Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01 Shtator 2017.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  01drejtoria new
Datë 31.08.2017

 INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 30.08.2017, rreth orës 11:30, në fshatin Vodicë, njësia administrative Kotë, Bashkia Selenicë, ka rënë zjarr në vendin e quajtur “Maja e gurëve”, mali Shashicë, ku është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll, kullotë dhe janë dëmtuar 400 rrënjë ullinj 7-8 vjeçar, në pronësi të shtetasve E.S dhe Sh.S, vjeç 57 dhe 50, banues në Vodicë. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e  autorëve. Neni 151  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 31.08.2017, rreth orës 16:15, në  fshatin Hormovë,  Bashkia Tepelenë, ka rënë zjarr, ku po digjen barëra, shkurre dhe kullota. U njoftuan shërbimi zjarrfikës dhe i policisë dhe disa banorë të fshatit. Punohet për shuarjen e tij. Informacion Paraprak.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 16:30, në hyrje të qytetit Gjirokastër, pranë liqenit të Viroit, ka ranë zjarr, ku po digjen barëra dhe shkurre. U njoftuan shërbimi zjarrfikës dhe i policisë. Punohet për shuarjen e tij në bashkepunim me banorët e fshatit. Informacion Paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 31.08.2017, rreth orës 13:40, në kodrat e fshatit Gjon, njësia administrative Krast, ka rënë zjarr, po digjen shkurre e dushk. Shërbimi pyjor dhe zjarrfikës, po punojnë për fikjen e zjarrit.  Informacion Paraprak.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 15:50, në kodrat e fshatit Mazhic, njësia administrative Shupenzë, ka rënë zjarr, po digjen shkurre e dushk. Shërbimi pyjor dhe zjarrfikës, po punojnë për fikjen e zjarrit.  Informacion Paraprak.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 31.08.2017, rreth orës 21:30, shtetasi Gj.S, vjeç 30, banues në Gjakovë, Kosovë, kallëzon se rreth orës 16:00, në plazhin e Ksamilit, në automjet, ka konstatuar se i mungonin në portofol 150 euro dhe 150 franga zvicerane. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

III. DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë. Intensifikohet puna për evidentimin dhe goditjen e  shpërndarësve të drogave  të forta.

Gjatë 12 orëve të fundit  wshtw finalizuar operacioni i koduar " Tranter" kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve  janë arrestuar  2 shtetas :

D.T, 38 vjeç, banues në Tiranë.

-V.A, 37 vjeç,  banues  në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi dyshohet segjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe gjatë daljes nga mjeti tip  "Audi" janë gjetur 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

janë sekuestruar në total :

50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Automjet tip "Audi".

1100 dollarë ( dyshohen të jenë të fallsifikuara) dhe 52000 lekë të reja.

2 telefona celularë.

12 fishekë arme zjarri model 54.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për shtetasit D.T dhe V.A për veprat penale " Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim"   "Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak" dhe "Falsifikim i monedhave",  nenet 283/2,  279  dhe 183 të Kodit Penal.

-Tiranë. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale "Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope".

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në sajë të informacioneve që dispononin dhe punës së mirëorganizuar, pas kontrollit të ushtruar në banesë në fshatin Kryemëdhej (Kavajë), kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit :

Xh.K, 35 vjeç,  banues në fshatin Kryemëdhej Kavajë.

Ndalimi i tij është bërë i mundur pasi ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në datë 26.04.2016, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano (Itali ) me vendimin e datës 01.04.2016 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg për veprën penale"Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike & substancave psikotrope", parashikuar nga nenet 110 të Kodit penal italian dhe nenet 73 paragrafi 1 i ligjit 309/1990.

