Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 2 Shtator 2017.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 01.09.2017, rreth orës 16:38, në fshatin Lekas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, por rrezikohet një masiv pyjor me ah dhe pisha. Shërbimi zjarrfikës dhe forcat e policisë, punojnë për fikjen e zjarrit. Informacion paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 01.09.2017, rreth orës 16:00, në fshatin Novaj, Skrapar, ka rënë zjarr në shkurre dhe në vreshta, zjarri është vënë nën kontroll. Punohet nga shërbimi zjarrfikës për fikjen. Informacion paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 01.09.2017, rreth orës 14:20 dhe 14:38, në Grehot, mbi ish Repartin Ushtarak dhe në afërsi të Viroit, janë shfaqur dy vatra zjarri, ku digjen shkurre dhe pisha. Punohet për fikjen e zjarrit, pasi shërbimi zjarrfikës nuk mund të shkojë. Rreth orës 23:00, zjarri u fik, ku u dogjën një sipërfaqe e konsiderueshme  kullote. Informacion paraprak.

Më datë 01.09.2017, rreth orës 20:00, në Frashër, në afërsi të fshatit Selenicë, ka rënë zjarr, ku po digjen ferra dhe bar. Shërbimet në vendngjarje po punojnë për shuarjen e zjarrit. Rreth orës 21:45, zjarri u fik, ku u dogjën 2 dynym me shkurre. Informacion Paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 01.09.2017, rreth orës 12:36, në malin e Rrenzit, ka rënë zjarr, i cili i ndihmuar nga era po u afrohet banesave. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Informacion paraprak.

Më datë 01.09.2017, rreth orës 12:30, në Laç, Kurbin, sipër ish repartit të tankeve, në zonë të pyllëzuar me shkurre ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Informacion paraprak.

