Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 13 Gusht 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në fshatin Hemenraj, Rrogozhinë, në një kodër ka rënë zjarr në përmasa, ku digjen shkurre e ferra. Për shkak të terrenit shërbimet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në fshatin Kuç, Bashkia Vorë, është riaktivizuar vatra e zjarrit. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses.

Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në fshatin Karresh, Rrogozhine, ka rënë zjarr në një kodër, ku janë dëmtuar bimësia e ulët dhe 20 pisha. Punohet për fikjen e zjarrit dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 09.08.2017, në pyllin e fshatit Derstilë, Bashkia Elbasan, në vendin e quajtur “Fierez”, ka rënë zjarr ku janë djegur rreth 35 ha me pisha dhe rreth 5 ha me shkurre. Me ndërhyrje nga ajri, zjarri u izolua dhe më datë 11.08.2017 u fik plotësisht. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në fshatin Polen, Skrapar, ka rënë zjarr, ku digjen shkurre. Punohet për fikjen e zjarrit. 

Informacion paraprak

Më datë 12.08.2017, në fshatin  Çetë, Njësia Administrative Cukalat, ka rënë zjarr ku po digjen ullinj. U njoftuan Emergjencat Civile në Prefekturë.

Informacion paraprak.
Më datë 12.08.2017, në fshatin Drobonik, Njësia Administrative Velabisht, ka rënë zjarr në ullishtën e shtetasit A.A, ku u dogjën 50 rrënjë ullinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në afërsi të fshatit Kreshpan, Cakran, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Nga zjarri rrezikohet dhe një sipërfaqe me ullinj. Punohet nga forcat zjarrfikëse dhe banorët për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017 në fshatin Cfir, Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nuk ka rrezik për banesat dhe blloqet me ullinj e drurë frutor. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në fshatin Çorrush, Mallakstër, është aktivizuar përsëri një vatër zjarri, ku digjen shkurre. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në afërsi të Cakranit, në vendin e quajtur “Qaf Shkozë”, ka rënë zjarr në një kodër me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësja por terreni është i thyer. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në fshatin Leshnie e Poshtëme, Sarandë, tek ish reparti ushtarak, ka rënë zjarr, digjen shkurre. Nuk rrezikohen banesat e fshatit.

Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në fshatin Fitore, Vlorë, në vendin e quajtur “Thertore”, ka rënë zjarr dhe po digjen vetëm shkurre. Në vend janë reparti zjarrfikës dhe forcat e rendit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, mbi fshatrat  Zervat, Bularat, Tertihat dhe Sofratikë, Bashkia Dropull janë riaktivizuar vatrat e zjarrit, ku digjen barëra e shkurre. Janë njoftuar shërbimi zjarrfikës dhe emergjencat civile. Kërkohet ndërhyrja e helikopterit, pasi terreni është i thyer.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në fshatin Prekal, Bashkia Shkodër, ka një vatër zjarri e cila avancon në drejtim të majës së Grigalit në malin Cukal. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pyll me shkurre, pisha dhe ah. Në vendngjarje janë forcat e policisë, të ushtrisë dhe punonjësit e pyjores. 

Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në malin e Kuklit, Barbullush, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, i cili i favorizuar edhe nga era po merr përmasa. Ndërhyrja e  zjarrfikësve është e pamundur. Punohet për fikjen e zjarrit nga shërbimet e pyjores dhe banorët.

Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr, ku digjen shkurre dhe drurë frutor. Zjarri po merr përmasa pasi fryn erë. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion paraprak
Më datë 12.08.2017, në malin e fshatit Mokset, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, i cili i favorizuar nga era po merr përmasa. Ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur, një zjarrfikëse është në mbrojtje të banesave. Punohet për fikjen e zjarrit nga shërbimet e pyjores dhe banorët.

