Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 shtator 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 01.09.2017, ora 19:05, ka rënë zjarr në kodrat e varrezave të Sharrës. U dërguan shërbimet dhe zjarrfikëset. Punohet për fikjen e zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 02.09.2017, ora 16:00, në fshatin Bargullas, Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Shërbimet zjarrfikëse dhe të policisë punojnë për fikjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 02.09.2017, ora 11:00, në fshatin Peshtan i Madh, në një kodër të pyllëzuar me pisha ka rënë zjarr. Shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, po punojnë për izolimin, shuarjen dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Informacion paraprak.
Më datë 02.09.2017, ora 19:30, në lagjen “16 Prilli”, pranë QTU-së, ka rënë zjarr ku digjen shkurre dhe rrezikohet objekti. Janë dërguar shërbimi zjarrfikës dhe shërbimet e policisë, për fikjen e zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 02.09.2017, ora 01:25, në rrugën Himarë-Pilur, ka disa vatra zjarri me përmasa të vogla, ora 13:35, zjarri u fik dhe janë djegur shkurre. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Informacion paraprak.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 02.09.2017, ora 19:30, në fshatin Arshi Lengo është shfaqur një vatër zjarri, ku digjen barëra e ferra. Janë dërguar shërbimi zjarrfikës dhe shërbimet e policisë, për fikjen e zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 02.09.2017, ora 13:50, në fshatin Lajthizë, Mirditë, ka një vatër zjarri, e cila ndodhet 300 m larg banesave dhe staneve. Shërbimet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë, pasi janë të rrethuar nga flakët.
Më datë 01.09.2017, ora 12:00, në Laç, mbi ish repartin ushtarak, ka rënë zjarr në një sipërfaqe 1 ha me pisha. Punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.
Më datë 01.09.2017, ora 13:00, në Fushë Milot, në shtratin e lumit Mat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe 2 ha me shkurre e ferra. Punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 01.09.2017, ora 11:15, në fshatrat Rranxa Bushat dhe Melgushë, ka rënë zjarr ku janë djegur 98 hektar kullota me bar e shkurre. Zjarri është shuar me ndërhyrjen e forcave të ushtrisë. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 02.09.2017, në fshatin Klenjë, Gollobordë, ka një vatër zjarri. Punohet për shuarjen dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË


Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë


Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, në Laknas, mjeti tip ‘‘Land Rover‘‘ me targë angleze, ka aksidentuar shtetasin V.Z, vjeç 69, banues në Laknas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
Më datë 01.09.2017, në rrugën “Ali Shefqeti”, shtetasi P.P, vjeç 59, banues në fshatin Lana Bregas, duke drejtuar me leje drejtimi motorin tip “Piaggo”, është përplasur me një shtyllë, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 29, banues në fshatin Marqinet, pasi në rrugën Vorë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren V.Q, vjeç 70, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.M, vjeç 38, banues në fshatin Bradashesh, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën “Qemal Stafa” duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen D.K, vjeç 80, banuese në Elbasan, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.M, vjeç 21, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se më datë 01.09.2017, në Virua, nga kontrolli fizik, jug jet e bllokua me cilësinë e provës materiale 4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.P, vjeç 22, banues në Bushat Shkoder, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se në Shëngjin, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtues H.D, vjeç 55, banues në Kosovë, i pajisur me leje drejtimi, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit Fiat dhe pasagjerja SH.SH, vjeç 45 banuese në Kosovë, të cilët pas ndihmës mjekësore në spital janë larguar në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.
KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.09.2017, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për ndryshimin e masës sigurisë nga “Arrest në burg” në “Detyrim paraqitje”, për shtetasin SH.K, vjeç 32, banues në Patos, Fier, i arrestuar më datë 30.08.2017, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Neni 248 i Kodit Penal.
DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË


Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi ne nje dyqan, me shitëse XH.G, vjeç 23, banuese në Tiranë, ka vjedhur dy palë pantallona dhe një bluzë. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.M, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur, S.M dhe G.M, vjeç 44 e 11. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.N vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Fuat Toptani”, ka kanosur me fjalë shtetasen, J.S, vjeç 33, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit N.R, M.R dhe B.R, vjeç 60, 53, 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë kanosur me fjalë shtetasin M.A, vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Z, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, shtetasin I.XH, vjeç 49 banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 03.09.2017 në bulevardin “Bajram Curri”, ka rënë zjarr në dy kosha të mbeturinave, të nje firme  pastrimi me punonjës shtetasin, E.P, vjeç 27, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se, zjarri mund të ketë ardhur nga ndonjë cigare e ndezur, e hedhur nga pakujdesia. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.09.2017, gjatë natës, në rrugën ”Allaman Dervishi”, pranë banesës, shtetasit R.P, vjeç 20, i kanë vjedhur mjetin tip “BMV” . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases XH.K, më datë 02.09.20017, është paraqitur në Komisariat dhe deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Jordan Misja”, në garazhin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim P.B, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 2 muaj burg, për veprën penale “‘Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.A, vjeç 52, banues në fshatin Bruz, pasi në fshatin Bruz, Njësia Administrative Cudhi, Bashkia Krujë, në vendin e quajtur “Shkallë Psare”, pronë publike, ambient i hapur gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me djegie, 2 parcela me nga 28 e 36 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 bimë nga të dy parcelat. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Neni 284 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.GJ, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka goditur me mjete të forta, shtetasen M.K, vjeç 78, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, në rrugën “Fadil Deliu”, në kodrën e Linzës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe të pyllëzuar me pisha, dushk dhe shkurre. Nga veprimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë aksidental. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 151 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, në rrugën e “Kokonozëve”, gjatë një konflikti, disa persona kanë goditur shtetasit A.L, K.L dhe H.L, vjeç 49, 23 e 17, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.09.2017, shtetasi A.H, vjeç 67, banues në Bathore, kallëzon se prej 10 ditësh, në mënyrë të përsëritur, i vijnë mesazhe fyese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, shtetësia S.N, vjeç 28, banuese në Tiranë, kallëzon se, në mënyrë të vazhdueshme, është shqetësuar nëpërmjet telefonit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen GJ.F vjeç 32, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës, E.I, vjeç 24, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.D, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën“ 3 Dëshmorët”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.B, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Haxhi Aliaj”, në banesë, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Z, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Vishnje, ka hapur një kanal pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, në nje qender tregtare shtetasit F.Ç, vjeç 41 i kanë vjedhur nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Q vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Arbanë, tek pika e bllokimit të automjeteve, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor. Neni 242 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.S, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Konferenca e Pezës”, pranë nje lokali u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, pasi dyshohet se, në autostradën Tiranë-Durrës, në ambientet e nje firme private janë konstatuar disa kafshë (qen) të ngordhur dhe disa të tjerë në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, gjatë natës, qentë kanë dalë nga rrethimi dhe kur janë kthyer, kanë shfaqur shenja helmimi.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.G, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kombinat, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.V, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Kristaq Mone”, ka vjedhur banesën e shtetasit, R.V, vjeç 52, ku ka marrë një shumë  vlerash monetare. Punohet për kapjen e E.V. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.F, vjeç 44, banues në fshatin Gjeç Kodër, pasi dyshohet se se në fshatin Shargë, ka pushtuar pronën duke hedhur një kamionçinë me gurë, të shtetasve SH.M, A.M e A.M, vjeç 43, 60 e 54, banues në Vorë. Neni 200 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 02.09.2017, gjatë natës, në fshatin Golem, para banesës, shtetasit V.A, vjec 33, në mjetin tip “Benz” me thyerje të xhamit, i kanë vjedhur kasetofoni dhe pasqyrat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 35, banues në Kavajë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj, bashkëshortes U.H, vjeç 29, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, më datë 30.08.2017. Nenet 130/a/4 dhe 321 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës datë 01.08.2017, që bën fjalë për ndërtim pa leje në fshatin Hamallaj, më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.N, vjeç 73, banues në Yrshek, Tiranë. Punohet për kapjen e M.N. Neni 199/a i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës datë 29.08.2017 që bënë fjalë për largim nga banesa, më datë 02.09.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësia O.B, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 62, banues në Sukth, pasi dyshohet se në Sukth, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.XH, vjeç 38,pasi dyshohet se bashkëshorti SH.XH, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
Në vijim të komunikatës që bënë për ushtrim dhune në familje, më datë 02.09.2017, u ndalua shtetasi I.A,vjeç 37, banues në Koxhas. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës datë 31.08.2017, nga kontrolli i ushtruar më datë 02.09.2017, në fshatin Bruz Mal, lagjet “Ahmataj dhe Elezaj” Njësia Administrative Culli, Bashkia Krujë, pronë publike, ambient i pyllëzuar u gjetën të kultivuara, 42 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me zjarr, kurse 3 rrënjë u morën në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin e dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.
Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.K, vjeç 46, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti A.K, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M.ZH, vjeç 61 banues në Durrës pasi dyshohet se djali R.ZH, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen XH.XH, vjeç 28, banuese në Krujë, pasi dyshohet se kunata F.T, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhje në Fushë Krujë, në nje gomisteri më datë 02.09.2017, u ndalua shtetasi K.S, vjeç 28, banues në Fushë Krujë. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.S, vjeç 33, banuese në Shijak, pasi dyshohet se bashkëshorti, G.S, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.T, vjeç 56, banuese në Shijak, pasi dyshohet se djali A.T, vjeç 23,ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.T, vjeç 23, banuese në Shijak, pasi dyshohet se, në Shijak, në banesën e shtetasit B.T, ka vjedhur një fshesë korenti. Neni134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin XH.H, vjeç 73, banues në fshatin Selit, pasi dyshohet se në fshatin Selit, duke djegur disa mbeturina, i ka dalë nga kontrolli zjarri, për pasojë janë djegur 180 rrënjë ullinj në pronësi të tij dhe vëllait, N.H, vjeç 61. Neni 161 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Y.B, vjeç 47, banues në fshatin Sopot, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, nuk e lejon të kullos bagëtitë në vendin e quajtur “Mali Plak”, që ka marrë me kontratë nga bashkia Përrenjas, shtetasin F.B, vjeç 68, banues në Sopot. Neni 277 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin T.G, vjeç 70 banues në Bitola Maqedoni, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 01.09.2017, në fshatin Urakë, duke drejtuar mjetin tip “BMW” ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar dretuesi i mjetit dhe pasagjerët M.P, A.T, K.T, vjec 56, 37, 13, banues në Bitola, të cilët pasi morën mjekim në spital u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.Ç, vjeç 43, banuese në Librazhd, pasi dyshohet se ish bashkëshorti G.R, vjeç 45, banues në Librazhd, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për vlerësim, për fëmijën E.B, vjeç 6, banues në fshatin Braçanj, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin kasolles të babait K.B, vjeç 33,për pasojë janë djegur 200 dengje kashtë, bazë ushqimore për bagëtinë dhe çatia e kasolles. Neni 151 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.GJ, vjeç 59, banues në fshatin Vërnik, pasi dyshohet se, i ka vënë zjarrin disa mbeturinave afër banesës, për pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur 700 m² barishte të thata. Neni 151 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.D, vjeç 56, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, ka dëmtuar me sende të forta murin e banesës, të shtetasit E.X, vjeç 51. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Q, vjeç 23, banues në Berat, pasi dyshohet se, në banesë, ka thyer xhamin e derës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait, B.Q, vjeç 59. Nenet 130/a e 150 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit E.K, XH.H dhe E.H, vjeç 28, 30 e 20, banues në Kuçovë,  pasi dyshohet se më datë 02.09.2017, në fshatin Polovinë, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.K, vjeç 39, banues në fshatin Zhupan, pasi dyshohet se më datë 01.09.2017, në Zhupan, ka ndërtuar një mur pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim, pasi dyshohet se, në lagjen “8 Shkurti”, shtetësia H.R, vjeç 69, e sëmurë nga skleroza e depresioni, është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve në katin e pestë, për pasojë ka humbur jetën.
