Tiranë, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kapet nje person i shpallur ne kerkim nderkombetar (per video klikoni mbi link)arrest001

Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale "Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope".

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në sajë

të informacioneve që dispononin dhe punës së mirëorganizuar,

pas kontrollit të ushtruar në banesë në fshatin Kryemëdhej (Kavajë), kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit :
 
- Xh. K., 35 vjeç,  banues në fshatin Kryemëdhej, Kavajë.
 
Ndalimi i tij është bërë i mundur pasi ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në datë 26.04.2016, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake

Milano (Itali) me vendimin e datës 01.04.2016 ka caktuar masën e

sigurisë "Arrest me burg për veprën penale "Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike & substancave psikotrope", parashikuar nga nenet 110 të Kodit penal italian dhe

nenet 73 paragrafi 1 i ligjit 309/1990.

Maksimumi i dënimit është deri në 20 vjet burg.
 
Ky shtetas u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë që nga shërbimet e policisë po vazhdon puna për sekuestrimin e pronave dhe aseteve pasurore që disponon.

 

arrest002

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...