Më datë 12.08.2017, në fshatin Kukel, Vau Dejes, vendi i quajtur ish reparti ushtarak, anës rrugës automobilistike Kukel-Mali Jushit, ka rënë zjarr dhe është djegur sipërfaqja e malit me shkurre dhe barishte. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, në vendin e quajtur Mali i Cukali, Njesia administrative Shllak, bashkia  Vau i Dejes , ka rënë zjarr ku janë djegur 1.5 ha toke me bar dhe shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, në fshatin Gashja, Malësi e Madhe, vendi i quajtur kodrat e Mokset, ka rënë zjarr dhe janë djegur 5 dylym me shkurre dhe barishte. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër për vlerësim.

Më datë 12.08.2017, në fshatin Culaj, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur “Breg të liqenit”, ka rënë zjarr dhe është djegur 1 ha me shkurre dhe barishte. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër për vlerësim .

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetases V.G, vjeç 44, banuese në fshatin Rraza e Vreshtit, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se  në fshatin Rraza e Vreshtit, në Vukpalaj, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, e për pasojë janë djegur 6 ha me shkurre dhe barishte. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 12.08.2017, në fshatin Sebisht, në mal ka një vatër zjarri, ku digjen shkurre dhe ahishte. Shërbimet e emergjencës dhe shërbimi pyjor punojnë për fikjen e zjarrit.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datën 12.08.2017, në Dhërmi, në nje hotel persona të paidentifikuar kanë goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 29, banues në Elbasan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 12.08.2017, shtetasi kosovar L.N, vjeç 46, banues në Gjermani, ka bërë kallëzim se në plazh Velipojë, tek çadrat para nje hoteli, i kanë vjedhur çantën në të cilën ka patur nje sasi euro dhe leke si dhe çelësat e mjetit tip “Honda”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë.
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Next".