Më datë 01.09.2017, rreth orës 13:50, në Fushë Milot,  vendi i quajtur lagia e “Boçëve”, ka rënë zjarr në një zonë me shkurre. Nuk ka problem për banesa. Janë njoftuar shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor. Informacion paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 01.09.2017, rreth orës 12:00, në fshatin Bushat, bashkia Vau Dejës, vendi i quajtur “Zefjane”, tek ish Reparti Ushtarak, ka rënë zjarr, në një sipërfaqe mali, po digjen shkurre, larg banesave. Janë dërguar shërbimet e MNZ dhe te policisë. Punohet për fikjen e zjarrit. Informacion Paraprak.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 25.08.2017, në fshatin Borsh, Himarë, është vjedhur banesa e shtetasit A.N., banues në Kosovë, ku kanë marrë 1 telefon celular, “Samsung”, kartën e identitetit,  70 euro dhe 1 çantë plazhi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Më datë 01.09.2017, u ndalua me iniciativë shtetasja H.B, vjeç 57, banuese në Tiranë, me profesion elektromekanike, pasi në rrugën ”Nikolla Tupe”, në mënyrë të vazhdueshme, gjatë punës në një pastrim kimik, ka kanosur pronaren A.Ç, vjeçe 29, banuese në Tiranë, dhe nuk pasqyronte saktësisht faturat e subjektit për arsye përfitimi. Nenet 248 dhe 84 të Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L. K., vjeçe 20 banuese në Tiranë, pasi më datë 31.07.2017, rreth orës 19:00, në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar biçiklistin N. K., vjeç 54 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, rreth orës 13:00, u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., vjeç 25 banues në Tiranë, pasi rreth orës 10:00, në rrugën “Artan Lenja”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Golf". Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R. B., vjeç 67 banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi rreth orës 13:00, në rrugën “3 Dëshmorët”, duke drejtuar në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në tokë, duke u vet’dëmtuar, i cili pasi ka marrë mjekimin ka dalë nga spitali. Nenet 290 &291 të Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I. B., vjeç 27 banues në Tiranë, pasi rreth orës 08:30, në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin, R. H., vjeç 67, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M. Ç.vjeç 25 banues në Tiranë, pasi rreth orës 13:00, në rrugë e vjetër Durrës-Tiranë, në fshatin Zhamje, duke drejtuar furgonin tip “Benz”, ka goditur nga mbrapa autobuzin e linjës së Ndroqit, tip ”OTOYOL”,  me drejtues shtetasin M. B., vjeç 53 banues në Pezë-Helmës, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar M. i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A., 37 vjeç banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi rreth orës 17.40, në rrugën “Shefqet Kuka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren, Z. M., vjeçe 31 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në  Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit Xh.K dhe R.M, vjeç 20 dhe 20, banues në  Durrës, pasi rreth orës 02:30, në lagjen Nr 1, ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë e dyshuar narkotike Cannabis  Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.V,  vjeç 26, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:00, tek “Shkolla e Fizkulturës” duke drejtuar mjetin tip”Cemoto”, ka aksidentuar shtetasin A.T, vjeç 63, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen K.S, vjeçe 21, banuese në Durrës, pasi më datë 01.09.2017, rreth orës 23:05, në lagjen Nr. 1, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
-Më datë 01.09.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan  për shtetasin F.H., 28 vjeç banues  në Tiranë dhe për shtetasin G. Ç., 18 vjeç banues në Elbasan I pa pajisur me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji shtetasi F.H.,  duke drejtuar mjetin  tip Toyota , është përplasur me mjetin motorçikletë  drejtuar nga shtetasi G.Ç.,. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi I motorçikletës I cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më date 01.09.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.M dhe G.T, vjeç 28 e 27, banues në Bilisht e Libonik, pasi rreth orës 10:00, në fshatin Tren, duke drejtuar pa leje drejtimi, përkatësisht motorët tip “Lifan”, janë përplasur midis tyre, për pasojë është aksidentuar A.M, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.09.2017, u arrestua shtetasi J.Q, vjeç 69, banues në fshatin Mifol, pasi rreth orës 15:00, në  Skrofotinë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”,  ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin N. Ç, vjeç 32, banues në fshatin Nepravishtë, pasi më datë 31.08.2017, rreth orës 10:00, në rrugën Nepravishtë-Libohovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet bujqësor “Zetor”, i drejtuar nga B.P, vjeç 69, banues në Nepravishtë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B, vjeç 22, banues në Durrës, me detyrë agjent pranë agjencisë së sogurimeve tek porti Durrës, pasi rreth orës 11:00, në Laç, u kap duke drejtuar mjetin tip “Iveko”,  shtetasi kosovar F.M, vjeç 42, banues në Kosovë, i pajisur me një policë sigurimi kufitare e cila dyshohet të jetë e parregullt dhe nga kryerja e veprimeve rezulton se është pajisur nga shtetasi K.B. Nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.

1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Delvinë, Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohen 5 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për organizimin e lojrave të fatit, dhe të pa regjistruara në organet tatimore.
Në vijim të punës së pandërprerë  që po zhvillohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, shërbimet e policisë  të Komisariatit të Policisë Delvinë, në zbatim të planit të masave të hartuar për ketë qëllim, si dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara,  kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M. L., 31 vjeç, banues në Delvinë.
Në lagjen ''Sinan Ballaci'', konkretisht në biznesin ''Lloto sport'' të shtetasit M.L.,  shërbimet e Policisë  kanë konstatuar dhe sekuestruar kompjutera dhe televizor që shërbenin  për organizimin e lojrave të fatit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit  ka rezultuar se këto paisje ishin të pa rregjistruara  në organet tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjutera  për organizimin e lojërave të fatit,  2 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për gara me qen.
Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan  Prokuorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Organizimi i llotarive të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", si dhe për "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", vepra këto të parashikuara nga nenet 197, 180 e 149/a të Kodit Penal.
DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Andrea Mano”, para banesës, shtetasit N. L, vjeç 27, në mjetin tip “Benz” i kanë thyer xhamin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr.1
Shfrytëzon për të lypur fëmijën e mitur.Policia arreston 49 vjeçarin.
Më datë 01.09.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :T. R., 49 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pas në rrugën e "Elbasanit" është konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur fëmijën e mitur 1 muajshe, me iniciale M.R. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Keqtrajtim i të miturit", parashikuar nga neni 124/b dhe 25 i Kodit Penal.
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E. Sh., vjeçe 21 banuese në Tiranë, pasi rreth orës 12:40, në Bulevardin “Zhan D’Ark”, u konstatua duke shfrytëzuar për të lypur, fëmijën e mitur me iniciale M. Sh, 1 vjeç. Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr.2.