Maksimumi i dënimit është deri në 20 vjet burg. Ky shtetas u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë që nga shërbimet e policisë po vazhdon puna për sekuestrimin e pronave dhe aseteve pasurore që disponon.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 31.08.2017, shtetasi F.P  vjeç 45, banues në Babrru, kallëzon se nuk i janë paguar sigurimet shoqërore për punën jashtë orarit dhe një pjesë të pagesës e ka marrë dorazi, jo nëpërmjet sistemit bankar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.Ll, vjeç 29, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se tek tregu i ish Uzinës Dinamo, ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 15 palë këpucë të makës “Mici” dhe “Zara”, të cilat janë të mbrojtura nga markat dhe patentat, nga një subjekt tjetër tregtar. Nenet 149/a dhe 180  të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin turk, E.D, vjeç 34, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Shyri”, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 5 palë këpucë të makës ‘’Cafenoir” dhe “Doniana”, 1 palë atlete të markës “Eram” dhe 1 palë sandale të markës “Zara Woman”, të cilat janë të mbrojtura nga markat dhe patentat, nga një subjekt tjetër tregtar. Nenet 149/a dhe 180  të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.Q vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 4 palë këpucë të makës “Eram” e “San Marina” dhe 7 palë sandale të markave “Eram”, “Andre” dhe “Primadonna”, të cilat janë të mbrojtura nga markat dhe patentat, nga një subjekt tjetër tregtar. Nenet 149/a dhe 180  të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.M, vjeç 31, banues në Tiranë pasi dyshohet senë rrugën “Muhamet Gjollesha” ,ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 19 palë këpucë të markave “Zara”, “Doniana”, “Mici” e “Urban Casual”, të cilat janë të mbrojtura nga markat dhe patentat, nga një subjekt tjetër tregtar. Nenet 149/a dhe 180  të Kodit Penal..

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Q, vjeç 41 banues në Tiranë, pasi dyshohet senë bulevardin “Bajram Curri”, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 22 palë këpucë të markave “Doniana” e “Primadona”, të cilat janë të mbrojtura nga markat dhe patentat, nga një subjekt tjetër tregtar. Nenet 149/a dhe 180  të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 52, banues në Tiranë,  pasi dyshohet senë rrugën e “Dibrës”, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 62 këpucë të markave “Doniana”, “Zara”, “Janchi”, “Elle”, “Elong”, “Kafenor” dhe “Shoelle”, të cilat janë të mbrojtura nga markat dhe patentat, nga një subjekt tjetër tregtar. Nenet 149/a dhe 180  të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  G.Ll, vjeç 25, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se në rrugën e “Durrësit”, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 15 palë këpucë të markave “Mici’’, “Zara”, “Doniana” dhe “Genius”, të cilat janë të mbrojtura nga markat dhe patentat, nga një subjekt tjetër tregtar. Nenet 149/a dhe 180  të Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës:
Tiranë. Policia arreston 53 vjeçarin autorin e vrasjes së ish-bashkëshortes.

Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit F.K 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë.

Është sekuestruar arma e krimit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshmë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 31.08.2017, rreth orës 08:00, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K, vjeç 52, banues në rrugën “Asllan Rus”,  pasi dyshohet se rreth orës 00:35, në rrugën “Dede Gjon Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Seat”. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 30.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 21  pasi dyshohet semë datë 30.08.2017, rreth orës 09:45, në rrugën “Viktor Eftimiu”, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz” ka aksidentuar çiklistët J.P dhe O.M, vjeç 18 e 18, banues në Tiranë, të cilët pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar për në banesë. Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 21:30, u arrestua në flagrancë shtetasi H.D, vjeç 39, në banues në Valias i Ri, Kamëz, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Kamëz, pranë kompleksit “Sinaj”, duke drejtuar motorin tip “Dayang” ka përplasur biçiklistin, S.D, vjeç 60, banus në Kamëz, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës. Neni 290/2  i Kodit Penal

Më datë 31.08.2017, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë shtetasi S.L, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në fshatin Ibë, është konstatuar duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Chevrolet” i cili është përplasur me dy mjete. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë shtetasia D.Xh, vjeç 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Smart".Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, rreth orës 02:00, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale M.X, vjeç 16, në banues në Kombinat, pasi dyshohet se më datë 31.08.2017, rreth orës 21:00, në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Ll.P, vjeç 61, banues në Durrës, pasi dyshohet serreth orës 11:50, në lagjen Nr. 11, u kap duke ushtruar këmbimin valutor pa licencë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 46500 lekë dhe 150 euro. Neni 170/ç  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D. Sh, vjeç 40, banues në Peqin, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letrave ose vizave”,  pasi dyshohet se ka aplikuar për tu pajisur me pasaportë biometrike duke falsifikuar të dhënat në vitin 2010 dhe 2017. Neni 189  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.L vjeç 74 banues në Elbasan, pasi rreth orës 09:00, në fshatin Papërr, duke drejtuar çiklomotorin tip “Pjaxho” pa targë, është aksidentuar vetë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.08.2017, rreth orës 15:30, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj.P dhe I.R, vjeç 33 e 16 dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit A.L, J.S, K. Gj dhe R.M, vjeç 22, 21, 22 e 16, banues në Korçë,  pasi dyshohet serreth orës 12:10, në lagjen 10, shtetasve Gj.P dhe I.R iu gjetën e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, ndërsa shtetasit e tjerë kishin dijeni për lëndë narkotike. Nenet 283/2 dhe 300  të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.08.2017, rreth orës 13:30, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.H dhe F.H, vjeç 20 dhe 62, banues në Pirg dhe Libonuk, Maliq, pasi dyshohet se rreth orës 09:30, në fshatin Pirg, duke drejtuar mjetet motor tip “Yamaha”, pa targë dhe traktor me rimork pa targë dhe pa leje drejtimi, janë përplasur, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit E.H, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291  të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.Sh, vjeç 48, banues në fshatin Samaticë, Berat, pasi dyshohet serreth orës 07:00, në Fier, në cilësinë e provës materiale iu bllokua mjeti tip “Benz”, i  cili  rezulton i vjedhur jashtë shtetit. Neni 141/a  i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin G.K, vjeç 55, banues në fshatin Allkaj, Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 31.08.2017, më anë të mashtrimit i ka marë një sasi lekësh babait, shtetasit L.K, vjeç 99. Neni 143/2  i Kodit Penal.