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale të D.V.P.Tiranë.
Sekuestrohen 43 kilogramë e 550 gramë   lëndë narkotike, një  automjet dhe 2 aparate celularë.
Policia arreston poseduesin e tyre.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së posaçme të  operacioneve speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike duke përdorur automjetin e tij, organizuan dhe zhvilluan  operacionin antidrogë të koduar "Next",.
Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :
- A.M 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.
Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip "Mercedez" në aksin rrugor Fushë Prezë - Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e  dyshuar  Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 43  kilogramë e 550 gramë  lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
- Automjeti tip "Merecedez".
- 2 aparate celularë.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Prodhim dhe shitje të narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Me datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Z, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te rruga “Imer Ndregjoni”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin A.R.,  vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin S. S., 54 vjeç banues në fshatin Kashar. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D vjeç 34, banues në Tiranë, pasi tek “Stacioni i Trenit”, u kap duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa targë, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.A, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi tek “Stacioni i Trenit”, u kap duke drejtuar motorin e modifikuar, pa targë, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Pavarsia”, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” është përplasur me motorin tip “Yamaha” me drejtues A.M, vjeç 38, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.B, vjeç 47, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motorin tip “Dayang” me drejtues Y.H, vjeç 40, banues në Tiranë, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në rrugën e Paskuqanit, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip Yingang. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.08.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  A. V 69 vjeç,  banues në Durrës pasi dyshohet se në lagjen Nr18, duke drejtuar mjetin tip Ford ka aksidentuar shtetasen këmbësore F. D. 66 vjeç, banuese në Durrës,  e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit.Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi E. M. 22 vjeç, banues në Tepelenë,  pasi tek Gjiri I Lalëzit është kapur nga policia duke drejtuar moto-çikletën tip Yamaha pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës të mjetit.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi K.M.  20  vjeç, banues në Durrës, pasi   në rrugën" Taulantia"  duke drejtuar mjetin tip Benz ka  përplasur 2 mjete, Mitsubish fuoristradë me pronar shtetasin D. Sh. dhe tip Audi  me pronar shtetasin K. S. duke i shkaktuar dëme materiale mjeteve.
Nga kontrolli i dokumentacionit shtetasi K.M. nuk ishte i paisur me leje drejtimi mjeti.Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijim te komunikatës së datës 07.08.2017 më datë 12.08.2017, në Spitalin Ushtarak Tiranë ka gjetur vdekjen shtetasi H.H. 69 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj,Durres, i aksidentuar më datë 07.08.2017, ka ardhur nga Spitali i Durresit për ndihmë më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Drejtuesi mjetit shtetasi A.Sh. 53 vjeç është arrestuar në datën që ka ndodhur aksidenti.
Nga ana jonë u krye kqyerja e kufomes së këtij shtetasi.Materialet do ti kalohen Drejtorisë Vendore të Policisë Durres.Neni 290/2 Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.U, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.08.2017, në Përrenjas, M.U, duke drejtuar mjetin tip “Seat” është përplasur me mjetin tip “Benz, të drejtuar nga shtetasit L.G, vjeç 20, banues në Librazhd, për pasojë është dëmtuar drejtues L.G dhe djali  vjeç 10, të  cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.XH vjeç 18, banues në fshatin Shalës, pasi në lagjen “Kala”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Nipponia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen A.T, vjeç 19, banuese në Itali, me leje drejtimi italiane, pasi dyshohet se, në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” është përplasur me mjetin tip “Ford” të drejtuar nga shtetasi E.XH vjeç 32, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtues E.XH, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.SH, vjeç 22 banues në fshatin Përparim, pasi më datë 12.08.2017, në fshatin Palaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz ” ka aksidentuar shtetasin I.T, vjeç 42, banues në fshatin Përparim, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Kolonjë-Korçë.
Procedohet penalisht për "Shpërdorim detyre" përgjegjësi i Agjensisë të Pyjeve.    
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë,  filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
E.P, 57 vjeç, banues në Ersekë ( me detyrë Përgjegjës i Agjensisë të Pyjeve pranë Bashkisë Ersekë)
Procedimi ndaj tij filloi pasi dyshohet se ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke i përpiluar dy leje shfrytëzimi për lëndë drusore një subjekti, duke shkelur ligjin për “Shpalljen e Moratoriumit të pyjeve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit E.Ç dhe E.G, vjeç 31 e 50, banues në Ersekë, , E.Ç me detyrë Përgjegjës i Sektorit Pyjor Ersekë, ndërsa E.G, administrator i nje firme privat, pasi dyshohet se E.Ç  nuk ka ushtruar kontroll ndaj subjektit të E.G e cila, në afërsi të fshatit Orgockë, ka prerë një sasi lëndë drusore, duke shkelur ligjin për Moratorjumin dhe gjate kontrollit i është gjetur një punonjës i pa siguruar. Nenet 248, 205 e 170/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.08.2017,  u ndalua shtetasi A.B, vjeç 31, banues në fshatin Dishnicë, pasi më datë 11.08.2017, në lagjen 10, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen N.T vjeç 67, banuese në Korçë, e cila është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Vlorë
Kërcënojnë në formën e gjobvënies me një shumë eurosh, arrihen të kapen dhe ndalohen nga policia!
Specialistë e Seksionit të Krimeve ndaj Personit me anë të metodave speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
- E.B, 28 vjeç, banues në Vlorë.
- J.RR 25 vjeç, banues në Vlorë.
Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që tu jepte një sasi vlerash monetare ne Euro.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “ Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 109/b/25 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A, vjeç 40 banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Lançia”, është përplasur me mjetin  tip “Hyndai” me drejtues K.P vjeç 23 banues në Vlorë, për pasojë, ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.A vjeç 30, banues në Mal i Zi, pasi në rrugën Vlorë–Orikum, tek nje hotel duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me motorin tip “Piaggio” të drejtuar nga shtetasi B.M, vjeç 23, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vlorë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Informacion paraprak
Me datë 13.08.2017, është marrë njoftim se në autostradën Lezhë - Shkodër , në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit, ka ndodhur një aksident rrugor.
Menjëherë në  vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se kishte dalë nga rruga mjeti tip Benz , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit,  shtetasi L.N. 50 vjeç, punonjës policie ( i cili udhëtonte i vetëm).