1.Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokuroinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I. B., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, në kullën “Pazari 2”, me vët’gjyqësi ka zaptuar pronën (bodrumin) e shtetases E. H., vjeçe 55 banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.
2.Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L. M., vjeç 21 banues në Tiranë,  pasi rreth orës 10:00, tek ish Fusha e Aviacionit, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.5 (zero pikë pesë) gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
3.Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E. T., vjeç 34 banues në Tiranë, pasi rreth orës 13:00, në Bulevardin “Barjam Curri”, tek pallatet “Agimi”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.5 (zero pikë pesë) gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
4.Më datë 01.09.2017,rreth orës 19:20, në rrugën “Androniqi Antoniu”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. S., vjeç 49 ku është djegur dhoma e gjumit. Nga veprimet kryera rezulton se zjarri është shaktuar nga djegja e përcjellësve elektrik. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr.3.

1.Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokuroinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, pasi rreth orës 12:00, në rrugën “Josif Pashko”, në një lokal, shtetasi F. J., vjeç 52, banues në Tiranë, ka tentuar të vrasë veten duke pirë disa kokrra, të dyshuara fostoksinë, i cili ndodhet në Q.S.U.T, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
2.Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. K., vjeç 26 banues në Burrel, pasi rreth orës 12:30, në rrugënn “Bardhok Biba”, ju gjet e bllokua 0.6 (zero pikë gjashtë) gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
3.Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V. P., vjeç 24 banues në Tiranë, pasi rreth orës 20:06, në rrugën “Bulevardi i ri”, ju gjet e bllokua 0.5 (zero pikë pesë) gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr.4

1.Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. H., vjeç 61, banues në Tiranë, pasi rreth orës 09:00, në rrugën “Demir Zyko”, në banesë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
2.Më datë 01.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., vjeç 40 banues në Tiranë, pasi rreth orës 15:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, L.  M., vjeçe 37, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
3.Më datë 01.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F. B.,vjeçe 52 banuese në Tiranë, pasi në banesë në rrugën “Sitki Çiço”, ndaj saj ka ushtruar dhunë psikologjike sistematike bashkëshorti, E. B., vjeç 58 banues në adresën e mësipërme. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr.5.

1.Më datë 01.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B. Z.vjeç, 56 banues në Tiranë, pasi rreth orës 09:00, në Kamëz, mbikqyrja elektronike konstatoi se Besimi nuk gjendej në banesë, ku ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Neni 323 i Kodit Penal.

2.Më datë 01.09.2017,rreth orës 19:0, në rrugën “Ndroq“ Bathore, shtetasi S.S.,42 vjeç, banues në Bathore, duke punuar në bahçen e tij, ka gjetur një granatë dore me ndezësin të vendosur në trup. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 278/1 i Kodit Penal.