Fier, Kapet duke transportuar 1000 litra solarë kontrabandë, procedohet penalisht administratori i një firme me aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u procedua penalisht shtetasi: A.O, 45 vjeç, banues në Fier.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në fshatin Verbas u kap duke transportuar me mjetin tip Benz Mercedes Sprinter ,1000 litra lëndë djegëse e dyshuar solar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti dhe lënda djegëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Fshehja e të ardhurave" parashikuar nga Nenet 172 dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Fier, Speciaslistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-S.B, 27 vjeç, banues në lagjen "8 Shkurti", Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 31.08.2017, në aksin rrugor Lushnje - Fier, në vëndin e quajtur "Vajkan" duke drejtuar mjetin "Benz" është përplasur me mjetin tip "Zetor" pa targa që drejtohej nga shtetasi E.B, 25 vjeç, banues në fshatin Imësht, Lushnje, i cili ka nderruar jetë menjëherë.

Gjithashtu është dëmtuar pasagjeri i mjetit "Zetor" shtetasi G.H, 40 vjeç, banues në fshatin Imësht, Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Vlorë, Arrestohet në flagrancë një shtetas për dhunë në familje si edhe kapet e ndalohet kunati i tij i përfshirë në konflikt, për veprën penale Plagosje e rëndë me dashje !

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin M.S, 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi  më datë 29.08.2017, në lagjen ''24 Maji'', në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases M.S.

Gjithashtu nga hetimi i policisë ka rezultuar se gjatë konfliktit midis bashkëshortëve ka ndërhyrë edhe shtetasi D.B (i vëllai i shtetases M.S.), duke e goditur kunatin e tij me mjete të ftohta prehëse (sëpatë), i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje shtetasi D.B ishte larguar, por prej kontrolleve të ushtruara dhe prej reagimit në kohë të shërbimeve policore ditën e sotme është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ''Dhuna në familje'', dhe ''Plagosje e rëndë me dashje'',  të parashikuara nga nenet 130/a dhe 88 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.08.2017, rreth orës 22:30, u arrestua në flagrancë shtetasi H.L, vjeç 47, banues në fshatin Çeprat, pasi dyshohet senë aksin rrugore Risili–Llakatund, duke drejtuar kamionçinën tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Y.M, vjeç 47, banues në fshatin Çeprat, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Tepelenë. Goditen dy raste të "Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike".

Sekuestrohen gjithsej 36 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë dy poseduesit e lëndës narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "LEKLI".

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi H.P dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Lekël, Tepelenë , nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni "LEKLI".

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në një godinë që përdorej për të mbajtur vegla pune, në një ambjent të përshtatur u gjetën dy bidona plastik, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 31 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi :

H.Pi, 58 vjeç, banues në fshatin Lekël, Tepelenë, për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve".
--------------------------------

Gjithashtu nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

M.K, 58 vjeç, banues në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e tij në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj, në tavanin e shtëpisë iu gjet një thes me ngjyrë të zezë, brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës ishte 5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Shkodër. Finalizohet operacioni policor “SUMMER 2017”

Sekuestrohen 5 automjete të dyshuara të trafikuara

Procedohen penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Në kuadër të planit operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për goditjen e aktivitetit kriminal për trafikimin e mjeteve motorike, Specialistët e Seksionit për Trafiqet e paligjshme kanë finalizuar operacionin “SUMMER 2017” me qëllim bllokimin e automjeteve të trafikuara në Republikën e Shqipërisë, nga vendet e BE-së.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 automjete të dyshuara të trafikuara dhe me numër shasie të falsifikuar.