Në vendngjarje grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.P, vjeç 28, banues në fshatin Sllatinë, Dibër, pasi në rrugën nacionale Peshkopi Kukës, në vendin e quajtur “Përoi Kapçi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Mitsubishi”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit H. V., E. B.  dhe G. B., vjeç 35, 35 e 30 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, në rrugën "Robert Shvarc", është vjedhur banesa e shtetases D. Ç. vjeçe 32, banuese në Tiranë, ku janë marrë një shumë të hollash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datën 12.08.2017, në rrugën “Urani Pano“,në banesë ka vdekur shtetasia E. P  vjeçe 74 banuese në Tiranë. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se shkaku i vdekjes është natyral, pasi ka vuajtur nga sëmundja kardiake, në pritje të aktit mjeko-ligjor. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. S. vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Siri Kodra”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht dhe shkelm në fytyrë dhe kokë shtetasin E.  M., vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.08.2017, gjatë natës, në Tufinë, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetasit I.K, vjeç 42, banues në Tiranë, ku kanë marrë nje sasi eurosh dhe lekesh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.P, vjeç 55 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në oborrin e banesës, u kap duke hapur një pus pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.R, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Paro Kita”, ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me grushte shtetasin G.B, vjeç 31, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nenet 89 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.R, vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë bashkëshorti, SH.R, vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006.“Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  S.M, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Abedin Çiçi”, tek lokali në pronësi, po kryente punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Me datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin T.A vjeç 52, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të bijës F.A, vjeç 22, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqër Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit e mitur H.L dhe F.L, vjeç 17 e 15 pasi dyshohet se, në rrugën “Bulevardi Blu”, kanë goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R.M, vjeç 25, banues në Bathore. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve, O.K dhe K.D, vjeç 26 dhe 66, banues në Tiranë, president dhe administrator të nje firme private dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për punëtorët, L.M, G.H, T.A, I.F, P.A dhe E.SH, vjeç 57, 43, 54, 29, 55 dhe 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Besim Alla”, në pallatin e firmës janë konstatuar duke punuar jashtë afatit kohor të lejes së ndërtimit. Nenet 199/a dhe 199/b të Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.V, vjeç 18, pasi dyshohet se, në rrugën ”Aleksandri i Madh”, ka vjedhur banesat e shtetasve R.O, T.H dhe A.N, vjeç 24, 21 e 36 dhe ka tentuar të vjedh banesën e shtetases V.K, vjeç 56, ku ka marrë një çantë për gra, një lap top dhe sasi bizhuteri të ndryshme. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit E.Ç dhe S.Ç, vjeç 19 e 39, banues në Durrës e Tiranë, pasi dyshohet se, në plazhin e Golemit, tek nje kompleks kanë goditur me grusht shtetasin A.E vjeç 45 banues në Kavajë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 12.08.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,për shtetasin R.S.  54 vjeç, banues në Sukth, pasi ka bërë kallzim nipi i tij, shtetasi E.S. 24 vjeç,
Shtetasi R.S. në banesë, në konflikt e sipër ka goditur me grushta në fytyrë shtetasin E.S.
Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasen E.H. 44 vjeçe, banuese në Plazh, pasi dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasen N.B.  60 vjeçe, banuese në lagjen Nr.13, Plazh.Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 12.08.2017 u referuan materialet hetimore në ngarkim të shtetasve Xh.T.  28 vjeçe dhe F. T. 40 vjeçe, banuese në Krujë, pasi dyshohet se   janë konfliktuar  për motive të dobëta me njëra -  tjetrën  duke ushtruar dhunë fizike.Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 12.08.2017,  shtetasi B. G. 64 vjeç, banues në Krujë,ka bërë kallëzim, pasi një Zyrë Përmbarimi Private në Tiranë, gjatë zbatimit të  vendimit të Gjykatës se Apelit Tiranë për kthimin e një sipërfaqje pronësie ka tejkaluar kompetencat duke dëmtuar pronën e tij .Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për vlersim.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 13.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit M.P dhe K.SH, vjeç 53 e 35, banues në fshatin Fatish e Shalës, pasi dyshohet se më datë 12.08.2017, te vendi “Kryqëzimi i luleve”, kanë goditur me grushte shtetasin B.B, vjeç 50 banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit F.M dhe N.M, vjec 55 e 51, pasi dyshohet se më datë 12.08.2017, në banesë, kanë  ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatave, shtetaseve A.M dhe N.M, vjec 44 e 50. Neni 130/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 13.08.2017, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit V.B, vjeç 55, banues në Elbasan, ku janë djegur pajisje dhe orendi të lokalit. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 11.08.2017, në fshatin Xibrakë , ka rënë zjarr në kasollen e shtetasit M.B vjeç 65 ku është djegur baza ushqimore për bagëti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 30, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshit, shtetasit E.K, vjeç 80. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 53, banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin  tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit K.S, E.S dhe L.S, vjeç 18, 48 e 46, banues në fshatin Gjenomadh, pasi dyshohet se në në këtë fshat, kanë goditur me grusht shtetasin L.L, vjeç 30, banues në Gjenomadh. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 12.08.2017, ka bërë kallëzim shtetasi E.A, vjeç 34, banues në Cangonj, punonjës pranë nje kompanie private, pasi te  antena e Bilishtit, janë vjedhur 4 bateri 12 v, 150 amper, të cilat shërbenin për mbajtjen e antenave në punë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin SH.E, vjeç 43 banues në fshatin Bishnicë, pasi dyshohet se në datën 11.08.2017,  në fshat, për motive të dobëta, ka goditur me grusht dhe me mjete të forta, shtetasin S.D vjeç 54. Neni 90/2 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, gjatë natës, shtetasit J.S, vjeç 52, banues në lagjen 2, pranë banesës, në mjetin furgon tip “Benz”, i kanë vjedhur 7 CD. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, shtetasi J.SH, vjeç 48 banues në fshatin Stropckë, kallëzon se më datë 11.08.2017, i është larguar nga banesa mbesa J.SH, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Më datë 12.08.2017, shtetasit E.X, vjeç 51, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se në  lagjen nr. 3, në banesë, shtetasi A.D, vjeç 57, banues në Tiranë, i ka dëmtuar një mur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.K. 41 vjeç, banues në  Berat, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje ndërtimi. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 12.08.2017, u bë ndalimi i shtetasit Y.P. 35 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases T.P. 74 vjeçe, banuese në Kuçovë. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 13.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.M 36 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi  E.Sh 36 vjeç, banues në Kuçovë, ka ushtruar dhunë fizike e  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Berat, bazuar në Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Fier
1.Më datë 12.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi P.G, 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në banesë ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases V.G, 43 vjeçe.Neni 130/a, i Kodit Penal

