Tepelenë, goditen dy raste të "Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike".

Tepelenë.002

Goditen dy raste të "Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike".

Sekuestrohen gjithsej 36 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë dy poseduesit e lëndës narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "LEKLI".

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi

H. P., dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Lekël, Tepelenë, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e

Komisariatit të Policisë Tepelenë, u zhvillua operacioni "LEKLI".

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në një godinë që përdorej për të mbajtur vegla pune, në një ambjent të përshtatur u gjetën dy bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 31 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi:

H. P., 58 vjeç, banues në fshatin Lekël, Tepelenë, për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve".

Gjithashtu nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. K., 58 vjeç, banues në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e tij në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj, në tavanin e shtëpisë iu gjet një thes me ngjyrë të zezë, brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Pesha totale e lëndës ishte 5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

003

005

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...