3.Më datë 01.09.2017, shtetasi A. M., vjeç 26 banues në fshatin Vranisht Has, ka bërë kallzim se rreth orës 11:00, pasi ka zbritur nga autobuzi në Kamëz, ka konstatuar se i kishte humbur telefoni markës “I phone 5”. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
4.Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. R., vjeç 39 banues në Kodër Kamëz, pasi rreth orës13:30, në Bathore, ka goditur me grushta duke i shkaktuar dëmtime të lehta shtetasve, T. M.  dhe A. E., vjeç 42 banues në Vorë e Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
5.Më datë 02.09.2017,rreth orës 02:30, u arrestua në flagrancë shtetasi                                                                                      S.G.,vjeç 25 banues në Kamëz, pasi në banesën e tij më datë 01.09.2017, rreth oraës 19.00, ka  ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës se motrës së tij, A.P., vjeçe 32 banuese në Kasallë Kamëz. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 02.09.2017, rreth orës 00:30, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., vjeç 42 banues në Vorë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi në banesë ka  kanosur me jetë dhe ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizikë, ndaj bashkëshortes së tij, Dh. I., vjeçe 35 banuese në adresën e  mësipërme, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin F. L.vjeç 40 banues në Kavajë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.Ç., vjeç 21, banues në  fshatin Fier-Shegan Lushnjë, , pasi më datë 29.08.2017, në Fier  ka marrë me qera me kontratë për 3 ditë mjetin tip “Pasat”, pronarit të agjensisë, E.M, vjeç 31, banues në Fier dhe këtë mjet e ka shitur në Rrogozhinë, me 130000 lekë, shtetasit G.T, vjeç 33, banues në Rrogozhinë.  Neni 143/2 i  Kodit Penal
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.G, Q.B dhe F.D, vjeç 20, 58 e 33, banues në Tiranë e Durrës, pasi rreth orës 09:30, në lagjen nr. 12, kanë goditur me sende të forta, njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, rreth orës 12:30, në lagjen nr. 15, është djegur kasollja me katër bagëti të imta, në pronësi të shtetasit Gj.M, vjeç 63,. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 01.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.K, vjeç 28, banuese në Durrës,  pasi bashkëshorti R.GJ, vjeç  38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin me iniciale D. K, vjeç 17, banues në Shijak, pasi rreth orës 03:00, në qendër të qytetit, ka dëmtuar pjesën e poshtme të llamarinës së bankomatit të një banke të nivelit të dytë por pa vjedhur gjë. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 01.09.2017, rreth orës 18:00, në  fshatin Fllakë, në banesë është vetëhelmuar me pesticide shtetasja F.V, vjeç 36, e cila ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes  për shtetasen A.P., 56 vjeç banuese në Elbasan, pasi bashkëshorti i saj, shtetasi A.P., 61 vjeç dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd
1-Më datë 01.09.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan  për shtetasin B.L., 67 vjeç banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në vendin e quajtur “Çezma i Myftarit”, për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me grushta shtetasin A.B., 59 vjeç banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 01.09.2017, rreth orës 23:00, në Përrenjas, tek “Gomat”, shtetasi S.G, vjeç 69, banues në Maqedoni, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga  duke rënë 20 m poshtë në humnerë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët  K.T, V.B dhe M.P, vjeç 14, 71 dhe 66 vjeçe, banues në Maqedoni, të cilët ndodhen në spitalin Librazhd, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Informacion Paraprak.  

Komisariati i Policisë Devoll

Vijon zbatimi i planit të masave për "Parandalimin e goditjen e veprimtarive kriminale në drejtim të paligjshmërisë".
Ushtronin gjueti të paligjshme në "Parkun Kombëtar të Prespës" duke shkelur "Ligjin për Moratoriumin e Gjuetisë".
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë, një tjetër. Gjatë kontrollit në mjetin si edhe banesat e tyre iu gjetën e bllokuan 4 armë gjahu, një sasi municionesh luftarake, si edhe elektrikë dore të cilët përdoreshin për këtë aktivitet.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Y.Zh, 54 vjeç, banues në fshatin Tren.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit : Sh.H, 51 vjeç, banues në fshatin Progër-Devoll.
Më datë 01.09.2017, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë ushtruar në afërsi të fshatit Tren, brenda "Parkut Kombëtar të Prespës", kanë konstatuar shtetasit Y.Zh dhe Sh.H, në mjet, për të cilët lindën dyshime se  ushtronin gjueti të paligjshme në këtë zonë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e mësipërm, iu gjetën e bllokuan:
2 armë gjahu(Çifte),2 ndriçues elektrikë si edhe një sasi fishekësh çifte.
Gjithashtu kontrollet e Policisë kanë vijuar edhe në banesat e këtyre shtetasve, ku konkretisht tek banesa e Y.Zh iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte) dhe 70 copë  fishekë pistolete model 56, pa lejen e organeve kompetente.
Si edhe në banesën e shtetasit Sh.H, u gjet e bllokua një armë gjahu çifte.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 278/4 e 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më date 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin N.T,  vjeç 43, banues në Rëmenj, pasi rreth orës 17:30, djali shtetasit me iniciale R.T, vjeç  16, banues në Rëmenj, kallëzon se babai e ka braktisur prej dy javësh dhe nuk e pranon në banesën e tyre të përbashkët. Neni 124 i Kodit Penal