.Më datë 12.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier  për vlerësim për shtetasit I.M, 67 vjeç, dhe A.D, 53 vjeç, banues në fshatin Gjorgoz ,Fier, pasi më datën 12.08.2017  ka rënë zjarr në vëndin e quajtur  “Mali i Biçakut” në fshatin Gjorgoz, Cakran , ku janë djegur një sipërfaqe rreth 10 ha me pisha të buta e  shkurre dhe 300 rrënjë ullinj dhe këta dy shtetas dyshohen se mund të kene vënë zjarr pasi në këtë zonë kanë një stan për delet.

Komisariati i Policisë Lushnjë 
Më datë 12.08.2017, u arrestua në flagrancë  shtetasi G.M, 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikollogjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases  K.M, 27 vjeçe.Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
1.Më datë 12.07.2017, shtetasi K.Dh, 50 vjeç, banues në fshatin Grabjan, Divjakë, kishte hipur në një antenë telefonike në kodrat e fshatit Grabjan dhe kërcënonte t'i jepte fund jetës për arsye të gjëndjes së rënduar ekonomike.
Materialet iu referuan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 08.08.2017, në Himarë, në afërsi të rrugës nacionale në rrjetin e energjisë elektrike, është hedhur një hekur, si pasojë ka ndërprerë energjinë elektrike për 3 orë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 156 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin TH.B, vjeç 58, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 08.08.2017, në Himarë, ka shkatërruar një portë me mur guri në pronësi të shtetases I.B, vjeç 39. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.M, vjeç 64, banues në Himarë, pasi dyshohet se më datë 09.08.2017, në afërsi të banesës, ka ndërtuar një gropë skeptike për grumbullimin e ujërave të zeza, e cila është jashtë kushteve teknike. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 11.08.2017,  ka mbërritur në Spitalin Rajonal Himarë, shtetasja XH.K, vjeç 20, banues në Vlore, pasi dyshohet se ka patur hemorragji të brendshme dhe ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Sarandë
Sarandë
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të cilët paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe që mbajnë në përdorim armë zjarri në mënyrë të paligjshme.
Sekuestrohet armë zjarri tip ''TT'' dhe disa gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët për Hetimin e  Krimit  në Komisariatin e Policisë   Sarandë, në zbatim të planit  të masave për kapjen dhe ndalimin e personave të cilët paraqesin rrezikshmëri shoqërore, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit :
Y.D, 28 vjeç, banues në Sarandë.
Në lagjen “Nr. 2”, në Sarandë, Specialistët e Hetimit të Krimeve në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar  në automjetin  e  shtetasit të lartëpërmendur kanë konstatuar  një armë zjarri model “TT”, kalibër 7.62 mm dhe një krëhër me pesë fishekë në brëndësi.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik  këtij shtetasi i është konstatuar edhe një sasi prej 3.5 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Arma e zjarrit,  lënda narkotike dhe automjeti  janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 278/7 dhe 283 të Kodit Penal.