Mjetet e bllokuara janë:

-Mercedes Benz
-Volkswagen
-Rover
-Alfa Romeo
-Yamaha (motorçikletë)

Për këto mjete, në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër

Ndaj tyre janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i vulave, dhe stampave” të parashikuara nga nenet 141/a dhe 190 të Kodit Penal.

Gjatë fazës së zbatimit të këtij operacioni janë kontrolluar:

-919 mjete
-879 dokumentacione të automjeteve
-1307 shtetas

U kontrolluan dhe u verifikuan 22 shtetas  me precedentë kriminalë, për tendencat në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe vjedhjeve.

Gjithashtu nga Sektori i Qarkullimit Rrugor janë vendosur 92 masa administrative.

Në këtë operacion morën pjesë 230 forca policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Z.C, vjeç 49 banues në Çidhen, bashkia Peshkopi, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, pranë godinës së ish komunës Kastriot, duke drejtuar mjetin tip “Tojota” ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale K.Sh, vjeç 15, banues në fshatin Brest, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

III. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Lushnjë
Seksioni për krimet e rënda
Lushnje, Godasin me sende të forta një shtetas, arrestohen në flagrancë nga policia.
Specialsitët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B.Q, 46 vjeç.
-G.Q, 51 vjeç, banues në fshatin Kashbardhë, Lushnje.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Kashbardhë, në bashkëpumin me njëri tjetrin, për motive të dobëta  kanë goditur me sende të forta shtetasin, A.V, 28 vjeç, banues në fshatin Kadias, Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" e kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga Neni 88 e 25 i Kodit Penal.
IV. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen e mitur me iniciale J.B, vjeç 19, banuese në Tiranë,  pasi dyshohet se rreth orës 13:10, në Qendrën Shëndetësore Shkozë, ka kanosur me fjalë shtetasin Sh.B, vjeç 46, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e saj. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 15:30, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Th, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet senë rrugën “Mihal Grameno”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/a  i Kodit Penal.

Më datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.P, vjeç 40 banues në Tiranë, pasi dyshohet serreth orës 17:30, në ambientin e marr me qera në rrugën “Ali Visha”, është konstatuar duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.B, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ndre Mjeda”, në banesë, ka kryer punime pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit D.T, D.D dhe A.T, vjeç  21, 20 dhe 27, pasi dyshohet serreth orës 14:00, në rrugën “Shefqet Musaraj”, janë konfliktuar me grusht dhe sende të forta me njëri tjetrin, duke pësuar dëmtime të lehta. Neni 90  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 30.09.1971, banuese në Tiranë, pasi dyshohet serreth orës 14:00, në rrugën “Myslim Shyri”, në ambjentet e brendshme të banesës, ka bërë punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e.n, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në banesë në rrugën “Gjergj Legisi”, ka bërë punime në ambjentet e brendshme, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 19:00, shtetasja Sh.K, vjeç 46, banuese në Tiranë, ka bërë kallzim se më datë 28.08.2017, rreth orës 18:30, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza, Xh.K, vjeç 16.Punohet për gjetjen e saj.

Më datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.Sh,  vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në rrugën “Asim Vokshi”, ka kanosur me fjalë dhe goditur me pëllëmbë në fytyrë, shtetasin gjeorgjian G.U, vjeç 27 rezident në Tiranë. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.T, vjeç 25, banues në Kamëz, pasi dyshohet serreth orës 17:30, në rrugën e ”Shkodres”, pranë urës së Institutit Bujqësor, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik, O.K dhe A.K, vjeç 23 dhe 63, banuese në Tiranë. Nenet 236 dhe 242  të Kodit Penal.

Në vijim të komunikates që bën fjalë për veprën  penale “Plagosja e rëndë me dashje”, më datë 01.09.2017, rreth orës 02:00, u ndalua me iniciativë shtetasi italian F.S, vjeç 55, banues me qera në rrug Tiranë. Neni 88   i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, rreth orës 04:40, në rrugën ”Jordan Misja”, pallatet “Gener 2”, mjeti i parkuar tip “Benz” në pronësi të shtetasit V.M, ka marr flakë dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorit. Punohet per përcaktimin e shkakut të zjarrit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.B, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet senë rrugën ”Selaudin Zorba”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 10:50, në rrugën e “Dibrës”, pranë shkollës “Misto Mame”, shtetasi E.F, vjeç 27 banues në Tiranë, ka konstatuar një kuti kartoni, brenda së cilës gjendeshin 35 fishekë model 56, të kalibrit 7.62 mm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 47 banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në ambientin e “Farmacisë”, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Tiranë. Qarkullonte  me armë zjarri pa leje në kryeqytet, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga "Skuadra Shigjeta" e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë me 14 copë fishekë.

