vjeç 19, banues në Laç, ku kanë marrë një televizor plazma dhe një playstation. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin M.L, vjeç 33, banues Fushë-Milot, pasi dyshohet se  në lagjen nr. 5 Laç, ka shkuar tek vendi i punës së bashkëshortes L.L, vjeç 24, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Kurbin. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.Sh dhe A.Sh, vjeç 29 e 50, banues Fushë-Mamurras, pasi në lagjen e Shpanve, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, si dhe janë dëmtuar familjarët e A.Sh, shtetasi E.Sh, Xh.Sh dhe M.Sh, vjeç 22 e 49. M.Sh, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekve, të tjerët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë. Neni 130/a/3./ i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës datë 07.08.2017, që bën fjalë për kanosjen me armë dhe plagosjen me thikë të shtetasit N.L, u ndalua shtetasi në kërim S.L, vjeç 20, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. për Nenet 89, 84, 278, 279 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Sh, vjeç 29, banues në fshatin Kir, Shkodër, pasi dyshohet në fshatin  Kir, në vendin e quajtur Plavra, Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 320 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit R.K, vjeç 59, banues në fshatin Bruçaj, Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen Likaj, fshati Bruçaj, në vendin e quajtur "Poshtë shkëmbit të majës Mgullës", Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies 108 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Në vijim të komunikatës datë 10.08.2017, që bën fjalë për goditjen me sende të forta të shtetasve B.Gj dhe D.Gj, më datë 11.08.2017, u bë ndalimi i shtetasit E.P, vjeç 35, banues në qytet Fushë-Arrëz. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe punohet për kapjen e shtetasve B.Gj dhe B.Gj, vjeç 20 e 29, banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se në dalje të qytetit Fushë Arëz, kanë kanosur duke qëlluar në ajër me automatik, shtetasit E.P dhe P.Gj, vjeç 35 e 49, banues në Fushë Arrëz, të cilët udhëtonin me mjetin tip “Benz”, në pronësi të P.Gj, i cili u bllokua në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale, si dhe 15 gëzhoja automatiku. Nenet  84, 278 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit S.K dhe Sh.S, vjeç 38 e 26, banues në Petkaj e Mgullë, Njësia Administrative Malzi, Kukës, pasi dyshohet se në fshatin Skacaj, Kukës, në një shpatë mali, ambient i hapur, iu  gjetën të kultivuera dhe u asgjësuan 51 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasit G.K dhe A.H, vjeç 51 e 44, banues në Kërnaj e Tropojë të Vjetër, Njësia Administrative Fshat Tropojë, G.K, me detyrë kryeplak i fshatit Kërnaj dhe A.H punonjës  pyjor në Bashkinë Tropojë, pasi dyshohet se në fshatin Kërnaj, “Kodra e Haklajve”, ambient i hapur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 40 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Neni 284 e 300  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 10.08.2017, në Bulqizë, në banesën e shtetasit H.H, vjeç 74, ka rënë zjarr, ku janë djegur pajisjet shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër si ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 11.08.2017, në PKK Rinas, në dalje, u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar I.Y, vjeç 36, banues në Vlorë, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 11.08.2017, në PKK Port Vlorë, u kap shtetasi në kërkim M.T, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “ Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, rreth orës 00.05, në grykëderdhjen e lumit Vjosë, është shfaqur një objekt lundrues që lëvizte në drejtim veri–perëndim. Më pas u shfaq një objekt 2 milje në drejtim të plazhit të Zvërnecit. Punohet për kapjen e mjetit. 

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin M.I, vjeç 28, banues në Tiranë, i deportuar në PKK Qafë Botë nga autoritetet policore greke, pasi dyshohet se  më datë 05.08.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të  paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për  shtetasin R.Y, vjeç  20, banues i deportuar në PKK Qafë Botë nga autoritetet policore greke, pasi dyshohet se më datë 14.06.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 11.08.2017, tek “Ura e Glines”, u kapën 2  shtetas sirianë M.A dhe A.Z, vjeç 25 e 32, lindur në Siri, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme. Në përfundim u proceduam me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 11.08.2017, në PKK Qafë Morinë, u kap shtetasi në kërkim K.R, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal. 

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin J.D, vjeç 26, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se në PKK Bllatë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale pasaporta biometrike, e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...