Më datë 13.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.Q, vjeç 29, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 12.08.2017, ka shkuar në banesën e tij në kundërshtim me vendimin e Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor  Gjirokastër, për shtetasin M.H, vjeç 40, banues në Memaliaj, i cili vuan nga çrregullime mendore, pasi dyshohet se, në Memaliaj, ka dëmtuar xhamat e lokalit të shtetasit F.V vjeç 51, banues në Memaliaj. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.B, vjeç 54, banues në Vlorë, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin D.K, vjeç 29, banues në Përmet, pasi dyshohet se, në qytet, ka dëmtuar me mjet prerës, gomat e mjeteve të shtetasve A.N, TH.N, E.D dhe R.SH, vjeç 64, 55, 36 dhe 51, banues në Përmet. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.08.2017, u  referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, per shtetasit Gj.J. vjeç 64  dhe P.J. vjeç 67,  banues në Kurbin pasi ka bërë kallzim vëllai i tyre shtetasi J.V. vjeç 54, banues në Lezhë,  se kanë ushtruar ndaj tij dhunë fizike dhe psikologjike për motive të dobëta. Neni 130/a i Kodit Penal.
Gjithashtu për shtetasin J.V.u plotësua kerkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjehershëm të mbrojtjes. Materialet referohen në Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji 9669 datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Lezhë
Vijojnë kontrollet Blic nga Policia për rritjen e parametrave të sigurisë publike
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë TT
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për "Armëmbajtje pa leje" dhe "Kundërshtim të punonjësve të policisë "
Në vijim të punës policore për rritjen e parametrave të sigurisë publike,  mbajtjen nën kontroll të situatave kriminale dhe goditjeve të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe  armëmbajtja pa leje, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë , janë ushtruar kontrolle Blic në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informata policore.
Si rezultat,  janë arrestuar në flagrancë shtetasit :
GJ,K, 25 vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)
L.K 36  vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)
Konkretisht, me datë 12.08.2017, në orët e vona të natës, në një lokal tek Kryqëzimi i Shënkollit, gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit GJ.K, i është gjetur 1 armë zjarri TT pa leje e cila iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale.
Gjithashtu , shtetasi GJ.K, i shoqëruar në lokal edhe nga shtetasi L.K, kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë për të mos i lejuar që ti kontrollonin.
Veprat penale në ngarkim të shtetasit GJ.K "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga nenet 278 /1 dhe 236/2 të Kodit Penal.
Vepra penale në ngarkim të shtetasit L.K "Kundërshtim i punonjësve të policisë së rendit publik" parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Më datë 11.08.2017, në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar i vdekur shtetasi T.P.  vjeç 67, banues në Ishull Shengjin - Lezhë . Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 12.08.2017, gjatë kontrollit në zonën e fshatit Livadhe,  Njesia Administrative Milot në  Kurbin, në pyll u konstatuan 2 parcela ku ishin të kultivuara në total 30 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit / ve për nenin 284 të Kodit Penal. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin V.C, vjeç 58, banues në Laç, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 2, ka ndërtuar katin e dytë të banesës, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës datë 29.07.2017, më datë 12.08.2017, u kap shtetasi në kërkim A.K, vjeç 50 banues në Shkodër, i cili do të ndiqet  në gjendje të lirë. Nenet 237 dhe 238 të Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.Z vjeç 40, me probleme mendore, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës, shtetases L.Z, vjeç 51. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen A.R, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka fyer e kanosur dajën, shtetasin P.P, vjeç 63. Neni 275 i Kodit Penal.