Më date 01.09.2017,  rreth orës 16.00, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.Ç, vjeç 45, banues në Memlisht,  pasi rreth orës 15:30, në Memlisht, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin Z.Z, vjeç 20, banues në Memlisht. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.V, vjeç 46, banues në fshatin Goriçan, pasi rreth orës 02:00, në urgjencën e spitalit rajonal Berat, ka goditur me grusht,  infermierin e turnit, shtetasin A.K, vjeç 29,. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.P, vjeç 53, banues në fshatin Tapi, pasi në Tapi, u kap duke ndërtuar një banesë dy katëshe, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Berat, ka vdekur shtetasi T.M, vjeç 49, banues në fshatin Dushnik,. Punohet për sqarimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 96 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen L.H, vjeç 29, banues në Ura Vajgurore, pasi në lagjen “4 Shtatori”, nga pakujdesia ka djegur rreth 50 m3 dru zjarri në pronësi të shtetasit L.H, vjeç 50, banues Ura Vajgurore, Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin D.GJ, vjeç 39, banues në Berat, pasi, në lagjen “Kushtrim”, ka goditur me mjet të forta shtetasin G.D, vjeç 44, banues në Berat,. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 01.09.2017 u bë arrestimi i shtetasit L.R, 43 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi në tokën në pronësi të tij u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 50 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit A,M, R.M dhe E.M të vjeç 65, 64 dhe 29, banues në Lushnjë,  pasi rreth orës 08:30, në lagjen “Skënder Libohova“, në bashkëpunim, kanë plagosur shtetasin Sh.K, vjeç  15.02.1959, banues në Lushnjë, me arsim 8 klasë. Nenet 89, 277 dhe 25 të Kodit Penal.


Më datë 01.07.2017, rreth orës 20:00, në fshatin Allprendaj, në banesë ka pirë medikamente mbi dozë, shtetasja Sh.H, vjeç 67,  e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 30.08.2017, rreth orës 23:30, në lagjen “24 Maji”, është vjedhur banesa e shtetasit J.S, vjeç 52, ku kanë marrë sende të ndryshme me vlerë 1000 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 01.09.2017, rreth orës 23:50, në Spitalin rajonal Vlorë, është dërguar me ambulancë shtetasi I.S,vjeç 30, banues në fshatin Zvërnec, i  cili ka injektuar me shiringë në trup lëndë helmuese dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Vlorë, Informacion paraprak

Më datën 02.09.2017, rreth orës 02:30, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Vlorë - Babicë,  është vjedhur një karburant.

Shërbimet e policisë kanë shkuar  menjëherë  në vendngjarje ku  nga verifikimi  paraprak  ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me  një  armë  zjarri,  ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë  (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe  janë larguar. Policia menjëherë ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrolli i imtësishëm i zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Janë sekuestruar pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.N, vjeç 32, banuese në Vlorë, pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, bashkëshorti S.N, vjeç 38, banues në Vlorë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.09.2017, rreth orës 01:00, u ndalua shtetasi në kërkim A.Z, vjeç 16 banues në Vlorë, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor  Vlorë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg“,për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal..

Më datë 02.09.2017, rreth orës 03:00, u arrestua ne flagrancë shtetasja P.T, vjeç 19, banuese në Vlorë, pasi më datë 01.09.2017, rreth orës 22:00, ka furnizuar me karburant mjetin tip ‘’Opel’’, në një pikë karburanti në lagjen “10 korriku” dhe është larguar pa bërë pagesën. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Sarandë, Thyen urdhrin e  mbrojtjes të vendosur nga gjykata, arrestohet në flagrancë nga policia.Më datë 01.09.2017, është  arrestuar në flagrancë shtetasi :