Më datë 31.08.2017 është bërë i mundur arrestimi i shtetasit :

B.H, 31 vjeç, në Tropojë.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën "Bardhyl"  nga Skuadra Shigjeta rreth orës 14:30, në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin ky shtetas po lëvizte është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “Glock”,  me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :

Automjeti i markës Porsche Panamera.

Pistoletë e markës “Glock”me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishek kalibër 9 mm.

2105 (dymijë e njëqind e pesë) euro.

55.500 lekë të reja.

Një telefon i markës Blackberry.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën  penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Z.K, vjeç 03.05.1956, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Keta”, në servisin e tij, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.
Më datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.M, vjeç 48 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka dëmtuar derën e banesës së shtetases B.L, vjeç 28 banuese në Tiranë.Neni 150  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 31.08.2017, rreth orës 11:00, u arrestua në flagrancë shtetasi G.S, vjeç 37, banues në Babrru, pasi dyshohet se më datë 30.08.2017, rreth orës 15:30, në Babrru, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, L.S, vjeç 32 Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, shtetasi H.D, vjeç 42, banues në Tiranë, kallëzon se në Paskuqan, në një sipërfaqe toke në pronësi, ka konstatuar se kanë vjedhur një matës energjie elektrike në një shtyllë, pranë një kontenieri që e ka patur me qera shtetasi F.S, vjeç 46 banues në Tiranë, pronar i një firme. Nga veprimet e kryera rezultoi se matësin e kanë çmontuar punonjësit e OSHEE-së për të mos e vjedhur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.P, vjeç 18 banues në Tiranë, pasi dyshohet senë rrugën “Llambi Bonata”, i ka vjedhur matësin e sahatit të ujit shtetasit K.S, vjeç 64 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e e shtetasi G.P Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.K, vjeç 66 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, i vëllai, R.K, vjeç 56  pa arsim, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 31.08.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Vishje, ka rënë zjarri në banesën e shtetases B.A, vjeç 36, ku ka patur vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit të jetë aksidental. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.G, vjeç 18 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se para dy javësh, në rrugën “Tre dëshmorët”, dyshohet se ka vjedhur 2 varëse floriri në banesën e shtetases D,A (M), vjeç 23, banuese me qera në Tiranë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin E.T, vjeç 31 banues tek Liqeni i That, pasi dyshohet se rreth orës 23:30, në rrugën “Mikel Maruli”, po kryente punime pa leje.  

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 55 banues në fshatin Muçaj, pasi dyshohet senë banesë, ka kryer punime ndërtimi duke tejkaluar lejen e dhënë nga organet përkatëse. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 29.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin J.P, vjeç 68 banues në Kavajë, pasi dyshohet se në banesë, djali, F.P, vjeç 37 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit I.T dhe Xh.D vjeç 53 dhe 70 banues në fshatrat Kryezi dhe Thartor, pasi dyshohet semë datë 30.08.2017, rreth orës 18:00, në Kryezi, kanë kanosur me fjalë, shtetasen D.M, vjeç 09.08.1965, banuese në Tiranë. Nenet 84 e 25  të Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.A, vjeç 46 banues në fshatin Seferaj, Golem, pa arsim, invalid i grupit të parë, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, në fshatin Seferaj, tek toka e tij ka ndezur një zjarr për të djegur barishtet e thata, por në një sipërfaqe rreth 1 hektar, janë djegur edhe disa pemë frutore. Neni 151  i Kodit Penal.

Më datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.E, vjeç 31 banues në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 14.30, ka goditur me grusht dhe i ka dëmtur telefonin celular, shtetasit L.B, vjeç 60 banues në fshatin Luz i Madh, Rrogozhinë. Nenet 90 dhe 150  të Kodit Penal

Më datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit F.L, vjeç 40 banues në Kavajë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Blerimaj, ka vjedhur motorin tip “Lifan” në pronësi të shtetasit G.M vjeç 41 banues në fshatin Blerimaj, Kavajë. Neni 134/1  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 31.08.2017,  shtetasi E.D, vjeç  44 banues në Durrës, kallëzon se është larguar nga banesa vajza, A.A vjeç 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.K vjeç 28 banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 01:00, në lagjen Nr. 3, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” nuk ka ndaluar dhe më pas ka braktisur mjetin. Neni 242  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.Ll, vjeç 20.12.1965, banues në Shënavlash, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në  Shënavlash, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal..