Më datë 02.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për fëmijën A.Sh, vjeç 9, pasi dyshohet se babai B.SH, vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 02.09.2017, në Patos, në zyrat e shtetasit Y.N, vjeç 50, ka rënë zjarr ku është djegur çatia. Nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku ka qenë defekti në rrjetin elektrik. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 02.09.2017, në afërsi të rotondos së Çermës, është djegur plotësisht autobusi tip “Iveko” i nje kompanie private. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në motor. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.
Më datë 02.09.2017, në fshatin Delisufaj, në banesë, shtetësia G.B, vjeç 26, ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.
Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.S, vjeç 36 banues në fshatin Lifaj, i pajisur me leje drejtimi, pasi në autostradë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “B M W” drejtues A.L, vjeç 39, banues në Fier,i pajisur me leje drejtimi, për pasojë është aksidentuar drejtues G.S, i cili ka kundërshtuar për bërjen e testit të alkoolit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 236 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Z, vjeç 24, banues në Vlorë, pasi në lagjen “24 Maji”, ka djegur kamionçinën tip ”Iveko”, të shtetases E.S, vjeç 27, banues në Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal.
Më datë 26.08.2017, gjatë natës, në Himarë, është vjedhur banesa e shtetasit E.K, vjeç 30, banues në fshatin Kotë, ku kanë marrë një portofol me dokumente dhe nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim juridik, pasi më datë 26.08.2017, në fshatin Kudhës, Himarë, në një sipërfaqe toke të djegur, është gjetur një pushkë e djegur.
Më datën 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.GJ, vjeç 39 banues në Himarë, pasi dyshohet se më datë 01.08.2017, para bashkisë Himarë, ka organizuar një tubim të paligjshëm. Neni 262 i Kodit Penal.
Më datë 31.08.2017, në fshatin Dhërmi, në vendin e quajtur “Perivolli”, është konstatuar një ndërtim me profile hekuri pa leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.D, vjeç 62, banues në Himarë, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Cakua”, ka bërë një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Vlorë
Vijojnë kontrollet  në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Finalizohet operacioni  policor antidrogë i koduar '' Mesnata''
Sekuestrohen 725 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe dy automjete.
Vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e një vile banimi dhe një ambienti biznesi në pronësi të shtetasit, të cilit iu gjet lënda narkotike.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas
Operacioni  nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me repartin "Delta Forcë".
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me repartin "Delta Forcë" kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar "Mesnata".
Operacioni është zhvilluar në lagjen ''24 Maji'', në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit A.Kku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë totale prej 725 kg e 200 gr.
Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.
Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
A.K 34 vjeç, banues në Vlorë,
Xh.K, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.
Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Vlorë po vijojnē verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.
Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2  i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 29, banues në Sarandë, pasi te plazhi i centralit, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 17 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 02.09.2017, në liqenin e fshatit Vinokash, është gjetur i mbytur pa shenja dhune, shtetasi F.M, vjeç 80, banues në fshatin Ballaban, i cili dyshohet se është vetmbytur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.SH, vjeç 43, banues në fshatin Merqi, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin SH.E, vjeç 72, banues në Ishull Lezhë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit A.SH e A.SH, vjeç 38 e 49, banues në fshatin Blinisht, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë shtetasin N.ZH, vjeç 72, banues në Blinisht. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.09.2017, shtetësia E.I, vjeç 24, ka bërë kallëzim se kunata GJ.F, vjeç 32 banuese në Bathore ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 02.09.2017, në Fushë Mamurras, kanë tentuar të vjedhin në banesën shtetasit F.SH vjec 41. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.09.2017, në fshatin Zues, në lumin Buna, u gjet i mbytur pa shenja dhune, shtetasi S.P vjec 62, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N vjec 34, banues në Velipojë, pasi në banesë, ka goditur me mjete të forta, kunatën (bashkëshorten e vëllait), shtetasen S.N vjec 31. Neni 130/a i Kodit Penal.

Shkodër
Identifikohet dhe shpallet në kërkim brenda 8 orësh autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit E.N. në afërsi të fshatit Beltoj
Me datë 03.09.2017, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në në një lokal në afërsi të fshatit Beltoj, është një person i plagosur.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N. 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
Falë veprimeve të shpejta hetimore si dhe bazuar në informacione policore, u bë i mundur , që brenda 8 orësh, nga specialistët për hetimin e krimeve ,të identifikohet dhe të shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A.D. 35 vjeç, banues në Shkodër.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.09.2017, shtetasi B.H vjec 45 , banues në fshatin Gdheshtë, kallëzon se më datë 28.08.2017, i është larguar nga banesa vajza, A.H vjec 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.
Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D vjec 33, banues në Kukës, pasi u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Fiat” pasi kishte goditur nga pas mjetin tip “Ford”  cili ishte parkuar. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Has
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin R.XH vjec 62, banues në New York Amerikë, pasi dyshohet se tek “Bregu i Vlahnës”, duke drejtuar mjetin tip “CHRYSLER ” ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët L.P  D.XH dhe D.D vjec 53, 16, 46, banues në fshatin Nikoliq, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Dibër
Dibër
Finalizohet  operacioni policor i koduar "Dobrova"
Kundërshtojnë dhe godasin punonjësit e Policisë, j'u gjendet dhe lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë nga policia.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Sekuestrohet në cilësinë  e provës materiale 0.5 kilogram  lëndë narkotike canabis sattiva.
Në kuadër të operacionit policor  të koduar "Dobrova", për kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të atyre që mbajnë apo trafikojnë  lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të detyrave të percaktuara në planin operacional Dobrova, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
O.T 24 vjec
A.B 34 vjec
A.M 30 vjec te gjithe banues ne Diber
Arrestimi i shtetasve A.B e A.M është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi A.B gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë gjithashtu, edhe shtetasi A.M ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit  e policisë për mos shqërimin në polici të shokut të tij shtetasit A.B.
Ndërsa shtetasi O.Tështë arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij A.B, O,T është kapur në flagrancë  nga shpërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilesinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike", "Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë".
DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.SH vjec 30, banues në Laç, Kurbin, kthyer në PKK Rinas, pasi dyshohet se më datë 29.08.2017, afër PKK Hani i Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen B.A vjec 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.09.2017, në P K K Port, nga kontrolli iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa dokumente italiane të falsifikuara. Neni 186 i Kodit Penal.
Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 02.09.2017, tek “Ura e Glinës” shërbimet e kufirit kapën 7 shtetas të huaj, 3 sirianë përsëritës dhe 2 libianë e 2 palestinezë, të cilët u proceduan me urdhra ekzekutimi largim vullnetar.
Më datë 02.09.2017, në Gjirokastër te “Ura e Lumit”, janë kapur 2 shtetas të huaj Y.O e S.N vjeç 26 e 24nga Maroku e Tunizia, të cilët pranë PKK Kakavijë, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhra largimi vullnetar.
Më datë 02.09.2017, tek “Ura e Glinës”, Kakavijë, u kapën 3 shtetas, 1 algjerian dhe 2 sirian, emigrant të paligjshëm. Në përfundim u procedua me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...