E.Q, 29 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij,  duke thyer edhe urdhërin e  mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte  vendosur për shtetasen E.Q.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ''Dhuna në Familje'' dhe ''Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës'', parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin G.P, vjeç  42, banues në Durrës, pasi më datë 31.08.2017, rreth orës 22:30, në aksin rrugor Ksamil-Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”është përplasur me motorin tip “Honda” me drejtues B.K, vjeç 27 banues në fshatin Gjashtë, për pasojë është aksidentuar pasagjerja në motor shtetësia K.D, vjeç 18 banues në Sarandë, me arsim 11 klasë e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetaset A.Gj, E.K dhe E.Gj, vjeç 49, 28 dhe 23, banues në fshatin Tresh, pasi rreth orës 09:00, bashkëshorti P.Gj, vjeç 51 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.L, vjeç 25, banues në Lezhë, pasi rreth orës 01:30, në fshatin Krajen, ka kanosur dhe nuk i ka kthyer 1 saldatriçe, shtetasit N.M, vjeç 43, banues në Krajen. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, rreth orës 01:30, në Shëngjin, në një hotel një person ka tentuar për të vjedhur në dhomën e shtetases Gj.Gj, vjeç 52, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasit A.K dhe A.Ll, vjeç 52 dhe 34, banues në Manati, , pasi rreth orës 10:00, në lagjen “Besëlidhja”, kanë goditur me grusht, njeri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh.V, vjeç 22, banuese në Laç, pasi bashkëshorti M.P, vjeç 39, banues në  Laç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 01.09.2017, rreth orës 18:30, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, vjeç 43 banues në fshatin Kullaj, Malësia e Madhe, pasi rreth orës 15:30,  në lagjen “Xhabija” Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.P, vjeç 50,  banues në Bushat, pasi rreth orës 13:00, në Bushat, u konstatua se kishte  ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, gjatë ditës, në lagjen “Partizani”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Q.B, vjeç 58 , ku kanë marrë disa unaza, varse prej floriri dhe 485 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 01.09.2017, rreth orës  18:15, shtetasi Gj.N, vjeç 64 banues në Barbullush, kallëzon se në Barbullush, në rrugë duke shkuar tek toka e tij ka konstatuar 1 gëzhojë armë zjarri dhe duke punuar në arë me misër u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1pushkë model 63 me  Nr.9308210 me 3 krehra dhe 547 fishekë, pa leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 31.08.2017, rreth orës 15:30:00, në fshatin Brekijë, në stallën barit të shtetasit R.A, vjeç 60, banues në Brekijë, ka rënë zjarr, ku  është djegur stalla e  barit me 300 kg bar, janë djegur edhe dy mullarë bari, të shtetasit A.A vjeç 76. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga amortizimi i pajisjeve elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

Më datë 02.09.2017, gjatë natës, në lagjen Nr.2, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Sh.D, vjeç 44, ku kanë marrë sende me vlerë 20.000 lekë dhe 40 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 01.09.2017,  rreth orës 00:20, në  fshatin Qafë Muhurr, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H.D, vjeç 67, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një kontakti elektrik tek portollampa e ndriçimit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 01.09.2017, rreth orës 15:30, në fshatin Ostren i Vogël, në kanalin e ujit vaditës të fshatit Çerenec, nga pakujdesia ka rënë në ujë dhe ka gjetur vdekjen fëmija me iniciale A.D. vjeç 8 banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës Më datë  01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin J.B, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi më datë 31.08.2017, rreth orës 18:30, në Manzë, ju bllokua një motor uji tipi “Kavasaki”, pa dokumentacion. Nenet 174, 22, 23 dhe 24 të Ligjit nr. 8663, datë 18.09.2000.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 01.09.2017, rreth orës 20:15, në SPKM Morinë, u kap shtetasi në kërkim P.B, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin L.H, vjeç 23, banues në fshatin Sllatinë, Dibër, pasi rreth orës 14:00, në afërsi të PKK Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në  mënyrë të paligjshme. Me cilësinë e provës materiale ju gjet e bllokua një pasaportë e falsifikuar. Nenet 297 dhe 189/1 të Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, rreth orës 19:30, në SPKM Bllatë, 2 shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme në sektorin PE 16 dhe gjatë ndjekjes kanë hedhur në tokë 1 kg  Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 283/a i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...