Policia Kufitare u vjen në ndihmë 7 pushuesve të cilët po udhëtonin me një mjet lundrues nga Himara në Sarandë.

Sarandë001

Policia Kufitare u vjen në ndihmë 7 pushuesve të cilët po udhëtonin me një mjet lundrues nga Himara në Sarandë.

Në Sallën Operative të Kufirit në Sarandë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi V.Q., i cili kërkon ndihmë, pasi sëbashku me 6 shtetas të tjerë ndodheshin në një mjet

lundrues që ka pësuar defekt teknik (fikje e motorrit) dhe kanë mbetur në det rreth 300 metra nga bregu i Bunecit.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit për ndihmë dhe kanë  bërë të mundur nxjerrjen në terren tokësor të shtetasve:

A.L., 26 vjeç,

S.V.,  45 vjeç,

C.C., 49 vjeç,

M.E., 30 vjeç,

të katërt banues në Suedi,

si edhe shtetasit

L.K., 53 vjeç, banues në Itali,

T.J., 48 vjeç, banues në Belgjikë

sëbashku me shtetasin V.Q., 55 vjeç, banues në Shqipëri.

Nxjerrjen e mjetit lundrues tip gomone në bankinën e Bunecit.

Policia Kufitare ka transportuar për në Sarandë turistët, të cilët nga ana e tyre kanë falënderuar Policinë Kufitare për ndihmën e dhënë.

Shtetasit e lartëpërmendur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

002

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...