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.D, vjeç 48 banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, në  lagjen Nr. 14, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.F, vjeç 30, banues në fshatin Armathë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në fshatin Armathë, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.L,  vjeç 54, banues në Durrës, pasi dyshohet serreth orës 19:00, në lagjen 15, është konstatuar duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin R.A, vjeç 35, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetasja E.A vjeç 30 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.S, vjeç 34 banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, shtetasi D.B, vjeç 51 banues në Durrës, ka bërë kallëzim, se e ka kanosur pasi kanë patur një furgon për ta punuar së bashku, dhe shtetasi A.S nuk e njeh marrëveshjen. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti. Nenet 84 e 277  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 31.08.2017, me monitorim ajror, në fshatin Bruz Mal, lagjet “Ahmataj” dhe “Elezaj”, Njësia Administrative Culli, Bashkia Krujë, pronë publike, ambient i pyllëzuar, territor i Komisariatit të Policisë Krujë, në dy parcela me sipërfaqe 120 dhe 160 m², u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan respektivisht 22 dhe 30 bimë narkotike  të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 31.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.J vjeç 29, pasi dyshohet sebashkëshorti, shtetasi I.J, vjeç31,  ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës  në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.D, vjeç 33, banues në Shijak, pasi dyshohet serreth orës 14:00, në lagjen “Popullore”, ka goditur me grusht shtetasin S.K vjeç 61 banues në Shijak. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet per kapjen e shtetasit I.A vjeç 37 banues, pasi dyshohet serreth orës 18:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike dhe ka kërcënuar, bashkëshorten,  shtetasen R.A, vjeç 34 Neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Elbasan, Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.T, 48 vjeç banues në fshatin Çikallesh

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.T., 37 vjeçe. Gjithashtu ndaj saj, u plotësua dhe  kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/ a i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen  I.D,  vjeç  39  banuese në Elbasan, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, A.B vjeç  39 banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.D, vjeç 41, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti S.D vjeç 45 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhje të energjisë elektrike, më datë 31.08.2017, u kap shtetasi në kërkim K.O, vjeç 46 banues në fshatin Skroskë, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 137  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 31.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.C, vjeç 37,pasi dyshohet se bashkëshorti, B.Ç, vjeç 43 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin M.D, vjeç 64 banues në fshatin Karkanjos, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë vëllanë N.D, vjeç 49 banues në fshatin Karkanjos. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.B, vjeç 41, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, M.B, vjeç 38. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.P, vjeç 47 banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se në Lapardha, pranë banesës, ka ndërtuar një mur mbajtës, pa leje Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin f. Ç, vjeç 56 banues në fshatin Polen, pasi dyshohet senë Polen, ka ndërtuar një shtëpi banimi, në themelet e banesës ekzistuese, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.H, vjeç 37, pasi dyshohet se rreth orës 07:40, në banesë, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj motrës, shtetases  D.M, vjeç 55 .Neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin F.T, vjeç 53 banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në pronën e tij u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasen E.Xh, vjeç 49 banues në Lushnjë, pasi dyshohet serreth orës 15:30, ka bërë kallëzim shtetasi N.Gj, vjeç 55 banues në Tiranë, se në banesë, i ka mbajtur disa vegla pune dhe nuk i është bindur urdhrit patrullës së policisë për tu shoqëruar në Komisariat. Nenet 277 dhe 242  të Kodit Penal.

Në datën 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasit  I.M, 36 vjeç dhe S.M, 34 vjeç, banues në Peqin, pasi  në datën 31.08.2017, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta dhe kanë dëmtuar banesat e shtetasve A.H, 51 vjeç dhe V.C, 57 vjeç, banues në  fshatin Gramsh, Lushnje.
Nenet 89, 112, 25 të Kodit Penal

Më datë 01.09.2017, rreth orës 01:30, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Gj, vjeç 32, banues në Lushnje, pasi më datë 31.08.2017, rreth orës 21:30, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vëllezërve, K.Gj dhe A.Gj, vjeç 28 dhe 40, si dhe ka tentuar të godasë me grushte nënën, M.Gj vjeç 69. Neni 130/a/4   i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin R.L, vjeç 66 banues në fshatin Qerret i Ri, pasi dyshohet seka bërë kallëzim i vëllai, shtetasi T.L, vjeç 50, se i ka shtyrë kufirin ndarës të pronës së tij.  Neni 277  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.K, vjeç 36, banues në  fshatin Usojë, pasi dyshohet semë datë 28.08.2017, rreth orës 20:00, në Ballsh, ka goditur me sende të forta shtetasin F.Ç, vjeç 58, banues në Ballsh.Neni 89  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.A, vjeç 47 banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 29.08.2017, rreth orës 12:00, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137  i Kodit Penal.