Shkoder
Policia parandalon përshkallzimin e një konflikti familjar.
Sekuestrohet një armë zjarri.
Arrestohet nga Policia poseduesi i armës së zjarrit, njëkohësisht dhe autor i konfliktit familjar.
Në sallën e komandimit  të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për  një konflikt familjar në Velipojë.
Menjëherë shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në banesë ku kanë marrë kontakt me shtetasen T. M.  62 vjeçe, e cila  ka deklaruar  se është kanosur me fjalë nga bashkëshorti i saj.
Kjo shtetase  është e paisur edhe me urdhër mbrojtje më parë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë,  policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë.
Në përfundim të veprimeve të para është arrestuar në flagrancë shtetasi:
SH.M 67 vjeç, banues në  Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 84 dhe 278 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.N vjeç 61 banues në qendër Bushat, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.E, vjeç 66, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes S.E, vjeç 56. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 12.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen F.L vjeç 23 pasi dyshohet se bashkëshorti M.L vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat. Ligji nr .9669,datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më  datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit M.Z dhe F.Z, vjec 16 e 44, banues në Kosovë e Gjermani, pasi dyshohet se M.Z ka tentuar të kalojë kufirin shtetëror me një kartë identiteti gjermane të falsifikuar, të cilën ja kish dhënë F.Z. Nenet 189/1 dhe 298 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 12.08.2017, në P K K Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim V.G, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se datë 05.04.2017, Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë, e ka shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Më datë 08.08.2017, në fshatin Kakavijë, shërbimet e SPK Kakavijë, kanë kapur 1 shtetas algjerian dhe 1 tunizian. Në përfundim u procedua me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.S, vjeç 20 banues në Vashaj, Peqin, pasi dyshohet se më datë 15.07.2017, në afërsi të P K K Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.S, vjeç 30 banues në Cakran-Fier, pasi dyshohet se më datë 03.07.2017, në afërsi të P K K Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 13.08.2017, në afërsi të P.K.K. Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim R.J, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi më datë 24.05.2017,  është larguar nga banesa pa adresë. Veprimet e mëtejshme do të kryen nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 12.08.2017, nga shërbimet e përbashketa me policinë kufitare të shtetit Mali i Zi, në vendin e quajtur “Gryka e Shegës” u kapën shtetasit sirianë A.Z dhe M.A, vjeç 32 e 25. Në përfundim të procedurave u  dërguan në qendrën e Azilkërkuesve në Babrru, Tiranë.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...