Më datë 29.08.2017, gjatë natës, në lagjen “Hajro Çakërri”, është vjedhur banesa e shtetases L.T, vjeç 47,  ku kanë marrë sende me vlerë 100.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 15:15, u ndalua shtetasi në kërkim Xh.Rr, vjeç 24, banues në fshatin Fitore,  pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. Neni 89  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.Ç, vjeç 57 banues në fshatin Risili, pasi dyshohet serreth orës 11:00, në fshatin Risili, ndërtonte një shtesë banese, pa leje.Neni 191/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.Gj, vjeç 26 , banues në Klos, Mat, pasi dyshohet se më datë 30.08.2017, rreth orës 16:00, në lagjen “24 Maji”, ka kanosur me fjalë shtetasin G.H, vjeç 54 banues në Elbasan. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 30.08.2017, rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Lungomare”, është gjetur i mbytur në det, shtetasi L.H, vjeç 76 banues në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim. 

Më datë 24.08.2017, rreth orës 09:00, në fshatin Shenvasi, ka rënë zjarr, ku janë djegur 4000 m2  shkurre dhe 109 rrënjë ullinj, pronë e shtetasve M.M dhe Th.V, vjeç 70 dhe 65 banues në Shënvasi. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 21:00, u arrestua shtetasi S.D, vjeç 45 banues në Vlorë pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten, shtetasen A.D vjeç 41. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, rreth orës 22:30, është vjedhur banesa e shtetasit M.B, vjeç 43, banues në Vlorë, ku kanë marë 30 mijë lekë, një televizor “Samsung”, një varëse dhe një unazë floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni  134  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.D vjeç 32 banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi L.D, vjeç 42 ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 15.02.1975, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datën 30.08.2017, rreth orës 12:30, në Bistricë, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases gjermane F.M, vjeç 59 banuese në Gjermani, i parkuar te “Syri i Kaltër”, kanë vjedhur çantën e shpinës me rroba, 1 kamer të markës “Olimpia” dhe 200 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Bunec”, në Lukovë, është gjetur i mbytur në det shtetasi N.N, vjeç 62 banues në Lukovë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Më datë 30.08.2017, rreth orës 21:30, shtetasi A.R, vjeç 28 banues në Sarandë, ka bërë kallëzim se më datë 29.08.2017, rreth orës 09:30, në lagjen nr. 1, ka parkuar mjetin tip “Golf” me xhamin e dritares të hapur dhe kur është kthyer, ka konstatuar se i kanë marrë disa mjete pune me vlerë 50 000lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.T, vjeç 80 banues në fshatin Kalivaç,  Memaliaj, pasi dyshohet serreth orës 09:30, në baçen e tij, është konstatuar ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit të fshatit. Neni 159  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.Z vjeç 45 banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi dyshohet senë pronën e tij  po ndërtonte  një shtesë objekti, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin M.Sh, vjeç 70 banues në fshatin Merqi, pasi dyshohet serreth orës 12:00, në Merqi, me anë të një cigareje i ka vënë zjarrin 2000 m2  tokë e tij, me  barë dhe shkurre. Neni 151  i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, dhe punohet për  identifikimin dhe kapjen e  autorëve të cilët më datë 31.08.2017,  në Lezhë , për motive të dobëta,  kanë goditur me sende të forta shtetasin A.M. 41 vjeç, banues në Lezhë, punonjës në Prefekturën e Qarkut Lezhë, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore,  ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vepra penale" Plagosje e rëndë me dashje" kryer në bashkepunim'parashikuar nga nenet  88 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasit F.T, I.T dhe H.T, vjeç 54, 52 e 54, banues në Milot, dhe Laç, pasi dyshohet se rreth orës 15:30, në vendin e quajtur Shkallë Minjollit, Malbardhë, ju gjetën 6.2 m3 lëndë drusore të prera në pronën e shtetasit Xh.T, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin F.Gj, vjeç 62 banues Prosek, pasi dyshohet senë Prosek, është konstatuar duke gërmuar me një ekskavator një sipërfaqe toke prej 800 m2, pa leje. Neni 199  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit B.L, vjeç  41 banues në fshatin Nicaj,  pasi dyshohet serreth orës 12:00, me monitorim ajror Nr 19, datë 25.08.2017, gjatë kontrollit në fshatrat Pilotaj, Nicaj, Dardhe dhe Pepaj, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit të Policisë Shkodër, në 7 parcela me sipërfaqe 1070 m², ku u gjetën dhe u asgjësuan 436 bime narkotike  Cannabis Sativa, me lartësi 150 deri 220 cm. Neni 284  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 19:30, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.R, vjeç 56, banues në fshatin Bajze, Malësi e Madhe,  pasi rreth orës 19:00, në fshatin Rrjolle, Velipoje, është kapur duke ndërtuar një mur rrethues në tokë publike. Gjithashtu ky shtetas është autor i ngjarjes datë 15.08.2017. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 199/a/2  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 11:00, shtetasja Sh.S, vjeç 49  banuese në Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 15.08.2017, i është larguar nga banesa vajza, A.S, vjeç 16. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit Z.K, vjeç 35 banues në fshatin Pistull,  pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në Pistull, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J. Gj, vjeç 71, ku i kanë marrë 380 000 lekë. Nga kontrolli në banesë, rreth orës 17:00, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, pistolete TT, me një krehër me 3 fishek. Nenet 134 e 278/2  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin A.F, vjeç 22 banues ne fshatin Vicidol, pasi dyshohet se shtetasit te huaj Th. B, i ka ngacmuar bashkëshorten. Neni 108/a  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 16:30, u ekzekutua  vendimit penal i Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin A.P vjeç 37  banues në Bajram Curri, e cila e ka dënuar me 1 një vit burg për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Neni 301  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.B vjeç 27 banues në Kukës, pasi dyshohet serreth orës 17:20, në Krumë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” nuk i është bindur urdhrit te Punonjësve te Policisë, për të ndaluar mjetin dhe duke mos dhe dhënë dokumentet e mjetit. Neni 242  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin M.D, vjeç 37 banues në fshatin Çetush.. Neni 272 Kodit Penal.

V. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ç, vjeç 29 banues në Kavajë, pasi dyshohet semë datë 20.04.2017, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, në afërsi të P.K.K Morinë. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  S.Ll, vjeç 60 banues në Mat,  pasi dyshohet semë datë 16.11.2016, ka braktisur djalin e tij të mitur me iniciale D.Ll, vjeç 15 të cilin e ka lejuar të udhëtoj në datën 16.11.2016, drejt Francës, ku i është refuzuar kërkesa për azil.  Neni 124 i  Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 14:00, në PKK Rinas, u ekstradua nga Gjermani dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar A.P, vjeç 37 banues ne Tropojë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Neni 301  i Kodit Penal.

Më datë 31.08.2017, rreth orës 15:00, në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë shtetasi në kërkim ndërkombëtar Q.T vjeç 28.01.1967  banues në Peqin, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me  20 vjet burg për “Vrasje”. Neni 76  i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 31.08.2017, rreth orës 16:00, në Gjirin e Lalezit, shërbimet e kufirit të SPK Manze, kapën e  bllokuan një motor uji në pronësi të shtetasit J.B, 30 banues në Tiranë, i cili nuk dispononte dokumentacion.
Më datë 01.09.2017, rreth orës 01:00, u arrestua në flagrancë shtetasi M.L, vjeç 27, banues  Cërrik, pasi më datë 31.08.2017, rreth orës 21:10, në Port, u kap duke tentuar të udhëtojë për në Itali me pasaportë të falsifikuar. Neni 189  i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 31.08.2017, rreth orës 08:30, në PPK Port, u kap shtetasi në kërkim Xh.Rr, i datlindjes 07.01.1993, banues në Vlorë, pasi dyshohet se Gjykata e shkallës së parë Vlorë, e ka dënuar me 1 vit burg për plagosje të lehtë me dashje. Neni 89  i Kodit Penal.     

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 31.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin  E.D, vjeç 29 banues në Gramsh,  pasi dyshohet semë datë 27.08.2017, në Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 31.08.2017, rreth orës 18:30, në  kufirin e gjelbër, në vendin e quajtur “Varri i Ushtarit”, u kapën shtetasit M.A, A.O dhe  J.M, vjeç 42, 17 e 29, me shtetësi irakene dhe  algjeriane. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u dërguan në qendrën e Azilkërkuesve në Babrru, Tiranë.
Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 31.08.2017, rreth orës 12:00, u ndalua shtetasit kosovar F.M vjeç 65, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoriteteve të Kosovës.
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin  A.B, vjeç 34 banues në Tuçep, Bulqizë,pasi dyshohet se më datë 31.08.2017, rreth orës 07:30, Viçisht, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...